Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjëzëtari: Gjëza logjike

TEORI E GJËZËTARISË

GJËZAT LOGJIKE


Një lloj mjaft i këndshëm dhe interesant i gjëzave janë gjëzat logjike.

Ato janë një ushtrim i mirë për zhvillimin e të menduarit logjik, por edhe për stërvitjen e mendjes që të mendojë në mënyrë krijuese, sidomos atëherë kur zgjidhja nuk duket në shikim të parë.

Zgjidhja e tyre kërkon që zgjidhësi të jetë në gjendje të mendojë logjikisht, vizualisht dhe kreativisht: të vëzhgojë me kujdes, të lidhë të dhënat, të dallojë marrëdhëniet mes tyre dhe të mos mjaftohet gjithmonë me atë që duket në pamje të parë.

Një veçori e rëndësishme e shumë gjëzave logjike është kleçka - ajo hileja e vogël, e zgjuar dhe e qëllimshme, e fshehur në formulimin, në ndërtimin ose në këndvështrimin e gjëzës. Kleçka mund ta çojë zgjidhësin për pak në një drejtim të gabuar, por pa e mashtruar; përkundrazi, ajo e sfidon dhe e detyron të mendojë ndryshe.

Pra, kleçka është ajo hileja e zgjuar e gjëzës, që e fsheh zgjidhjen pa e mashtruar zgjidhësin.

Prandaj, një gjëzë e mirë nuk është vetëm ajo që ka një përgjigje, por ajo që e sfidon zgjidhësin për ta gjetur atë.

Në këtë kuptim, gjëzëtari dhe zgjidhësi vazhdojnë edhe këtu lojën e tyre të veçantë: njëri e fsheh, tjetri e zbulon; njëri ndërton kleçkën, tjetri e kap atë.

02. Teori e gjëzëtarisë - gjëzat logjike.webp
 
Gjëza e parë:

01. gjëza e parë logjike J.webp
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back