Titulli: Gjesti i Xherdan Shaqirit me flamurin e kosoves e te zvicres ne dore
Po sjell një përgjigje të Redi Jupit për të parë se ç'ka ndodhur me Shaqirin dhe Xhakën.Kështu ndaloni duke përmendur milionat dhe të tilla budallallëqe si, i kërkoi lek federata që të luajnë me ne.Nëse ata zgjodhën të luajnë me Zvicrën ok,por mos thoni që marrin miliona dhe që j'u ka kërkuar federata miliona.
Pra, ju thoni se më së shumti është çështje vullneti?
Po, sigurisht. E thashë edhe më lart se në Kombëtare nuk merr shpërblim kur luan, nuk ka pagesë, por vihet nëse e ndjen se duhet t’i mbrosh ngjyrat e vendit tënd, prandaj them se çfarëdolloj gjëje që të bëjë federata, nëse një lojtar nuk dëshiron të vijë, është e kotë që pastaj këtë e kthen edhe në një çështje nacionalizmi.
Ju thoni se është shumë punë, por fakt është ama se lojtarë si Xhaka, Shaqiri sot luajnë për kombëtare të tjera…
Unë personalisht nuk merrem me median, pasi kam vërejtur se është shkruar shumë gjatë këtyre ditëve për këta lojtarë. Unë di t’ju them se me Xhakën dhe familjen e tij kam punuar personalisht më shumë se 2 muaj për ta sjellë në ekipet tona kombëtare. Kam folur me babanë e tij jo vetëm për Granitin, por edhe për Taulantin dhe ata nuk donin që të vinin të luanin për Shqipërinë.
Përse, cila ishte arsyeja që nxirrnin në këtë mes?
Pikë së pari nuk kishin mundësi ligjore, e kam fjalën nuk kishin as pasaporta kosovare dhe as shqiptare, ndërkohë që kishin luajtur për ekipet zinxhir të Zvicrës dhe zviceranët po punonin intensivisht për t’i mbajtur. Tentuam me anë të mamasë, e cila kishte prejardhje nga një fshat i Kukësit në kufirin Kosovë-Shqipëri. Punuam shumë me avokatin e familjes, por në fund nuk u zgjidh asgjë. Tani unë nuk di t’ju them me saktësi, nëse kjo ishte edhe dëshirë e Xhakës dhe e familjes së tij për të luajtur për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë, pasi e kam të vështirë të futem në mendjen e njerëzve.
Po për Shaqirin?
ثshtë pak a shumë i njëjti gjykim. Xherdani ka luajtur me ekipet zinxhir të Zvicrës që në moshë fare të vogël, me U-16, U-17 dhe u rrit në ato skuadra. Natyrisht, federata zvicerane punoi shumë edhe nëpërmjet klubit të Bazelit që një lojtar si Shaqiri të luante për ta. Por kjo nuk duhet ngatërruar me nacionalizmin dhe me demagogjitë që kam dëgjuar gjatë këtyre ditëve. Duhet të kuptojmë se një lojtar si Xhaka e Shaqiri, por edhe gjithë të tjerët nuk kanë asnjë detyrim ndaj kombëtareve. Ata nuk paguhen financiarisht për të luajtur me Zvicrën, por thjesht me dëshirën e tyre kanë zgjedhur të luajnë për këtë vend.
“Rekrutët” e rinj të kuqezinjve
Dymbëdhjetë lojtarë me origjinë nga Kosova ose Maqedonia janë pajisur në dy vitet e fundit me pasaporta shqiptare dhe aktivizohen në përfaqësueset tona, nga U-17 deri te U-21: Imran Bunjaku, Arbnor Fejzullahu, Agonit Sallaj, Mërgim Bajraktari, Leotrim Gashi, Shpend Matoshi, Lorik Aliu, Almedin Murati, Fabian Lokaj, Fatlum Ramadani, Gjelbrim Taipi dhe Berat Beqiri. Që të gjithë këta janë rekrutuar nga zyra e talenteve të FSHF-së.
Këto janë të vërtetat për Shaqirin,Xhakën etj.Nuk janë të ardhurat ekonomike pasi nga kombëtarja nuk marrin gjë,përveç ndonjë shpërblimi për ndeshje që nuk është se j'u nevoitet shumë.Nuk është se federata ka kërkuar lek ashtu si thonë disa,madje federata j'u ka shkuar nga prapa dhe do të jepte lek për ti pasur jo më t'ju merrte.
Rasti i fundit është Ergys Kaçe,i ikur nga Shqipëria në moshën 3 vjeçare,një mesfushor 19-të vjeç që luan në një prej ekipeve më të mira greke.Kjo federata që kërkon lek, me shpenzimet e saj i ka dërguar një menaxher në Selanik për më shumë se 4-tër muaj që ti mbushë mëndjen të luajë për Shqipërinë atij dhe familjes.I njëjti rast me Xhakën dhe Shaqirin.Ndërkohë që menaxheri i lojtarit është një ish lojtar grek nga më të njohurit e vëndit, Liberopulos.Pasi ka marrë dhe pasaportën greke,mes shumë tratativash me aq sa informohet ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë,në ndeshjen me Norvegjinë pritet të jetë i grumbulluar.Prandaj zgjedhjen e lojtarëve mos j'a faturoni të ardhurave ekonomike se nuk kanë lidhje,aq më pak federatës.Të flasim shtrembër por të rijmë drejt,këta që nuk lujnë për Shqipërinë,nuk luajnë sepse nuk ndjehen më shqiptarë,jo se po marrin më shumë lek me kombëtaret e tjera,dhe jo se j'u ka kërkuar lek federata jonë.