Gjestet shpeshherë zbulojnë mendimet që nuk shprehen me fjalë, prandaj në vazhdim do të gjeni 8 nga gjestet kryesore që shfaqin ndjenjat dhe mendimet e meshkujve. Gjatë takimeve me njerëz që u pëlqejnë apo nuk u pëlqejnë, meshkujt instinktivisht ngrenë ose mbledhin vetullat. Në rast se njeriu që takojnë u duket interesant, simpatik, ata i ngrenë paksa vetullat, ndërsa në të kundërtën, i mbledhin duke krijuar rrudha të lehta në ballë.
Kur një burrë, pasi takohet me dikë, e mban gojën të hapur paksa, bashkëbiseduesi/ja paraqet interes për të. Nëse ka interes apo jo për dikë, kjo duket qartë në fytyrën e mashkullit. Veç dy shenjave të sipërpërmendura, ai do të buzëqeshë dhe sytë e tij do të rrezatojnë. Nëse mashkullit i pëlqen një femër, ai fare instinktivisht do të shkojë dorën mbi flokë, madje e përsërit këtë gjest disa here.gazetajone