Tuana
Nada é por acaso!
Dukuritë e veçanta, të ndodhura në të shkuarën, të cilat për pjesën më të madhe të njerëzve modernë përbëjnë një tabu, apo pse jo dhe një mashtrim -gjithmonë sipas tyre, tashmë me kalimin e kohës po zënë një vend të madh në ditarin e shkencës dhe të fakteve që paraqiten.
Dukuri të tilla si skelete gjigandë, shumë civilizime të shquara me fenomene enigmatike por të zhdukura -që albobserver.com gjithmonë është kujdesur t’i pasqyrojë me mënyrën më të mirë të mundshme- të cilët deri para pak vitesh refuzoheshin dhe përgënjeshtrohej origjinaliteti i tyre. Madje deri në momentin kur duhej ndërhyrja dhe faktimi i dukurisë nga paleontologët dhe arkeologët, që të bindej një pjesë e madhe e njerëzve.
Në Indi ekziston dhe aty si dhe në shumë vende të tjera të botës, gjurma e një këmbe gjigande. Gjurma ndodhet në tempullin Lepakshi. Kjo gjurmë është shumë e famshme dhe për nga ana fetare, pasi aty është vendi ku zogu Jatayu u rrëzua në përpjekje e sipër për të shmangur pengmarrjen e Shita nga Ravana.
Hinduistë të tjerë, i referohen si gjurma e Hanuman, që në të dy rastet bëhet fjalë për dy perëndi të Hinduistëve, të cilët kanë marrë një rol kryesor në eposin Ravana. Kështu, ndoshta për herë të parë kemi të bëjmë me një fakt të pathyeshëm të asaj epoke…
Kjo gjurmë, nuk mban ujë në thellësinë e saj, edhe pse gjendet mbi një shkëmb granit. Kjo duket qartë dhe nga fotografitë e paraqitura, ku brenda një shkëmbi granit, kemi gjurmën e një putre gjigande.
Lepakshi, ndodhet në zonat e veçuara dhe të shkreta të Indisë, pranë kufijve midis Andra Prades dhe Karnataka.
ثshtë një nga njëqind dhe hyn në tetëshen më të shquar të tempujve Skandapurana, ku adhurohet Shiva.
Sot, Lepakshi, është një fshat shumë i vogël dhe ndodhet 122 kilometra larg Bangkalor. Fshati nuk ka asgjë tjetër për të ekspozuar e treguar veç tempullit dhe gjurmës gjigande. Në vendndodhjen e gjurmës, gjendet dhe një skulpturë e mistershme, e cila gjykohet të jetë krijuar rreth 2.300 vjet më parë dhe i ngjan një numëratori të rrumbullakët të një telefoni fiks.
Por, gjurma e këmbës çmohet nga arkeologët dhe paleontologët, pasi mendohet të jetë 120 milion vjeçare!/albobserver.com/