Gjika: Flamurtari emblemë, mos e masakroni!

eGo0sTyle

System Engineer
flamurtari21.jpg


Presidenti Shpëtim Gjika edhe njëherë tjetër i bën thirrje FSHF-së t’i japë tri pikët ekipit vlonjat
I pranishëm në këtë protestë të zhvilluar nga tifozët ka qenë edhe presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, i cili i ka falënderuar këta të fundit, por duke siguruar se, nëse nuk do të ketë një vendim të drejtë të komisionit të disiplinës, atëherë ai së bashku më sportdashësit do të jenë në një tjetër protestë, edhe më të madhe, pranë ambienteve të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ndërkohë, sportdashësit kanë bërë me dije se janë në pritje të komisionit të disiplinës për t’i dhënë tri pikët Flamurtarit për ndeshjen e fundit në Laç, në të kundërt, veç protestave të vazhdueshme në Vlorë, gjithçka do të vijojë edhe në kryeqytet pranë FSHF së.
“Jam këtu në mbështetje tuaj, ka theksuar në fjalën e tij Gjika, nuk kërkojmë asgjë tjetër, veç të drejtës sonë për të vijuar garën e ndershme deri në fund. Ne jemi fituesit e vërtetë të këtij kampionati të fëlliqur nga fillimi deri në fund.
Ku është parë një ekip që të masakrohet në këtë mënyrë, siç edhe është vepruar ndaj Flamurtarit. Ka nisur në Ballsh, ka vijuar në Peqin dhe kulmin e arriti në Laç. Jam këtu për t’i kërkuar llogari presidentit të FSHF së, të cilin unë e kam votuar si i zgjedhuri juaj në Asamblenë e Jashtëzakonshme, por këtu po luhet me ndjenjat e një qyteti të tërë.
Flamurtari është emblema e qytetit të Vlorës dhe me ndjenjat e sportdashësve vlonjatë nuk mund të luajë asnjë, qoftë ky i veshur edhe me pushtet. Në këtë protestë të ligjshme këtu janë të gjithë ata që e duan Flamurtarin, që jetojnë për çdo ditë me këtë sport të mrekullueshëm, por që dikush atje lart nuk dëshiron të shoh ekipin tonë të zemrës në majë të futbollit shqiptar.
Nëse sot kemi qenë në këtë protestë, qytetarë nga Vlora, në një tjetër të tillë do të jemi me dhjetëra mijëra në ambientet e FSHF së dhe unë jam përkrah sportdashsve të Flamurtarit.
Nuk do të lëmë asgjë të shkojë në këtë mënyrë që po veprohet, ndaj i bëj thirrje drejtuesve të federatës të ndalin këto akte të turpshme, tashmë edhe të gjakosura me gjakun e një futbollisti, që si ndjenjë, ka vetëm të zbresë në fushën e lojës.
Kjo tregon se për Flamurtarin dikush punon pas krahëve, por ne do të veprojmë dhe nuk do të lejojmë të nëpërkëmbet emri i këtij ekipi legjendë të futbollit shqiptar. Flamurtari është emblema jonë, është zemra e një qyteti të gjithë dhe sot ne kërkojmë veç drejtësi, asgjë tjetër,” ka përfunduar fjalën e tij presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika.
اipi: Me shpresë që do na japin atë që na takon
Eshtë mësuar në orët e mbrëmjes edhe shtyrja e vendimit që komisioni i disiplinës ka marrë rreth ndeshjes Laçi Flamurtari. Shefi i klubit të Flamurtarit, Geri اipi është dukur qartë i zhgënjyer, kur ka deklaruar: “Kaq shumë u duhet për të marrë një vendim rreth një maskarade të ndodhur në kurriz të Flamurtarit?
Diçka të cilën të gjithë e panë mjaft mirë mes ekranit dhe të gjithë e kanë dënuar, duke i dhënë të drejtë Flamurtarit për atë që ndodhi në Laç. Por çfarë të themi, u duhet më shumë kohë për një çështje që duhej të ishte zgjidhur shumë shpejt dhe Flamurtari të merrte atë që i takon me të drejtë dhe sipas rregullores, pra tri pikët.
Megjithatë, ne si klub jemi të vendosur të vijojmë deri në fund luftën tonë për të fituar këtë të drejtë që na takon dhe presim se ndoshta do të ketë një refletim më të arsyeshëm nga komisioni i displinës për sa i përket ndeshjes së zhvilluar nga Flamurtari në Laç.
Jemi dhunuar në atë ndeshje, kemi luajtur për të respektuar garën, por duket se duhet ende kohë, sepse është emri i Flamurtarit në këtë mes. Besoj se gjithçka do të shkojë në vendin e duhur dhe do të marrim tri pikët që na takojnë për ndeshjen në Laç,” ka përfunduar shefi i klubit vlonjat, Geri اipi.

Magani mendon edhe për ndeshjen me Tiranën
“Për mua si trajner vijon puna për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës.” Kështu është shprehur trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani, pas vendimit për shtyrjen e vendimit nga komisioni i disiplinës. “Unë e shoh ekipin tim vetëm dy pikë larg vendit të parë dhe natyrisht kërkoj të fitoj takimin e radhës në Vlorë.
Besojmë se do të marrim të drejtëmn tonë për ndeshjen në Laç. Nëse do të kishte vendim për përsëritje të takimit, Laçin e mundim përsëri se ne edhe në ndeshjen e kaluar e mundëm, por nuk na lanë të fitonim. Gjithsesi, le të presim se si do të jetë vendimi i komisionit të disiplinës dhe unë natyrisht pres të fitojmë tri pikët,” - ka theksuar Magani.
Moçka drejt Italisë, të premten protestë para FSHF-së
Gjendja e portierit të goditur në Laç, Shpëtim Moçka, siç duket, nuk është përmirësuar, përkundrazi, ai është dërguar dje drejt Italisë për një vizitë më të specializuar. Moçka ka humbur 80 % të dëgjimit. Eshtë kjo arsyeja më madhore e dërgimit në një prej klinikave në Itali.
Kjo ndoshta ka nxitur edhe më shumë tifozët dhe drejtuesit e klubit që të organizojnë protestën e radhës. Ajo do të ketë përmasa të tjera, sepse do të zhvendoset në Tiranë. Nesër, në orën 9 e 30 janë lajmëruar shumë tifozë të mblidhen sërish para stadiumit “Flamurtari” dhe ashtu të organizuar do të nisen drejt Tiranës, për të protestuar para FSHF-së për ngjarjet në Laç.

Para stadiumit “Flamurtari”, sportdashësit e shumtë kanë hedhur parrulla kundër FSHF-së dhe Skënderbeut
Tifozët vlonjatë protestojnë: Do të ndalim kampionatin!
Tifozët vlonjatë kanë protestuar përpara stadiumit “Flamurtari”, e iniciuar gjithçka nga shoqata “Dragonjtë Kuq e Zi”. Protestë e cila ka ardhur pas ngjarjes së rëndë në Laç, ku është goditur portieri i ekipit vlonjat.
Sportdashësit vlonjatë kanë kërkuar drejtësi nga FSHF-ja dhe të gjitha organet e tjera në varësi të saj, drejtësi për Flamurtarin dhe dhënien e tri pikëve në tavolinë për ndeshjen e zhvilluar në Laç.
Thirrjet e tyre janë drejtuar kundër fedaratës, kundër Ministrit të Financave, Ridvan Bode, si një nga personat kryesorë, që sipas sportdashësve vlonjatë, po ndikon në lojën jo të ndershme të futbollit.
Thirrjet e sportdashësve të Flamurtarit kanë vijuar gjatë përpara ambienteve, ku të pranishëm kanë qenë edhe drejtues të klubit të Flamurtarit, thirrje në të cilat sportdashësit e Flamurtarit nuk kanë kursyer edhe parrullat kundër ekipit rival të Skënderbeut, ekip që sipas tyre, po arrin të fitojë pa të drejtë.
Sportdashësit vlonjatë kanë paralajmëruar se, nëse vendimi i komisionit të disiplinës nuk do të jetë i drejtë dhe në bazë të rregullores, atëherë ata nuk do të lejojnë zhvillimin e ndeshjes me Tiranën.
“Do të jemi ne dhe jo ekipi që do të bojkotojë ndeshjen, pasi nuk do të lejojmë të zhvillohet asnjë takim, nëse nuk na jepet e drejta, ajo që na takon. اfarë duan, të vdesë futbollisti në fushën e lojës për të marrë masat e duhura për këtë futboll të shëmtuar?
Do të jemi një qytet i gjithë pranë federatës, nëse nuk ndërhyhet dhe na jepet e drejta, pra fitorja për ndeshjen me Laçin. Jemi përherë pranë ekipit të Flamurtarit, që nuk do të jetë kurrë i vetëm,” - ka deklaruar kryetari i shoqatës “Dragonjtë Kuq e Zi”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top