-
- Anëtarësuar më
- Feb 26, 2009
-
- Mesazhe
- 1,965
-
- Reagimet e mara
- 1,186
-
- Mosha
- 70
-
- Vendndodhja
- Danimarkë
-
- Website i juaj
- www.radioprojekt.dk
Gjëzëtari – lojë me shkronja e fjalë
* Fjala e re nga dy shkronjat e fundit të fjalës paraprake
Rregullat e lojës:
Jepet një fjalë, ta zëmë: forumi.
Anëtari i parë që vjen, nga kjo fjalë (forumi), merr dy shkronjat e fundit " mi " dhe gjen një fjalë të re që fillon me mi, p.sh. ministri, dhe e poston këtë fjalë.
Anëtari tjetër, nga fjala ministri, merr dy shkronjat e fundit " ri " dhe sjell një fjalë të re që fillon me ri, p.sh. rimëkëmbje.
... dhe kështu vazhdon cikli.
Në rastet kur nga dy shkronjat e fundit nuk ka ndonjë fjalë që fillon me to, si p.sh. Shqipëria (sepse nuk ka fjalë shqipe që fillon me ia), quhet lojë e mbyllur.
Në këtë rast, anëtari që vjen duhet të fillojë me një fjalë të re, ta zëmë: Kosova...
Shkronjat e dyfishta nuk ndahen, sepse ndiqet parimi tingullor. Për shembull, nga fjala vashë nuk mund të merren dy shkronjat e fundit hë dhe të gjendet një fjalë që fillon me to, p.sh. hëna. Merret grupi tingullor shë, dhe prej tij mund të gjendet, p.sh., shëmtirë.
Kujdes! Fjalët duhet të jenë gjuhësisht të sakta.
Qëllimi i lojës: argëtim dhe pasurim i fjalorit me fjalë të reja.
Argëtim të këndshëm!
Demkë xhani