Gjermani, Bavaria ndalon burkën në shkolla dhe institucione shtetërore

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gjermani, Bavaria ndalon burkën në shkolla dhe institucione shtetërore

0430539E000003E8-0-image-a-3_1487748562398.jpg


Shteti gjerman i Bavarisë do të ndalojë mbulimin e plotë të fytyrës në shkolla, universitete, institucione qeveritare dhe qendrat e votimit.

Ky vendim i shtetit jugor gjerman vjen vetëm disa muaj para zgjedhjeve federale.

“Komunikimi nuk bëhet vetëm nëpërmjet gjuhës, por edhe me anë të shprehjeve të fytyrës dhe gjesteve”, tha ministri i Brendshëm bavarez Joachim Herrmann. Burka ka ngjallur shumë debat dhe gjermanët janë shprehur pro ndalimit të saj, pasi sipas tyre kjo ka të bëjë me sigurinë e vendit.

اështja e emigracionit është diskutuar shumë së fundmi në Gjermani dhe kancelaria Merkel është vënë në qendër të kritikave për politikën e saj të dyerve të hapura.

g,shqip
 
Back
Top