Gjiganti anglez kërkon transferimin e tij, por Tomori e refuzon dhe dëshiron të qëndroj te Milani

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Fikayo Tomori ka pasur një sezon fantastik te Milani, duke qenë lider i kuqezinjve në repartin defensivë.

1657463681919.png


Qendërmbrojtësi anglez pas një viti e gjysmë të kaluar te Milani, sot është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Evropë.Manchester United ka bërë përpjekje për të nënshkruar me Tomorin këtë verë dhe ishin gati t’i ofronin një shumë të majme Milanit mbi 60 milionë euro.
Edhe pse Tomori vlerësohet shumë nga Rossonerët, drejtuesit e Milanit janë tunduar nga interesimi i The Reds.

Megjithatë ka qenë vet reprezentuesi anglez ai që ka refuzuar largimin nga San Siro duke refuzuar ofertën nga Djajtë e Kuq.
Tomori ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2025 dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga kampioni në fuqi i Italisë.

Qëllimi i qendërmbrojtësit anglez është që të ketë sukses me Milanin edhe në garat evropiane pasi në Itali tanimë ka arritur ta fitoj titullin e kampionit.
/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top