Gjermania shkel Australinë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Gjermania e ka filluar në mënyrën më të mirë Kampionatin e sivjetmë Botëror, duke shënuar fitore të thellë prej 4-0 kundër Australisë.
f.0613221925898_m.jpg

‘Mannschaft’ dominuan përballë ‘kangurëve’ duke i nëpërkëmbur në tërësi gjatë pjesës së parë, si dhe në pjesën më të madhe të fraksionit të dytë të lojës.

Lukas Podolski filloi serinë e golave duke realizuar një gol të bukur nga distanca (8’). Pas disa rasteve që pati, më në fund Miroslav Klose arriti të shënojë për të dyfishuar epërsinë (27’) dhe për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.

Australianët e filluan më mirë pjesën e dytë, mirëpo gjërat i përkeqësoi Tim Cahill, i cili u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje në Bastian Schweinsteiger (56’).
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Pas epërsisë numerike në fushë dhe lojës së bukur, gjermanët nuk e patën të vështirë të realizonin edhe gola të tjerë.

Thomas Muller shënoi golin e tretë për Gjermaninë, derisa Cacau realizoi për rezultatin 4-0, vetëm dy minuta pasi u inkuadrua në fushë (70’).

Pas kësaj fitoreje Gjermania pozicionohet në vendin e parë në Grupin D, me pikë të barabarta me Ganën, që më herët mposhti Serbinë. /Telegrafi/


Klose i ngazëllyer me fitoren
Miroslav Klose ishte plot krenari në prononcimin e tij të parë për media pas ndeshjes ndaj Australisë, duke u shfaqur tejet i kënaqur me golin e 11-të të shënuar gjatë kampionateve botërore.

“Gjithçka shkoi mirë dhe është me rëndësi që gjërat shkuan mirë në ndeshjen e parë. Ne kemi fituar respekt. Keni parë se jemi kënaqur me futbollin e luajtur në atë sfidë. Unë e di se mund t’ia dal. Unë ndjehem shumë mirë”, theksoi Klose.

Gjermania me këtë fitore, pos tri pikëve dhe pozitës së parë në grupin D, ka fituar edhe statusin e favoritit kryesor me paraqitjen fantastike të treguar ndaj australianëve. /Telegrafi



Loew kërkon një Gjermani edhe më të fuqishme

Përzgjedhësi i kombëtares gjermane, Joachin Loew thotë se ekipi i tij ka ende për t’u përmirësuar.

Gjermania dominoi ndaj Australisë në ndeshjen e mbrëmshme, duke shënuar fitore me rezultat 4-0 me golat e Lukas Podolski, Miroslav Klose, Thomas Muller dhe Cacau.

“Ka ende hapësirë për përmirësim. Mbrojtja ishte e shkëlqyeshme, ata kanë treguar një lojë shumë të mirë dhe kam qenë i kënaqur me kundërsulmet. Por në aspekt të mbylljes së hapësirave në mes të mbrojtjes dhe mesfushës, mendoj se ndonjëherë ishim shumë mbrojtës. Do të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Loew. /Telegrafi/
 
Titulli: Gjermania shkel Australinë

LOL ishim shume mbrojtes ??? po te duket kjo skuader shume mbrojtese paske idet e qarta Loew bravo LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top