Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjimnazistët shqiptarë ‘ngrenë’ flamurin në Budva, irritohen malazezët

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
nx.jpg

Policia e Malit të Zi ka detyruar disa nxënës shqiptarë nga Tirana që të kthehen para kohe nga udhëtimi i tyre turistik pasi kanë valëvitur flamurin shqiptar.

Nxënësit ishin në një udhëtim turistik dhe kishin ndaluar në Budva.

Aty ata valëvitën flamurin kuqezi, por pas protestave të banorëve, ndërhyri policia, e cila i detyroi studentët të largonin flamurin.

Më pas nxënësve u është kërkuar të largohen dhe janë duke u kthyer në Tiranë.

Sipas ligjeve malazeze, valëvitja e një flamuri të huaj konsiderohet si kundravajtje.

Mesa duket nuk janë vetëm serbët ata që irritohen kur shohin flamurin e Shqipërisë.

Vijesti raporton se policia ka shmangur edhe një konflikt të mundshëm.

Një nxënës ishte i mbështjellë me flamurin kuqezi.

Më pas e ka vendosur në rërë, e ka hapur dhe e ka puthur.

Sipas medias malazeze, nxënësit tentuan ta ngrenë flamurin në kullën e vjetër në Budva.

Ky veprim ka irrituar disa malazez, që lajmëruan policinë.

mapo
 
Titulli: Gjimnazistët shqiptarë ‘ngrenë’ flamurin në Budva, irritohen malazezët

Tani nderhyrja e policis me duket e tepert,por nga njera ana dhe studentet kan shkuar per ekspedite apo per te bere protesta patriotike..?!
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top