Gjermanët humbin besimin tek Amerika

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Betimi i Presidentit të ri amerikan ka rrëmbyer vëmendjen e botës. Por edhe pse asgjë nuk e pengon tashmë vendosjen e Donald Trump-it në krye të Shtëpisë së Bardhë, gjermanët ende e kanë të vështirë ta besojnë se Amerikën do ta drejtojë biznesmeni kontrovers.

Kjo vlen si për politikanët, ashtu edhe për popullsinë. E vetmja që sheh dritë në fund të tunelit është ekonomia.

"Nëse Trump do të kandidonte në Gjermani, ai kurrsesi nuk do të ishte bërë president", vënë në dukje ekspertë të Institutit të Demoskopisë “Dimap” të cituar nga DW.

Hulumtimet tregojnë se me fitoren e Trump-it ka rënë dukshëm besimi i gjermanëve ndaj SHBA-së. Përpara zgjedhjeve, një në dy gjermanë e shihnin SHBA si partner të besueshëm. Tani, shifra ka mbërritur një në pesë.

Mosbesimi i referohet të gjithë sistemit politik të Shteteve të Bashkuara, i cili bëri të mundur Trump-in. Në mënyrë të veçantë shihet me shqetësim mbërritja e një njeriu të tillë në një pozicion kaq të pushtetshëm, sepse prej tij mund të ndihen të inkurajuar edhe politikanë të tjerë populistë. Po vihet gjithashtu në pikëpyetje edhe bashkëpunimi ndërkombëtar në rast konfliktesh, transmeton tch.

Të gjithë presin të shohin çfarë qëndrimi do të mbajë Trump ndaj NATO-s. Ndërkohë, pavarësisht kërcënimit të republikanit për gjobat doganore dhe frenimin e tregtisë së lirë, 64 përqind e drejtuesve në ekonominë gjermane shohin mundësi për sipërmarrjet e tyre me qeverisjen e tij.
gjermani-amerike_1484920293-7368005.jpg
http://www.gazetaexpress.com
 
Back
Top