Gjumi dhe Shenjat

gjum.jpg

Gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj fizik. Njerëz të ndryshëm kanë veset e tyre personale të gjumit, por njerëzit e së njëjtës shenjë, priren të kenë të njëjtat vese gjumi:

Dashi: Të lindurit e Dashit janë hiperaktivë, dhe priren të kenë shqetësime në gjumë. ثndrrat e tyre janë shpesh të thella dhe të gjalla, Deshët e kanë të vështirë të pushojnë natën dhe i lënë pasdore përfitimet që sjell një gjumë i mirë. Fjetja anash (në njërin krah) përmirëson cilësinë tuaj të gjumit.

Demi: Gjumi mund të jetë shumë i çrregullt (me hope) për të lindurit e Demit nëse nuk e ndjejnë veten rehat. Janë shumë të ndjeshëm ndaj ambientit që i rrethon. Priren të flenë shumë sidomos kur koha është e keqe, dhe pëlqejnë të rrinë shtrirë. Ata shohin ëndrra me kuptim dhe flenë më mirë kur janë të shoqëruar.

Binjakët: Binjakët mund të mbijetojnë edhe me një sasi të vogël gjumi, por të paktën e bëjnë gjumin e thellë. Mendja e tyre është gjithmonë në aktivitet dhe gara të lodhshme prandaj gjumi nuk është kurrë i rehatshëm për ta. Shumica prej tyre e shohin gjumin si një shqetësim dhe pagjuminësinë si kohë shtesë për ta shfrytëzuar për diçka.

Gaforrja: Të lindurit e Gaforres mund të kenë gjumë të paqetë sepse shpesh priren të vuajnë shumë nga ëndrrat e këqija. Koha e gjumit është shumë e paqendrueshme për Gaforret sepse ata i përjetojnë të gjitha shqetësimet e tyre para se të flenë. Zakonisht ata nuk ndjehen asnjëherë krejtësisht “të zgjuar nga gjumi” sepse ëndërrojnë dhe me sy hapur.

Luani: Shumica e Luanëve flenë me kurriz dhe priren t’i zërë gjumi mjaft lehtë (shpejt); nëse nuk janë të stresuar. Ata pëlqejnë të rrinë në krevat dhe të flenë në kushtet më komode. Ata priren të shohin ëndrra të kthjellëta dhe me domethënie.

Virgjëresha: Virgjëreshat nuk mund të flenë nëse janë të stresuar apo kur kanë një ambient të çrregullt. Vesi i tyre kronik i të menduarit gjatë e bën të vështirë që ata të pushojnë siç duhet para se t’i zërë gjumi. Ata ndihen më mirë kur caktojnë një orar të rregullt gjumi.

Peshorja: Të lindurit e Peshores lëkundën ndërmjet gjumit të shumtë dhe gjumit të pamjaftueshëm. Ka raste që mund të mbijetojnë edhe me pak gjumë, por herë të tjera mund të rrinë shumicën e kohës në krevat, sidomos kur nuk kanë njeri pranë. Një gjumë i ekuilibruar është një shenjë e mirë për ekulilibrin e brendshëm të Peshores.

Akrepi: Gjumi i Akrepit varet nga gjendja e tyre shpirtërore. Një Akrep mund të mbijetojë edhe me pak gjumë, duke e shtyrë kohën e gjumit sa më vonë, sidomos kur bien në gjëra që i kanë fiksim. Një Akrep i palumtur ka nevojë për shumë gjumë, por mund të shohë dhe shumë ëndrra.

Shigjetari: Të lindurit e Shigjetarit mund t’i rezistojnë gjumit e të flenë pak por priren ta lodhin veten shumë gjatë ditës, prandaj kanë nevojë për të. Ata mund ta shtyjnë orarin e gjumit kur janë shumë në qejf për gjërat që ndodhin natën. Herë pas here bëjnë gjumë të paqetë, por me ëndrra kuptimplote.

Bricjapi: Të lindurit e Bricjapit e vlerësojnë gjumin e tyre dhe përpiqen të flenë sa më shumë, duke e ditur që është një ndër interesat e tyre më të mira. Një Bricjap i stresuar do të ketë shqetësime të theksuara gjumi – pagjumësia është shenjë e një ankthi të madh të brendshëm për Bricjapin.

Ujori: Të lindurit e Ujorit kanë shqetësime të theksuara gjumi dhe priren të jenë të paqetë dhe të parehatshëm në gjumë. Mendimet e tyre tepër stimuluese e bëjnë të vështirë për ta të pushojnë siç duhet natën dhe përdorimi i teknologjisë apo leximi para se të shkojnë të flenë krijon një gjumë të pamjaftueshëm.

Peshqit: Gjumi është opium për Peshqit; dhe nga të gjitha shenjat e zodiakut, ata kanë nevojë për më shumë orë gjumi. Natyra e tyre perceptuese nënkupton që ata janë të shteruar nga të tjerët dhe gjumi ripërtërin rezervat e tyre të energjisë. Shumë prej tyre nuk e ndjejnë veten vërtetë “të zgjuar nga gjumi” sepse ëndërrojnë dhe me sy hapur; ëndrrat e tyre janë të gjalla dhe me domethënie.
 
Akrepi: Gjumi i Akrepit varet nga gjendja e tyre shpirtërore. Një Akrep mund të mbijetojë edhe me pak gjumë, duke e shtyrë kohën e gjumit sa më vonë, sidomos kur bien në gjëra që i kanë fiksim. Një Akrep i palumtur ka nevojë për shumë gjumë, por mund të shohë dhe shumë ëndrra.
Jo e vertet, gjumi eshte primar per akrepin lol

Ps: ku eshte burrimi?
 
Shigjetari: Të lindurit e Shigjetarit mund t’i rezistojnë gjumit e të flenë pak por priren ta lodhin veten shumë gjatë ditës, prandaj kanë nevojë për të. Ata mund ta shtyjnë orarin e gjumit kur janë shumë në qejf për gjërat që ndodhin natën. Herë pas here bëjnë gjumë të paqetë, por me ëndrra kuptimplote.


Njehere ne vit shoh...ama me nje kuptim te llaftarisur lol

pjesa tjeter po....edhe pse duhet te fle me shume, dhe them sot do fle ..pa shkuar ora yyyyy nuk i mbyll ato sy!
 
Gaforrja: Të lindurit e Gaforres mund të kenë gjumë të paqetë sepse shpesh priren të vuajnë shumë nga ëndrrat e këqija. Koha e gjumit është shumë e paqendrueshme për Gaforret sepse ata i përjetojnë të gjitha shqetësimet e tyre para se të flenë. Zakonisht ata nuk ndjehen asnjëherë krejtësisht “të zgjuar nga gjumi” sepse ëndërrojnë dhe me sy hapur.


keshtu eshte :bleta:
 
Ujori: Të lindurit e Ujorit kanë shqetësime të theksuara gjumi dhe priren të jenë të paqetë dhe të parehatshëm në gjumë. Mendimet e tyre tepër stimuluese e bëjnë të vështirë për ta të pushojnë siç duhet natën dhe përdorimi i teknologjisë apo leximi para se të shkojnë të flenë krijon një gjumë të pamjaftueshëm.
?
 
Gaforrja: Të lindurit e Gaforres mund të kenë gjumë të paqetë sepse shpesh priren të vuajnë shumë nga ëndrrat e këqija. Koha e gjumit është shumë e paqendrueshme për Gaforret sepse ata i përjetojnë të gjitha shqetësimet e tyre para se të flenë. Zakonisht ata nuk ndjehen asnjëherë krejtësisht “të zgjuar nga gjumi” sepse ëndërrojnë dhe me sy hapur.


keshtu eshte :bleta:
Posi .. jemi si te fjetur nga natyra ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top