Lauri
Anunnak
Gjithësia.Albert Einstein kishte sygjeruar që Gjithësia mund të ishte e përkulur. Profesori im i Filozofisë dhe njëkohësisht një ndër filozofët më të dëgjuar në Suedi mendonte se ajo ishte e rrumbullakët. Se Sistemi Ynë Planetar, nuk bënte gjë tjetër veç se rrotullohej përqark një bërthame të Gjithësisë dhe që në periudha të caktuara kohe do të kthehej në të njëjtën pikë.
Si ai kanë menduar deri më sot edhe shumë kozmologë. Teori të tjera thonin se Gjithësia ishte hiperbolike apo e hapur (ku rrezet paralele të dritës do të largoheshin gjithnjë e më tepër nga njëra-tjetra).
Por studiuesit që më anë të një teleskopi brenda një ballone studiuan nga Antarktika rrezatimin e mikrovalëve kozmike që kanë lindur në fazat e para të krijimit të Gjithësisë dhe bënë një hartë të tyre arritën në përfundimin se Gjithësia është e sheshtë. çfarë do të thotë se rrezja e dritës e lëshuar nga një pikë në një drejtim nuk do të takohej me rrezen e dritës të lëshuar po nga e njëjta pikë në drejtimin e kundërt të të parës si çfarë do të ishte e mundur në rastin nëse Gjithësia do të ishte e rrumbullakët (ose nëse dy persona do të niseshin nga e njëjta pikë për në drejtime të kundërta e të përshkonin trajektoren e ekuatorit në Tokë, këta do të takoheshin më në fund në një pikë, ndonëse kishin shkuar në drejtime krejt të kundërta).
Meqë Gjithësia tashmë del të jetë e sheshtë atëherë në të mund të përdoren ligjet e gjeometrisë të Euklidit ku midis të tjerash thuhet se vijat e drejta mund të zgjaten pafundësisht.
Pra nëse lëshohen dy rreze paralele drite në Gjithësi ato do të vazhdojnë të mbeten paralele deri në pafundësi.
Menjëherë pas Bumit të Madh (Big Bang), Gjithësia ishte një përzerje e ngjeshur që vlonte ku lënda ishte e përzierë me rrezatimin. Por erdhi një kohë, aty rreth 300 000 vjet pas Shpërthimit Zanafillës kur lënda u nda nga rrezatimi. Lënda bëri të mundur krijimin e yjeve dhe galaksive. Ndërsa rrezatimi vetëm u shpërnda nëpër hapësirë - në të cilën gjendet akoma. Duke studiuar këtë rrezatim mund të kuptohet se si është shpërndarë lënda në krjimet e Gjithësisë, si mund të jenë krijuar yjet dhe galaksitë, me sa herë po zgjerohet Gjithësia, cila është mosha e saj dhe drejt çfarë po shkon ajo.
Një nga përfundimet e tjera në cilin arritën studiuesit me eksperimentin e mësipërm ishte edhe ai që Gjithësia do të vazhdojë të zgjerohet pafundësisht dhe jo të mblidhet e të shkaktohet një përplasje e fuqishme, si ç?tregonte një teori tjetër.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu