Gjermania e ka seriozisht: Gjoba deri 50 milionë Euro, për gjuhën e urrejtjes

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Gjermania e ka seriozisht: Gjoba deri 50 milionë Euro, për gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rreme në Facebook
Screen-Shot-2017-04-05-at-13.56.08.jpg
Gjermania është duke miratuar legjislacionin që kërcënon gjigandë të teknologjisë, si Facebook Inc., me gjoba deri në 50 milionë Euro, nëse këto kompani nuk u japin përdoruesve zgjedhjen për t’u ankuar, në lidhje me gjuhën e urrejtjes apo lajmet e rreme, ose refuzojnë të heqin përmbajtje të paligjshme.

Kabineti i Kancelares Angela Merkel mbështeti sot një ligj, i cili do të detyrojë gjithashtu kompanitë të pastrojnë përmbajtje që është shenjuar si pornografi me fëmijë apo që nxisin terrorizmin – dy kategori këto që i janë shtuar draftit origjinal. Zyrtarët përgjegjës të korporatave rrezikojnë gjoba të veçanta, që shkojnë deri në 5 milin Euro. Nëse miratohet në Parlament, kjo masë do të jetë më e ashpra e miratuar, me të cilën përballet Facebook.

“Ofruesit e rrjeteve sociale janë përgjegjës, kur platforma e tyre keqpërdoren për të propaganduar krime urrejtjeje dhe lajme të rreme”, deklaroi Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas. Qëllimi është që të detyrohen rrjetet sociale të vënë në zbatim ligjet ekzistues në Gjermani, për përmbajtjen e paligjshme, “shpejt dhe plotësisht”, tha ai.

Koalicioni qeverisës i Angela Merkelit, që përfshin dy partitë më të mëdha në vend, po rrit presionin mbi rrjetet sociale që të frenojnë përhapjen e lajmeve të rreme dhe postimeve dashakeqe, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 24 shtatorit në Gjermani. Facebook ka afro 29 milionë përdorues në Gjermani, dhe më parë ka thënë se do të punojë me kontrollues të pavarur të fakteve në vend, për të identifikuar lajmet e rreme dhe për t’i shoqëruar këto lajme me një paralajmërim për lexuesit. / bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2017-04-05-at-13.56.08.jpg
    Screen-Shot-2017-04-05-at-13.56.08.jpg
    133.8 KB · Shikime: 0
Duhet,pasi bota e internetit tashme eshte nje nder mjetet me te perdorura per komunikim ne bote.
Eshte dicka ku njihesh,formohen ide,rryma dhe dalin ne rrafsh real.
Keshtu qe gjej si dicka te domosdoshme dhe te dobishme.
 
Nese une psh shaj tani dhe them eshte nje artikull pak vk
Wxp paguan 25 mije euro apo 50?
Se thashe pak eee. Kjo ben diferencen.
 
Back
Top