Mqns kto dite kemi hasur temat e rrahjes se gruas deri ne vdekje, apo dhe vrasjen e saj, me ra nder duar ky shkrim...
Naser AliuPostuar më: 16 Korrik, 2013 tek Analiza
http://gazetadita. al/gjinofobia- dhe-tredhja/
Kemi shumë fobi, por fobitë tjera janë sporadike, mjekohen dhe të pa rëndësishme në krahasim me këtë epidemi që na shoqëron si popull, si shoqëri. Për këtë temë kam shkruar diku 400 faqe, nga të cilat diku mbi 200 të publikuara. Për gjendjen tonë flasin shumë edhe komentet e lexuesve. Pastaj tregues të mëdhenj janë edhe replikat private, nga gra dhe burra. Në komente e replika kam konstatuar se shqiptari ka shumë frikë nga gruaja. Irracionale. Burra që bëjnë apel për ruajtjen e dominimit, sado të vogël, por të ruhet, sepse sipas tyre, vetëm morali i gruas është me rëndësi dhe gratë që aty këtu tregojnë për burra të tredhur në mënyrë psikologjike, ku burri nuk ka ç’ të thotë më në shtëpi.
Këtij numri periferik, nuk duhet kushtuar rëndësi. Në Gjermani në çdo qytet, gjendet një Shtëpi e Grave, por në krejt Gjermaninë, vetëm një Shtëpi e Burrave në Berlin, ku strehohen burrat e keqtrajtuar nga gratë. E pastaj, gratë edhe nuk rrahin, por ua derdhin kafen, çajin në fytyrë, ua përzdredhin gishtin apo e gjuajnë me këpucë pas… Më shumë se çdo i treti burrë tek ne, keqtrajton, ose rrahë. Gjinofobë janë ata që në aspektin psikologjik nënshtrojnë deri edhe në mbajtje në arrest shtëpiak, e bëjnë nga frika, në rrethin e dytë ata që herë pas herë asaj trysnie psikologjike i bashkangjesin edhe grushtat dhe shqelmat dhe i treti, i treti është rrethi i atyre që merret edhe me likudimin fizik të grave. Gjatë sundimit të Berishës në Shqipëri, janë vrarë diku 30 deri në 40 gra në vit. Mund të pritet se ky numër do të bjerë shumë, sepse mizogjininë ndizte kryeministri duke sharë gratë e
kolegëve të vet apo duke quajtur gratë e huaj dhe motrat si putane bulevardi. Një helmim të tillë të shoqërisë, njohin sociologët (një studim i prof. Wolfgang Eكbach) dhe psikologët.
Në Kumanovë një shqiptar rrahë gruan në qendër të qytetit, për masakrimin e tjetrës në Tiranë, informon gazeta ”Dita.” Sa herë lexon njeriu për tragjedi të tilla, shtrohet vetvetiu pyetja: pse këta burra, që kanë një frikë irracionale nga gratë nuk martohen me burrra? Sot kjo është e mundur dhe e pranueshme. Pse këta burra që abortojnë edhe embrione femrore martohen sipas dëshirave të huaja e jo sipas ndjesive të veta? Një burrë që rrah, që nënshtron dhe që vret, tregon simpotmet e tija pikë së pari: pasigurinë, tutën irracionale, frikën patologjike, impotencën, mungesën e edukatës, qytetërimit dhe pamundësinë për përdorjen e trurit për t’ u dalluar nga kafshët.
Radioja publike gjermane “DLF” pat bërë të ditur se në اeki, pedofilët mund t’ i ikin burgut, nëse pranojnë tredhjen. Disa prej tyre pranojnë burgun, disa tredhjen, mirëpo ata edhe pas burgut, mund të bëjnë krime të njëjta, sepse janë në pyetje hormonet. Me këtë kanë mirëpo probleme ata që merren me liritë dhe të drejtat e njeriut. Ata kundërshtojnë cungimin…
Revista gjermane “Focus” njoftonte për një studim në Kore për dinastinë Jozeon 1392 ‒ 1897. Eunuhët tredheshin dhe jetonin mesatarisht 70 vite, pjesëtarët e dinastisë 40 deri në 50. Me tredhjen paska zbritur shumë pasqyra e testoronit, konstatojnë shkencëtarët në atë studim. Testosteroni pra, ndikon në shkurtimin e jetës. Problemin e testoreonit duhet ta kemi dhe ne në nivel të lartë, aq sa nuk na duhet, por dëmton edhe njerzit për rreth. Me rënien e atij hormoni, bie edhe numri i viktimave.
Jo për tallje, por duhet marrë seriozisht një mundësi të tillë që gjinofobët t’ i nënshtrohen një praktike të tillë dhe pas dy apo tre tredhjeve, mund të merret me mend se shqiptari nuk do ta rrahë më gruan, nuk do ta shtyp, nuk do ta mbyllë në shtëpi dhe nuk do ta vrasë më. Shqiptari krenohet se mund të jetojë edhe pa bukë, por shqiptari pa bole, nuk do të dilte më në rrugë dhe nuk do të dëmtone njeri. Këtë fakt e gjejmë edhe tek “Vdekja më vjen prej syve të tillë” të Rexhep Qosjes. Dhe, Qosja, njeh mirë kombin.
Për gruan shqiptare ndryshimi i rendeve nuk sjell edhe diçka të re. Ikin të vjetrit, vijnë të rinjt, rrëzohen dhe shkruhen kushtetuta, por lirinë që i jep kushtetuta grave, e ndalon burri, si gruas, si bijës, si motrës. Vetëm plakat mund të jenë të barabarta. Ne nuk jemi popull kushtetues, shtetformues, por antikushtetues, antishtet dhe kushtetutën e kemi si libër në raft, që nuk e lexon njeri. Neve nuk na intereson çfarë thotë kushtetuta për barazinë gjinore, ne jemi ata që pezullojmë atë dhe pranojmë vetëm të mirat që na sjellë neve burrave. Për dobinë vetjake shfrytëzojmë ligjet e reja, për ta shtypur gruan, kushtetuta pengon, prandaj i kthehemi herë religjioneve, herë kanunit dhe kështu anulojmë frymën e kohës: Zeitgeistin. Pse? Sepse ne vuajmë nga një gjinofobi patologjike, e tmerrshme. Shqiptari mund të jetë edhe intelektual i madh, por gruan ta mbajë në arrest dhe trajtoj si minore duke i
bashkangjitur përcejllës pas, fakte për të cilin në perëndim, do të burgosej. Shkrimtarja e shquar Besa Myftiu thoshte në një intervistë se tek ne quheshin Rrugaçë ato që nuk ishin të virgjëra. Ky konstatim i madh, flet për gjendjen tonë patologjike. Në shkollat shqiptare duhet mësuar liritë dhe të drejtat e njeriut përmendsh, barazinë gjinore. Në trojet shqiptare si lekturë shkollore e detyrueshme duhet bërë libri i Simone Beauvoir, “Gjinia e dytë”, 1949, që ka pasur një sukses të madh në botë dhe ndikuar shumë në kulturën perëndimore. Nëse e bëjmë, pas dy dekadave, do ta kemi brezin e parë të shëndoshë dhe ekuilibruar, që në shtëpi jeton me dashuri dhe respekt dhe nuk ka arsye të frikësohet aq shumë nga gruaja dhe pastaj nga frika, ta nënshtrojë deri në depersonalizim dhe burgosje.