Gjidhënia dy vjet të plota

Gjidhënia dy vjet të plota

Allahu i Lartësuar thotë: "Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota." (Bekare, 233)

Ky ajet fisnik vërteton se periudha e plotë e dhënies së gjirit fëmijëve është dy vjet. Por çfarë thonë shkencëtarët rreth kësaj etape?

Fakte shkencore

Shkencëtarët deklarojnë se ushqimi i plotë për fëmijën është qumështi i nënës dhe se ky ushqim plotësohet vetëm kur nëna e ushqen fëmijën e saj dy vjet. Të gjithë mjekët deklarojnë se qumështi i gjirit nuk përmban baktere dhe konsiderohet më i dobishëm për fëmijën sesa çdo qumësht tjetër artificial. Mjekët kanë konstatuar se fëmijët që ushqehen me qumësht artificialë me shishe biberoni u ekspozohen infeksioneve të ndryshme, edhe kur shihet janë të dezinfektuara. Sipas rezultateve të një kongresi mjekësor bashkëkohor, thuhet se etapa ideale e dhënies së gjirit është dy vjet, për faktin se gjatë atyre dy viteve fëmija ka nevojë jashtëzakonisht të madhe për substanca të imunizuara për të zhvilluar sistemin e imunizuar dhe këto substanca mund t'i gjejë vetëm tek qumështi i gjirit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se qumështi i gjirit përmban substanca të imunizuara kundër baktereve. Ndërsa Kurani na ka lajmëruar drejtpërdrejt lidhur me etapën e përshtatshme për dhënien e gjirit. Allahu i Madhërishëm thotë: "Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota" (Bekare, 233)
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Ku ta gjej nena gjirin 2 vjet rresht mer se na lujtet menc ka femra qe skan gji fare e femija spin dot asnjeher nga nena .E si i bjen qe kjo nen se ka plotesuar gjidhenien , i bjen qe kjo nen ka mekatuar sesht besimtare e devocme . Un thash cpo na thoni gjera qe dihen qe me mir gjiri nenes , po 2 vjet ku i keni lexu neper fabula me hirushen ?
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

.E si i bjen qe kjo nen se ka plotesuar gjidhenien , i bjen qe kjo nen ka mekatuar sesht besimtare e devocme .

Angel, askund ne artikull nuk shkruan nje gje e tille. Nuk eshte mekat e as nuk behet me pak e devotshme nje nene e cila nuk ka gji fare apo te mjaftueshem per foshnjen e porsalindur.

Shpresoj se eshte me se e kjarte.
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Allahu i Lartësuar thotë: "Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota." (Bekare, 233)

Jane te obliguara? As te pakten nuk thot "jane te keshilluara".

Gjidhenja per 2 vjet eshte shume. Femija nga mosha 6 muajshe fillon plotsimin e qumeshit mamase me formula te tjera ushqimi (fillon avash avash konsumi i qumeshit lopes,orizi pastaj perime fruta, mish dhe leng mishi) duke e pergatitur femijen per te ngrene si nje njeri i ritur.
Sasia e qumeshit mamase asnjehere nuk do jete e bollshme te mbushi nevojat e ushqimit qe ka femija duke u ritur, prandaj dhe jepen suplimente.

Po ashtu duhet patur parasysh qe femijeve i dalin dhembet 6-9 muaj, dhe mund te demtoj gjirin e nenes.

E shumta qe keshillohet eshte deri tek 1 vit. Femija eshte i ritur tamam per te ngrene dhe ushqimet qe han njerzit e ritur, duhet te filloj te perdori dhembet e tij, sistemi tretes i punon, nuk i duhet me qumeshti.
Po ashtu eshte krijohet nje varesi nga gjidhenja, nqs zgjat nje kohe te gjat, sepse femija mesohet keq te ri tek gjiri nenes edhe te thithi edhe nqs ska me qumesht, thjesht nje refleks i mesuar, i cili behet veshtire per ta hequr kur femija ka 1 vjec e ca, dhe di te imponoj deshiren e vete ( me kriza isterie dhe te qara me te madhe).

E perdorimi i ketyre ( mbase me mesoni emrin shqip),
suzeta-silicon-decorata-primii-pasi-0.jpg
nuk eshte e keshilluar, po ashtu japin varesi, por ca eshte me e keqja qe favorizojne infeksione te ndryshme ne fyt. ( prandaj mos e mesoni femijen te qetesohet me nje te tille edhe nqs qan).

Shkencëtarët deklarojnë se ushqimi i plotë për fëmijën është qumështi i nënës dhe se ky ushqim plotësohet vetëm kur nëna e ushqen fëmijën e saj dy vjet. Të gjithë mjekët deklarojnë se qumështi i gjirit nuk përmban baktere dhe konsiderohet më i dobishëm për fëmijën sesa çdo qumësht tjetër artificial. Mjekët kanë konstatuar se fëmijët që ushqehen me qumësht artificialë me shishe biberoni u ekspozohen infeksioneve të ndryshme, edhe kur shihet janë të dezinfektuara. Sipas rezultateve të një kongresi mjekësor bashkëkohor, thuhet se etapa ideale e dhënies së gjirit është dy vjet, për faktin se gjatë atyre dy viteve fëmija ka nevojë jashtëzakonisht të madhe për substanca të imunizuara për të zhvilluar sistemin e imunizuar dhe këto substanca mund t'i gjejë vetëm tek qumështi i gjirit.
Femija mer substancat imunizuese ne fillim, qe ushqehet vetem me qumesht mamaje, pastaj, duke u ritur, fillon dhe zhvillon sistemin e vet imunitar dhe i krijon vete substancat qe i duhen per tu mbrojtur.
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota." (

Po pra, te obliguara. Ka te atilla qe qellimisht nuk u japin 2 vite te plota femijeve gji.

Jane te obliguara? As te pakten nuk thot "jane te keshilluara".

Kush tjeter perpos Krijuesit din me mire se ka nevoje per gji femiu ?

Zoti kurre nuk gabon. Shkenca/mjekesia mund t'gaboje, ky eshte dallimi.
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Sweetzzinna , Shkenctaret thone : se ushqimi i plote per femijen eshte qumeshti i nenes dhe se ky ushqim po plotesojka vetem athere kur nena po e ushqejka femijen e vete deri ne 2 vjete . Ky eshte mendimi i mjekeve kompetent per kete se pari . E per ta kuptuar obligueshmerin e Fjales se Zotit i cili thote:....janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota." (Bekare, 233) . Duhet shtruar pyetja pse Zoti i obligon nenat dy vjet ? Mjeket ose shkenctaret e kesaj fushe thone : qe qumeshti i nanes nuk permban bakterie dhe konsiderohet me i dobishem se sa cdo qumesht tjeter artifcial .Dhe tjetera Kongresi bashkohor mjekesor , thone qe duhet plotesuar peridha dyvjqare me arsyen se femja ka nevoj per substanca imunizuse . E keto substanca imunizuse vetem te qumeshtu po gjetkan e jo ne ushqimet tjera .
E mos te vazhdoj me shume Swettzzinna , por ajo qe po me bjen ne mendje eshte se nese Zoti i obligon nenat per kete periudhe 2 vjeqare te porositur- ashtu e njejta porosi eshte edhe nga mjeket kompetetent . Ky obligim nuk do te ishte i bere se pari nga ALLAHU nese nuk do te ishte nevoja per kete keshill jo edhe te vogel dhe se dyti nese mjeket nuk kishin keshilluar qe kete periudh duhet ta plotesuar edhe une isha kane e pajtimit me ty se periudha 2 vjeq eshte shume ! Por Zoti na ka krijuar dhe e dine me se miri se cka kemi nevoj me shume .

Dua vetem pak te shtoj se ,edhe antari i forumit ANGEL ky shkrim ju duk pak qeshrak dhe i jo i duhur per te . Po nese e lexojm kete thirrje te Zotit tone , duhet te mendojm shume rrethe ketyre vargjeve Kuranore . Ne siq e dim ne krijimin tone , dora e njeriut ska pune fare . Po shikoni meshiren e Allahut qe e ka per neve , edhe pas krimijt tone ne barkun e nenes , por edhe pas ardhjes ne kete jete si kujdeset Zoti per neve .'' La ilahe ilallah'' - I ben thirrje nenave qe gjidhenien ta plotesoni deri ne kohen e caktuar , deri sa ka nevoj nje bebe per gji te nenes . E ne ta mohojm kete Zot me gjuhet tona subhanallah .
Une Sweetzzina keto vargje Kuranore , te ardhura tek ne , permes nje Pejgamberi i cili ka qene analfabet por kur te shikojm se thenjet e tij ja vertetojn njerzit e dijshem -shkenctare te fushave te ndryshme . Them ky Kuran eshte mrekulli e kesaj bote . Dhe keto jaNE Fakete e argumnetura qe kjo Fe eshte e Zotit .
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Po pra, te obliguara. Ka te atilla qe qellimisht nuk u japin 2 vite te plota femijeve gji.

Kush tjeter perpos Krijuesit din me mire se ka nevoje per gji femiu ?

Zoti kurre nuk gabon. Shkenca/mjekesia mund t'gaboje, ky eshte dallimi.

Nje nene qe ja do te miren femijes e ushqen me gji, aq kohe sa ka qumesht. Por 2 vjet eshte shume dhe as nuk eshte e nevojshme.
Nuk eshte puna se gabon mjeksia, po fillon ti besh dem nenes ( nga kafshimet e femijes) edhe meson keq femijen me nje ves qe do e kete veshtire ta heqi mbas moshes 2 vjecare.
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Por 2 vjet eshte shume dhe as nuk eshte e nevojshme.

Per besimtaret musliman, eshte e mjaftueshme dhe me se e nevojshme, pasiqe eshte urdher nga Zoti, jo nga njeriu, dhe, Zoti nuk gabon. Ne respektojme mendimet e kunderta qe kane besimtaret e feve tjera :)
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Sweetzzinna , Shkenctaret thone : se ushqimi i plote per femijen eshte qumeshti i nenes dhe se ky ushqim po plotesojka vetem athere kur nena po e ushqejka femijen e vete deri ne 2 vjete . Ky eshte mendimi i mjekeve kompetent per kete se pari . E per ta kuptuar obligueshmerin e Fjales se Zotit i cili thote:....janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota." (Bekare, 233) . Duhet shtruar pyetja pse Zoti i obligon nenat dy vjet ? Mjeket ose shkenctaret e kesaj fushe thone : qe qumeshti i nanes nuk permban bakterie dhe konsiderohet me i dobishem se sa cdo qumesht tjeter artifcial .Dhe tjetera Kongresi bashkohor mjekesor , thone qe duhet plotesuar peridha dyvjqare me arsyen se femja ka nevoj per substanca imunizuse . E keto substanca imunizuse vetem te qumeshtu po gjetkan e jo ne ushqimet tjera .
E mos te vazhdoj me shume Swettzzinna , por ajo qe po me bjen ne mendje eshte se nese Zoti i obligon nenat per kete periudhe 2 vjeqare te porositur- ashtu e njejta porosi eshte edhe nga mjeket kompetetent . Ky obligim nuk do te ishte i bere se pari nga ALLAHU nese nuk do te ishte nevoja per kete keshill jo edhe te vogel dhe se dyti nese mjeket nuk kishin keshilluar qe kete periudh duhet ta plotesuar edhe une isha kane e pajtimit me ty se periudha 2 vjeq eshte shume ! Por Zoti na ka krijuar dhe e dine me se miri se cka kemi nevoj me shume .

Dua vetem pak te shtoj se ,edhe antari i forumit ANGEL ky shkrim ju duk pak qeshrak dhe i jo i duhur per te . Po nese e lexojm kete thirrje te Zotit tone , duhet te mendojm shume rrethe ketyre vargjeve Kuranore . Ne siq e dim ne krijimin tone , dora e njeriut ska pune fare . Po shikoni meshiren e Allahut qe e ka per neve , edhe pas krimijt tone ne barkun e nenes , por edhe pas ardhjes ne kete jete si kujdeset Zoti per neve .'' La ilahe ilallah'' - I ben thirrje nenave qe gjidhenien ta plotesoni deri ne kohen e caktuar , deri sa ka nevoj nje bebe per gji te nenes . E ne ta mohojm kete Zot me gjuhet tona subhanallah .
Une Sweetzzina keto vargje Kuranore , te ardhura tek ne , permes nje Pejgamberi i cili ka qene analfabet por kur te shikojm se thenjet e tij ja vertetojn njerzit e dijshem -shkenctare te fushave te ndryshme . Them ky Kuran eshte mrekulli e kesaj bote . Dhe keto jaNE Fakete e argumnetura qe kjo Fe eshte e Zotit .

Deuid kur te kesh femije, do kuptosh ca dmthn ushqimi femijes.
Nuk mund te pretendosh te mbash nje femije 1 vjec e gjysem ose 2 vjec vetem me qumesht nga nena! e para kjo.
E dyta, qe ne moshen 6 muajshe fillohet diversifikimi ushqimit femijes, eshte gati te mesoj te haj sic do bej gjithe jeten, e te shkeputet nga mamaja. Eshte gati te prodhoj vete substancat qe i duhen. Cilesia e sasia e qumeshtit mamase, ulet, nuk eshte e njejte si mbas lindje. Femija ka nevoj dhe per ushqime te tjera.

Femija 2 vjec ka dhemb, e dhembet jane per te kafshuar... Atehere, zona e gjirit, qe eshte shume delikate ( dhe duhet ruajtur nga cdo lendim) te jete e kafshuar dite per dite, sa here ushqehet femija! Apo ska rendesi, nqs nena demtohet ne kete rast?!
Pastaj imagjino nje kalaman 2 vjec, qe eshte plot energji dhe vrapon sa andej kendej, ta vesh te pij gji 10 here ne dite, ne park, ne dyqan, ne makine apo ne shtepi.

Sa per mjeket kompetent, qe i permende, eshte shume e qarte : 6 muajt e para qumesht gjiri, pastaj fillohen dhe ushqimet e tjera.
E mesatarja e rekomanduar per ushqim ne gji, eshte 1 vit.
2 eshte shume. Ti mund ta ushqesh dhe 5 vjt ( nqs ke akoma qumesht), por femija ska nevoj per kete varesi nga nena, duhet te mesoj te ushqehet tamam sa eshte i vogel, jo kur eshte ne gjendje te filloj te bej naze e teka.
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Nuk mund te pretendosh te mbash nje femije 1 vjec e gjysem ose 2 vjec vetem me qumesht nga nena! e para kjo.

Askush nuk tha se duhet patjeter vetem gji, eshte absurde. Por, 2 vite jane tamam, gji edhe ushqime tjera ngapak :D
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Hanifja Sejdise, e majti djalin e saj, Haxhien, tri vjet n'cice ( e kish djal hasreti) dhe dikur jo qe kish qumsht cica po Haxhies ju ba ves.
Nje dite Hanifja, deri sa mbante n'cice Haxhin nen hije t'ftonit e zuni gjumi. Pas pak edhe Haxhia la cicen dhe iki me lujt me kalamajat tjere n'fund t'oborit. Kur i dul gjumi Hanifes pas se edhi i vogel (keci i kuq i kaprices) tuj mendu qe osht dhia po ja thithte cicen.

Bani be e rrfe se ka me da Haxhien prej cices.
 
Pe: Gjidhënia dy vjet të plota

Une nje pytje kisha?
KY allahu.Krishti dhe te tjere shejtera,,(qofshin e rrofshin deri ne perjetsi.),,a na kan lene ndonje cop jete te pa ligjeruar me jetu,siq duam ne,,siq mendojm ne,,dhe siq UNE,TI APO TJETRI e quan te drejt,..!!??
Mua shpesh keto Ttabllot shume fetare me ngjajn me nje pushtues mizor,qe ska meshir mbi besimtarin e tij.
(qofsha e gabuar)
 
Titulli: Pe: Gjidhënia dy vjet të plota

Komplet jeten tende mund ta jetosh ashtu sic deshiron TI. Por nqfs je besimtar/e, atehere jetohet sipas planprogramit te hartuar nga Krijuesi, i Cili nuk gabon kurre.
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Vlera dhe rëndësia e qumështit të gjirit në Islam dhe në shkencë

Ndër mirësitë dhe ligjet juridike me të cilat Islami veçohet nga fetë e tjera është edhe ligji që ka të bëjë me dhënien gji. Mirësitë e Allahut janë të shumta dhe të panumërueshme. Islami i ka garantuar njeriut siguri, harmoni dhe përkujdesje të veçantë që nga momenti i fekondimit në mitër të femrës e deri në frymëmarrjen e fundit të tij në jetën e kësaj bote.
Ndër mirësitë me të cilat kurorëzohet periudha e parë e jetës së njeriut është edhe të ushqyerit me gji, çka aludon për një përkujdesje të veçantë nga Allahu xh.sh. për njeriun, i Cili i siguron kësaj foshnje shumë të dobët e të ndjeshme këtë ushqim shumë të përshtatshëm dhe të pazëvendësueshëm për moshën e tij. Allahu xh.sh. është më i mëshirshëm ndaj krijesave të Tij sesa vetë nëna për fëmijën e saj. Ai e ka detyruar nënën ta ushqejë fëmijën me qumësht gjiri sepse natyra e fëmijës e kërkon një gjë të tillë. Kjo nuk është çudi për ne, ngase Allahu xh.sh. ka porositur që të përkujdesemi për fëmijët tanë për çdo çështje në jetën e tyre, siç thotë në Kuran: “Allahu ju urdhëron ju për sa i përket (trashëgimisë së) fëmijëve tuaj.” (En-Nisa’ë, 11)
Studimet shkencore botërore në dekadat e fundit pohojnë se qumështi i gjirit të nënës është i pazëvendësueshëm për fëmijën dhe u bëjnë thirrje nënave që doemos t’i ushqejnë fëmijët e tyre me këtë lloj qumështi dhe t’i shmangen çdo lloj ushqimi tjetër, kur është e mundshme. Kështu deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF-i gjatë vendimeve të tyre të përbashkëta në vitin 1989. Revista amerikane “Pediatric Clinic of North”, mars 2001, ndër të tjera porosit që “të ushqyerit me qumësht gjiri të jetë detyrimisht dy vite”.
Zëri i organizatave dhe i shoqatave të ndryshme shëndetësore për të drejtat e njeriut nuk rresht së thirruri që femrat t’i ushqejnë me qumësht gjiri fëmijët e tyre për vetë faktin se fëmijët që nga momenti i lindjes janë të rrezikuar nëse nuk ushqehen me qumësht gjiri, por rrezikut nuk i shmangen as femrat gjatë periudhës së lehonisë dhe jetës në vazhdimësi. Kjo iniciativë ka filluar shekullin e fundit, kurse feja islame prej 14 shekujsh bën thirrje që nënat në mënyrë të detyrueshme t’i ushqejnë fëmijët me gji që nga lindja deri në moshën dyvjeçare, madje edhe më tepër nëse e kërkon nevoja. Thotë Allahu në Kuran: “Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota.” (El Bekare, 233)
Citati sqaron se gjidhënia deri në periudhën dyvjeçare nuk është e detyrueshme, por mund të ndërpritet edhe para kësaj periudhe nëse bëhet me konsultën e të dy prindërve, siç thotë Allahu: “E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më herët) e gjirit, nuk është ndonjë mëkat për ta.” (El Bekare, 233)
Ky ligj juridik ka ardhur si lehtësim i kësaj çështjeje krahasuar me të kaluarën e hershme. Lidhur me këtë na njofton Katade duke thënë: “Gjidhënia ka qenë e detyrueshme dy vite të plota dhe ka qenë e ndaluar rreptësisht ndërprerja e gjidhënies para kohe, e më pas erdhën lehtësimet dhe u lejua gjidhënia edhe më pak se për dy vite të plota, në bazë të citatit kuranor: “Nëse ata (prindërit) shfaqin pëlqimin për ndërprerjen e gjirit...” (El Bekare, 233)
Feja islame jo vetëm që e favorizon gjidhënien, por madje e inkurajon prindin që të paguajë ndonjë mëndeshë për t’i dhënë gji fëmijës në rast të pamundësisë së nënës për ta ushqyer fëmijën e saj, në mungesë të qumështit të gjirit apo për shkak të ndonjë sëmundjeje eventuale. Thotë Allahu xh.sh. në Kuran: “Nëse (ju baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi mëndeshë (gjidhënëse) tjetër, nuk është ndonjë mëkat.” (El Bekare, 233)
Kjo është një garanci nga ana e Allahut xh.sh., që i siguron fëmijës ushqimin e tij që nga lindja. Në të kundërtën, çdokush që ia cenon këtë të drejtë fëmijës do të japë llogari.

Rëndësia dhe dobitë e qumështit të gjirit

Hulumtime të ndryshme botërore dëshmojnë se nuk ekziston ushqim që e zëvendëson qumështin e gjirit të nënës. Kështu deklaron edhe Dr. Roch Lurins, profesor i pediatrisë në Universitetin Ronshister në Nju-Jork të SHBA-së, duke thënë: “Duhet ta dinë femrat se qumështi i gjirit është ushqimi më i preferuar i fëmijës dhe e mbron atë nga shumë epidemi. Me gjithë zhvillimin teknologjik, askush nuk ka arritur të zbulojë ushqim të ngjashëm me qumështin e gjirit. Nuk ekziston në sipërfaqe të tokës ushqim biologjik që zëvendëson qumështin e gjirit.”
Shtypi britanik pohon duke thënë: “Qumështi i gjirit vazhdon të jetë më i leverdishmi për fëmijën deri në moshën dyvjeçare, duke e ndihmuar fëmijën edhe me ndonjë ushqim përkatës që nga mosha katërmuajshe.”
Profesor Sejid Kutbi, Allahu e mëshiroftë: thotë: “Allahu i detyroi femrat t’i ushqejnë fëmijët e tyre në një fazë dyvjeçare, ngase Allahu i Lartësuar e di se kjo fazë zhvillimore e fëmijës është shumë e dobishme për fëmijën nga aspekti shëndetësor dhe psikik. E kanë vërtetuar shumë hulumtime shëndetësore dhe psikiatrike botërore se faza dyvjeçare zhvillimore është faza e detyrueshme e zhvillimit për shëndetin e fëmijës. Allahu është i Gjithëmëshirshëm ndaj robërve të Tij e sidomos ndaj këtyre fëmijëve të vegjël, të cilët kanë nevojë për mëshirë dhe përkujdesje.”

Dobitë nga përdorimi i qumështit të gjirit dhe dëmet nga qumështi artificial mund t’i ndajmë në disa lloje:

Një: Dobitë shëndetësore nga qumështi i gjirit për vetë foshnjën:

-Qumështi i gjirit është i sterilizuar, i gatshëm dhe nuk përmban mikrobe.
-Me qumështin e gjirit nuk mund të krahasohet asnjë qumësht artificial, qoftë edhe qumështi i lopës, deles apo i devesë, ngase qumështi i gjirit është i përgatitur që t’i mbulojë të gjitha nevojat e foshnjës që nga lindja e deri në kohën e vetushqyerit.
-Qumështi i nënës përmban proteina dhe sheqer të mjaftueshëm për moshën e foshnjës, kurse proteinat që përmban qumështi i kafshëve i dëmtojnë organet e tretjes te foshnjat, ngase qumështi i kafshëve është i përgatitur që t’u përshtatet të vegjëlve të kafshëve. Këto lloje qumështi përmbajnë elemente të cilat nxisin alergjinë dhe bëjnë që fëmija që nga mosha dymujore të fitojë alergji, kurse qumështi i gjirit dobëson alergjinë në lëkurë, diarre, etj..
-Qumështi i nënës përmban komponentë të ndryshëm e të detyrueshëm për ta ushqyer foshnjën si nga sasia ashtu edhe nga lloji. Elementet që përmban ky lloj qumështi e favorizojnë dhe e zhvillojnë foshnjën fazë pas faze. Qumështi në fazat e para pas lindjes ka shije të ëmbël dhe shuan etjen e foshnjës. Në këtë fazë qumështi quhet kulloshtër, veprimi kryesor i të cilit është t’u shërbejë organeve tretëse dhe ta mbrojë fëmijën nga alergjia. Sa më shumë rritet fëmija, aq më shumë shtohet edhe përmbajtja e elementeve të qumështit dhe yndyrave, të cilat i janë përshtatur moshës së foshnjës.
-Temperatura ku ruhet qumështi i gjirit është shumë e përshtatshme për të gjitha fazat zhvillimore të foshnjës dhe mund të merret (thithet) nga fëmija në çdo kohë.
-Ndalohet që foshnja e porsalindur të fillojë përdorimin e lëngjeve, si glukoza, çaji i nanës etj., sepse dëmtojnë stomakun e foshnjës dhe bëjnë që foshnja të ngopet, duke larguar foshnjën nga marrja e qumështi të gjirit të nënës.
-Qumështi me shishe (biberon), qoftë edhe i gjirit, e bën foshnjën ta braktisë gjirin e nënës.
-Që nga viti 1939, Dr. Sicil Viljamis e konsideron gjidhënien artificiale krim dhe vrasje. Organizata Shëndetësore Botërore në vitin 1988 në një deklaratë pohon se mbi dhjetë milionë foshnje kanë humbur jetën si rezultat i mosushqimit nga qumështi i gjirit.
-Qumështi i gjirit e furnizon fëmijën me hekur dhe vitamina, të cilat i mundësojnë tretjen e ushqimeve. Qumështi i gjirit është muri mbrojtës nga sëmundje të ndryshme. Ai përmban sulmues të ndryshëm të sëmundjeve, si Macrophage, i cili bën mbytjen e baktereve dhe viruseve. Qumështi i gjirit përmban 80% të tyre, të cilat e mbrojnë foshnjën nga sëmundja e anemisë. Nga urtësia e Allahut xh.sh. është se nëna, me ndihmën e Allahut, përmes qumështit të gjirit prodhon antitrupa (trupa imune), të cilat i vijnë në ndihmë fëmijës duke e mbrojtur nga sëmundjet e ambientit rrethues.
Foshnja gjatë ditëve të para të lindjes është epiqendër e sulmeve të ndryshme si rezultat i baktereve, por qumështi i gjirit është prodhues i disa baktereve kundërhelmuese, që quhen lactobacillus, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe përmes saj zvogëlohen sëmundjet e kapsllëkut, barkqitjes, alergjisë, etj.. Qumështi i gjirit e mbron foshnjën edhe nga diarreja, infeksionet në veshkë, të vjellët, prostata, problemet në frymëmarrje etj..
-Qumështi i gjirit forcon shtresën e zorrëve të fëmijëve të vegjël.

Dy: Dobitë psiko-fizike dhe edukative të qumështit të gjirit

-Fëmija që rritet duke u ushqyer me qumësht gjiri është më i zhvilluar sesa fëmija që rritet me shishe (biberon).
-Gjidhënia është faktor psikologjik, pasi dihet se nëna e cila mban foshnjën në gji për disa muaj me radhë veç ushqimit i jep fëmijës edhe kujdesin dhe përgatitjen, të cilat mjekët i quajnë faktorë që forcojnë lidhjet nënë-fëmijë dhe me ndikime mjaft pozitive pas moshës së fëmijërisë. Përmes gjirit fëmija përfiton cilësitë e nënës. Nga kjo pikëpamje juristët islamë nuk preferojnë që të merret qumështi i gjirit nga çdo femër e sidomos nga ato femra që njihen si mëkatare apo me sëmundje të ndryshme trashëguese. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Gjiri ndryshon natyrshmërinë.”
-Qumështi i gjirit ndikon në rritjen e fëmijëve të shëndetshëm jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Shkencëtarët thonë se të ushqyerit e fëmijëve me qumësht gjiri gjatë nëntë muajve të parë të jetës së tyre i bën ata më inteligjentë kur të rriten. Shkencëtarët amerikanë të mjekësisë thonë se rritja e kësaj inteligjence varet nga numri i muajve që njeriu është ushqyer me qumësht gjiri gjatë periudhës së dhënies së qumështit të gjirit nga e ëma. Pas një studimi me më shumë se një mijë e pesëqind gra që nga periudha e shtatzënisë deri në kohën kur fëmijët e tyre arritën moshën tridhjetë vjeçare, shkencëtarët citojnë disa arsye që personat e ushqyer me qumështin e gjirit gjatë nëntë muajve të parë të foshnjërisë kanë një shkallë më të lartë inteligjence sesa të tjerët.
-Personaliteti i fëmijës fillon të formohet që nga fëmijëria. Njeriu mban në vetvete një grup mendimesh për sende, ndjenja dhe veprime, përmes të cilave percepton gjërat dhe me anë të tyre formon metodë të veçantë të njohjes së ambientit që e rrethon. Këto ndjenja formojnë personalitetin e tij dhe më pas rregullojnë shoqërinë që nga vegjëlia e tij e hershme, atëherë kur fëmija fillon të ketë pamjet e ndryshme dhe lidhjet e tij me të tjerët si dhe të shprehë ndjenjat e tij pranë të tjerëve. Fëmija në muajt e parë fillon të perceptojë disa zëra, tinguj, të cilët më tepër i dallon gjatë muajit të gjashtë të zhvillimit, kohë kur kontakton më shumë me rrethin, kurse gjatë periudhës dyvjeçare fillon kontaktet edhe përmes bashkëbisedimit.

Tre: Dobitë shëndetësore për nënën nga gjidhënia

-Gjidhënia është shumë e dobishme për vetë gjidhënësen (mëndeshën). Ndër këto dobi është edhe pengimi i kancerit në gji dhe mitër. Shkencëtarët suedezë gjatë hulumtimeve të tyre pohojnë se virusi Papilloma shkakton dëme në lëkurë dhe është sëmundje me përmasa të mëdha, mirëpo vendosja e vetëm njërit prej materieve të gjirit në lëkurë, që quhet Namilt, zvogëlon dëmet e këtij virusi. Sipas statistikave botërore, 6.3% të femrave në shtetet e zhvilluara i ekspozohen kancerit në moshën 70 vjeçare, kurse në shtetet e varfra 2.7%.
-Gjidhënia rehabiliton mitrën dhe zvogëlon gjakderdhjen gjatë lehonisë. Gjidhënia e mbron nënën nga dobësimi i eshtrave si dhe ndihmon në shtyrjen e kohës së sterilitetit.
-Mjekët preferojnë që nëna ta ushqejë me gji fëmijën kur të dëshirojë fëmija, ngase thithjet e fëmijës ndikojnë në lirimin e djersëve të nënës. Vëzhgimi i të thithurit ndikon në verifikimin e urinimit të fëmijës. Nëse nëna merakoset për fëmijën se apo ngopet apo jo, atëherë le t’i vëzhgojë urinimin.
-Shkencëtarët në Afrikën e Jugut thonë se kanë gjetur prova se nënat me HIV pozitiv (të infektuara me SIDA), që i ushqejnë fëmijët vetëm me qumështin e gjirit, ka më pak mundësi t’ua kalojnë infeksionin e tyre fëmijëve që pinë qumësht gjiri sesa fëmijëve që i ushqejnë me qumësht në shishe apo me ushqime të tjera. Një studim me më shumë se 2700 gra ka arritur në përfundimin se vetëm 4% e fëmijëve që ushqeheshin vetëm me ushqim gjiri merrnin virusin HIV. Kjo na jep të kuptojmë se 96% e fëmijëve të cilët ushqehen ekskluzivisht vetëm me ushqim gjiri janë të mbrojtur nga virusi HIV.

Sadat Rrustemi
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Ne fakt eshte shume e vertet, femijet qe kane pire qumesht deri ne moshen 3 vjeç rriten me nje imunitet te forte e nuk preken lehte nga semundjet e ndryshme kur jane ne moshe madhore.
 
Titulli: Pe: Gjidhënia dy vjet të plota

Une nje pytje kisha?
KY allahu.Krishti dhe te tjere shejtera,,(qofshin e rrofshin deri ne perjetsi.),,a na kan lene ndonje cop jete te pa ligjeruar me jetu,siq duam ne,,siq mendojm ne,,dhe siq UNE,TI APO TJETRI e quan te drejt,..!!??
Mua shpesh keto Ttabllot shume fetare me ngjajn me nje pushtues mizor,qe ska meshir mbi besimtarin e tij.
(qofsha e gabuar)
Kerkoj ndjes se pari qe nderhy por kisha dasht vetem me te tregu se jeta eshte e planifikuar, don apo sdon ti... prej kur lind femija e deri kur vdesim.. vet prindi na harton nje plan kur jemi femije, sepse ne kemi nevoj per nje udherrefim qe mos gabojm mos lendohemi ne jete, pastaj filloim ne shkolle, mesuesi bashk me prindrit na japin nje plan, qe d.m.th. prap ndjek nje udherrefyes, e pasi rritemi martohemi, ndjekim keshilla qe na kan lene prindrit ndonje shok, ose dijetar ose shkrimtar, lexojm sa me shume qe ta jetojm jeten te mire te sigurt. Allahu na ka lene hapsir te jetojm ne si duam. Allahu i obligon ato njerez qe kane qumesht dhe se e din se eshte me mira per femijen, Ai di ate qe ne nuk e dimi... prandaj nese nuk beson ne Zot, eshte tjeter problem, mirepo te besh sikur din ndonje gje ather gabohesh...se asgje sdin ne lidhje me ate pushtuesin mizore sic e quan ti...se me Bujar, me Meshirues dhe Meshireberes se Ai nuk ka... prandaj nese nuk deshiron mos i jep 2 vjet, nese don aspak, se ti ndjek planin e jot....
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Tani se e kemi jeten me plan urbanistik apo te ndertuar pa leje (pa lejen tone prej zotit po mendoje) ;) edhe munde te debatojme, por une do debatoje rreth temes.

Cuni edhe ca dite me bene dy vjet! Ziheshim me te shpesh gjate ketyre dy viteve per konteste pronesore. Me takojne mua apo atij. Nje nate zenka per pronat arriti kulmin dhe vendosem ti ngulim guret se nga na bie, njehere e pergjithmone.

Shkalla e pare gjyqesore, me gjyqtare finsiken time, :cekic::cekic: vendosi se pronat tash e tutje me kalojne mua ne shfrytezim :qershi::qershi:sa i lumtur dhe fitimtar ndjehem :danse::danse::danse:
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Femija qe pin qumshtin e gjirit te nenes per nje kohe me te gjate , eshte me i afert me nenen e tije dhe me familjen e tije :D
Tash qe i ka kap problemi femrat se mos po demtohen gjinjet apo mos po zgjaten e pastaj te behen nderhyrje kirorgjike sepse sduken mire eshte problemi tjeter e arsyeton si te duash nje gje te tille :D
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Ore se keni marre zjarr.
Te pakten mbesa ime duke filluar nga i 6 muaj nuk i mjaftonte qumeshti.
Mund edhe te ndodhe qe qumeshti behet i hidhur, eshte e lehte te flasesh per rregulla por thjeshte kur i jep te pish qumesht eshte sikur
heq nje pjese fuqie te jetes tende.
Por kot me ju pyt une, se tani urdherat jane urdhera te besimit edhe i kuptoj.
Por nenat e juaja 2 vjet ua kane zgjat qumeshtin???
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Te pakten mbesa ime duke filluar nga i 6 muaj nuk i mjaftonte qumeshti.

E ema e saj nuk paska pasur qumesht te mjaftueshem ose qumeshti s'ka qene i mire sa duhet,per ta ngopur beben.

Por nenat e juaja 2 vjet ua kane zgjat qumeshtin???

Une 1 vit e gjysem me duket :D
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

E ema e saj nuk paska pasur qumesht te mjaftueshem ose qumeshti s'ka qene i mire sa duhet,per ta ngopur beben.

Une 1 vit e gjysem me duket :D

Jo jo my lov por ishte sh llupese lol :D
Po tani mami yt se kishte si obligim per 2 vjet?
Apo nese jane rrethanat per shendet apo qe ska mjaftueshem nuk eshte problem.
 
Pe: Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Femija qe pin qumshtin e gjirit te nenes per nje kohe me te gjate , eshte me i afert me nenen e tije dhe me familjen e tije :D
Tash qe i ka kap problemi femrat se mos po demtohen gjinjet apo mos po zgjaten e pastaj te behen nderhyrje kirorgjike sepse sduken mire eshte problemi tjeter e arsyeton si te duash nje gje te tille :D

Edhe pak e do i mjelni si lopet ato...kur behen krahasime te tilla ne teme sikur femra e gjinjte e saj te jene prone e dikujt me vjen per te vjell...Nuk behet debati per estetiken ore djalosh qe me mire mos flasesh se je mashkull e aq kupton ti nga trupi i femres..ta zesh ta kapesh e ta lozesh sipas kapricove te tua qe ke por kur gjiri i nenes lendohet nga kafshimet e femijes mund te behen plage dhe plaga si dihet si zhvillohet me tej...por pervec kesaj qe rrezikon nena te demtoj gjirin nga ana shendetesore ajo s'do mund ti jap te pije me femijes me nje gji te lenduar e te infektuar ...por edhe nga ana tjeter edhe na kap problemi qe sdukemi mire e eshte normale besoj se duam te jemi joshese e ti pelqejme burrit tone qe mos shikoj gjinj te tjera ai:gjyshe:
 
Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

por edhe nga ana tjeter edhe na kap problemi qe sdukemi mire e eshte normale besoj se duam te jemi joshese e ti pelqejme burrit tone qe mos shikoj gjinj te tjera ai

Obobobob, ju ar dhe best LOL

cfare justifikimi i trash category:cek:
 
Titulli: Pe: Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Edhe pak e do i mjelni si lopet ato...kur behen krahasime te tilla ne teme sikur femra e gjinjte e saj te jene prone e dikujt me vjen per te vjell...Nuk behet debati per estetiken ore djalosh qe me mire mos flasesh se je mashkull e aq kupton ti nga trupi i femres..ta zesh ta kapesh e ta lozesh sipas kapricove te tua qe ke por kur gjiri i nenes lendohet nga kafshimet e femijes mund te behen plage dhe plaga si dihet si zhvillohet me tej...por pervec kesaj qe rrezikon nena te demtoj gjirin nga ana shendetesore ajo s'do mund ti jap te pije me femijes me nje gji te lenduar e te infektuar ...por edhe nga ana tjeter edhe na kap problemi qe sdukemi mire e eshte normale besoj se duam te jemi joshese e ti pelqejme burrit tone qe mos shikoj gjinj te tjera ai:gjyshe:

Te gjitha keto fjale qe ke thene deri tek kjo qe te kam bere bold , jan per ta arsyetuar kete te fundit pra e gjith esenca pse JO eshte kjo e fundit :D

oh sa xheni qe jam :D :D :D :p
 
Titulli: Pe: Titulli: Gjidhënia dy vjet të plota

Edhe pak e do i mjelni si lopet ato...kur behen krahasime te tilla ne teme sikur femra e gjinjte e saj te jene prone e dikujt me vjen per te vjell...Nuk behet debati per estetiken ore djalosh qe me mire mos flasesh se je mashkull e aq kupton ti nga trupi i femres..ta zesh ta kapesh e ta lozesh sipas kapricove te tua qe ke por kur gjiri i nenes lendohet nga kafshimet e femijes mund te behen plage dhe plaga si dihet si zhvillohet me tej...por pervec kesaj qe rrezikon nena te demtoj gjirin nga ana shendetesore ajo s'do mund ti jap te pije me femijes me nje gji te lenduar e te infektuar ...por edhe nga ana tjeter edhe na kap problemi qe sdukemi mire e eshte normale besoj se duam te jemi joshese e ti pelqejme burrit tone qe mos shikoj gjinj te tjera ai:gjyshe:

Sinqerisht se nga te vijne ty keto gjera sdi si te medoj???
Ti je personi i dyte qe me dukesh as ne qiell as ne toke.
Moj ti kur te kopjosh pergjigje kopjoje deri ne fund.....
E me kete te fundit i ke ven vulen.

Te kujtoj qe po flasim per qumesht nga ana e nenes jo per gjoks ***y :)
 
Back
Top