Gjirokaster, zbulohet nje liqen ne shpellen e Skotinise

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Gjirokaster, zbulohet nje liqen ne shpellen e Skotinise
Poshte shpateve shkembore te Malit te Gjere, ne shpellen e thelle te Skotinise, ndodhet nje mrekulli e natyres, nje shpelle gjigante dhe nje liqen me uje te kthjellet, qe perbejne pa me te voglin dyshim nje potencial te rralle turistik per rajonin e Gjirokastres.

Konfirmimi ka ardhur nga eksploratori italian, Mario Mazzoli, qe se bashku me dy koleget e tij italiane, Marko Viteli dhe Bernardino Rochi, te mbeshtetur nga dy zhytesh shqiptare Igli Pustina dhe Arjan Gace, jane zhytur dje rreth 55 metra thelle ne zgavren e thelle te Skotinise qe ndodhet ne afersi te fshatit Vanister te Gjirokastres.

Per te eksploruar kete shpelle te njohur per legjendat dhe enigmat e saj, te peste peleologet, tre italiane dhe dy shqiptare, kane hyre fillimisht ne pjesen e pare te shpelles se Skotinise, pikerisht ne vendin ku gjate viteve te socializmit ishte vendosur platforma e vepres se marrjes se ujit per te ujitur tokat e fushes se Dropullit dhe me pas nepermjet nje kanali ata kane mundur te dalin ne nje pjese te brendshme qe, sipas tyre, ishte nje mrekulli e pafundme.

Ne perpjekje per te kapur dyshemene e shpelles se mbushur me uje, zhytesit italiane, te pajisur me mjete te posacme, kane mundur te zbresin vertikalisht rreth 55 metra. Por, sipas tyre, nuk kane mundur ta shohin dhe as ta prekin fundin e kesaj depozite gjigante uji te kthjellet.

Ata kane mundur te eksplorojne nje hapesire shume te vogel te liqenit gjigant nentokesor te Skotinise per gjate nje ore qendrim nen uje, kohe kjo e kushtezuar nga autonomia qe u lejonte kapaciteti i bombolave te ajrit qe kishin ne perdorim.
tch

gjirokaste-zjarri.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top