Gjuhën letrare, po e bëjnë një shqipe vulgare

Love

βeℓℓe â๓e
Shpëtim اuçka
G.Shqiptare


Shumëkush në vendin tonë nuk e dinte ç’do të thotë kaos shoqëror. Për fatin tonë shumë të keq tanimë ky është kthyer në një realitet të tmerrshëm dhe hë për hë e vetmja dalje nga ky tunel i zi duket se është drejt greminës.

Qytetari shqiptar – ai që është vërtet i tillë, pra që nuk sheh vetëm majën e hundës së vet, nuk e gëlltit mashtrimin dhe nuk e bën ndërgjegjen mall tregu – ka dhjetëvjeçarë që e ka kuptuar se në shoqërinë tonë me fjalën “sukses” kuptohen vetëm arritjet në fushën e tregut, vetëm fitimi i parave. Agjë tjetër nuk ka vlerë. Absolutisht asgjë tjetër. Për këtë e kanë bindur shkatërrimi përfundimtar urbanistik i të gjitha qyteteve, të mëdha e të vogla, asgjësimi barbar i pjesës më të madhe të tokës bujqësore, i brigjeve të detit e të liqeneve, i pyjeve e i lumenjve.

Ky shkatërrim i botës sonë materiale, i cili është praktikisht i pandreqshëm dhe përbën, rrjedhimisht, një vepër jo thjesht penale, por kombvrasëse, nuk mund të mos linte gjurmë edhe në botën shpirtërore të banorëve.

Në ç’gjendje është familja, ky institucion i krijimit të jetës? Erërat tona të akullta (vrasje prindësh nga fëmijët ose anasjellas për shkaqe parash dhe lindja në këto kushte e atyre kriminelëve, të cilët shtypi ynë shërbëtor, për të fshehur rrënjët e së keqes, i quan “monstra”) të përziera me ato edhe më të akullta të Evropës (ku aq shumë duan të na “shpien” politikanët tanë shumëngjyrësh si ylberi dhe ku tanimë është e qartë që askush nuk e do familjen, përderisa ligjërohen edhe familjet që e shuajnë jetën, edhe birësimet e fëmijëve nga qenie pa të ardhme jetësore) janë dëshmia më e qartë, më lakuriqe – gjithnjë nëse njerëzit janë së paku në nivelin e fëmijës së përrallës së Andersenit, që e shihte se mbreti ishte lakuriq – se shkatërrimi i familjes praktikisht është jo thjesht një prirje, por dukuri mbisunduese, e shoqëruar nga kori këmbëngulës i të gjithë politikanëve perëndimorë, nga Holandi te H. Klintoni.

Në ç’gjendje janë marrëdhëniet shoqërore, duke nisur nga ato të fqinjësisë? Kaosi i qytetit dhe rrënimi i fshatit kanë shënuar prishjen e çdo lidhjeje, sado të dobët, shoqërore. Sot është kuturisje të heqësh vërejtje për një shkelje çfarëdo të normave të bashkëjetesës qytetare. Secili bën atë që do, ashtu si do, atëherë kur do, dhe vrasja në të tilla kushte barbarie është pasoja më e natyrshme. Vrasjet publike, në mes të rrugës, deri edhe brenda në autobus, nuk përbëjnë më diçka të pabesueshme. Ato janë kthyer në normë të jetës.

Në ç’gjendje është shteti? Në rast se ka kuptim të flitet për jetë shoqërore, për qytetari e qytetërim, për një shoqëri që përparon, atëherë ky do të ishte kriteri më i mirë i vlerësimit të punës së shtetit, detyra e parë, e fundit dhe e vetme e të cilit është t’i mbajë banorët e një vendi brenda rregullash të njëjta të sjelljes dhe veprimit qytetar si kusht i përparimit të të gjithëve së bashku e jo i secilit për vete, i kujt të mundet. Mirëpo në Shqipërinë tonë nuk mund të flitet për kurrfarë jete shoqërore, për kurrfarë qytetarie e qytetërimi, për kurrfarë përparimi shoqëror. Dhe përgjegjësia bie tërësisht mbi ata – politikanë, gazetarë a gjojaintelektualë – që e mbrojnë, e përligjin dhe e himnizojnë ditë e natë këtë shoqëri në thelb të vdekjes.

Shumëkush në vendin tonë nuk e dinte ç’do të thotë kaos shoqëror. Për fatin tonë shumë të keq tanimë ky është kthyer në një realitet të tmerrshëm dhe hë për hë e vetmja dalje nga ky tunel i zi duket se është drejt greminës.

* * *

Nga kjo tablo e përgjithshme rrënimi dhe udhe pa krye nuk mund të shpëtonte as gjuha letrare shqipe. Ka mbi njëzet vjet që ajo është lënë pa mbrojtje dhe pa kujdes. Secili e shkruan si t’i dojë qejfi, pa kurrfarë rregulli, pa kurrfarë nderimi për punën e jashtëzakonshme të atyre që e mbrujtën shkencërisht dhe me një ndjenjë të lartë shoqërore e përparimtare, pas një procesi të gjatë dhe të mundimshëm historik, ku dhanë ndihmesë figurat më të mira të historisë sonë. Në të vërtetë pjesën më të madhe të rilindësve dhe formuesve të gjuhës letrare shqipe shoqëria e sotme praktikisht i ka harruar, siç harrohen varret e të parëve, siç harrohet historia, ndërsa ndonjërin prej tyre e sheh me një shpërfillje, prapa së cilës qëndron armiqësia.

Ky rrënim i gjuhës letrare nis që në hapat e parë të fëmijëve në shkolla: nuk ka më kult të së bukurës, nuk ka më kult as të gjuhës, as të mendimit me dritë dhe as të bukurshkrimit. Ashtu siç nuk ka as kult të muzikës së pastër, as të vizatimit realist. Ashtu si nuk ka në përgjithësi në shoqërinë tonë kult të punës (jo të biznesit, pasi biznesi është vrasje e punës), kult të sjelljes qytetare, kult të së mirës, kult të jetës (të gjitha të zëvendësuara nga kulti i qejfit dhe, jo çuditërisht, nga kulti i vdekjes).

Dhe në këto kushte të mbulimit me bar të egër të kopshtit të gjuhës letrare (Si shkruan Naimi? “Shpëndëra, hithëra, ferra/përsipër të kanë rënë,/dritënë ta kanë zënë,/me fletë shumë të gjera/…Dhe ca nga fletët’ e tua/me të huaja përzjerë,/secila do të të bjerë/ dëmn’ e vdekjenë po thua!”) dikush vepron për ta kthyer gjuhën letrare shqipe në shqipe vulgare. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që, kur duan ta përligjin shkallmimin që po i bëjnë ndërtesës së gjuhës letrare, nxjerrin dy gjojaarsye: së pari, vetë Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972 paska përcaktuar si parim të parë për caktimin e rregullave të drejtshkrimit parimin fonetik, domethënë “fjala shkruhet ashtu si shqiptohet”; së dyti, vetë Kongresi paska përcaktuar se në të ardhmen sistemi i rregullave do të pësojë ndryshime të mundshme në përputhje me zhvillimin real të shoqërisë dhe të gjuhës.

ا’qëndrim mjeran shoqëror, ç’ndërgjegje e ulët shkencore!

Së pari, Kongresi për bazë të parimit fonetik të shqiptimit mori jo thjesht shqiptimin e përdoruesit pa shkollë e pa kujdes të gjuhës dhe as shqiptimin thjesht praktik (është mashtrim përveç që e pamundur të pretendosh se mund të vilet niveli masiv i shqiptimit – a ekziston ai? – duke e shtrirë vëzhgimin në tërë masën e folësve të një gjuhe; gjithmonë do të ketë një përzgjedhje), por shqiptimin libror, (Kongresi pohonte:”...Nuk mund të vëmë në një plan drejtshkrimin e drejtshqiptimin... ...drejtshkrimi është një shkallë më e lartë përgjithësimi sesa shqiptimi dhe mbështetet jo te të gjitha stilet e shqiptimit por kryesisht te stili libror i tij, i cili lidhet drejtpërdrejt me gjuhën e shkruar dhe është stili më i plotë, më i shkoqitur, më i qartë. Drejtshkrimi mund...të ndikojë që ruajtja në shkrim të kthehet edhe në ruajtje në shqiptim”) domethënë shqiptimin e njeriut të arsimuar në çastin kur lexon me zë (dikur thonin “këndon” dhe “librit të leximit” i thonin “këndim”, “libër këndimi”) dhe, rrjedhimisht, kur shkruan. Këtë nuk e përmendin rrënuesit e sistemit të gjuhës letrare, fakt ky që flet për qëllimin e tyre.

Së dyti, parimit fonetik të drejtshkrimit Kongresi i vuri rreptësisht pranë dhe si mbështetje metodike, shkencore, parimin morfologjik, pra, përcaktoi se nuk mund të flitet për rregulla drejtshkrimi pa marrë parasysh kategoritë themelore të sistemit gjuhësor, trajtat dhe përbërësit kategorikë të gramatikës. As këtë nuk e përmendin rrënuesit. Edhe kjo zbulon qëllimin e tyre.

Së treti, Kongresi në vendimet e tij, përpara se të vinte te mbyllja, domethënë te pika e parashikimit të ndryshimeve të mundshme në të ardhmen, porosiste në mënyrë të veçantë e në një varg paragrafësh institucionet e ndryshme të vendit, të arsimit dhe shtypit në mënyrë të veçantë, që të bënin çdo përpjekje për përvetësimin, zbatimin dhe përhapjen e normave të drejtshkrimit. Dhe kjo ishte e vetëkuptueshme: Kongresi nuk u mblodh për të sanksionuar lirinë e ndryshimeve të ardhme, por për të shpallur njësimin e rregullave të drejtshkrimit dhe nevojën e mbështetjes së këtyre rregullave nga të gjithë pa përjashtim. Edhe kur foli për zgjidhjen e problemeve të veçanta të drejtshkrimit, Kongresi në rezolutën e tij porositi vështrimin e gjërave në sistem dhe me vijueshmëri duke mos u përqendruar jo më në raste të veçanta por as edhe vetëm brenda një nënsistemi të gjuhës. Të gjitha këto qëndrime dhe porosi të Kongresit rrënuesit e ndërtesës së gjuhës letrare i kanë “harruar”. Kjo gjithashtu flet për qëllimin e tyre në thelb kundërshkencor.

Së katërti, vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit u morën nga një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish pas një diskutimi mbarëshoqëror pesëvjeçar. Grupi i sotëm i gjuhëtarëve reformues është numerikisht mikroskopik. Si mundet një pakicë e tillë të rrëzojë vendimet e një shumice?

Së pesti, Kongresi i Drejtshkrimit ishte një akt publik. Ai u mblodh për disa ditë radhazi dhe u përcoll nga mjetet informuese të kohës. Ai mbetet ngjarja shkencore më e madhe në historinë e Shqipërisë. Nuk po ndodh sot kështu me rrënimin e sistemit drejtshkrimor të gjuhës letrare. Ky proces po kryhet në heshtje, gjoja në heshtjen e punës shkencore. Edhe kjo flet për karakterin kundërshoqëror të këtij veprimi.

Dhe, së fundi: Kongresi sot mbetet një akt i mohuar. Asnjëra nga instancat zyrtare nuk u kujtua për 40-vjetorin e tij. Ndërkohë rrënuesit e ngrehinës drejtshkrimore të gjuhës letrare e përligjin veten për atë që po bëjnë fshehurazi duke përmendur këtë apo atë pikë të vendimeve të Kongresit duke shpërfillur, përbuzur, mëritur Këngresin në tërësi, të gjitha gërmat dhe të gjithë frymën e tij. ا’mjerim i ndërgjegjes qytetare dhe shkencore!

* * *

Le të themi edhe dy fjalë për luftën kundër tingullit “ë”, ku, me sa duket, është përqendruar puna rrënuese. ا’përbën tingulli “ë” në gjuhën shqipe? Ai jo vetëm është një ndër shtatë zanoret e shqipes letrare (e kanë të qartë rrënuesit vlerën e veçantë të zanoreve brenda sistemit tingullor të një gjuhe?), por edhe ndër tingujt më të përdorur të saj (krahas tingullit “e”). Tingulli “ë” është gjithashtu ndër tingujt më të rëndësishëm fjalë- dhe kategoriformues të gjuhës shqipe. Ai ndodhet në trup fjalësh (“kodër”, “ëndërr”, “qëndroj”, “kërcej”, “i errët”, “i ëmbël”, “unë”), në parashtesa (për shembull parashtesa “për-”) e prapashtesa (për shembull, “-shëm”), është mbaresë trajte të pashquar (në emra të gjinisë femërore dhe mashkullore, pronorë), mbaresë shumësi (në shumë emra dhe mbiemra mashkullorë), mbaresë rase (për emra e përemra), mbaresë foljore (për krijimin e vetës së tretë njëjës të lidhores së tanishme), mbaresë e një vargu të gjatë mbiemrash të nyjshëm dhe ndajfoljesh mënyre, përbërës i nyjeve rasore të emrave, nyjeve të mbiemrave, shprehjeve ndajfoljore, lidhëzave të përbëra e të thjeshta (“që” – kjo edhe për të mos u ngatërruar me ndonjë folje!), është pasthirrmë (si mund të jepet qarja e dikujt pa tingullin e përsëritur “ë”?) etj.etj.

Si mund të zhduket tingulli “ë” në fjalët “anë”, “pjesë”, “gjuhë”, “bashkë” etj.etj.? Në këto fjalë, veçmas a në fjalë të përbëra, ashtu si edhe në fjalët “ballë”, “djalë”, “ujë”, “gjumë” etj.etj. ka jo vetëm vlera fonetike e gramatikore, pra, vlera gjuhësore, por edhe vlera metrike, pra, letrare. Vallë si duan reformues-rrënuesit të lexojmë vargjet e Naimit: “Gjuha jonë sa e mirë!/Sa e ëmbël! Sa e gjerë!/ Sa e lehtë! Sa e lirë!/Sa e bukur! Sa e vlerë!”? Ose vargjet: “Një zok të bukur zuri një djalë,/Ajy po dridhej dh’i thosh ca fjalë”? Duke hequr tingullin “ë” këtu shembet vargu, humbet poezia. اfarë gjuhësie është kjo? اfarë shkence është kjo?

Gjojaargumenti se “po marrim shqiptimin mbarëpopullor” është mashtrim. Si do të urdhërojnë komisionerët ta shkruajmë fjalën “shtëpi”: “shpi”? Po fjalën “këtu”: “ktu”? Se në fakt kështu e flet masa e njerëzve. Vërtet qesharake!

Po përse komisionerëve të reformim-rrënimit nuk u shkon ndër mend një zgjidhje tjetër: Ta ruajnë tingullin “ë” kudo ku ai ka vlerë gramatikore? Kjo do t’u bënte nder si shkencëtarë, nëse janë vërtet të tillë. Shkencëtari i vërtetë lufton për ngritjen e qytetarit në nivelin e shkencës dhe jo uljen e shkencës në nivelin e rrugës, të paditurisë.

Të lind vetiu pyetja: Përse reformë-rrënimi ka nisur pikërisht nga rrallimi i këtij tingulli? Përse gjithë ky hakërrim ndaj tij? Vallë këtu – dhe jo tek çarsimimi e shkulturimi i jetës së shoqërisë si shfaqje e mjerimit të jetesës – paskësh qenë shkaku i thellë i mjerimit të sotëm të gjuhës shqipe? Dhe më tej: Kush ua ka dhënë gjuhëtarëve të drejtën të sillen me gjuhën shqipe si me trupin a pronën e tyre? ا’mendojnë vallë anëtarët e komisionit reformues/rrënues të ngrehinës së gjuhës letrare: se gjuha letrare ka nevojë për kimioterapi a për sterilizim të pjesshëm?

E njëjta gjë në të vërtetë ndodh edhe me disa historianë gjashtëdhjetëvjeçarë e gjithnjë përkrahës të modës politike, të cilët e pandehin historinë si çifligun e tyre dhe jo vetëm që nuk duan t’ia dinë për opinionin publik, por edhe përpiqen të mbulojnë me ndonjë shprehje latine varfërinë e moralit të tyre qytetar e profesional.

اfarë dyfytyrësie, çfarë mjerimi moral të jesh nga njëra anë shërbëtor i dikujt dhe të hiqesh nga ana tjetër si zot i historisë së popullit, pra të mëtosh të jesh zot i shpirtit të popullit. Se ç’është në të vërtetë historia e Shqipërisë dhe gjuha letrare shqipe në mos shpirti ynë?

Ka megjithatë një zgjidhje tjetër, më të thjeshtë, më “demokratike”: të shpallet shkodranishtja (e Buzukut a e Camajt, kjo ka pak rëndësi) gjuhë letrare dhe të hapet në Shkodër instituti i vetëm kombëtar për përgatitjen e të gjitha kategorive të arsimtarëve të gjuhës. Të tjerat do të ecin si në vaj.

Ndërsa për të qenë edhe më “demokratikë”, fare-fare “demokratikë”, mund të shpallin të drejtën e gjithkujt për ta shkruar shqipen ashtu si i pëlqen, duke qenë absolutisht i lirë nga çdolloj rregulli e çdolloj norme, sikurse po kërkon prej kohe me patos dikush, që nesër mund të na bëhet edhe ministër arsimi. Vallë a nuk thoshte para disa vitesh politika jonë se në ligjin për shtypin e mira ishte që të kishte vetëm një nen: “Shtypi është i lirë”? Le të jetë kështu edhe për gjuhën. Dhe le të triumfojë më në fund shqipja vulgare mbi shqipen letrare. Amin!
 
Titulli: Gjuhën letrare, po e bëjnë një shqipe vulgare

Shpëtim اuçka
G.Shqiptare


Shumëkush në vendin tonë nuk e dinte ç’do të thotë kaos shoqëror. Për fatin tonë shumë të keq tanimë ky është kthyer në një realitet të tmerrshëm dhe hë për hë e vetmja dalje nga ky tunel i zi duket se është drejt greminës.


Avash edhe ku e kane, jane bere si mizat ne qyp ,

Eshte akoma me vullgare kur fjale te huaja perdoren ne televizor, per te ardhur keq vertet sa influence e keqe,
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top