Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjirokastër, zhduket trashëgimia kulturore

Qindra objekte të trashëgimisë materiale e kulturore të Gjirokastrës u janë shitur prej banorëve, tregëtarëve të huaj të antikuarëve, kryesisht grekë dhe italianë.
Vetë banorët thonë se i kanë shitur këto objekte për të plotësuar nevojat e tyre ekonomike për vlera të papërfillshme. Lule Fico është banorja e vetme e shtëpisë së madhe të Ficove në Gjirokastër.

Ajo thotë se prej objekteve të vjetra të shtëpisë kanë mbetur vetëm disa ekzemplarë. “I shitëm se nuk ua dinim vleren dhe ishim nevojtarë”, shprehet ajo. Genci Kutra thotë se i është drejtuar Muzeut Etnografik në Gjirokastër, por vazhdimisht kanë munguar financimet për t’i blerë objektet. “Unë kam shitur një mandolinë, një gramafon, disa pllaka gramafoni dhe disa enë kuzhine prej bakri”, pohon ai.

Muzeu Etnografik në Gjirokastër tashmë prej 20 vitesh nuk kryen asnjë blerje në objekte të trashëgimisë kulturore. “Qytetarët na kanë sjellë shpesh herë objekte, por nuk kemi mundur t’i marrim sepse nuk ka fonde”, thote drejtoresha e muzeumeve në Gjirokastër, Teuta Kallajxhi. Megjithëse ligji i trashëgimisë kulturore detyron Institutin e Inventarizimit të Kulturës Materiale të inventarizojë të gjitha objektet me vlerë muzeale, aktualisht në Gjirokastër nuk është regjistruar asnjë i tillë. Qindra objekte të vjetra janë zhdukur, tjetërsuar ose po shkojnë drejt degradimit në shtëpite gjirokastrite. Shqiperia
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back