Gjuetia tek ne… mes sportit, ligjit dhe pasionit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Që shqiptarët e kanë dashur historikisht gjuetinë dhe e kanë parë si pjesë të një pasioni të madh, këtë e thotë përmes një rrëfimi të bukur, që në 1884 Kostandin Kristoforidhi në “Gjahu i malësorëve”. Historia e gjuetisë në Shqipëri është e hershme.



E vërteta është se në 28000 km katror nuk ekziston asnjë rezervat gjuetie. Janë zhdukur tërësisht thëllëza e fushës, fazani, kaprolli, lepuri i fushës dhe është në gjendje kritike thëllëza e malit.



Qëllohet mbi gjithçka dhe mbi çdo gjë, me sezon e pa sezon gjuetie. Përdoren të gjitha mjetet e paligjshme si pushkët dhe automatikët, imituesit e zërave të shpendëve, dritat etj. Përpara vrasjes ose kapjes se tyre, asgjë nuk ka më rëndësi.



Përpos faktit që gjuetia përbën një pasion të veçantë, ndryshon nga shumë pasione të tjera, pasi është mendja që përfshihet më shumë nga të gjitha, në betejën me kafshët, një betejë e lashtë sa vetë njerëzimi. Kush merret me gjueti e di mirë se në këtë “sport – pasion” duhet të dalësh fitimtar në rrethana jonatyrale dhe në një luftë të pashpallur me prenë, e cila për shumë arsye, të justifikuara apo jo, duhet të mundet nga njeriu.



Gjatë këtij rrugëtimi në të cilin lindin edhe shumë ndjenja të tjera, si ajo e kënaqësisë, arratisjes nga e përditshmja, një dimensioni ndryshe nga e zakonshmja, gjuetarët duhet të përballen sidomos me dilemën: ta vrasësh apo ta lësh të lirë prenë e pafajshme?



Kjo është një nga pikëpyetjet më të vështira të hasura deri më sot. ثshtë argumenti që e bën gjuetinë të konsiderohet si një sport ligjor apo joligjor? Nëse përkufizimi i një sporti është vënia e dy individëve në dyluftim përballë njëri tjetrit për të arritur objektivin e synuar, në këtë rast gjërat ndryshojnë.



A mund të quhet ligjore nëse dikush vret atë kafshë, të cilën nga ana tjetër mund ta duash dhe respektosh? Realisht ky do të ishte një debat i pafund, ku në funksion të së vërtetës ka mjaft argumente, pavarësisht se përgjigjet që vijnë prej tyre e lënë diskutimin relativ. Pasi nga ana tjera ka dhe fakte që provojnë të kundërtën.



Gjuetarët në shumicën e rasteve kanë argumente mbrojtëse. Sipas tyre gjuetia mund të konsiderohet një sport ligjor. “Pasi shumë prej kafshëve të egra vriten edhe për t’i mbrojtur nga uria që vuajnë në periudha të ndryshme. Janë me mijëra specie të tilla të cilat në periudha të caktuara e presin vdekjen me ditë apo muaj të numëruar”.



Këto janë disa nga alibitë e shumë gjuetarëve, që duket se i shkojnë në favor arsyetimit se gjuetia mund të shihet edhe si një sport ligjor.



Pak histori për gjuetinë në Shqipëri



Gjuetia dhe sporti i saj në Shqipëri ka rregullat dhe mënyrat e veta që e dallojnë nga sportet e tjera. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Kombëtare të Gjuetisë zotit Themi Perri, gjuetia dhe historiku i saj janë të hershme, megjithatë nëse do e krahasonim me vendet e huaja, sigurisht, ka një tjetër vijë kronologjike.



Si në çdo fushë tjetër të aktivitetit njerëzor në Shqipëri, ky aktivitet ka ekzistuar që pas vitit 1912 kur pas shkëputjes nga perandoria Osmane u bënë përpjekje për disiplinimin e gjuetisë sipas modeleve të vendeve perëndimore, si organizimi i shoqatave të gjuetarëve, vendosja e ligjit për gjuetinë, etj.


167289_10150125467300990_164162295989_7670482_950363_a.jpg
165681_10150125467530990_164162295989_7670485_2660147_a.jpg
167705_10150125467635990_164162295989_7670487_4879411_a.jpg

Sigurisht që nevoja e lindjes së tij ishte mënyra për të mbijetuar. Pas vitit 1944 u ndoq modeli i vendeve të lindjes ku aktiviteti i gjuetisë u mbështet në dy shtylla: drejtoritë e pyjeve që përfaqësonin shtetin dhe shoqatat e gjuetarëve në rrethe. Krijimi i tyre filloi që në vitin 1947 dhe në korrik të vitit 1950 u bashkuan dhe krijuan “Shoqatën e Përgjithshme të Gjuetarëve dhe Peshkatarëve Sportivë” me seli në Tiranë.



Sipas të dhënave të konfirmuara, në ditët e sotme Federata e Gjuetarëve e Shqipërisë me 37 degë në rrethe, me mbi 17 mijë gjuetarë, është anëtare me të drejta të plota në FACE (Federatën Europiane të Gjuetisë) dhe CIC (Federatën Botërore të Gjuetisë dhe Konservimit të Botës së Egër).



“ثshtë interesante të nënvizohet se si në periudhën 1912-1944 edhe në atë të viteve 1944-1990 me gjithë propagandën “për të drejta të barabarta” e “demokraci” gjuetia mbeti si kudo në botë atribut i shtresave të pasura dhe zyrtarëve të lartë, pa përjashtuar këtu një numër gjuetarësh të pasionuar, që për qenin e gjuetisë mund të shisnin edhe plaçkat e shtëpisë”, shprehet zoti Themi Perri.



“Megjithatë gjerat kanë ndryshuar, vazhdon ai. Me ndryshimin e sistemit politik, shqiptarët duke besuar se fituan lirinë e munguar kërkuan ndryshime radikale që u karakterizuan nga dukuri të tilla si: shtimi pa limit i armëve të gjuetisë (numërohen mbi 90000 të tilla), lenia e pakufizuar e numrit të gjuetarëve, lejimi i të ashtuquajturës “gjueti turistike”. Por me sa duket këto dhe të tjera kanë sjellë dëme të konsiderueshme në jetën e botës së egër.



Aktualiteti i faunës së egër



Po cilat janë kushtet në të cilën zhvillohet gjuetia kohët e fundit në Shqipëri? Po kushtet në të cilat ndodhet fauna e egër? A ka ligje të veçanta që i mbrojnë ato dhe si funksionojnë këto në Shqipëri?



Gjatë viteve të tranzicionit, fauna e egër ka pësuar dëme të pallogaritshme që edhe pse dihen, deri tani shteti nuk ka marrë asnjë nismë për rehabilitimin e rezervateve të gjuetisë të cilat para viteve ‘90 kanë qenë model për nga shumëllojshmëria dhe numri i specieve. Për nostalgjikët të cilët asnjëherë çiften s’e kanë ndarë nga supi, Shqipëria ka qenë një rezervat i pamasë për gjueti.



Si duket sistemi komunist paska qenë i egër me njerëzit, por mjaft miqësor me kafshët. ثshtë një prej çudirave shqiptare. E vërteta është se tani në 28000 km katror nuk ekziston asnjë rezervat gjuetie. Janë zhdukur tërësisht thëllëza e fushës, fazani, kaprolli, lepuri i fushës dhe është në gjendje kritike thëllëza e malit.



Qëllohet mbi gjithçka dhe mbi çdo gjë, me sezon e pa sezon gjuetie. Përdoren të gjitha mjetet e paligjshme si pushkët dhe automatikët, imituesit e zërave të shpendëve, dritat etj. Përpara vrasjes ose kapjes se tyre, asgjë nuk ka më rëndësi.



Edhe pse ka një ligj gjuetie, edhe pse janë bërë amendamente të ndryshme, gjendja vjen duke u përkeqësuar, kjo edhe për faktin e një gjuetie aspak ligjore nga të huajt, të cilët vijnë në Shqipëri të mbështetur edhe nga ata që “ia kanë ndjere lezetin kësaj pune”, që zbarkojnë në pyjet shqiptare me një logjistikë që i ngjan më shumë asaj ushtarake. Këto janë disa shkaqe të një realiteti aspak të këndshëm në të cilën ndodhet sot bota e egër.



S.O.S që vjen nga zona të reja të gjuetisë



Duke marrë parasysh Shqipërinë dhe vendet e veçanta që ajo ka, mund të thuhet se është një ndër vendet ku gjuetia mund të zhvillohet shumë mirë.



Në territorin shqiptar ekzistojnë shumë zona strategjike për të zhvilluar sportin në fjalë. Por, sipas z. Perri, “edhe pse kohët e fundit gjuetarëve u është dashur të përballen me fenomenin e një pakësimi të dukshëm të kafshëve dhe shpendëve të egra, sidomos në zonën bregdetare, ata kanë filluar të synojnë të gjuajnë pikërisht në zonat Tropojë, Has, Kukës, Dibër, Skrapar, Përmet, Tepelenë, etj, dendësia e të cilave lë pasoja me një gjueti tejet të pakontrolluar.



Ndaj edhe shoqatat e gjuetarëve të këtyre rretheve dhe i gjithë komuniteti i gjuetarëve janë të shqetësuar dhe i janë drejtuar organeve të policisë pyjore për të mbrojtur atë pak që ka ngelur, por për hir të së vërtetës këta të fundit janë të pafuqishëm përballë kësaj gjendjeje.



Edhe pse Shqipëria mund të shihet si një vend i mirë për zhvillimin e gjuetisë, ajo që kuptohet fare mirë janë tendencat që kanë organe të caktuara për “mosmbrojtjen” e ligjeve të saj dhe mënyrës se si duhet të funksionojë realisht”.



Ajo për të cilën shprehet vërtet i shqetësuar zoti Themi Perri, është pikërisht mbrojtja që i duhet bërë faunës së egër për të shpëtuar sportin e gjuetisë në shumë kuptime. Si një organizatë që në themel të punës së saj ka respektimin e ligjit të shtetit shqiptar, e monitoruar nga faktori ndërkombëtar, por edhe me asistencën e tyre, Federata po bën përpjekje që si në çdo shtet tjetër europian të marrë në ruajtje, zhvillimin dhe menaxhim e faunës e egër.



Por që t’i arrihet kësaj, po kërkohet ndryshimi i ligjit të gjuetisë, po sensibilizohet komuniteti i gjuetarëve se pa një faunë të pasur nuk ka një gjueti të qëndrueshme, dhe po bëhen përpjekje maksimale që në bashkëpunim me OJF-të mjedisore dhe Bankën Botërore të gjejnë zbatim projekte për të krijuar zona të veçanta të mbrojtura dhe për futjen e atyre specieve që janë zhdukur.

R.Shqip
 
Titulli: Gjuetia tek ne… mes sportit, ligjit dhe pasionit

nje nga humbjet me te medha per shqiptaret,,esht fakti qe i kan vrar te gjitha kafshet,,dhe nuk ngurojn ta vrasin nje kafsh,,per pes mij lek te vjetra,,dikush dkiush e ben edhe me deshir vullnetarisht,,,sheh nje gjarper dhe thot uuuuuuu gjarpri atje po shkon ne pun te vet,,te shkoj ta mbys!!! ka lloj gjuetaresh qe vrasin kte pasuri kombtare por edhe botrore,

vetem para 28 vitesh ne ujrat e detit adriatik numroheshin 27-deri ne 30 lloje peshkaqenesh,,

sot kan mbetur vetem 3 ose 4 lloje qe kur erdhen per ti kerkuar u desh me shum se tre jav te gjenin vetem te parin..

e shum e shum lloje tjera te kafsheve,,duke filluar me peshqit qe i kemi shfarosur ne mas me tritol dhe korent,,e duke vazhduar me lepujt uqrit dhit e egra arushat e deri te shqiponjat,,,qe i kemi zhdukur me kallash karrabin mitroloz snaiper etj etj,,skemi len specje ne shqiperi pa e luftuar,,bile edhe njeri tjetrin e kemi vrar,,

gjithsesi kafshet e egra ne territoret shqiptare e meritojn nje kujdes me te madh,,pasi esht nje nder pasurit me te cmueshme dhe me reale qe nje natyr mban mbrenda saj,.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top