Gjergj Fishta

CoNNecT

Administrator
Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barى. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.

I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave".
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.
Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.
Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

VEPRA
Poezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimatia e tij përfshin 40 vite të jetës, ai përdori 24 pseudonime.
Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve, rrethanave që kanë bërë që Fishta, si epik të quhej "Homer i Shqipërisë". Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit , mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.
 
Lirika

Kryevepër e lirikës së Fishtës konsiderohet pothuaj njëzëri nga njohësit e tij "Mrizi i zanave". Ai e ndante lirikën e tij në dy lloje: atdhetaret dhe të përshpirtshmet ose ato të jehonës së shpirtit.
Nëse e gjithë krijimtaria e Gjergj Fishtës është quajtur përmendore e gjallë e gjuhës shqipe, poezia e tij "Gjuha shqype" mund të quhet lirika më e bukur që i është kushtuar asaj në krejt poezinë tonë. Krahasimet e njëpasnjëshme, me thelb metaforik sublim, që shkallëzohen drejt ngjitjes e bëjnë atë krijim himn të përkryer.
Nëse sublimiteti i poezisë së mësipërme realizohet nëpërmjet shprehjeve delikate të brishta e flladitëse, ky tipar në poezinë "28 Nanduer 1913", "Nji gjamë desprimit", "Syrgite mortui", "Emancipacioni i kombit shqiptar" etj., realizohet përmes vrullit të papërmbajtur, përmes ashpërsisë ngjethëse, përmes thirrjeve dhe kushtrimeve luftarake. Poezia "Nji gjamë desprimit" është një gjëmë e një klithmë që akuzon agresionin e Malit të Zi të 16 prillit 1914 ndaj Shkodrës dhe viseve tona veriore. Poezia "Surgite mortui" që fajëson Evropën për të gjithë tragjeditë që po i ndodhnin Shqipërisë, e cila s'ka marrë ende frymë nga varfëria pesëshekullore turke, ishte shembull i ashpërsisë së skajshme të stilit të Fishtës ku nuk kursehen përbuzjet, sharjet neveritëse, sarkazma, grotesku, ku u bëhet apel luftarak të gjallëve dhe të vdekurve, varreve dhe djepave.
Në lirika filozofike ai trajton çështje të përgjithshme të jetës e të botës. Ndër më të realizuarat janë "Burrnia", "Kataklizmi i rruzullimit", "Një lule vjeshtet", "Gurrave të Jordanit" etj. Në poezinë "Burrnia" me një plastikë të përsosur, me një ndërtim të saktë klasik, ndeshen jeta dhe vdekja. Epërsia apsolute është në anën e vdekjes, e cila zotëron çdo mjet për ta asgjësuar bukurinë fizike të natyrës dhe të njeriut. Në të kundërtën lirika "Katalikizmi i rruzullimit", ndonëse ka thelb filozofik, fillesën dhe misionin e ka të natyrës etike, morale. Në emër të së mirës së përdhosur, të së bukurës së shkelur, ai nxit gjithë forcat kaotike, me qëllim që të rivendosë harmoninë mes përbërësve të rruzullit dhe, njëkohësisht në harmoni gjithë rruzullin në Gjithësi. Në poezinë "Nji lule vjeshtet", me njëmbëdhjetërrokësha të bardhë, poeti ankohet për vdekjen, ngrihet në mbrojtje të idealit të së bukurës, së mirës, së dobishmes. Në odën "Gurrave të Jordanit" në strofa safike ai e përjeton me dhembje të kaluarën që vete e nuk kthehet më, por mbresën, ia ka lënë të pashlyeshme njerëzimit, si vetë rrjedha e ujit që, ndonëse është e përjetshme, sipas dukjes, në të vërtetë rinohet, ndërron paprerë.
Ndër lirikat e buta shquhen "Mbi vorr t'Anton Xanonit" që i afrohet lirikës së llojit intim të shoqërisë e miqësisë për nga fryma e qortimit, e lavdërimit, e mirëkuptimit mes heroit lirik dhe bashkëbiseduesit. Lirikë e mallit universal, për atdheun, nënën, mjediset intime, vatrën familjare, fëmijërinë e rininë është "I dëbuemi".
Më 1907 Fishta botoi pa emër përmbledhjen e parë satirike "Anzat e Parnasit" e cila u ribotua më 1928 dhe 1942, e pasuruar. Studiuesit hamendeshin nëse Fishta është më i madh si epik, lirik, ose si satirist. Sidoqoftë ai mbetet satiriku më i madh i letërsisë sonë.
 
Satira

Satira e tij u tregua e pamëshirshme ndaj veseve të kohës. Pa kompromis, ai goditi dukuritë e shëmtuara negative dhe mbartësit e tyre, cilëtdo që qenë ata. Këto vese e dukuri ai nuk i luftonte vetëm brenda individit, por në rrafshin e gjithë shoqërisë kombëtare. Ai nuk fal askënd që të abuzojë me postin që mban dhe të zhvatë financën kombëtare, të marrë ryshfete, të bëjë veprime prej kopuku e dallkauku, të trajtojë Atdheun si çiflikun e tij, si tapet për karrigen e tij. Në radhë të parë ajo është satirë kundër tradhtarëve, atdhemohuesëve, parazitëve të kombit. Në radhë të dytë është satirë kundër elitës zyrtare dhe veseve klasore të saj. Këtu Fishta na shfaqet si realist i fuqishëm. Vepra artistike më e përkryer artistikisht e Fishtës mbahet "Palokë Cuca", (1912), bashkë me "Gomarin e Babatasit" (1913) që e botoi me pseudonimin Gegë Toska, janë dy kryeveprat e satirës sonë. "Palok Cuca" është poema e heroit komik. Në thelb, Fishta mbron me këtë vepër shkollën kombëtare. Ai stigmatizon e neverit atë kategori të caktuar njerëzish, që nëpërmjet klerit italian u italianizuan në atë masë, saqë ndihen inferiorë ndaj kulturës dhe gjuhës italiane, aq sa ta quajnë poshtëruese gjuhën amtare. Nga njësia e familjes Fishta zgjeron rrethin e objektit të satirës së tij në njësinë e shoqërisë, duke e shndërruar veprën në tablo të të gjithë shoqërisë. Për të tallur, përqeshur e goditur Fishta gjen mjetet shprehëse më të përshtatshme. Këtë e realizon përmes fabulës së shtruar në trajtën e tregimit poetik. Një ngarje të caktuar ai e shtjellon me hollësi, e shqyrton nga të gjitha këndet, duke zbërthyer të gjitha mangësitë, shëmtitë, të këqijat që burojnë prej saj dhe infektojnë, sëmurin atmosferën shoqërore e kombëtare. Konkretësia e mjediseve përmes detajizimeve, gjer në hollësitë më intime e më të turpshme, shndërrohet në qëllim artistik në vetvehte. Përgjithsimet artistike të fuqishme realizohen me një gjuhë të gjallë, plot kolorit. Përmes një qesëndie që gërryen ngadalë e qetë, në mënyrë të shkallëzuar ai vë pranë në të njëjtin tekst mjedisin konservator, primitiv, arkaik, me atë pseudomodern, pseudoqytetërues të kohës, duke zbuluar anët e shëmtuara të tyre. Ngjyrimet më popullore satirike, formulat më të spikatura vihen pranë krahasimeve e metaforave nofka, pranë situatave krahasuese e metaforike fyese. Fjalët e shprehjet e huaja, krahas fjalëve shqipe, si kudo në satirën e tij, krijojnë një atmosferë gjuhësore satirike të veçantë. Sidomos kontrastet mes barbarizmave orientale e atyre oksidentale. Ai vëren se si shartohen në një pemë pa rrënjë të kategorisë mediokre të pseudoelitës, aziatizmi me oksidentalizmin e rrejshëm: te folurit e personazheve është edhe mjeti më demaskues i kategorive njerëzore që ata përfaqësojnë. Kritika është shprehur me të drejtë se këtu, më shumë se kudo gjetkë, realisti e ka tejkaluar romantikun e klasicistin, satirikun, epikun e lirikun.
"Gomari i Babatasit", u botua në situatë që përkonte me beteja të ashpra politike rreth formës që do të merrte organizimi i ardhshëm shtetëror. Kritika fishtjane me ashpërsinë e saj, që nuk fal askënd, lëshoi mbi kokat e deputetëve, ministrave, gjithfarë zyrtarëve të kohës, talljen, fyerjen, sharjen, nëmën e mallkimin, ironinë, sarkazmën, satirën. Nën moton "Populli i falë ata që e mundojnë por nuk ka për të falë ata që e rrejnë", ai shpartallon klikën zyrtare, të cilën i vetmi ideal që e bashkonte, ishte marrëveshja e tyre me gjithë mjetet që u kishte dhënë pushteti në dorë, të zhvatnin trupin dhe shpirtin e shtetit të mjerë të sapofromuar dhe ta linin me turpe e shëmtitë jashtë, ndaj syve të botës. Poeti Babatasi arkeolog, njeriu i kthyer në gomar e anasjelltas, muzeu formal, injoranca që ka veshur petkun e dijes, së qytetërueses, mjedisi i trashëguar anadollak që belbëzon me gjuhën "oksidentale", janë mjetet më efikase përmes të cilave Fishta arrin të nxjerrë në pah kontrastet që kthenin në regresin më poshtërues shoqërinë. Klika që kërkonte të majmej dhe populli që më kot shpresonte, njeriu që s'dilte dot prej thelbit të vet prej gomari, që ngul këmbë në të vjetrën dhe nuk bën asnjë hap drejt të resë, drejt qytetërimit. Fishta gris pa mëshirë fasadën, që dëshiron të krijojë burokracia shtetërore e sapolindur. Një shtet që po formohet nuk mund të durojë në themelet e veta zhvatës makabër, shtinjakë, hipokritë e servilë. Ai prek ato plagë, që më vonë shoqërisë shqiptare iu bënë pjesë e natyrshme biologjike e qënies, iu bënë sëmundje, pa të cilat nuk e kuptonte dot ekzistencën e vet. Duke e kuptuar që atëherë rrezikun, poeti nuk e ruan aspak gojën, përmes fjalorit dhe vizioneve më lakuriqe, të zhveshura nga çdo paragjykim, bën autopsinë e saktë të shoqërisë që po lindte me vese fizikee shpirtërore, nga më fyeset për një komb që krejt ndryshe e meritonte t'i shpërblehej gjaku dhe mundi mbinjerëzor, që i kishte kushtuar së ardhmes së vet.
 
Last edited by a moderator:
Dramaturgjia dhe Publiçistika

Një vend të vëllimshëm në krijimtarinë e Fishtës zë dramaturgjia. Ai shkroi drama, drama lirike (melodrama) dhe tragjedi. Në dramat dhe tragjeditë konflikti është i ndjeshëm. Tonet që i përshkrojnë janë ato heroike. Personazhet dhe karakteret arrihen të skaliten. Në dramat lirike dialogu është më tepër mjet organizues i jashtëm sesa element ndërtues i brendshëm që t'i japë mundësi zhvillimit të veprimeve dhe ashpërsimit të konflikteve. Përsa i përket mjeshtërisë artistike, zotërojnë po ato cilësi që i mishëron edhe krijimtaria poetike. E gjithë dramarturgjia e Fishtës është e shkruar në vargje. Tema e atdhedashurisë është në qendër të pjesës më të madhe të veprave: në dramat "Odisea" dhe "Kthimi i Uliksit në Itakë", në dramat lirike: "Shqyptari i qytetnuem", "Shqyptarja e qytetnueme", "Jerina ose Mbretëresha e Lulevet", e sidomos tragjedinë "Juda e Makab", e cila çmohet si vepra më e mirë dramaturgjike e Fishtës. Tema biblike, e pastrimit shpirtëror të njeriut në luftë me veset për hir të virtyteve dhe të amshuesmërisë së qenies njerëzore është në qendër të dramave lirike. "Baritë e Betlemit", "Luigj Gonzaga". Tema e padrejtësive shoqërore është në qendër të tragjedisë "Hajria" ku mbizotëron realizmi, fryma demaskuese ndaj klasave të pasura.
Një lëndë prej qindra faqesh përmban proza e Fishtës. ثshtë një prozë e frymëzuar, ku lirizmi krejt natyrshëm ndërthuret me humorin, satira me groteskun. Shtresat e fjalorit janë më të larmishmet. Bashkëjetojnë fjalët, shprehjet, ndërtimet sintaksore krahinore me arkaizmat, barbarizmat, zhargonet, me fjalët e shprehjet e latinishtes, të gjuhëve moderne, perifrazimet, citimet etj., etj. E pasur në llojet e lëvrimit është publiçistika. Për patetikën e fuqishme, argumentin, kritikën shëndoshëse si dhe stigmatizuese dallohen shkrimet me temë shoqërore.
Në shënjestër ai vë dembelizmin, përtacinë, indiferencën e shtetasve të shtetit të ri shqiptar, por edhe lakminë ndaj kolltuqeve, grykësinë ndaj privilegjeve, prirjen regresive ndaj aziatizmit si dhe imitimin banal ndaj perëndimores. Ai bënte thirrje që në krye të shtetit të vinë njerëz të kulturuar, atdhetarë, vizionarë largpamës të shtetit e të kombit. Fishta është edhe polemist i fuqishëm, ai polemizon me pena të shtypit vendës si dhe me ato të letrave të huaja. Merr në mbrojtje kulturën, dinjitetin, pastërtinë shpirtërore të kombit. Në polemikat nuk mungon kurrë argumenti bindës autentik, si dhe shoqërimi i tyre me argumente nga filozofitë e ndryshme, shkencat shoqërore e natyrore, por edhe vërshimet patetike ku shpotit, tall e dermon pa mëshirë kundërshtarin. Të njohura janë dhe ligjëratat e Fishtës, ku mbizotëron fryma solemne dhe argumentuese.

Publiçistika
Për vlera të rralla artistike, për frymën objektive e shkencore, shquhet prova eseistike e Fishtës. Një model i përkryer në llojin e vet është reportazhi. "Një udhëtim në Turkinë e re". Njohës i thellë i botës shqiptare, adhurues i saj gjer në kult paraqitet ai në parathënien kushtuar "Kanunit të Lekë Dukagjinit" të Shtjefën Gjeçovit. Njeri me kulturë të gjerë e pasione të mëdha na shfaqet në esetë për Gëten, për arkitekturën, muzikën etj.
Në trashigimninë e tij kanë mbetur edhe qindra faqe të epistolarit, dorëshkrime të ndryshme.
Fishta duke qenë njohës i latinishtes, greqishtes së vjetër, italishtes, frengjishtes, gjuhëve sllave, në disa prej të cilave edhe krijoi, duke qenë njohës i përkryer i shqipes që flitej në viset e Veriut, si dhe i traditës letrare shqiptare që nga Budi e Bogdani, dha shembullin e tij se si mund të sillen në kulturën vendëse thesaret shpirtërore të njerëzimit. Të freskëta e trasparente janë përkthimet nga poezia e Silvio Pelikos, Aleksandër Manxonit, Metastazios etj. Shembull për përkthyesit e Homerit, përgjithsisht të poezisë antike e asaj klasike mbetet Kënga V (fragment) e "Iliadës", përkthyer prej tij. Frymën e lashtësisë heroike, madhështinë e heronjve dhe të betejave ai i mishëron në kompozitat burimore të shqipes, në fjalët e ralla të të folmeve të saj, në brumin e gjallë të shqipes. Tepër kërkues e i saktë është edhe në përkthimet e Kanconiereve të Petrarkës. Fishta përshtati në shqip edhe komedinë "i sëmuri për mend" dhe "Dredhitë e Patukut" të Molierit, përshtatje që shquhen për kolorit e pasuri gjuhësore.
Me veprën e tij të gjerë dhe komplekse Fishta pasuroi ndjeshëm në radhë të parë poezinë, por, gjithashtu, letërsinë tonë dhe kulturën në përgjithësi. Vepra e Fishtës ndikon gjithnjë në zvillimin e letërsisë me vëllimshmërinë e saj, me llojshmërinë e gjinive, me pasurinë e mjeteve të shprehjes, me autencitetin e saj. Ajo ka meritën e veçantë të ketë prekur terrene që deri atëherë, dhe më vonë mbetën të paprekura në letërsinë tonë. Ai ka, gjithashtu, meritën tjetër se kultivoi për herë të parë edhe me mjeshtëri të lartë shtresa gjuhësore të gjalla deri atëherë të pashfrytëzuara. Prandaj ndikimi i tij në letërsinë tonë është i madh ei shumllojshëm.
 
lahuta e malesise analiz

Lahuta e Malësisë (analizë)

"Lahuta e Malësisë", me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues "Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë "Lahuta e Malësisë" nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet përfytyrimet. Nëse do të kërkonim një hero qëndror të veprës, ai do të ishte heroi anonim, populli. Unitetin e veprës në të vërtetë, e krijon një përsonazh që, herë vihet në plan të parë, herë është i nënkuptuar. ثshtë Fati i Shqipërisë, jo më me këtë emër si në poemat e tjera epike si "Skënderbeu i pafat" i Jeronim De Radës, "Historia e Skënderbeut" të Naim Frashërit etj. Këtu Fati i Shqipërisë qëndron prapa simbolit mitologjik "Ora e Shqipërisë". Dhe, sipas besimit shqiptar, rrotull kësaj ore, grupohen orët e fiseve, bajrakëve, trojeve, orët e shtëpive, së fundi, orët e çdo luftëtari, të çdo shqiptari. Këto krijojnë ansamblin më simpatik të personazheve në grupin e personazheve mitologjike dhe përgjithësisht në vepër meqë përcjellin edhe mesazhin madhor të mbijetesës së shqiptarit dhe të kombit të tij, pavarësisht nga befasitë më tragjike të çfarëdo kohe që mund të vijë. Në unitetin e veprës ndikojnë drejtpërdrejt edhe zanat, ndër të cilat njëra përcakton unitetin formësor të veprës. Kjo është Zana shqiptare që ka kuptimin e Muzës së "Iliadës" të Homerit. Në pikëpamje të rolit që luan në poemë, përbën binom me Orën e Shqipërisë. Në këtë grupim bëjnë pjesë edhe kuçedrat, dragonjtë, lugetërit, hijet etj., etj.
Ngjarjet e poemës kanë një shtrirje kohore prej dy brezash njerëzore. Ato fillojnë më 1858, kur Mali i Zi i nxitur nga Cari i Rusisë, kërkon të zaptojë tokat tona. Filli i poemës mbaron kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë dhe Konferenca e Londrës ka vendosur copëtimin përgjysmë të këtyre trojeve. Kobi, kështu ekziston në poemë, në të njëjtin binom me Fatin.
Fishta bën njëfarë grupimi të këngëve, sipas kronologjisë historike të ngjarjeve. Kështu, kemi disa cikle këngësh, kemi ndërmjet tyre edhe këngë që qëndrojnë disi më vete, por që luajnë rolin e rrugëkalimit nga njëri cikël në tjetrin. Në pikëpamje të leximit të veprës ato përkohësisht e shkëputin lexuesin nga terreni historik real dhe e çojnë në sfera fantastike. Cikli që hap poemën është ai për Oso Kukën - pesë këngët e para. Ngjarjet vazhdojnë pothuaj njëzet vjet më vonë, të ndërmjetësuara nga këngët "Dervish Pasha" dhe "Kuvendi i Berlinit". Këto dy këngë japin atmosferën që ishte në dëm të fatit tonë kombëtar. Cikli vijues, që zë hapsirën më të madhe në poemë, është ai i Lidhjes Shqiptare të Prizerenit. I vetmi personazh qendror i ngjarjeve të ciklit është nga pala armike, Mark Milani i Malit të Zi. Krahas tij, shfaqet nxitimthi figura e Krajl Nikollës. Cikli strukturohet në disa nëncikle. Nëncikli i parë (tre këngë) ka në qendër اun Mulën. Pas ekspozesë që bën kënga "Kulshedra" vjen nëncikli prej pesë këngësh që sjell skena masive të përmasave vigane. Nnëcikli vijues ka në qendër Tringën para dhe pas vdekjes. Ngjarjet, pas një pushimi tjetër prej tridhjetë vjetësh, vijojnë me kryengritjet e Pavarësisë. Këngët përmbyllëse pothuaj janë të pavarura nga njëra-tjetra. Kënga e fundit "Konferenca e Londonit", është në vend të epilogut të poemës.
Studiuesit e ndryshëm janë përpjekur të gjejnë pikëtakime mes "Lahutës së Malësisë" dhe "Iliadës" së Homerit, sidomos në atmosferën që i zotëron dy poemat. Ata kanë krahasuar personazhet që kanë tipare të përbashkëta, skenat e ngjarjeve etj. Por përfundimi i tyre ka qenë se poema homerike, përveçse model i largët, ku është bazuar poeti, me poemën fishtjane kanë të përbashkët përkatësinë ballkanike. Në të vërtetë këto lidhje i bën më të qëndrueshme një burim i mirëfilltë i eposit të Fishtës me eposin tonë legjendar, kryesisht me thelbin e këtij eposi, ciklin e kreshnikëve.
Konflikti në poemë, në mes shqiptarëve dhe sllavëve, mes dy kombeve arsyetohet si një konflikt natyror, me prejardhje nga gjeneza, në vargun e famshëm, proverbial "n'mni t'shoshoqit kemi le". Megjithatë, poeti bën thirrje që të shmanget ky fatalitet i pashmangshëm. Zoti n'qiell e na mbi tokë/ por gjithnji vllazën e shokë. Sidoqoftë, tensionon skajshëm ngjarjet, duke i dhënë "Lahutës së Malësisë" trajtën e një eposi dramatik krejt origjinal nga eposet e kombeve të tjera, me trajta kryesisht tregimtare. ثshtë në mes të dy palëve urrejtja patologjike jo vetëm mes njerëzve, por edhe mes qenieve mitologjike përkatëse, mes natyrës, dukurive natyrore etj. çfarë e bën të pamundur që të pushojë a të prehet së luftuari shpirti i asnjërës racë, qoftë për një çast të vetëm.
Te "Lahuta e Malësisë" urrejtja ndërmjet ky kampeve armike është plazma ngjitëse e poemës. Ajo vë në marrdhënie grupimet e personazheve. Në radhë të parë dy grupimet më të mëdha, që përcaktojnë frymën realisto-fantastike të poemës: grupimin e personazheve historike nga njëra anë dhe grupimin e personazheve fantastike, të përfytyruara ose mitologjike. Duke pasur të dy grupimet të drejtën për të hyrë natyrshëm në çdo ngjarje, në çdo mjedis a rethanë, të bisedojnë bashkë, të grinden, të rrihen, të luftojnë, të besatohen, të urrehen e të dashurohen, edhe në realitet ato u përkasin, shkrihen në një të vetëm. Realiteti mitologjik, qiellor s'është aspak më hyjnor se sa realiteti i jetës së përditshme. Realiteti njerëzor, gjithashtu s'është aspak më tokësor se sa i përfytyruar e i fantazuar, se sa realiteti i largët i paprekshëm, mitologjik, qiellor. Një familjaritet krejt malësor , krejt i natyrshëm zotëron mës grupimit të personazheve mitologjike dhe grupimit të personazheve historike. Ora e Shqipnisë krijon marrëdhënie krejt njerëzore, gati prindërore me Ali Pashën e Gucisë kur është çasti që po luhet me fatin e kombit. Zana e madhe është simotër e përhershme e poetit, i jep trimëri, i jep shpirt për të ndjekur zhvillimin e ngjarjeve, si poeti, uron, mallkon, prandien. Po kështu, orët e tjera, sipas emrave të fiseve ose zanat e tjera sipas emrave të maleve. Familjariteti tipik i kësaj natyre krijohet në këngën Zana e Vizitorit që shquhet edhe për vlerat e rralla artistike.
Poeti kujdeset që personazhet historike të veprës ti vendosë në binom me personazhet mitologjike. Zakonisht, këta janë shëmbëllesa të njëri-tjetrit. Tiparet e njërës palë pasqyrohen te tjtra palë. Bukuria, fisnikëria, dlirësia e Tringës pasqyrohen tek Zana e Vizitorit dhe ndërsjelltas. Zana e Vizitorit, zanë shqiptare, ndërkohë është në konflikt me Zanën e Durmitorit, zanë malazeze, nxitëse e Mark Milanit ndaj shqiptarëve. Në fund të luftimeve zana e huaj ngelet robinë te varri i Tringës duke realizuar edhe hakmarrjen për simotrën shqiptare. Vetë natyra, përbërësit e saj do të ishin një grupim tjetër personazhesh po aq njerëzorë sa edhe dy grupimet e tjera. Autori, ndonëse e hedh vështrimin herë pas here nëpër gjithë trojet shqiptare, skenën e ngjarjeve e kufizon në malësitë e Veriut. Qendër simbolike të zhvillimit të ngjarjeve, siç e pohon mendimi i studjuesve, është Shkodra. Megjithatëai nuk bie në religjionalizëm. Ai, siç thotë profesor Eqerem اabej, përdor njësinë e fisit për të dhënë njësinë e kombit. Tek fisi janë pikëzuar tiparet e kombit, tiparet e racës. Kjo i jep veprës përmasat kombëtare dhe universale.
Vargu me të cilin është ndërtuar poema është tetërrokshi i poezisë popullore të epikës historike të Veriut. Ai arrin që në këtë varg të sjellë me dhjetra personazhe, secili prej tyre krejtësisht i individualizuar, me tipare krejtësisht të vetat, që nuk mund të largohet nga kujtesa e lexuesit. Ai, po ashtu, individualizon me dhjetëra beteja, me dhjetëraskena betejash madhështore, ku secila prej tyre pikturohet me ngjyrat e dritat e veçanta, për t'u dalluar qartësisht nga moria që e rrethon.
Fjalori i Fishtës, pjesa më e madhe e të cilit nuk është përdorur më parë në veprat letrare aq më pak në poezi, me fjalë të panjohura, me arkaizma, solecizma, me fjalë kompozita, shpesh të ndërtuara prej tij sipas gjedheve burimore, arrin të krijojë jo vetëm figura pamore, por edhe dëgjimore.
Rima është një ndër dukuritë më thelbësore të poemës. Aty shprehet edhe qëndrimi ideoemocional i poetit. Rimat herë janë të përputhura, herë të alternuara ose të kryqëzuara etj.
Ritmet, gjithashtu, janë shumtrajtëshe, varësisht nga vendet ku bëhen pushimet e vogla ose të mëdhatë gjatë leximit, ku në pikëpamjet sintaksore mbarojnë pjesët e fjalive ose fjalitë. Fishta përdor në mënyrën e tij përsëritjet në fillim, në mes ose në fund të vargut, refrenet, përsëritjet e teksteve të plota, citimet nga kryeveprat e folklorit, rendin e përmbysur të fjalëve etj. Dialogët e shpejtë, sentencat filozofike, përbetimet, lutjet, urimet, mallkimet, sharjet e ashpra, pasthirrmat, pyetjet retorike, pyetjet në përgjithësi krijojnë larmi ritmesh, larmi gjendjesh shpirtërore te lexuesit.
Ritmin e shprehjes së shprehësisë artistike, të leximit e përcakton fuqimisht figuracioni. Hiperbola është mjeti kryesor i eposit fishtjan, por një hiperbolë sa fantastike aq edhe realiste. Fantastike për përmasat zmadhuese të tiparit ose efektit të tiparit, realiste për konkretësinë e tyre.
Karakteristik është krahasimi, sidomos krahasimi i gjatë, shpesh i ndërlikuar me disa krahasime e të tjera në përbërje të tij, që zotëron tekste të tëra këngësh. Gjithashtu, metafora përdoret me origjinalitet me nëntekste të shumfishta të folklorit.
I papërsëritshëm në krejt letërsinë tonë është përdorimi i eufemizmave me efekte artistike, herë përkëdhelëse, adhurues, e himnizues, herë paditës, i ashpër, e makabër. Eufemizmi funksionon në vend të emrave të perëndive, qenieve mitologjike, por edhe të personazheve kryesore të grupimit historik. Epiteti ka gjithnjë ngarkesa metaforike, është pjesmarrës në krahasime ose hiperbola. Animizmi dhe personifikimi sikurse dendur prozopopea janë mjetet më efikase të drejtpeshimit fishtian në mes të realitetit tokësor, të zbritur në rrafshin më intim e më konkret tokësor. Disa ndër këngët më të përkryera të poemës si "Kulshedra", "Te ura e Sutjeskës", "Zana e Vizitorit" etj. janë një manifestim pothuaj marramendës i të gjitha llojeve të figurave stilistike. Dhe i gjithë ky univers artistik i realizuar me tetërrokëshin e famshëm fishtjan!
 
poezi

Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
puth vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
puth lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
puth këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
puth n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
puth prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, puth do ta dona;
njatë, puth jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
puth flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
puth'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
puth sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès puth t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
 
Gjergj Fishta-figura Me E Larte E Letrave Shqipe
Gjergj Fishta

Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barى. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.

I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave".
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.
Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.
Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

VEPRA
Poezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimatia e tij përfshin 40 vite të jetës, ai përdori 24 pseudonime.
Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve, rrethanave që kanë bërë që Fishta, si epik të quhej "Homer i Shqipërisë". Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit , mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.
 
Patër Gjergj Fishta - gjeniu pa varr

Shekulli i XIX-të po u avitej grahmave të fundit. Luftrat që i patën shtrirë tentakulat e tyre rrëmbyeshëm mbi Ballkan e qenë afruar deri në Vienë me qëllim paranojak pushtimin e gjithë Europës, ia thithën nga trupi Perandorisë Osmane gjithë gjakun dhe energjinë e saj. Kësisoj truri dhe trupi i perandorisë dikur të përbindëshme u plandosën për tokë e bashkë me to u thanë edhe tentakulat e saj rrenimtare !
Ngjarjet sa vinte e rrokulliseshin shpejt. Ushtria turke u thye përfundimisht në Plevna dhe Rusia e detyroi Turqinë ta firmoste traktatin e Shën Stefanit. Si humbëse, Turqisë iu desh t'ua njihte, veç Bullgarisë së madhe me gjithë Maqedonي edhe autonominë Bosnjes e Herzegovinës.
Nga ana tjetër Greqia, për fitimin e pavarësisë të së cilës gurë themeli qenë bërë trimat arvanitas gjysëm shekulli më parë, mbasi e hodhi lumin u bashkua asokohe me tufën e çakenjëve sllavë që orvateshin të rrëmbenin sa më shumë toka historikisht të banuara nga shqiptarët.
Pikërisht, në këto kohë të turbullta, Kombit Shqiptar i dilte një mbrojtës i denjë, Patër Gjergji Fishta. Jeta e tij u shtri mbi kapërcyellin e vështirë të dy shekujve.
Kombi ynë, duke e pasë ruajtur në shekuj vitalitetin e tij, kish mbijetuar. Jetonte vërtetë, por jo i inkuadruar në atë strukturë shoqërore-ekonomike që quhet shtet. Ky koncept, abstrakt për shumëkënd, madje deri edhe për mëndjet e ndritura shqiptare të asaj kohe, ishte ende i pakristalizuar. Disa rilindas e përfytyronin shqiptarin në suazën e një protektorati. Të tjerë e mendonin kombin tonë të bashkuar në një kanton. Pikërisht në këto rrethana tejet vendimtare për kombin tonë, kur e ardhmja e tij ish e rrethuar nga një mjegullnajë krejtësisht e turbulltë edhe kur Bismarcku Shqipërinë e shihte si " një shprehje gjeografike" duke shtuar edhe "... shqiptarët as gjuhë të tyre të shkruar nuk kanë …", Patër Gjergji, duke i peshuar edhe drejtëpeshuar të gjithë këta faktorë, u bë njeri nga nismëtarët e Kongresit të Manastirit. Ai e kuptoi drejtë se Turqit e Rinj donin përkrahje e prandaj ata, me Hyrrijetin, lejuan për herë të parë mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë të dytë në shkollat fillore si edhe ruzhdijet, (por shqipe e shkruar me shkronja arabe). Tek personi i tij u ndërthurën madhështيja e tij parashikuese me patriotizmin e mirëfilltë. Ai e shihte qartë se nuk kishte si të bashkohej kombi ynë në një shtet të mirëfilltë kur gjuha e tij shqipe të shkruhej me "kirilicat" e Kirilit apo me "krrabat" osmane që për më se 500 vjet u kishin ngecur në fyt shqiptarëve! Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisيsë së Alfabetit Shqip flet qartë për ndikimin e madh bindës që ai pati ndër pjesëmarrësit e Kongresit. Pra, Patër Gjergji, lojti rol kryesor, duke u bërë pjesë e rëndësishme e asaj kryeure që lidhi Rilindjen tonë Kombëtare me Pavarësinë e Shqipërisë, në atë kapërcyell shekujsh !
Lidhur me autoritetin e padiskutueshëm patriotik të At Gjergjit, ia vlen që në këtë kontekst, duke iu referuar pikërisht viteve kur shkrimi i shqipes me germa latine u bë një realitet, të sjell edhe një kujtim timin personal, që mbresë të pashlyeshme ka lënë tek unë. Ishte viti 1954. Kishim vajtur së bashku me nënën t'i bënim një vizitë Hafëz Ali Korçës. Në bisedë e sipër fillon Hafëz Aliu dhe na flet se ç'fatkeqësi kombëtare ishte përndjekja e dhunëshme që regjimi komunist po i bënte Klerit Katolik të cilit ia kositi kokat më të vyera të tijat. Përmëndi shumë syresh si Dom Ndré Zadêjën, At Vinçens Prendushin dhe të tjerë. E pastaj, mbas një pushimi të shkurtër, mori frymë dhe shtoi (pak a shumë tekstualisht): " …këta (komunistët), nuk kanë as fé dhe as atdhé. Të kish qenë gjallë Patër Gjergji, as para tij nuk do të stepeshin e do t'a përdhosnin e t'a zhduknin. …ا'përbindësha që janë…" Pastaj heshti. E pashë se u përlot e nuk fliste dot. Mbas një pushimi shtoi: "E kam dashur dhe respektuar pa kufi për vlerat e tija të pashterëshme si edhe për atdhetarizmin e tij… Me këmbënguljen e tij gjuha jonë e lashtë gjeti sintetizim të shkruar… Nuk kam si t'a harroj me sa dashuri më përqafoi dhe më përgëzoi, (kur qemë takuar shumë vite më vonë), që në demonstratën e madhe të Korçës më 1910 kundër shkruarjes së gjuhës shqipe me shkronja arabe, unë bekova shkronjat latine të abecesë shqipe të Kongresit Manastirit dhe thashë edhe një lutje për to…"
Edhe sikur aktiviteti patriotik i Patër Gjergjit të qe ndalur në nëntorin e 1908-ës, aq sa kish bërë Ai për kombin e Tij deri atëherë, mjaft do të ishte, që emri i Tij të shkruhej me gërma të arta.
"Gjuha shqipe vojt kah perëndimi", kish thirrur atëbotë Patër Gjergji … dhe kish pasur të drejtë sepse me veprën e Tij realizoi aspiratat mbarëshqiptare, realizoi edhe ëndrrën e Naimit të madh që kërkonte "diellin që lind andej nga perëndon".
Por për Të nuk kish të ndalur përkushtimi atdhetar.
Më 1913-ën, në shënjë revolte kundra Fuqive Ndërkombëtare që e mbanin të pushtuar Shkodrën, Patër Gjergji do të ngrinte Flamurin Shqiptar në Kishën e Gjuhadolit. E, në shënjë vëllazërimi dhe solidarizimi mes muslimanëve dhe katolikëve, do të lidhte me një banderollë dritash Kishën me minaren e Xhamisë së Fushë اelës. اuan atëherë "qeveritarët e huaj" dërgatën e tyre që mes kërcënimesh frikësuese urdhëruan uljen e flamurit por "Frati trim" me ironinë e Tij të guximëshme u tha: "Flamuri jonë e ka për ndérë të gjuhet prej topash t'huej".
Më 1919 e shohim delegat në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare, së bashku me Imzot Bumçin, në Konferencën e Paqës në Paris. Dhe ç'është për tu theksuar, jo rastësisht Kryeministri i Qeverisë së Durrësit Turhan Pashai vendosi të largohej vullnetarisht nga kryesimi i delegacionit në konferencën e njohur si Konferenca e Versailles. "… Eshtë më e udhës që para Kancelerive Europiane të paraqitet një Prelat Katolik se sa një ish ambasador i Turqisë së vjetër në Shën Peterburg."
Në vazhdim, mbas zgjedhjeve të 6 qershorit 1921, deputetë të Shkodrës në Parlamentin Shqiptar zgjidhen Patër Gjergj Fishta si edhe Dom Ndré Mjeda e bile Patër Gjergji zgjidhet edhe nënkryetar i Parlamentit Shqiptar. Me këtë rast është mjaft domethënëse fjala e analistit të hollë politik, sekretarit të Ambasadës Hungareze në Romë, thënë Patër Pal Dodës "Ju keni disa deputetë në Parlament që do të lenin nderë edhe në Odën e Komuneve të Londrës".
Në tetor të vitit 1921 At Gjergji Shkollës Françeskane i shtoi edhe pesë klasa dhe e quejti "Gjimnazi Illyricum", bërthama e të cilit qe shkolla fretnore e themeluar që më 1861, i së cilës shkollë Pater Gjergjit, që më 1902 ishte drejtor dhe me ç'rast ai futi si gjuhë shkollore shqipen duke e kaluar gjuhën italishte si gjuhë të huaj të dytë.
Marr shkas këtu të kujtoj edhe një ndodhي personale.
Tek Imzot Luigj Bumçi, Ipeshkvi i Lezhës i cili banonte në Kallmet, kam shkuar më 1943 me t'im atë të cilin ai e kishte ftuar të kalonin një ditë së bashku. Biseda ndërmjet Imzot Bumçit dhe t'im eti, më së shumti, u zhvillua rreth Patër Gjergjit dhe veprës së Tij. Në pasdreke vonë, para se të largoheshim, Imzot Bumçi drejtohet nga biblioteka e tij shumë e pasur dhe nxjerr Lahutën e Malsisë, merr penën dhe si e ngjyen në bojë me ngadalë duke u menduar, shkruan këtë autograf, i cili gjatë viteve, sa herë e lexoja, aq më shumë më prekte: "Kët dhuratë t'vyeme, i dashtun Xhevat, e kishe tagër me t'a pasë dhânë vetë Padër Gjergji, puth italishten e hoqi prej nji shkolle e ty për hjekje puth bâne t'gjuhës italiane prej tânë shkollave fillore t'Shqypnisë".
Në vazhdim, Patër Gjergjin e shohim të ftuar mes poetëve më të shquar të botës më 1922 në New York.
E shohim gjithashtu si kandidati i parë shqiptar i propozuar për çmimin Nobel !
Gjatë udhëtimit transoqeanik Ai shkruan edhe këngën "Lugati", ku Mehmet Ali Pasha i shfaqet si lugat Krajl Nikollës dhe e nxit … me djegë e lل n'gjak Plavë, Gusي e Malsي.
Dhe patër Gjergji, përgjatë asaj hullije, e mbyll këngën me vargjet e bukura dhe domethënëse:

"I huptë Zoti përnjimend,
Knjaz Nikollë edhe gjithkênd,
puth mendon e shorton zي
Për të buk'rën këtë Shqipnي !"

E gjejmë Patër Gjergjin flamurtar të çështjes shqiptare më 1930 në Konferencën Ballkanike të Athinës e fill mbas saj gjatë vitit 1931 në konferencën e Stambollit. Më 1932 vete në Bukuresht ku me pathos të lartë mbron sërish çështjen shqiptare. Dhe nuk duhet harruar se udhëtimet atëhere nuk bëheshin me avjonë Boeing por zgjasnin me javë të tëra dhe angazhonin edhe lodhje jo të papërfillëshme fizike.
Kudo që vente Patër Gjergji një idé fikse kish: Të propagandonte për çështjen tonë kombëtare si edhe ta rriste rrethin e miqve të Shqipërisë. Sa i takon pjesës së dytë të këtij pohimi, pikërisht lidhur me rritjen e rrethit të miqve të Shqipërisë, ai i qëmtonte me kujdes të veçantë dhe i përzgjidhte mirë këta të fundit. Pra, strategjia e tij ishte të siguronte mbështetjen e shteteve, popujt e të cilëve kishin pasë lidhje të lashta e tradicionale miqësie me popullin tonë. Kurse taktika e tij mbështetej në afrimin me njerëz që kishin ndikim ndaj aparatit shtetror të tyre që sa më efektivisht t'i shërbehej çështjes sonë kombëtare ! Dhe rezultatet pozitive jo që nuk munguan por u bënë edhe shumë të prekëshme.
Albanologu Maksimiljan Lambertzi, njeri nga tre personalitetet gjermane në fushë të albanologjisë, jo rastësisht e përkthen Lahutën në gjermanisht, duke e quajtur autorin e saj "Homer shqiptar" dhe veprën e tij "Iliadë shqiptare". Ai e sintetizon veprën e Fishtës si vijon:
"… Lahuta e Malsisë e Gjergj Fishtës, jo vetëm që ka rândësi në pikëpamje artistike, por ajo, porsi vêna e mirë që sa mâ shumë vjet kalojnë aq mâ vlerë merr, tue qenë se ajo âsht pasqyra, magazina e kopja besnike e jetës, e shpirtit, e dëshirave e përpjekjeve, e luftës dhe e vdekjes së shqiptarëve: me nji fjalë, Lahuta âsht shprehja mâ e kjarta e dokeve të fshatarëve, banorë të Maleve të Veriut. E prejse doket e lashta të fiseve malore janë gjykue të zhduken nga tallazet e forta të civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesërm kanë për t'ia dijtë për nder në dhetë a qindvjetët e ardhshëm Poetit, i cili në Lahutë të Malsisë na la nji ritrat (portret) të shqiptarit, të përshkruem nga goja e dëshmitarëve njikohsorë, ashtu si këta e gjetën në agimin e shekullit të XX-të, me atë ndryshim të vogël që shqiptari pësoi ç'prej kohëve të largëta të iliro - thrakëve." Duke e lënë më një anë kompetencën dhe autoritetin e Lambertz-it, rëndësi të jashtëzakonëshme merr ky pohim i tij edhe për vetë kushtet konkrete në të cilat bëhet, duke dalë nga një kathedër universitare e një shteti të diktaturës proletare, ndërkohë që në atdhenë e Tij Fishta anatemohej.
Patër Gjergji, me përpjekjet e tija në drejtim të sensibilizimit të opinionit ndërkombëtar rreth faktit se ishte i qënësishëm një komb dhe një popull autokton shqiptar i vendosur në trojet e tija Iliro - Thrakase, futi në valle edhe personalitetin tjetër të përmasave ndërkombëtare, Albanologun tjetër të shquar, Prof. Norbert Jocklin. Po zgjedh një prej thënjeve të tija me të cilën portretizohet vepra e At Gjergj Fishtës:
"Fishta, shikjue n'atë kênen e vet, pa dyshim âsht krejtësisht romantik. Rrâjisja e tij mbi kombsيn, zgjedhja e lândës, fuqija, gjallnija e nderimi i shprehjevet të tija, sidomos trajta e përmbajtjes së veprës së tij kryesore Lahuta e Malcيs - me mbishkrimin tërhjekës të dokeve e të zakoneve kombëtare e bâjnë dishmي mjaft kjartas ... Fishta, kjo zhenي e rrânjosun në tokën amtare të popullit shqiptar, puth për shkak të njohjes së këthellë të tij mbi literaturën e popujve klasikë e mbi jetën shpirtnore të kombeve të tashme të Evropës, u kap në majë mâ të naltat të mâ të haptës kulturë."
Gjithashtu arbëreshin albanolog dhe njeriun me rreth të gjerë ndikimi në Itali, Gaetano Petrotta, Fishta e kishte bërë aq për vete sa që ai shprehej:
"Fishta është ndër të parët e ndër më të mëdhenj atdhetarë, të cilët në kohë më të vështira bënë çmos për t'a mbajtur gjallë lëvizjen kombëtare kundër dhunës barbare të qeverisë turke, kundër lakmisë dhelpërake serbe dhe kundër propagandës greke. Kudo që shtrohej çështja e Shqipërisë, At Fishta gjëndej aty pranë e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinë e tij të gjallë, zgjonte nga gjumi më të plogështit dhe mbante gjallë gjithmonë shpresën e ardhmërisë."
Në vijim të kësaj brazde konsideratash e përcaktimesh lidhur me veprën e Fishtës kundruar nga këndvështrimi patriotik e kombëtar, nuk mund të lihen në heshtje pa u përmëndur pohimet e personaliteteve shkencore shqiptare banues në Jugosllavi se:
"Lahuta e Malcis është enciklopedي e kombit" (Rexhep Qosja), ose "shqiptarët në Jugosllavi, duke e mësuar përmendësh Lahutën e Malcis, përvetësuan arsimin kombëtar kur ky mungonte" (Zekerja Cana).
Kurse një nga personalitetet, pa asnjë mëdyshje, madhore të kulturës shqiptare, Prof. Eqrem اabej, i cili për vetë natyrën e tij tejet të matur e të drejtpeshuar si hulumtues edhe studjues që ishte, veprën e At Gjergjit e përcakton kështu:
"Fishta qe nga ato natyra, të cilat ngrihen e rriten dalëngadalë prej qarkut të tyre … dhe bash nga kjo rrënjosje te trualli i vet, ai u bë në një tjetër kuptim, më tepër se sa Naim Frashëri, poeti kombëtar i Shqipërisë." Të vazhdoj duke cituar ç'është thënë në drejtim vlerësimi madhor patriotik për Patër Gjergjin, e ndjej se do t'i kalonte mbase kufijt e durimit qoftë të ndigjuesit apo edhe të lexuesit. Por besoj se vetë autoriteti i personaliteteve që do të citoj, si edhe stili i tyre i përkryer … mbase më nxjerrin të pafajshëm: Prof. Ernest Koliqi, vrojtuesi i hollë dhe stilisti i përkryer, mbase më eleganti në gjininë e tij, shprehej:
"… Lexoni nji varg të Lahutës së Malcis. Vênja veshin kumbimit të tij. Vëreni vendosjen e fjalëve në fjali. Menjiherë ju rrëmben magjia e tingullit të posaçëm të gjuhës sonë, të gjuhës puth mësuem në prêhën të nânës dhe ka shijen e qumështit amtar. Ndigjojmë në tetërrokshat e Fishtës jéhin e zanave të tokës shqiptare … asnji si Fishta nuk zgjon e ngacmon mbrenda nesh tharmet cilësuese, puth ndryn në vetvete mysteri jetik i gjakut arbnuer." Ndërsa liriku, ëndërrimtari, hyjnori dhe i hajthmi si ai, Lasgush Poradeci, e quan Fishtën:
"… vazhdimtar në vallen e Kombit, Frymëtar i fjalës, i cili solli dhuratën e vet në Adhurimtaren e Atdheut-shpirt, Mendimin e Parathënësve të Shqipes … shkëmb i shpirtit dhe shkëmb i tokës shqiptare."
E tashti, në vijim të kronologjisë së viteve, vijmë edhe tek dy vitet e fundit të jetës së Patër Gjergjit. Mbi Europë dëndësoheshin retë e zeza të stuhيsë së II-të botrore.
Italia ushtarakisht e pushtoi Shqipërinë.
Flamuri u tjetërsua dhe italishtja futet si gjuhë në shkollat fillore.
Filloi të ziejë ndjenja e revoltës kombëtare.
Armiku italian, i vetëdijshëm për këtë, desh t'a kapë demin nga brirët.
Cili qe ai që për dhjetvjeçarë të tërë spikaste si frymëzues i ndjenjës kombëtare duke u kënduar bëmave heroike të të parëve tanë?

Si t'kshtênë, si muhamedan,
Shqypninë s'bashkut t'gjith e kan,
E prandej t'gjith do t'qindrojmë,
Do t'qindrojm'e do t'luftojmë,
Kem m'u bâ kortarë-kortarë,
Priftën, fretën, hoxhallarë
Për Shqypnي !

Cili qe ai që, ndonëse i veshur me zhgunin e Shën Françeskut të Assisit, anatemonte për hir të Atdheut pa u druajtur se po bënte sakrilegj dhe shprehte revoltën e tij me vargje fuqije prometeiane:

O Perendi a ndjeve,
tradhtarët na lane pa Atdhé.
E Ti rrin e gjuen me rrfé,
lisat n'për male kot !

Cili qe ai që atdhedashurinë e shtynte deri në vetflijim?

Qe mue tek m'keni, merrni e m'bâni flي, Për shqyptarي, me shue çdo mnي mizore. Oh ! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë, E nami i sajë për jetë u trashigoftë !

Pikërisht Ai duhej mikluar e pastaj tulatur.
Dhe hapin e parë qeveria fashiste italiane e bëri: I akordoi Patër Gjergj Fishtës, Provincialit të Françeskanëve të Shkodrës, me dekret mbretnor, një nga dekoratat më të larta që akordonte fashizmi italian. Por përgjigja e Titanit qe e papritur, qe e prerë: E refuzoi dekretin mbretnor duke u shprehur:
"Kjo dekoratë nuk âsht për mue !"
Kësisoj Ai i dha udhë tufanit kombëtar me thirrjen fuqiplotë: Shpërthé !
Dhe arrijmë kështu tek ngjarja e parafundit madhore e jetës së Tij, Patër Gjergji anëtar i Akademisë së Shkencave të Italisë.
Akademia Italiane përbëhej nga personalitetet më të shquara të kohës, një pjesë e të cilëve edhe laureatë të çmimit Nobel. Patër Gjergjin e njihnin të gjithë akademikët si njerëz të kulturës botrore që ishin. E njihnin kryesisht si humanist të shquar, e njihnin për kulturën e tij të pa anë e fund, e njihnin si gjuhëtar e si ballkanolog të shquar, e njihnin edhe për vlerësimin e rrallë që i ishte bërë në fushën e vargëzimit si "Homeri i Ri" i përkthyer në shumë gjuhë të botës.
E njihnin natyrisht edhe për dekoratat e titujt që i ishin akorduar: Nga Austria "Ritterkreuz" më 1912, ose nga Turqia "Mearif" po më 1912, nga Vatikani "Medaglia al Merito" më 1925, nga Greqia "Phoenix" më 1931, etj. etj., e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar për çmimin Nobel ! E si pasojë, kur Patër Gjergji e refuzoi dekoratën e lartë të qeverisë fashiste italiane, akademikët e Italisë u trandën. E njihnin ata për të gjitha ç'u thanë më lart, por nuk e njihnin për madhështيnë e karakterit të Tij ! Atëbotë akademikët e Italisë, si anëtarë të një institucioni të pavarur kulturo-shkencor që ishin, njëzëri e propozuan Patër Gjergj Fishtën si anëtar të Akademisë Italiane. (Për t'a biseduar me At Gjergjin paraprakisht mendimin e Akademisë Italiane, qe ngarkuar Prof. Agostino Gemelli frat dhe akademik, mik i ngushtë i Fishtës).
Me këtë veprim Akademia e shpërfilli si edhe e shpotiti qeverinë italiane, duke ia rritur skajshmërisht prestigjin Patër Gjergjit e bashkë me të edhe Shqipërisë. Akademia Italiane, nga ana e saj, zaret i kish hedhur.
Pritej përgjigja e Fishtës.
Hapin tjetër të priftit krenar e priste me padurim Akademia e Italisë, por e priste me kureshtje edhe inat akoma më të shtuar qeveria fashiste, gjoja e pa interesuar.
Vonoi përgjigja, po më në fund erdhi:
Patër Gjergji e kish për nder propozimin që i bëhej dhe falënderonte gjithë anëtarët e Akademisë për vlerësimin që i bënin !
Në konferencën e parë solemne si akademik në Kinema Rozafat, për ta pozicionuar veten e Tij botërisht, duke folur për dukurinë e ngjashme ndërmjet pushtimit romak të Ilirisë me pushtimin fashist të Shqipërisë guxoi e tha:
"… rezistenca që romakët hasën ndër fiset dhe mbretëritë ilire të gjitha ndodhën sepse ilirët e panë menjëherë se trupat romake po sillnin robërinë në vënd të lirisë …"
Dhe tashti i erdhi radha të përmëndim një datë, 30 dhjetorin e vitit të largët tashmë 1940. Me këtë datë lidhet ngjarja e fundit madhore e jetës së Patër Gjergji Fishtës, vdekja e Tij.
Atë të hënë të acartë dimri Ai s'foli më.
Përcjellja mortore që i bëri Shkodra si edhe dhimbja e madhe që ndjeu e gjithë Shqipëria për të duan një përshkrim të veçantë. E gjithashtu i veçantë i takon përshkrimi edhe Ceremonisë së Meshës Mortore, që atëbotë organizoi Akademia Italiane, ku kori drejtohej nga akademiku Mjeshtër Perosi dhe akademiku tjetër, kompozitori i famshëm Mascagni u shpreh:
"…në Vizione t'Lumnueshme e gëzueme Zotin n'ekstazë me shpirtin e kolegut tonë të dashtun At Gjergj Fishta !"
At Gjergji nuk kish si t'i këndonte më së dashurës së tij, Shqipërisë, e as nuk kish më si t'i thurte vargje lirizmi të pashoq gjuhës shqipe ! Megjithatë Ai vazhdonte e jetonte nëpërmjet veprës së tij. Në gjithë shkollat e Shqipërisë vargjet e Tija mësoheshin përmëndësh. Ai, që gjithë afshet e zemrës së Tij ia drejtoi Atdheut edhe gjuhës shqipe, si prift që ish, u këndoi këtyre të dyjave si askush tjetër dhe rinia veç frymëzim atdhetar gjente në ta.
Veç katër vjet mbas vdekjes së Poetit filluan të bëhen realitet parashikimet dhe thënjet e Tija profetike. Dekada të shkuara ai shkroi se:

"Shka t'lâjnë kta katër ujq,
Që i kërcnohen shoqishojt,
Thonë do t'dalë nji djall i kuq,
Që fort rreptë do t'ja njisë thojt !"

Pra, atë që do të linin katër ujqit, ku me mbeturinat e trojeve shqiptare u krijua Shteti Shqiptar, do të vinte djalli i kuq që pa shpirt do t'ia zhyste kthetrat !
E që nga ajo ditë e djallit të kuq, ndaj figurës si edhe veprës Poetit veç mllef e baltë u hodh. Ato kohë të para guxoi e na pohoi në klasë Prof. Kostaq Cipua, siç e mbaj mënd tashmë mbas 56 viteve, se "… tek vepra e Fishtës shkriheshin në një atdhedashuria me mjeshtrinë poetike …" Ose Prof. Mark Dema, i cili mori guxim nga prishja me Jugosllavinë, e duke mos iu shmangur dot tundimit ndonëse të rrezikshëm, na pohoi në klasë se "… në personin e Fishtës duhej të shihnim një kollos të vargëzimit si edhe një atdhetلr të pashoq !"
Mirëpo këta zëra sa vinin e zbeheshin nga trysnia e diktaturës.
Armik të racës sllave dhe veprimtar kundër interesave kombëtare e anatemuan "druzhet jugosllavë" Fishtën.
Si spiun austro-hungar, klerik nacionalist si edhe shkrimtar borgjez shfrynë "tovarishët rusë" mbi të.
Dhe hipokrizia arrinte kulmin kur komunistët shqiptarë që, nacionalizmin shqiptar e kishin zëvëndësuar me internacionalizmin proletar, donin të provonin se Ai, me gojën e Tij, e kishte pranuar që nuk ishte e nuk donte të qe shqiptar. Nga një perlë satire, ku Ai fliste gjithë sarkazëm e dhimbje për fatet e Kombit e Atdheut, ata shkëpusnin gjithënjë me keqdashje vargjet:

T'a dijë Shqipnija
E shekulli mbarë
Se mâ mbas sodit
Nuk jam shqiptar !

Edhe sot e kësaj dite gjen të tillë dashakeqë, që nuk lexojnë e as që duan të lexojnë, ose edhe kur u takon të lexojnë nuk kuptojnë, por vazhdojnë dhe e "akuzojnë" për diçka të tillë !
Njerëzore është të gabosh, por këmbëngulja në gabim e bën vërtet djallëzor qëndrimin e atyre që Gjeniun e lanë deri edhe pa varr !
Po kur fatet e Shqipërisë së mjerë u lidhën pazgjidhshmërisht, sipas komunistëve, me "tunxet kinezë" të perandorisë së të barabartëve në skamje, atëbotë eshtrat e Mjeshtrit në Dri u hodhën!
Po si u hodhën e kush urdhëroi? Ish një fjalim që "programatik" e quajtën, e më kobzي nuk kish se si të bëhej për të mjerët shqiptarë ! E ish edhe një natë e thellë shkurti kur u përdhunua varri.
Një palë eshtra flakeshin në Dri për ta asgjësuar. Por si gjithmonë, edhe këtë radhë gabuan rëndë ... Fishtën e përjetësuan !
E përjetësuan sepse Fishta nuk i përkiste një kishe, as edhe një qyteti. Ai ishte i gjithë Shqipërisë ! Prandaj Ai nuk mund të mbahej në vetëm një varr ... Varri Tij duhej të ishte e gjithë gjatësia e Drinit, e gjithë Shqipëria !
Po dhunimin kush e urdhëroi? Si përfaqësues i asaj kategorie që, kur shkruanin, kryerrjeshtin me germë të vogël e fillonin, dhe me mllefin e trashëguar nga breza të tërë genesh injorantësh, Bilal Parrucën caktuan që urdhërin ta jepte ! Ndërsa Mjeshtri frat, Fishta i madh, ky gjenي që pa varr e lanë, edhe varrshkelësin e tij do t'a kish falur. Por nuk fal Ai, madje bërtet me të madhe e hedh në Dri ata, indiferentët ndaj Atdheut, tradhëtarët ndaj flamurit, vetëm ata flak Ai:

Po: rrnoftë Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri
E porsi krândja e that n'nji flakadâ,
U shoftë me arë, me farë, me mal e vrri
Kushdo shqyptar puth s'brohoritë me zâ,
Kushdo shqyptar puth s'brohoritë me uzdajë:
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i saj !

E kësisoj mbas 23 vitesh harrese të dhunëshme, duke e zhytur gjithmonë thellë e më thellë Mjeshtrin në dhé, vetëm gjysma e "Via Crucis" të kalvarit Fishtian ish përshkuar.
Pasojnë tashti vitet e tjera ku brezi i injorantëve dhe i të shkolluarve të dështuar u pasurua me shkrimtarët e realizmit socialist. Ata, si lajkatarë të diktatorit pseudo-letrar, zvetënohen dhe thellë e më thellë mundohen t'a zhysin Zeusin e vargëzimit patriotik. Diktatori na bën hero e atdhetar Haxhi Qamilin e ata: t'i biem mbarë e prapë At Gjergj Fishtës se veç të mira kemi.
Po Patër Gjergji vizionar në "Metamorphosis" për ta e për gjithë ata që pasuan e pasojnë edhe sot, pat shkruar:

Pse ndër ne kjo kohë ka ardhë
puth nji e zezë me u thirrë e bardhë
. . .
Qe besa or burra / Nuk dij kah t'çajë
Mbasi do t'thirret / Sod derri dajë

Dhe me kulmin e sarkazmës godet me rrufé:

Nuk kam kund لtme (atdhé) / As fis as vlla,
Fis kam mâ t'fortin / E vlla bujarin (pasanikun)
Për atme barkun, / Për erz kam arin.

Ironي e fatit. Atë, që mes përpjekjesh titanike gjuhën shqipe të shkruar e kristalizoi dhe luftoi që të folmet e Shqipërisë së mesme të zyrtarizohej, atë që shkroi:

Porsi kânga e zogut t'verës, / puth vallzon n'blerim të prillit;
Porsi i âmbli fllad i erës, / puth lmon gjit e drandofillit;
Porsi vala e bregut t'detit, / Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e njij tërmetit, / Njashtu â'gjûha e jonë shqyptare.

Pikërisht atë Gjergj Fishtë e dhunuan, e plandosën edhe varrin ia shkatrruan dhe menduan se e futën aq thellë sa për të dalje të mos kish.
Kujtojmë tashti së bashku fjalë nga të fundmet të Poetit.
Mjeshtri po përjetonte çastet e spasme të jetës. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçi, dhe Fishta i thotë:
"Nuk po më vjen keq se po des, mbasi të gjithë atje do të shkojmë, por po më vjen e rândë se tânë jetën e kam shkri për të pa nji Shqipni të lirë e në vedi, ndërsa sot po e lâ të shkelun prej ushtrive të hueja."
Lind pyetja: Ku e kemi Patër Gjergjin sot? Kush ka zemër të ndjejë edhe sy të shohë, Poetin e sheh kaluar, ku dallga e Drinit i është bërë Gjok (kalë) dhe rrymës i bije kundra nga grykëderdhja për në burim, tek thërret e na thotë:
"Kujdes shkjaun, kujdes grekun, kujdes ata puth harruen atdheun !"
Po detyra jonë cila është? Duke parafrazuar pohimin tejet të goditur të Prof. Plasarit që : "Mos t'i japim Fishtës vëndin që i takon, por t'i kthejmë historisë së letërsisë atë çka i mungon", do të thoja që tek panteoni i patriotëve dhe intelektualëve tanë më të shquar, të cilin e përfytyroj me trajtën e një kurore të ngjizur nga dy krahë hiperbolash konvergjente asemtotike, ku gurët e vyer janë vendosur dy e nga dy deri sa arrijnë e bashkohen atje ku vetëm një vënd kulmor është bosh, atje i takon të vendoset Margaritari Patër Fishtë!



-- nga Mërgim Korça, Michigan, tetor 2001
 
Te flasesh per Veprat e Fishtes do duhen faqe e flet por kronologjia tabelare dhe kohore na bere te permendin ne rradhe disa nga ato qe ka shkruar dhe ka botuar;

Lahuta e Malsise, poezi, Zare 1902

Anzat e Parnasit- Satire, Sarajeve 1907

“Pika e voese” me vone e ribotuar si Vallja e Parrizit.Zare 1909

Shqiptari i qytetnuem.Melodrame, 1911

Vellazenia apo Shen Franqesku i Assisi-t,1922

Juda makabe. Tragjedi 1914

Gomari i Babatasit.Shkoder 1924

“Mrizi i Zanave”, Shkoder 1924, e shume e shume vepra tjera te cilat jane botuar apo kane mbetuar pa botuar.Nga parimi qe autoret e kalibrit te Fishtes shkruajne shume e botojne disa, mbese me shprese se do gjinden edhe pjese tjera te rendesishme qe ka lene ai pa botuar.

Ky krijues tani i madh fillon botimin “Hylli i Drites” ku e nxjerr ne botim si reviste ne vitin 1913, te njejten gje bene edhe me gazeten “Posta e Shypnise” (1916-1917).

Tani Ata Gjergj Fishta njihej si poet i madh dhe balkanolog i zot.Qysh ne kete kohe fillon te perkthehet ne gjuhet e huaja dhe korre rezultatet e para.

Me 1912 Austro-Hungaria i ndan Cmimin “Ritterkreuz”, kurse

Italia Fashiste i ndan Cmimin e “Franqeskaneve te Shkodres” te cilin e refuzon.

Turqia i ndan cmimin e “Universitetit te Stambollit”, gjersa Greqia i ndan cmimin “Phoenix”.

Akademia Italiane e pranon anetar te saj.

Nga te gjitha keto arritura tani flitet e bisedohet rreth propozimit te tij per “Cmimin Nobel” per letersi.

Fishta veq kontakteve te tjera politiko-atdhetare ai ruante kontakte te mira edhe me qarqe Intelektuale e Kulturore te Europes se asaj kohe.

Ja se çka do thone disa figura te shquara per Intelektualin e njohur te shekullit;

Pavolini Paolo Emilio

“Fishta shkroi poeme epiko-lirike me argument patriotik,kenge fetare,krma,melodrame e vargje satirike, te gjitha te gjallueme nga nje besim i flaket ne te ardhmen e Atdheut qe ne te shikon me bindje njender personalitetet me te larta te historise se vet”,

Tagliavini Carlo

“Nder shkrimtar ende te gjalle, vendin e pare e nxen Pater Gjergj Fishta, Françeskan...Pater Fishta eshte perfaqesuesi me tipik gege”.

Konica Faik

“Kot mundohen greket e sotem te gjejne ne letersine e tyre nje veper me te plotesueme se “Lahuten”.

Te flasesh per Fishten ose te shkruash per Te, duhen vite ose dekada.Do te duhen po aq vite me teper, sa edhe vet periudha e tij krijuese qe ishte me e gjate se katerdhjete vite. Andaj, student te dashur te Univesitetit te Zürichut jam munduar qe brenda kesaj minutazhe kohore te theme dhe lexoj para jush ato qe jane pak ose shume te njohura per opinionin tone te gjere dhe ate krijues.

Dhe ne vend te perfundimit, une zgjodha qe At Fishten ta rrethekoj me dijen time kritike letrare si nje personalitet elitar te krijimtarise se kohes, si teolog te devotshem, si publiqist ose si poltikan dhe me pas, ndoshta, si mesues apo arkeolog.

At Fishta ishte çdo gje, qe kishte te beje me artin dhe leteresine, ai behet poet e perkthyes ne shume vepra qe kane lene gjurme ne jeten tone krijuese Nacionale.Shkruante se e donte shkrimin dhe permes shkrimit i donte shqiptaret.Na rastit momenti historik dhe At Fishtes i duhej te jetoj e punoj gjate kohes se tij me dyzete pseudonime.Dhe te njejtin njeri e autor te madh nuk e pergledh as regjimi i Zogut dhe as ai i Enver Hoxhes dhe kolegeve te tij.

Ai ndalohet te lexohet brenda dhe jashte Shqiperise politike.

I ndalohej ose i cungohej deri ne manipulime vepra letrare dhe krijuese.Figura e tij politizohej e perqeshej deri ne mohim, ose lejohej te shkohet aq larg sa qe; here quhej antishqiptar e here Fashist, here antifetare e here dore e zgjatur e klerit.Provuan e çka nuk provuan kundershtaret e Tij. Me ne fund pas renies se Diktaturave, Fishta filloj te botohej si kurre me pare, shperndahej e shitej me shume se Bibla dhe Kurani tek Shqiptaret. Diaspora pasi qe edhe gjate viteteve te mbylljes dhe izolimit te gjate kishte bere botimin dhe shperndarjen e saj, tani e perkthente ne gjuhe te huaja.

Veprat e Fishtes analizuar thellesisht, nuk jane libra e romane oborrtare si te disa shkrimtareve te sotem perfaqesues, por jane rreshta te shkruar nga shpirti e mendja e nje Intelektuali te madh qe si asnje me pare, fatin e tij e ndante baraz dhe strikt me fatin e Kombit. Ja se çka shenohet ne poemen;

Cohu te dekun

E n`kjofte se lypet prej s`hyjneshmes Mni,

Qe flije t`bahet ndo`i shqyptar m`therore,

Qe, mue tek m`kini, merrni e m`bani fli

Per shqyptari, me shue çdo mni mizore.-

Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjofte e rrofte,

E nami i saje perjete u trashigofte!...

Origjinaliteti dhe zerat e madherishem heroik qe ai i jepte momentit epik ne te cilen ndodhej Shqiptaria, e ngriten autorin ne ate pike qe te quhej pa ngurim “Homeri Shqipetar”. Nje titull i tille nuk ishte rastesi, por perkundrazi, ishte vazhdimesi e stilit te prere, harmonizimit artistik te mitologjise sone me realitetin dhe ne fund te teres, ia bashkangjiste mendimin e tij te thelle filozofiko-pragmatik.

Per dramacitetin e vepres qe perdorte At Fishta, ndoshta po te ishin gjalle do ia kishin lakmi Gِthe dhe Dante.

Fishta nuk mund te mbetej vetem njeri i penes kur e shihte se si Shqiperia po copetohej e anekesohej. I frymezuar nga Rilindasit; si ze i idealeve atdhetare, Ati pranon te jete bashkethemelues i shoqerise “Bashkimi”. Pasi qe behet drejtor ne shkollen franqeskane ne Shkoder At Fishta merr pjese ne Kongresine e Manastirit ku zgjidhet kryetar i Kongresit. Ai pranon, natyrisht, duke i ikur luksit politik te asaj kohe edhe funksione te tjera politike te njohure per masen.Por te berat e tij me te “vogla” jane 37 veprat e shkruara me nje natyrshmeri dhe qartesi te cilin keto e ngrisin ne nje personalitet si do thoshte Akademik R.Qosja, citat ;Nje enciklopedi e tere per kulturen e gjere qe permban vepra, si historike, letraro, artistike, folklorike, etnografike.Ashtu sikunder do ta kishte njerezimi fondin e vlerave te veta shpirterore po te mos kishte “Iliaden” dhe “Odisene”, “Komedine hyjnore” dhe “eneiden”, Don Kishotin”dhe “Hamletin”, “Faustin”, “Luften e Paqen” e “Vellezerite Karamazove” e te tjera poashtu do ta kishin shume te varfer fondin e kultures se vet shqiptaret, malazezet,kroatet dhe polaket sikur mos ta kishin”Lahuten e Malecise”, Kunoren e Maleve, “ vdekjen e Smajl Ages” dhe “ Pan Tadeushin”.

Me gjithe te thenat dhe te berat per Fishten pas renies se diktaturave ne tokat Shqiptare ati i kemi mbetur shume borxh; nuk i kemi bere enciklopedi te mirrefiltte apo monografi te shumta, nuk ia kemi perkthyer ne teresi dhe shperndare ne bote veprat e tij ashtu siq e meritonte.

Nuk kemi bere shume te mbledhuna etnografike dhe lektografike ne qytetet qe ai ka bere takime pune e tradicionale. Dhe te dashur student ketu e kam fjalen per Manastirin e sotem dhe ndertesen e Alfabetit.

Fishta dhe vepra e tij duhet te jene presente ne shkolla dhe akademi, media dhe qarqe politike ashtu si kurre me pare.Librat e tij duhet te shperndaret dhe rirangesohen ideologjikisht. Cmimet dhe titujte me emrin e te madhit At Fishta duhet te kene seriozitetin e njejte, sikur se kishte figura e tij poliedrike per te lare ate borxh te madh qe ka mbetur pa lare ne keto gati 70 vitet e fundit, pas vdekjes se tij .

Ju falemderit per vemendje

Mehmet Haxhosaj

P.S Pjese fjalimi nga takimi “Jeta dhe Vepra e At Gjergj Fishtes” me student ne Universitetin e Zürich-ut, mbajtur me 09.Maj 2006 ne Zürich.



Marre nga: Agimi.com
 
Lahuta e Malcisë (Gjergj Fishta) pjesa e I-rë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Lahuta e Malcisë (Gjergj Fishta) pjesa e II-të

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Lahuta e Malcisë (Gjergj Fishta) pjesa e III-të

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Lahuta e Malcisë (Gjergj Fishta) pjesa e IV-të

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Lahuta e Malcisë (Gjergj Fishta) pjesa e V-të

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Fakti se At Gjergj Fishta ka qenë edhe piktor, nuk është më i panjohur. Dy vjet më parë, në faqet e “Milosaos” kemi botuar një varg vizatimesh e skicash të poetit, një pjesë e tyre marrë nga faqet e fletoreve dorëshkrim të “Lahutës së Malcisë” që ruhet në arkivin e shtetit. Por, kjo anë e krijimtarisë së Fishtës është thuajse e pazbuluar. Vizatime të tjera të panjohura kemi hasur këto ditë në një botim të hershëm të viteve ’40. Këto tri vizatime i takojnë kohës kur Fishta ka qenë ende student.

Dy portretet vendosur përballë njëri-tjetrit, djaloshi me kostum kombëtar, pushkë në sup e qeleshe në kokë, si dhe kjo natyrë e qetë, të befasojnë me qartësinë dhe natyrshmërinë e linjave.
ImagePader Leon Kabashi, ish-nxënës i Fishtës, i cili e ka studiuar në thellësi kontributin e Fishtës në arte, shkruan në një botim të 1943-it, se “Gjergj Fishta është një ndër prodhuesit, udhëheqësit dhe nxitësit kryesor të arteve të bukura në Shqipëri. E them këtë jo vetëm se e kam ndier, por sepse kam pasur fatin të marr mësime e të drejtohem prej tij, për disa kohë dhe raste të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Gjergj Fishta deshi të realizonte të gjitha ato që i ndjente, por jo për faj të tij, hovet psikike e ndeshën me vështirësi të vendit, kohën dhe mjetet e megjithëkëtë i përballoi, se kjo është një veti kryesore e një artisti”. Duket, që në fëmijërinë e tij Fishta do i ketë pasur në gjak për përparimet e ndryshme, i nxitur sidomos prej françeskanit italo-shqiptar, Leonard de Martino, si dhe të tjerëve që shihnin te ai cilësi fenomenale.
ImageKabashi shkruan se në Bosnje, Fishta pati rastin të shohë ndryshimet prej vendit të tij. Atje u dha shumë pas vizatimeve, gjë e cila dëshmohet, sipas padre Leon Kabashit, “nga disa punime të ruajtura ku shprehet jo vetëm me kujdes e precizion, por që edhe shpirti e mendja e tij ishin në dispozicion apo prirje të natyrshme nga estetika dhe artet e bukura”. Po në këtë botim, nga ku i kemi marrë këto tri vizatime, Kabashi na jep dhe një fakt mjaft domethënës për dy piktura të plota të Fishtës, të cilave sot nuk iu dihet fati. Kabashi kujton se “dy pikturat peizazhe të Fishtës, varur në rruginën e shkollës, të punuara bukur me laps blu, për ne, mijëra fëmijë, veshur, dikush me bradavekë e dikush me braktesha, ishin një nxitje e pandërprerë për edukimin e artit”. Këto tri vizatime janë një plus i vogël për të plotësuar këtë anë prej artisti në krijimtarinë e Fishtës.
Vizatimet janë fotografuar nga i mirënjohuri fotograf i Shkodrës, Shan Pici, falë të cilit kanë mbërritur deri në ditët e sotme. Origjinalet e tyre, s’dihet nëse ruhen ende, diku.
gjergj fishta - vizatimi 1.jpg gjergj fishta - vizatimi 3.jpg

gjergj fishta - vizatimi 2.jpg


Admirina Peçi, Gazeta Shqiptare
 
Vargjet e mia te preferuara nga Fishta jane ato te dedikuara Osa Kukas e jane nga vargjet e para qe familja ime me mesoi mua.

Se ske pare Shqiptar me sy
ke djeg vetin ene ty.

Keto vargje thone kaq shume per shpirtin dhe kokefortesin e Shqipetarit.

Ka shume gjera qe une nuk ja fale dot Kadares, po faktin qe kerkoj te hidhte balte ne figuren madheshtore te Fishtes, une medoj qe eshte nga krimet e tije me te medha.
 
Vargjet e mia te preferuara nga Fishta jane ato te dedikuara Osa Kukas e jane nga vargjet e para qe familja ime me mesoi mua.

Se ske pare Shqiptar me sy
ke djeg vetin ene ty.

Keto vargje thone kaq shume per shpirtin dhe kokefortesin e Shqipetarit.

Ka shume gjera qe une nuk ja fale dot Kadares, po faktin qe kerkoj te hidhte balte ne figuren madheshtore te Fishtes, une medoj qe eshte nga krimet e tije me te medha.

E kisha degjuar dhe diku tjeter kete,por nuk isha e sigurte....Te jete e vertete???
 
Gjergj Fishta edukoi njerëzit me shpirtin e tolerancës fetare e shoqërore

Gjergj Fishta edukoi njerëzit me shpirtin e tolerancës fetare e shoqërore
Nga Jak Rrozhani
At Gjergj Fishta ka qenë, është e do të mbetet një figurë e madhe e kombit tonë, edhe atëherë kur regjimi komunist e ndaloi plotësisht veprën e tij , e cila u strehua në zemrat e njerëzve, të bashkatdhetarëve, të tij. Fishta në zemrat e shqiptarëve edukoi shpirtin e tolerancës fetare e atë shoqërore. Për Fishtën, toleranca fetare ka patur një rëndësi të jashtëzakonshme dhe ai këtë e ka

shprehur kudo në veprat e tij artistike, pedagogjike, publicistike, diplomatike etj. Mjafton të studiojmë kryeveprën e tij "Lahuta e Malësisë" e do të shikojmë, thoshte Padër Daniel Gjeçi , se dëshmon qartë e me za t`vetin anekand Shqypnisë së Marash Uci e Oso Kuka, Abdyl Frashëri e Ali Pasha, Dedë Gjon Luli dhe Vrioni, Padër Gjoni e Hafiz Myslimi, në çështje të atdheut kishin të njëjtin ideal dhe ishin vëllazën të një gjaku e të një trungu, bij të të njëjtit truell e të njëjtës gjuhë. Fishta, më gojën e Patër Gjonit, një si vllaut të tij këtë fjalë që i drejtohen një armikut të atdheut tonë: "Un, zotni n`ushtri kam dale, jo me turq, por me shqiptarë, turq a të kshtenë si janë gjithmbarë, pse si të krishtenë, si muhamedanë, Shqypninë së bashku të gjithë e kanë, prandaj të gjithë do të qëndrojmë, kem me u ba koptarë-koptarë, priftën, fretën, hoxhallarë, për Shqypnin". Ja , ky është ideali madhor dhe I shenjtë I Fishtës: اdo gjë për Shqipërinë. Fishta për shkak të rrethanave historike, I kushtoi më shumë kohë çështjes kombëtare, sepse ishte I bindur se po të ishte e mirë gjendja e kombit dhe e atdheut, do të ishte mirë edhe feja. Duke u nisur nga ky përfundim, Fishta si poet, pedagog, diplomat edhe si figurë politike e kohës, e kuptoi heret se toleranca fetare tradicionale që gjate Rilindjes njohu zhvillim të madh se ajo jo vetëm duhej ruajtur , por kërkohej të forcohej më tej si trashëgimi aktive dhe një thesar I madh social-politik I popullit tonë, që e çmojnë shumë edhe të huajt. Fishta bën me zë të lartë betimin e tij të famshëm. Edhe unë frati tham të vërtetën me mysliman e baj fli jetën, varem në kërrabë e hidhem në vargoj, e Shqypninë nuk e lëshoj. Padër Gjergji e kuptoi se bashkimi I të gjitha feve në luftë për të mbrojtur atdheun kishte një rëndësi të madhe .Thirrja për bashkim të forcave fetare në shërbim të atdheut në rrezik, ishte në atë kohë një zgjidhje e mençur e udhëheqësve të të gjitha feve në Shqipëri në shërbim të kombit dhe i dha rezultatet e veta sikur e udhëheqësve të të gjitha feve në Shqipëri në shërbim të kombit dhe I dha rezultatet e veta. Siç dihet Fishta , edhe shkollën e ktheu në një vend ku punohej për forcimin e kulturës së tolerancës fetare e shoqërore. Ai ishte i bindur se kjo nuk formohet vetvetiu, por kërkon punë të madhe me njerëzit, jo vetëm në bankat e shkollës, por gjatë gjithë jetës. Në shkollën e Fishtës, pa cenuar bindjet fetare të asnjërit, kishte nxënës të tre besimeve kryesore, që jetonin e mësonin së bashku në një harmoni të plotë. Padër Gjergji besonte se dijet shkencore janë një pasuri e përbashkët, që duhet t`i përvetësojë e gjithë rinia sepse ato e ndihmojnë atë për të kuptuar thelbin e jetës dhe mundësinë për të ndryshuar atë në të mirë të njerëzve dhe të atdheut. Brezi i ri këtë porosi nuk duhet ta harrojë kurrë . Këtë traditë e shohim sot që po ruhet e zhvillohet . Edhe binomi : " Fe e Atdhe" pavarësisht se siç dihet, ai lindi në mjedisin françeskan, Fishta nuk e ka përdorur kurrë si atribut vetëm të një fejë. Në të gjitha rastet me termin "Fe" në vështrimin social-politik, ai nënkuptonte të tri forcat fetare që vepronin në Shqipëri në dobi të kombit dhe kërkonte me forcë që toleranca fetare, kjo pasuri e madhe social-politike kombëtare, të ruhet si sytë e ballit. Fishta na jep vetë një shembull shumë kuptimplotë që tregon se toleranca fetare në Shqipëri është kthyer në një traditë të bukur e tepër të rëndësishme me vlera të mëdha politike-sociale. Ai tregon se si një bajraktar mysliman i kërkon Provincialit të Fretërve në Shkodër që të çojë sa më pare një meshtar në kishën e bajrakut të tij . Pra , Fishta na mëson që çelësi për zgjidhjen e shumë problemeve tona shoqërore, është respekti reciprok për njeri-tjetrin. "Të gjithë së bashku zhvillimit të vendit tonë, të Shqypnisë sonë të dashtun, në drejtim forcimit të demokracisë dhe të integrimit tonë në Evropë si një popull me tradita të shquara, patriotike e liridashëse". Përvoja e shkollës sonë për edukimin e nxënësve me kulturën e tolerancës fetare e shoqërore ka qenë dhe është edhe sot në kohën e rivendosjes së demokracisë një nga perlat e mendimit pedagogjik shqiptar, një përvojë që po merret si shembull edhe nga vendet e tjera .At Gjergj Fishta hyri në vargun e atyre figurave që siç e ka thënë vetë : "As vdekja s`ka ç`u ban". Ai la të gjallë shpirtin e tij të derdhur në vepra, që do t`i nxisi breznitë e ardhshme që të luftojnë për interesat e kombit sipas kërkesave të kohëve që do të vijnë.

*shkodraonline.com
 
Titulli: Gjergj Fishta edukoi njerëzit me shpirtin e tolerancës fetare e shoqërore

Nga Jak Rrozhani

At Gjergj Fishta ka qenë, është e do të mbetet një figurë e madhe e kombit tonë, edhe atëherë kur regjimi komunist e ndaloi plotësisht veprën e tij , e cila u strehua në zemrat e njerëzve, të bashkatdhetarëve, të tij. Fishta në zemrat e shqiptarëve edukoi shpirtin e tolerancës fetare e atë shoqërore. Për Fishtën, toleranca fetare ka patur një rëndësi të jashtëzakonshme dhe ai këtë e ka

shprehur kudo në veprat e tij artistike, pedagogjike, publicistike, diplomatike etj. Mjafton të studiojmë kryeveprën e tij "Lahuta e Malësisë" e do të shikojmë, thoshte Padër Daniel Gjeçi , se dëshmon qartë e me za t`vetin anekand Shqypnisë së Marash Uci e Oso Kuka, Abdyl Frashëri e Ali Pasha, Dedë Gjon Luli dhe Vrioni, Padër Gjoni e Hafiz Myslimi, në çështje të atdheut kishin të njëjtin ideal dhe ishin vëllazën të një gjaku e të një trungu, bij të të njëjtit truell e të njëjtës gjuhë. Fishta, më gojën e Patër Gjonit, një si vllaut të tij këtë fjalë që i drejtohen një armikut të atdheut tonë: "Un, zotni n`ushtri kam dale, jo me turq, por me shqiptarë, turq a të kshtenë si janë gjithmbarë, pse si të krishtenë, si muhamedanë, Shqypninë së bashku të gjithë e kanë, prandaj të gjithë do të qëndrojmë, kem me u ba koptarë-koptarë, priftën, fretën, hoxhallarë, për Shqypnin".

Ja , ky është ideali madhor dhe I shenjtë I Fishtës: اdo gjë për Shqipërinë. Fishta për shkak të rrethanave historike, I kushtoi më shumë kohë çështjes kombëtare, sepse ishte I bindur se po të ishte e mirë gjendja e kombit dhe e atdheut, do të ishte mirë edhe feja. Duke u nisur nga ky përfundim, Fishta si poet, pedagog, diplomat edhe si figurë politike e kohës, e kuptoi heret se toleranca fetare tradicionale që gjate Rilindjes njohu zhvillim të madh se ajo jo vetëm duhej ruajtur , por kërkohej të forcohej më tej si trashëgimi aktive dhe një thesar I madh social-politik I popullit tonë, që e çmojnë shumë edhe të huajt. Fishta bën me zë të lartë betimin e tij të famshëm. Edhe unë frati tham të vërtetën me mysliman e baj fli jetën, varem në kërrabë e hidhem në vargoj, e Shqypninë nuk e lëshoj.

Padër Gjergji e kuptoi se bashkimi I të gjitha feve në luftë për të mbrojtur atdheun kishte një rëndësi të madhe .Thirrja për bashkim të forcave fetare në shërbim të atdheut në rrezik, ishte në atë kohë një zgjidhje e mençur e udhëheqësve të të gjitha feve në Shqipëri në shërbim të kombit dhe i dha rezultatet e veta sikur e udhëheqësve të të gjitha feve në Shqipëri në shërbim të kombit dhe I dha rezultatet e veta. Siç dihet Fishta , edhe shkollën e ktheu në një vend ku punohej për forcimin e kulturës së tolerancës fetare e shoqërore. Ai ishte i bindur se kjo nuk formohet vetvetiu, por kërkon punë të madhe me njerëzit, jo vetëm në bankat e shkollës, por gjatë gjithë jetës. Në shkollën e Fishtës, pa cenuar bindjet fetare të asnjërit, kishte nxënës të tre besimeve kryesore, që jetonin e mësonin së bashku në një harmoni të plotë. Padër Gjergji besonte se dijet shkencore janë një pasuri e përbashkët, që duhet t`i përvetësojë e gjithë rinia sepse ato e ndihmojnë atë për të kuptuar thelbin e jetës dhe mundësinë për të ndryshuar atë në të mirë të njerëzve dhe të atdheut.

Brezi i ri këtë porosi nuk duhet ta harrojë kurrë . Këtë traditë e shohim sot që po ruhet e zhvillohet . Edhe binomi : " Fe e Atdhe" pavarësisht se siç dihet, ai lindi në mjedisin françeskan, Fishta nuk e ka përdorur kurrë si atribut vetëm të një fejë. Në të gjitha rastet me termin "Fe" në vështrimin social-politik, ai nënkuptonte të tri forcat fetare që vepronin në Shqipëri në dobi të kombit dhe kërkonte me forcë që toleranca fetare, kjo pasuri e madhe social-politike kombëtare, të ruhet si sytë e ballit. Fishta na jep vetë një shembull shumë kuptimplotë që tregon se toleranca fetare në Shqipëri është kthyer në një traditë të bukur e tepër të rëndësishme me vlera të mëdha politike-sociale. Ai tregon se si një bajraktar mysliman i kërkon Provincialit të Fretërve në Shkodër që të çojë sa më pare një meshtar në kishën e bajrakut të tij .

Pra , Fishta na mëson që çelësi për zgjidhjen e shumë problemeve tona shoqërore, është respekti reciprok për njeri-tjetrin. "Të gjithë së bashku zhvillimit të vendit tonë, të Shqypnisë sonë të dashtun, në drejtim forcimit të demokracisë dhe të integrimit tonë në Evropë si një popull me tradita të shquara, patriotike e liridashëse". Përvoja e shkollës sonë për edukimin e nxënësve me kulturën e tolerancës fetare e shoqërore ka qenë dhe është edhe sot në kohën e rivendosjes së demokracisë një nga perlat e mendimit pedagogjik shqiptar, një përvojë që po merret si shembull edhe nga vendet e tjera .At Gjergj Fishta hyri në vargun e atyre figurave që siç e ka thënë vetë : "As vdekja s`ka ç`u ban". Ai la të gjallë shpirtin e tij të derdhur në vepra, që do t`i nxisi breznitë e ardhshme që të luftojnë për interesat e kombit sipas kërkesave të kohëve që do të vijnë.

*shkodraonline.com
 
Titulli: Gjergj Fishta

1937 | Gjergj Fishta:
Lahuta e Malcيs
Kanga 5. 391-465



Por, s' din Shkjau me mbajtë miqsي!
Aman, Zot, kur duel Serdari,
Se ç' kje ndezë Vranina zhari!
Aman, Zot, kur mrrîni Pera,

395

Se shum krisi atbotë potera!
Por kur rلn Shkjét e Vraninës
Shum u krisi plumja shpinës!
Porsi shé, puth m' nji natë gjâmet
Rritet turr e del prej âmet

400

Tuj ushtue - e tue shkumue,
Shkaperderdhet nper zallina,
Ashtû u derdh Shkjau te Vranina,
N' valë Shqyptarët krejt tue i pershî.
S' lufton ndryshe e rrebtë kulshetra

405

E me dhâmbë edhè me kthetra,
Zjarm e surfull tue flakrue,
Kur drangojt t' a kenë rrethue;
Si i qindron sod Shkjaut Shqyptari
Per dhé t' amel, puth i la i Pari:

410

Kâmbë per kâmbë, tuj qitë pل dل,
Tue korrë krena neper Shkjل.
U janë ndezun flakë breshânat,
U kullojn gjak n' dorë tagânat,
E u kullon gjak edhè zêmra,

415

Veç se vendit s' u lot thêmra.
Por ç' dobي: dielli tue lé
- Isht' tue lé m' at ditë per Shkjé! -
I rلn ndore Shkjaut t' terbuem
Tridhjetë t' vrلm e dhetë t' shituem!...

420

O ata t' lumt, puth dhane jeten,
O ata t' lumt, puth shkrîne veten,
puth per Mbret e vend të t' Parve,
puth per erz e nderë t' Shqyptarve
Derdhen gjakun tuj luftue,

425

Porsi t' Parët u pa'n punue!
Letë u kjoftë mbي vorr ledina,
Butë u kjoshin moti e stina,
Aklli, bora e serotina:
E dér t' kndoje n' mal ndo 'i Zânë,

430

E dér t' ketë n' dét ujë e rânë,
Dér sل t' shndrisin diell e hânë,
Ata kurr mos u harrojshin,
N' kângë e n' valle por u kndojshin.
E njaj gjak, puth kan dikue,

435

Bân, o Zot, puth t' jesë tue vlue
Per m' i a xé zêmren Shqyptarit,
Per kah vendi e gjûha e t' Parit!
Po, vلll! Osja kû do t' jetë?
Oso Kuka a mos kل mbetë?

440

N' Xhebehane kل zatetë!
Kل zatetë n' at kullë t' barotit,
Kû kل bâ êmrin e Zotit,
Se per t' gjallë nuk kل m' e lshue,
Shokët e vet per pل i pague

445

Tridhetë t' vrلm e dhetë t' shitue.
Kur pau Shkjau se pushka mêni
Si kah vau, si kah Liqêni,
E se mbetë s' kisht' Oso Kuka
Me tjerë t' vrلm, perjashtë ke suka,

450

M' Xhebehane u turr m' at hera,
Si, kur t' lshojë kah Prendvera,
Vrullet bleta çark njaj zgjonit,
Tue zukatë si rryma e prronit.
N' brohorي tue i lutë jetë Knjazit

455

Njiqind vetë kcyen m' kulm t' pullazit,
Mâ t' permendunt kah trimnija,
Njaq u njiten mbi frangija,
Tue thye muret n' gjak t' perlyeme:
- Por kل gioben shpija e thyeme! -

460

Krisi Osja atbotë si ulâni,
Mje m' Cetinë i vojti zâni:
"Ah kadalë, Nikollë, t' vraftë Zoti!
Pse ktû i thonë Oso baroti:
Se s' ké pل Shqyptلr me sy,

465

Se djegë vehten edhè t‎!"
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Gjergj Fishta

1937 | Gjergj Fishta:
Lahuta e Malcيs
Kanga 13. 1-77



Prendoi dielli, n' qiell duel hâna,
N' Veleçik po pingron Zâna:
Ehu! ju malet e Shqypnيs,
N' t' cillat strukë shqypja e lirيs

05

N' t' bardhat kohë puth kan prendue
S' lête anmik, jo, me i u afrue!
E di shpat e di edhe prrue,
E di landë e di edhe gْr,
Shqyptarيs kryq e terthuer,

10

Se sa gjak atbotë i anmikut
Vojti rrkajë prej t' bardhë çelikut,
puth flakote n' dorë t' Shqyptarit
Porsi rrfeja majes s' Sharit.
A kisht' mujtë kurr n' at kohë t' lume,

15

(Me lot gjakut sod t' lotueme!)
Veç nji troe t' tokës shqyptare
M' e rmue dora grabitçare?
Ah! jo kurr; t' ish' çue mbarë bota...
Pse ndo 'i Lekë, a 'i Gjergj Kastriota

20

Do t' kisht' dalë, at dorë rrembyese
M' e cungue me armë ngadhnyese,
T' cillat n' shekull do t' permenden
Hânë e hyj sa qiellve t' enden.
Por kan ndrrue sot moti e stina

25

Per dhé t' ngrît, kû rreh Martina!
Gjinde e mbajtun me lot t' shumit
puth n' djersë njomë bûcat e umit,
Ja puth n' kullmë rreshket kumuese,
Ja nper dét bjen valës shkumuese,

30

Per me mbajtë nji grue te shpija
S' cilles bukë i lypi fmija,
Edhe i lên ndoshta me kjل,
Perse e mjera bukë nuk kل:
Gjinde, s' cilles Zot i âsht ari,

35

T' zezen tokë puth i ngratë Shqyptari
Shtrêjt me gjak e pat fitue,
Pa ndo 'i dhimë, kjoshin mallkue!
Sod m' e dل duen copa copa:
E perse? Pse don Europa...

40

Uh! Europë, ti Rrugaçë e motit,
puth i rae mohit besës e Zotit,
Po a ky â shêji i gjytetnيs:
Me dل token e Shqypnيs
Per me mbajtë klysht e Rusيs?

45

Po ti a kshtû sod na i perligje
Njata burra puth m' kto brigje
Per t‎ vehten bâne flije
Kur ti heshtshe prej ligshtije?
Ti puth i a kalle flaken diellit

50

E i shestove rrathët e qiellit
Ti, prej eshtnash t' t' ngratë Shqyptarve,
puth bânë deken per dhé t' t' parve,
Bân sod t' bîjn fatosa t' rي,
T' cillt nji troe t' ksajë Shqypnي

55

Mos t' a lâjn Shkjaut n' dorë me i rل
Krejt në gjak nji herë pa e lل!
Lum, oj Zâna e Veleçikut,
puth m' i a lshon ti namët anmikut,
puth m' i uron djelmt e Malcيs,

60

puth m' i a kjلn hallin Shqypnيs;
Ksaj Shqypnي, e cilla motit,
N' zâ kah pushka e besa e Zotit,
Pat kênë çmue prej fisesh t' tâna
Kah bjen dielli e kah mârr hâna!

65

Por, sado puth poshtë kل rل
Sod me sod, e rrin tue kjل
N' pluhen t' tokës, prej njerzve shل,
Prap, oj Zânë, shkndija e burrnيs
Nuk â shkimë n' male t' Shqypnيs,

70

puth, manà, edhè n' kto kohë t' reja
Ka 'i herë ndezet flakë si rrfeja.
S' kan mbetë shkret, jo, armët besnike,
Perse Arbnorja grue fisnike,
Bân se bân fatosa t' rي,

75

T' cillt trimnisht per ket Shqypnي
E per besë e t' bardhen Fé
E bâjn deken si me lé.

Marre nga siti i Robert Elsie : elsie.de
 
Last edited by a moderator:
Sot nje i njohuri im krijues e perkthyes, Anesti Qirinxhi, me befasoi kur nga canta e tij nxorri nje liber te vjeteruar nga koha, por te shumefishuar nga vlerat qe mbart. Lexoj autorin, ERNEST KOLIQI, pak me poshte titullin, POETET E MEDHENJ TE ITALIS, Vellim i pare dhe akoma me poshte, Shtypshkroja "NIKAJ" Tirane, 1932
Sic shkruhet ne kete liber po paraqes emrat e poeteve te medhenj italiane, sipas rradhes vendosese ne te.
DANTE ALIGHIERI
FRANCESK PETRARKA
LUDOVIK ARIOSTO
TORKUATO TASSO

Dua te theksoj qe parathenien e ketij libri me 280 faqe, e ka shkruar i madhi A. Gjergj Fishta, te cilen pasi ta shkruaj origjinal sic eshte, do ta vendos ne temen perkatese.
 

Attachments

  • img089.jpg
    img089.jpg
    46.8 KB · Shikime: 85
  • img090.jpg
    img090.jpg
    31.1 KB · Shikime: 94
Fotokopje nga parathenia e Fishtes ne librin e Koliqit...
 

Attachments

  • img096.jpg
    img096.jpg
    36.8 KB · Shikime: 95
  • img092.jpg
    img092.jpg
    68.5 KB · Shikime: 94
  • img093.jpg
    img093.jpg
    74.4 KB · Shikime: 96
Gjergj Fishta: Punet si nji here, nji here e..."Rrofte Shqipnia"

thumbnail.php


Jam Pater Fishta qe them urate me gishta!" eshte anekdotologjia, fryt i nje pune shumevjecare, qe ka pergatitur per botim shkrimtari dhe studiuesi Kujtim Dashi.
Ne te jane perfshire: anekdota nga Gjergj Fishta dhe per te; fragmente nga publicistika e proza e Fishtes, qe jane treguar dhe mund te ritregohen si anekdota; impulse fishtjane nga vepra satirike dhe publicistike e tij; biobibliografi e zgjeruar per Gj. Fishten, si dhe vleresime per vepren e Gj. Fishtes.

Bashkekohes e studiues te Fishtes kane vene ne pah prej kohesh se per te jane krijuar e tregohen shume anekdota, disa te verteta e nje pjese e madhe te trillueme prej fantazise se popullit, apo qe ia kane ngjitur atij duke i marre prej ndokujt tjeter, sic ka ndodhur e ngjet zakonisht me kete zhaner. Njerezit kane kerkuar gjithnje, qe ne qender te anekdotes te kene si protagonist nje figure shume te njohur, te besueshme e sa me popullore, e thene ndryshe, e patundshme; ndonje politikan i sotshem do te thoshte gjitheperfshirese. Kjo deshmon per prirjen e vecante te Fishtes ndaj humorit, zgjuarsine e fantazine e pasur, gjykimin e mprehte te tij, si dhe per pervojen e madhe jetesore, aftesine e rralle improvizuese, cka misherohet ne batutat e tij te befasishme, pikante dhe jetegjata, qe jane percjelle nga brezi ne brez deri ne ditet tona. Volteri thoshte se anekdotat jane si kallinjte qe mbeten fushes se historise pasi kalon drapri i te korrave. Pra, ne kete rrugetim te gjate edhe nese eshte shtuar dicka ne "kallinjte" fishtjane, ne cdo rast, krijuesi, me siguri, ka pasur mire parasysh nje "kuote" a nje "reference" nga Fishta dhe, me siguri, eshte munduar gjate qe t'ia atribuoje apo jo atij. Pavaresisht nese jane origjinale apo jane te krijuara prej te tjereve qe e kane njohur ose jo Fishten, fakti qe ky repertor fishtjan gjallon ne kujtesen e njerezve njekohesisht me vepren e tij poetike, satirike, dramatike, publicistike etj., ende sot e kesaj dite, e rendesishme eshte se ato bartin deshmi autentike biografike dhe nje qendrim te vecante receptiv te vepres se tij letrare e shoqerore; ato mund te vleresohen edhe si nje kronologji humoristike e jetes se Poetit dhe te preokupimeve te medha te kohes, i pranishem ose jo edhe ai ne to. Te drejtperdrejta ose burimore, do t'i konsideronim ato anekdota te mbledhura prej Fishtes, ose prej atyre njerezve, te cilet kane pase miqesi te ngushte, ose kane botuar kujtimet e tyre per te, sidomos pas viteve '90 te shekullit te kaluar, te cileve, sic thote Stefan Shundi, "mund t'u besohet verbtas", si dhe ato pasazhe te shkeputura enkas nga publicistika e tij, te cilat ne substance perbejne fabulen e nje anekdote, skice a tregimthi humoristik e qe, sic kam verejtur, tregohen "me pak fjale" edhe sot e kesaj dite nga njerezit si anekdota. Bibliografia e pasur (afro 200 zera) dhe variantet e nje fabule, te vjelura drejtperdrejt, te publikuara apo te mbledhura ne arkiva shteterore e personale, ne monografi a libra memuaristike deshmojne per besnikerine ne zbatimin e principit te autoktonise te kesaj pasurie humoristike fishtjane.

Teksa pyesim autorin e anekdotologjise "Jam Pater Fishta qe them urate me gishta" se kur do ta kemi ne duar kete liber te cmuar, ai me humor na thote, se "Une punen time thuajse e kreva. U be nje kohe e gjate qe kam "qepur strajcen" per ndonje mbeshtetje financiare nga dashamiresit e panumert te Fishtes. Mbase kujtohet ndokush...N. Gogol thoshte "Nga te qeshurit kane frike te gjitha pasionet tona te uleta. Le t'i kthejme se qeshures rendesine e saj te merituar".



Nga Kujtim Dashi

Zyrtarve qe u ka ardhe ndonjehere era huder, mos me ja u

lane teper thonin me u rrite.



Zyrtar i pabese.- Na shkruajne prej Mirditet, se nje Mydirri t'atjeshem i ishin kene rrite thojt pak per s'tepermi, si me thane se ka dale hajn; per t'cilen pune Qeveria ja ngjiti thojt edhe e burgosi, megjithe do Muftare te nje katundi t'Mirdites, per arsye qe ai kishte vjedhe e kta i kishin mbajte thesin. Tuje kene qe ky lajm nuk na vjen zyrtarisht, keshtu, per sot, nuk po ja zame emnin ktyne batakcinjeve. Vec cka se s'mundena me ndeje pa e kja me lot ket rrezik, qe aty ktu, po i ndodhe popullit Shqyptar, me kesi zyrtaresh t'pandershem e batakcinje. Njani nder shkaqe ma t'forta, neper te cilat rrenohet shtepia e robit, asht, pa dyshim, hajnia mbrenda. Si t'rrin gjindja e shtepise tuje vjedhe shtepine e vet, asht e ditun, se ajo shtepi shkon dam e bahet mos me pase cka me i hanger mini mbas darket. Kshtu edhe kur kesi zyrtaresh batakcinje, qe jane amanetqaret e Qeverise, vjedhin popullin a Qeverine, asht e ditun se Shqypnia rrenohet e shkon si asht ma zi. Prandej asht mire qe zyrtareve, te cileve t'u kete ardhe ndonje here era huder, mos me ja u lane teper thonin me u rrite.



Amerikanet jane kahe na i marrin pleshtat.



Kendojme nder fletore se nje miliarder amerikan, i quajtur Valter Rothshild, ka fillue me mbledhe pleshtat e botes. Ka nise me ba, nje koleksion pleshtash; deri sot burri i botes ka mberrite me mbledhe tok rrash tri mije krene, duke i pague edhe shtrejte fort. Vetem per nje plesht, qe eshte ne trajte te lunderzes, ka pague kurrgja ma pak se 15.000 frank. Per tre pleshta te tjere, qe ja solli nje fatbardhe kanadez prej Polit te Veriut, lau 3000 frank ne kambe e ne dore. E pra, ne Shqypni e nder diplomate te Europes...kishte me i gjete edhe pa pare.- Me pague 15.000 frank per nje plesht sot, qe shekulli mbare asht tuje u rreshke prej ujet2, nje pune kjo qe shpjegon ma se mirit, se cka asht v l l a z n i a ne kulture te sotshme!

__________________

1)Shale, Shosh-fshtra ne Dukagjin te Shkodres.

2)uje-urie.



Ku hàn e se t'apin e ku flet e se te ndigjojne nuk ke se c'bân

-Ne treg te malcis-



Malcori.- Po kjo Tirana ku do te jete?

Gjytetasi.- Po as kaqe e gjâ nuk e din se Tirana âsht kryegjyteti i Shqypnis?

M.- Hek! Masi kryet Shqypnija e paska ne Tirane, po bishtin ku do t'a kete?

Gj.- Jo more Sokol, mos e kujto punen keshtu, pse Shqypnija se ka as krye as bisht, por deshta me thane se atje ne dhè te kuq rrine te paret e paret e Shqypnis.

M.- Hak e pernjimend, me kane thane se atje jane napulanat e kuq si bari ne bashtine, po na kah pernjimend jeme ne dhè te zi, qyshe se po kemi zi parje e zi buke.

Gj.- Po a s'e din ti, se Shqypnija, si flamuri i saje âsht kuq e zi?

M.- P'a ndigjoma i'fjale: kur te shkojsh ne Tirane m'i le te fale me shndet te parit te Shqypnis, se...i Shqypni t'eger e te zeze nuk ka c'e bân.

Gj.- Drue se se kam me muejte more Sokol, pse ku hàn e se t'apin e ku flet e se te ndigjojne nuk ke se c'bân.



"Pse per pa e muejte e keqja, Shqyptari nuk ban

gjurme kahe e mira."

-Ne log te kuvendit-



B a j r a k t a r i.- merr fjalen- e tuej e shkunde mbi gur kamishin e duhanit, zen e thote: Pra me giase se nuk do te mund i gjindet kurrkund rrfana ksaje Shqypni! Mana por moti i mire shifet ne nadje, e m'a thote mendja, se nuk do te mund te shkojme fort giate me si ja keme nise: qep nji pllame e shkep nji pash.

- Gjofti rrfeja, po c'je kahe thue, ja pret M i c a n i, pa'j duhet me kene Shqypnija e ngatrrueme si floket e dreqit, per me vojte puna si c'thue ti Bajraktar. Sod per sod kush ka pare ka cajre, e po t'i kite Shqypnia paret e krajlave, s'pat me hanger pula gur nder ne, por pat me hanger qeni pogace, si motit, pse si i thone nji kajges:ne te pvetet kush se si asht jeta, Shqypni e kom po ish kuleta.

- L u l a s h i.- Mana por kurrkund s'ja ke gjuejte lum Micani, se qe besa e burrave parja s'ba pare ne Shqypni tone, pse duhet me pase ma shum mend se dhen, e parja pa zot, asht si shiu qe bjen kot, e dere te thohet per Shqypni, se shpija u dogj, por lum kush mund te zehet, s'na prodhojme as paret as visaret e te tane krajlave te gjitha tok me i pase.

- Lumti goja, or Lulash - ja kthen me nji here G j e l o s h i - Ku s'e njef qeni te zone punet nuk kan si shkojne mare, e per me ja gjete fijen lamshit, kish me dash me fillue per se marit, tuej vu dore e tuej hjeke e ndrrue: e zyrtare, e te pare e shkollare a si po u thone te gjith atyne, te cillet nuk po lane Shqypnin me cue kryet as me marre fryme.-

- Shitofti zana se nuk je kurrkund kahe ja giet, ja pret S o k o l i, se mana vendi nuk mahet pa kren, me sa shpija pa tren, edhe po u terrnuekan te gjith ashtu si thote Lulashi, por hik prej shiut e del ne breshen, se kish me pase kush me i gia e kish me u gjete kush me i sha.

M i c a n i, A di si?

S o k o l i: He...

M i c a n i: Si kish me dale puna me pase per t'u cue fjale krajlave? Se me dashte ata...puna kish me u ndreqe ne kame e ne dore.

- L u l a s h i, Kurrkund nuk je me ta, lum Micani, se per pa ju lige ora Shqypnis nuk ka si bahet ata c'mendon ti. Krajlave me giase iu asht lidhe Shqypnija, e diku prej inadit, diku prej prej droje te shoshojt, ham dr...c'paca, as jane ata puth e carsin as ata puth e ndreqin Shqypnin. A jeme kund na vete, se per krajla?...Keme vojte pralle, e keme dale fisit e bajrakut.

B a j r a k t a r i tuej dhane marrim kuvendit: Mana por lumti goja, or Lulash, se kuvendi e urtia po te shkote per gjak e per piri, edhe 'asha at Sh'Marrabee, Shqypnin ja do t'a ndreqin Shqyptaret, ja s'ka kush ven dore ne te. Por per me zane mend Shqyptaret lypet bash do kohe e duhet edhe mjaft do mund, pse per pa e muejte e keqja, Shqyptari nuk ban gjurme kahe e mira.

________

kamish (turq.)-cibuk i gjate



Shka len prej micet gjuen mi





- Babe, sa pune lypen per me kene shqyptar i vertete?

- Nuk lypen pune por fjale.

- Po, fjalte i merr era, more Babe, e Shqypnija nuk asht vec nji fjale per t'u fole.

- Mire e ke, se Shqypnija nuk asht fjale, por asht pare, e per me fitue pare, e per me fitue pare me spol, lypen pak pune e shum fjale.

- E po cfare fjalesh? A fjale shqype a te hueja?

- Shqypen mjafton me e percape, te huejat duhen me i dijte.

- Pra shqyptar i vertete dashka me thane me diejte Italisht, Slavisht, Greqisht e Turqisht.

- Mos harro: edhe me kene i zoti me e percape shqypen.

- E si percapet giuha shqype?

- Shqym njashtu si ja ban kuer te soset djathi e te mete buka that, percape fort per me te ndi e me te dhane nana tjeter, percape perdhuni pse nuk t'a ka ande buken por i lakmon djathit.

- Pra msuesi na thot ndryshe ne shkolle, se nierin e ban kena e jo duka, e se nuk mjafton me shite atdhetarizem me fjale, por duhet me punue per Shqypni.

- Aj asht ne e Lekes he krahthate! Po s'punove per vedi, ke mete ne zall ti me gjith Shqypni. Shka u qiti Shqypnija atyne puth u borne mas saje?

- Pra lum baba masi nuk i dashka zane bese msuesit, kot se me con ne shkolle.

- He...ti je i vogel more bir e nuk din ma giate. Msuesit merri fjalet, por me punue, puno si te thote Apa:

Un per vedi e te gjithe per mue

Dy ne dore e tri ne thue.

- Besa more Babe, fjalet tua nuk dij me i marre vesht e ata te msuesit me vine te kollajta. Por kuer te rritem tash mendoj me mend te mija.





Kur s'ke c'me ba, luej deren





Puntori.- Shka don me thane puth kurr s'mund e mora vesht punen e ksaj dreq Shqypnijet! Kur me permende kush Ameriken e di se asht vendi i pareve, Inglizin e mbaj per njeri diplomat e politiket, po foli kush per Alleman (Gjerman), me ve' me nji here mendja te puna e te dieja, e kshtu per c'do nahije dic m'epet me thane e me mendue, por Shqypnia, per mua asht si prralla e Gjo Mar'Shkalles.

Zyrtari.- Shko mor budall; ti s'din me i dhane gomarit uje, jo ma po don me i kuptue se shka asht Shqypnia. Shuej aty, se besa po gjene shka lype.

P.-Po, more Zotni, ani se un s'po dijkam gja, por un kam ndi tuej e ba ket ankim edhe disa puth per kahe dieja s'preken me pupel. Hajde se po e lam ket pune, por ne mos tjeter a din me me kallzue a ka kund Shqypni?

Z.- Ty me gjase, mas hallit, te paska lane edhe mendja; po si pvete a ka Shqypni, mas topave puth jane shpraze e mas ligjeratave puth jane majte me 28 Nanduer! Balonat kan ardhe, ingjinerat kan fillue m'u perda, parlamenti vijon cashtjet gjithnji e per shpejti do te keme edhe asamblen komtare. Mandej a s'i ke ndie ti urdhnat e cpallun e plakatat e vume, a s'ke pague kurrnjihere, vergi, iktibari, e shka di un tjeter ma. Te gjitha kto jane per Shqypni e ti vjen e me pvete a ka Shqypni!

P.- Besa nji Zot por e din se shka do te hjekim per pagesa, por thace se po kallzon se ku shkon gjithky mund puth bahet e gjith kjo pare puth derdhet. Z.-Mos e tierr ma gjate lum djali, se ke preke nder tela. Shqypnija per me u majte ka nevoje per zyrtare, zyrtaret do te paguhen prej popullit, e se si ja ban mandej populli per me pague aty din vete. Por paguej e mos druej.

P.- Pra masi kenka puna kshtu, me ve' mendja me u ba ma shqyptar tuej gjete ndo'j zyre.

Z.- Rri more krah thate, rri ne zanate puth te la yt ate. E po ti zot e un zot, gomarin kush e kullote?

P.- E po, njimend se ma i madh hatri se topuzi, por besa kur s'ke c'me ba, luej deren.



Letersija nuk asht per dhambe te gjithkueje

Nji qylahxhi, para se me cile dugaje m'vedi per qylahxhi, duhet puth per do vjet te kete ndeje shegert me ndonji qylahxhi; pse ndryshe bota s'e njef per qylahxhi. Por edhe per me kene kallajxhi, duhet me pase ndeje vjet e vjet shegert me ndonje kallajxhi e me pase nxane se si bahen e si kallajtisen sinijat, tepsijat, kusijat, legenat, jibriket, fulteret etj.; pse per ndryshe nieri s'kishte me u njofte per kallajxhi. E kshtu te thuesh per likuraxhi, shkarpaxhi, samarxhi, bosaxhi etj. Due me thane se, per c'do zanat puth do me kape nieri, duhet nji fare pregatitje gjithkund, por edhe ne Shqypni. Vetem asht nji zanat puth ne Shqypni s'lype kurrfare pregatitje: letersija! Jo, po; nja 90%ne Shqypni mendojne se, per me kene letrar, s'lypet tjeter vec karta, penda, mereqepi, ngaeja, e mos me pritue nji c'do kryematare me shtrue at karte m'tryez, me perla at pende ne dore, me u zhyte ne mereqep, e mbasandej me te bje kryq e terthuer kartave, shkarravite kund 70-80 faqe tane fjale bihude e ne nji shqype te garavaxhzueme, e atehere botoj, e shkruesi ngrifu per "auktor", breje hekur m'Ministrin e Arsimit, po s'i dha ndonjifare shperblimit 50-100 napolonash-pak me thane-per at pacaver! Tash kshtu puna s'hece-e as s'do te hece; pse pernjimend po bahemi gazi i dheut. Per me u mbushe mendjen nji pale shqyptareve, pra, se per kene leterat nuk asht mjaft te keshe nxane me kendue e me shkrue, tash e ma vone due me u pru ne HD disa piksime estetike mbi zejen e fjales a se se thanmes, prej se cillave ka me u pa, se letersija nuk asht per dhambe te gjithkueje.

"M'kallxo se c'libra kndon, e t'kallxoj se kush je."

"M'kallxo me ke shkon, e t'kallxoj kush je", ka thane i mocmi; pse shoqi me fjale e me kshille t'veta kadale e kadale t'a ndrron mendjen e t'ban per vedi. Prandej me gjith arsye mundem me thane: m'kallxo se c'libra kndon, e t'kallxoj se kush je; pse edhe libri, si shoqi, tue t'fole e tue t'kshillue me shkrola t'veta, kadale e kadale t'a mbushe mendjen e t'ban per vedi. Sikur nieri, pra, para se me lidhe miqsi me nji shoq, do t'a njofe se c'nieri asht; kshtu para se t'vehet me kndue nji liber, do t'a dije se c'faret asht libri, a i mire a i keq, per mos me u vue n'rrezik puth me kene rrejte e mahite prej s'i...E pra sejcilli shqyptar, (sidomos sod), kishte me dashte me kene i dijshem. Por asht halli, puth s'del kush i dijshem, po nuk u mundue me xane; pse si thone Anzat e Parnasit: "S'a ba i dijshem kush pa hiri,/Ndeje peshtete e tuj njefe miza.

Si shpetoi "kapitali" i dijetarit



Editorialin e "Posta e Shqypnies", te dates 13 tetor 1917, me titull "Shqypnia e kultura", Gjergj Fishta e nis me ngjarjen e meposhtme:

"Kallxohet se motit kishte pase kene mbyte nje barke ne det e, se nder ata njerez-e shumta tregtare-qe i kishin pase shpetue rrezikut, por qe gjaja u paska pase kene mbyte krejt ne det, paska pase qellue edhe nje dijetar. Mbasi u pat kalue droja e rrezikut te jetes, tregtaret ja nisen me qa me lot per gjane qe u kishte humbur, pse tuje pase mbet gisht, kurrkund s'ja shihnin gjasen vedit, se si kishin me mujte me jetue mbi shekull; vetem dijetari nuk bante as ankim as vaj. Si mundesh me ndejte pa qa, i thanka njani asi tregtaresh, mbasi edhe ty t'asht mbytun ne det cka pate? Nuk qaj, i pergjigjet dijetari, pse une kapitalin tim, qe asht dija, e kam shendosh e as me mbytet ne det, as me humb m'toke. Edhe njimend s'rrejti me ate fjale; pse, ne te parin qytet qe u ndal, celi nje shkolle, neper te cilen mandej jetoj zotnia nja per nja si perpara.

Por s'di si ishte da ky dijetar me gjithe dije te vet, po ta kishte qite ora me u kape s'parit mbas atij rreziku m'breg te Shqypnies. Kujtoj se kishte vdeke ujet, a se mos tjeter, i ishte dashte me dale e me lype dere per dere, si ata te tjeret shoke te tij tregtare; pse shkollat, si motit, si deri te gjithe diten e sotshme, s'jane mbajte per gja nder ne".



"Jevgeve ose gabeleve edhe me ua fale shpine, s'ta marin..."



"...E kush asht ma i lire se jevget ose gabelet? As cajne kryet per mbreten e ministra, per taksa e te dhjeta, per pasaporta e lejekalimi, edhe lirine e vet sot s'e nderrojne per cdo gjeje tjeter jete sado te gezueshme, por puth t'ua pengoje kete liri...jevket e gabelet nuk jane gjakse: s'vrasin kend per inate, as mbas shpine per para, as me pushtue toket e robte e ships se huej...E vertete se kta vjedhin, por shka? Ndo i zog pule, ndo i kemishe n'gardh-gja per me veshe a per mu u ushqye; se ktyne edhe me ua fale shpine, s'ta marin..."



Punet si nji here, nji here e..."Rrofte Shqipnia!"



Shkoder.-Ne Shkoder punet si nje here, nje here: rrena, pluhun a balte, kuaj e katana, muzika, peca1 e..."Rrofte Shqipnia!" sa te duesh; por pune, pa te cilat s'ka si rron Shqipnia, pak e aspak. Gjindja jane ndeje hijeve pa pune, tue prite me goje hapet, si zogj pellumbash, pale se cka po u bje nana-vida Europe; por...per nje here...prit Zot, vec mizat; pse, (me c'andrra po shihen), vone e vone, u shqyen gurmazesh, tue fole per Shqipni e tue punue per vete, por c'dobi! Per Shqipni s'po ka pune e per atdhetare s'po ka pare. Pazari i Shkodres asht ba tamam Club me pi kafe e me ca llafe...politike. Oh po! Per politike mos pyet! Ketu politike sa te duesh. Pa pase nxane gja politike, cdo kopuk do me dale Bismark: pa iapase ndie emnin strategjise, cdo kulifickan2 i keq, ba prej lengates mos me u gjete qen qe me hanger, flet, more djale, per pune lufte si me qene nje Velington, nje Napoleon, nje Moltke, Togetof a Togo, shi me ta ba kryet per voe3. Por, ele4, me te qite rreziku me neje me ndonje asish, qe ka pa anderr se asht i dijshem, prej se, kur pati qene ne shkolle, ka pase shqye ndonje kartel5 a thye ndonje tabele, atehere, po, se nuk i di maje vetes, kaq dijen e filozofine e politiken e madhe qe peshtyn prej goje. Ta ndan shekullin fele-fele6, si me qene tue nda nje shalqi Stajke7, i ngaterron e i shkaterron krajlat shok me shok, me te vojte mendja se atehere po kerset lufta e po bahet nami; por, kur fundi, vec n'i kriste zorra ne bark atij prej se thati, se kurrkush s'lot vendi.

E tue qene qe ketu rregullohet politika, jo mbas interesash te vendit, por mbas leverdise se secilit, cdo pune qe ndodh, kaq dredhet e shperdridhet, e shtohet e vogelohet e zbukurohet, sa mos me mujte ma me dite se cka asht rrene, se cka asht e vertete. Prandaj kesaj here s'po veme lajme Shkodre; pse druem se vihemi ne rrezik me thane ndonje rrene: cka kishte me qene kunder amtyres8 se se perkohshmes sone.

___________

1)peca-lecka

2)kulifickan-tuberkuloz

3)me ta ba kryet per voe-per ta bere koken dhalle.(voe-veze)

4)ele-sikur

5)prejse-nga qe.

6)kartel-fletore.

7)fele-fele-thela-thela.

8)Stajka-fshat i Shkodres.

9)Amtyres-natyres.



* * *



Permbajtja

1.-Amerikanet jane kahe na i marrin pleshtat.

2.-Zyrtarve qe u ka ardhe ndonjehere era huder, mos me ja u lane teper thonin me u rrite.

3.-Ku hàn e se t'apin e ku flet e se te ndigjojne nuk ke se c'bân -Ne treg te malcis-

4.- "Pse per pa e muejte e keqja, Shqyptari nuk ban gjurme kahe e mira."-Ne log te kuvendit-

5.-Shka len prej micet gjuen mi

6.-Kur s'ke c'me ba, luej deren

7.-Letersija nuk asht per dhambe te gjithkueje 8.-"M'kallxo se c'libra kndon, e t'kallxoj se kush je." 9.-Si shpetoi "kapitali" i dijetarit

10.-"Jevgeve ose gabeleve edhe me ua fale shpine, s'ta marin..."

11.-Punet si nji here, nji here e..."Rrofte Shqipnia!"
 
Last edited by a moderator:
Mes parabolave të dramave të Gjergj Fishtes

Josif Papagjoni

Ashtu si monumentet e mbuluara nga pluhuri i stuhive të shkretëtirës në zheg, të përbaltura dikur nga “munxët” dhe “anatemat” e të keqes, befas ngrihen e rrezëllijnë duke na mahnitur me madhështinë, bukurinë dhe shprehimësinë e tyre, ashtu dhe Gjergj Fishta (1871-1940) pas viteve ’90 e rifitoi portretin dhe piedestalin e vet mbuluar nga rëra e mohimit dhe blasfemisë si një ndër personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, përfshi politikën, hierarkinë klerikale, letërsinë, studimet. Gjatë periudhës 50-vjeçare të sundimit komunist në Shqipëri, emri i tij u përjashtua nga historia e letërsisë dhe e mendimit shqiptar, u anatemua si shkrimtar reaksionar, si folklorizant anakronik, si politikan konservator, si klerik antikombëtar, u quajt madje me ndjenja raciste e shoviniste, misionar i synimeve të Pontifikatit të klerit katolik në Shqipëri etj. Korpusi i jashtëzakonshëm i krijimtarisë së tij u ndalua dhe mbeti i mbyllur nëpër arkiva, duke ia privuar lexuesit të gjerë për njohje e lexim.


225359_10150176814347210_182132672209_6691669_4060407_n.jpg


Tërë jeta e tij përmblidhej në sentencën: gjuhë, fe, atdhe...

Shumë është folë për Fishtën si poet i shquar epik, si prift, si estet dhe eseist, si teolog, si gjuhëtar e publicist, si dijetar, si... Por pak është folur për Fishtën si dramaturg. Pikërisht këtë anë dua të prek te ky shkrim.
Në 40 vjet të krijimtarisë së tij të begatë, botoi 20 vepra origjinale, ndër to: Vjersha të përshpirtshme (1906), Anzat e Parnasit (1907), Pika veset (1909), Gomari i Babatasit (1923), Vallja e Parnasit (1925), Lahuta e Malcisë (1937) etj. Në vitin 1908 kryesoi komisionin e hartimit të alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit; në vitin 1913 e deri më 1938, me ndonjë ndërprerje të shkurtër, drejtoi revistën Hylli i Dritës, një nga tribunat më aktive të kishës katolike.
At Gjergj Fishta mbush një boshllëk të madh në dramaturgji, duke shkruar 9 drama, të strukturuara në trajtën e poemave dramatike, si: Sh’Françesku i Asizit (1909), Shqiptari i gjytetnuem (1911), Juda Makabe (1924), Barit e Betlehemit (1925), Sh’Luigji Gonzaga (1927), Shqiptarja e gjytetnueme (1929), Ifigjenia n’Aulli (1931), Odisea (1931), Jerina ase mbretnesha e luleve (1940); gjithashtu pjesën satirike Gomari i Baba Tasit. Sikundër vihet re nga titujt, subjektet e veprave dramatike të Fishtës janë marrë një pjesë nga Bibla, një pjesë nga mitologjia greke, kurse një pjesë tjetër nga folklori shqiptar, nga shartesa e përftuar midis folklorit, jetës dhe trillit letrar, sikurse edhe nga realiteti i drejtpërdrejtë. Dramaturg i kahut mitologjik, ai solli risi dhe vështrime origjinale në dramaturgjinë shqipe të fillimit të shekullit XX, duke shënuar një nga sprovat e suksesshme e duke i dhënë asaj një dimension poetik e estetik të mëvetësishëm.

Dramat me temë biblike e fetare:

Sh’Françesku i Asizit, shkruar me rastin e 700 vjetorit të themelimit të Urdhrit Françeskan në Shqipëri, sjell aktin e devotshmërisë pa kushte ndaj Jezuit dhe doktrinës së krishterë të Shën Françeskut. Biri i një tregtari të pasur, Bernardonit, ai në fillim jepet si një i ri filantrop, prishës, disi çapkën e bandill duke e shtyrë kohën në argëtime e moskokëçarje me shokët e vet si Egjidin, Bernardin, Gjineprin, por që më pas, me zbulimin e misterit dhe frymës hyjnore, heq dorë nga jeta limontine, prishja pa hesap e parave dhe sjelljet e papërgjegjshme. Françesku jep 2000 franga për ngritjen e kishës së Shën Damianit, por i ati kërkon që Ipeshkvi ta mallkojë si prishës dhe të pasjellshëm. Françesku i nënshtrohet jetës së përkorë e të varfër, e falë gjithë pasurinë e vet, gjer edhe rrobat e trupit për ndërtimin e kishës, duke pranuar për At shpirtëror Jezu Krishtin dhe duke iu përkushtuar të vërtetës hyjnore. Më në fund ai bekohet.
Barit e Betlehemit shfrytëzon temën biblike të lindjes së Krishtit. Përmes kësaj teme Fishta apelonte për një jetë të pastër e misionare gjegjësisht parimeve të krishtera. Drama jep mjediset e thjeshta e të varfra të barinjve ku lindi Mesia, porse thekson, nga ana tjetër, vlerat e larta morale e shpirtërore që sundojnë midis tyre, në tri shtresime: nënë-fëmijë (Abigeila-Sara-Tolmai), motër e vëlla (Sara-Tolmai) si dhe miku ndaj mikut (Amoni-Simenoni). Pikërisht në një mjedis të tillë baritor dhe të pastër, ku dashuria, mëshira, solidariteti, besimi, pastërtia shpirtërore, dinjiteti janë veti të qashtra njerëzore, vijnë Maria dhe Jozefi, pasi nuk patën gjetur tjetër strehë më parë, dhe në atë kasolle barinjsh lindi Jezui, Mesia, shëlbyesi, i thjeshti mës të thjeshtëve, biri i njeriut.
Sh’Luigji Gonzaga është drama e tretë me motive nga jeta e shënjtorëve të krishterë. Luigji, i biri i sundimtarit të Lombardisë Feranos, nuk pranon të bëhet princ, por dorëzohet në urdhrin françeskan për të qenë i thjeshtë, në shërbim të Krishtit dhe fesë. Ai bëhet misionar për të shpëtuar jetën njerëzore në tokë që është pushtuar nga Satanai, duke u sakrifikuar për këtë gjë.
Si forma më e pastër dramatike e Fishtës çmohet Juda Makabe, subjekti i së cilës është nxjerrë nga “Libri i Makabejve” (Testamenti i Vjetër).1 Aty ndihen ligjësitë e organizimit dramatik të lëndës, ngjeshja dhe vijimësia progresive e veprimit, kundërshtitë e shprehura në konflikt; po kështu trajta e rrokshme dhe dinamike e dialogut, mjedisi dhe hamendësimi i tij skenik etj. Mesazhi i besës dhe i pabesisë, ideja e tradhtisë së brendshme (linja e Alkimit që tradhton fisin e vet dhe bie në ujdi me ushtrinë pushtuese), ndjenja e sakrificës ndaj atdheut dhe idealit në kushtet e mohimit dhe përbuzjes kolektive (linja e Juda Makabes dhe vdekja e tij në Betejën e Berzetës), sillnin jehona nga realiteti shqiptar i vitit 1924, duke mbetur, nga ana tjetër, sinteza përvojash historike e filozofike që lidheshin me të kuptuarit e heroizmit, sakrificës dhe tradhtisë. Paralelja që drama heq midis “Beslidhjes së vjetër” të hebrenjve dhe nevojës për bashkim të shqiptarëve përtej përçarjeve politike, është e rrokshme lehtësisht. Sakaq një tjetër paralele duket se është synuar: rënia e Judesë dhe rënia e mbretërive ilire të Gentit dhe Skënderbeut si pasojë e tradhtisë, mungesës së kohezionit, pranimit të sundimit. Raporti i prijësit me popullin vjen i këqyrur në tri rrafshe: kur prijësi nuk kuptohet nga populli i frikësuar, kur prijësi e vetëdijëson popullin për therorinë ndaj lirisë dhe kur populli pa vetëdije shndërrohet në turmë të manipuluar lehtësisht nga tradhtarët dhe pushtuesit. Qëndresa me çdo çmim, edhe kur gjithçka duket e pamundur apo një humbje e sigurt dhe tragjike, ndjenja e vetëflijimit për kombin, fenë, atdheun mbetet përherë një mesazh përtëritës dhe i paepur nga fuqia e proceseve kozmopolite a perandorake. Drama është e strukturuar si një varg kundërshtish midis lavdisë dhe turpit, besnikërisë dhe tradhtisë, bekimit dhe mallkimit, mirëqenies dhe vuajtjes, paqes dhe luftës, atdhetarisë dhe vasalitetit.

Krahas tri poemave dramatike me subjekte të vjelura nga Bibla dhe kalendari i krishterë, në vitin 1931 Fishta shkroi edhe dy drama të frymëzuara nga mitologjia greke: Odisea dhe Ifigjenia n’Aulli. E para ka katër pamje, filluar me dialogun Telemak-Eumej dhe shthurjen e mbretërisë së Itakës, mbërritjen e Uliksit, peripecitë dhe vuajtjet e tij nëpër dete, gostia dhe rituali festiv në Itakë me Penelopën, gruan e Uliksit, që ruan nderin dhe shtyn martesën me njërin nga mëtonjësit e kurorës dhe në fund hakmarrja e Uliksit, zgjidhja e dramës, rinjohja dhe pajtimi. E dyta përshkruan mitin e flijimit të Ifigjenisë nga i ati, Agamemnoni, me qëllim që të fryjnë erërat dhe anijet greke të shkojnë drejt Trojës. Agamemnoni jepet si një mbret dhe at posesiv, dominues, i vrazhdët dhe me karakter të paepur, ndërsa e shoqja, Klitenmnestra, ndryshe nga miti, paraqitet si nënë e dhembshur për të bijën që po sakrifikohet, plot dashuri e shpirt të lënduar.

Shqiptari i gjytetnuem (1911), Shqiptarja e gjytetnueme (1929), Jerina ase mbretnesha e luleve (1940) janë tri drama ku sintezat mitike dhe ato antropologjike shprehen nëpërmjet pasurisë ideofigurartive që ofron folklori me kultet, zanat e ujërave e pyjeve, muzat antike, figurat përrallore me trillin dhe fantazinë, të cilat ngasin idenë e lëvdimit të virtyteve dhe cilësive të mira të shqiptarëve nëpër shekuj.
Tek drama e parë me dy akte dhe një pamje Fishta lartëson figurën e shqiptarit dhe uutoktonisë së tij. Ajo ka tre personazhe: Shqiptari, Jenki (amerikani) dhe Vagneri (gjermani). Fillimisht shqiptari jepet në gjendjen e mjeruar, në zgrip të zhbërjes nga pushtimi i gjatë turk, ku megjithatë gjuha, besa dhe feja kanë qenë tre institucione rezistente që kanë ruajtur mbijetesën e tij. Autori ngulmon tek besimi jo thjesht si zbulesë epifanike, si bekim hyjnor, arsye, vlerë morale, ungjillëzim i mendjes, filozofi dhe mënyrë të sjelluri, por edhe si faktor aktiv i unifikimit të kombit, i përtëritjes së tij si dhe i lartësimit të vetëdijes kombëtare. Përmes dialogëve mbrohet ideja se historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve është një rrugë dhe përvetësim racional vlerash sa të qytetërimit përëndimor po aq edhe atij lindor. Jenki bën mbylljen e dramës duke e vlerësuar lart figurën e shqiptarit dhe Shqipërisë me gjithë vlerat, cilësitë, virtytet, bukurinë dhe kontributet ende të panjohura të saj.
Tek drama e dytë, krahas hyjnizimit të figurës së shqiptares që vendoset në raporte krahasimtare me legjendat vendase, vend i veçantë i kushtohet konfliktit midis të mirës dhe të keqes, të bukurës dhe të shëmtuarës, duke përdorur bashkëjetesat midis njerëzve dhe qenieve hyjnore apo fantastike. Tok me nimfat iliro-shqiptare, me Zanat e mira (Ora e Shqypnisë dhe floçkat), me muzat si Kaliopi, Talia, Klija, Eraton, Teriskora si mbrojtëset dhe frymëzueset e vlerave artistike estetike, të së bukurës etj., në veprimin dramatik përzihen edhe shtrigat, fantazmat e të keqes, hijet e kobit, magjitë e tyre, si fuqi destruktive. Vallja rituale e shtojzovalleve të kujton strukturën e Korit antik grek, ashtu sikurse, nga ana tjetër, shkrimtari enkas ka bërë një pleksje harmonike midis figurave greko-romake dhe figurave iliro-shqiptare, për të sjellë idenë e ngjashmërive, afrive dhe pasurisë mitologjike mes shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre të moçëm për nga trashëgimnia kulturore.
Tek drama e tretë Jerina ase mbretnesha e luleve, së toku me frymën e kudogjendshme të folklorit, si poemë dramatike organizohet në formën e një gare bukurie midis luleve, ku dialogu realizohet në formë simbolike dhe ku Jerina përfaqëson vetë Shqipërinë me bukurinë dhe hijeshinë e saj. Ajo ka dy pjesë dhe një prolog. Në Prolog haset konflikti midis luleve se cila është më e bukura, injorimi që trëndafili u ka bërë të tjerave si dhe dëshira e tyre për të zgjedhur mes vetit një mbretëreshë. Elementet e mitizimit, forma alegorike dhe struktura poetike e bëjnë dramën interesante. Përveç Jerinës që simbolizon vashën shqiptare të bukur, të hijshme e plot virtyte, trime e të besës, që e do vendin e vet, që ndeshet me të keqen dhe fiton, në veprimin dramatik marrin pjesë edhe figura të velura nga mitologjia dhe folklori shqiptar (p.sh Ora e mbrojtjes, Zana e Tomorrit); nga mitologjia greko-romake (Zana Kaliopa, Klija, hyjneshat Hera, Afërdita, Atena); figura të shquara poetësh si hijet e Homerit, Dante Aligerit, Petrarkës.

Me komedinë satirike Gomari i Babatasit Gj. Fishta bëri një prerje të thellë kritike të realitetit shqiptar në vitet ’20 duke dhënë një tablo tragjikomike të klasës së atëhershme politike, e paaftë për të ofruar vizione europianizuese për vendin, e zhytur në korrupsion, në padituri, me mungesë vizioni, me kulturë jetese të ulët dhe e pushtuar nga botëkuptime orientale. Satira është sfidante, tërësore, asgjë dhe askush nuk falet, gjithçka veçse fshikullohet, përtallet, ironizohet. Shtysën vepra e merr me rastin e organizimit të një Muzeu Kombiar, i cili do të mbledh reliktet, dokumentet dhe gjithçka përfaqësuese nga vlerat e kombit. Mirëpo synimi fillestar kthehet në një sherrnajë, të gjithë shajnë dhe shahen reciprokisht, gjersa në fund, si një zgjidhje e mençur me nënkuptim të qartë, në muze “vendoset” të vihet gomari i Baba Tasit, si relikti më domethënës e shqiptarëve grindavecë, e politikave antikulturore të kohës si dhe e gjithë mburrjeve, e kinse “oksidentalizmit”, me shfaqjet e snobizmit, apo ato të provincionalizmit, të paditurisë, të orientalizmit, të patriotizmit fals etj. Alegoria është fare e hapur dhe sfidante.

Gj. Fishta preku në veprat e tij dramatike, tërthorazi apo drejtpërdrejt, edhe plagë sociale të vendit, fshikulloi mangësi morale, vese e deformime të strukturës shpirtërore të kombit, duke u bërë një nga kritikët më të pamëshirshëm, me synim shëndoshjen dhe emancipimin e tij. Përmes fabulave të dramave, sado që me një ngjyrë e formë të dukshme romantike, me personazhe, tema e vende veprimi larg të sotmes e të përditshmes, me ekskursione fantastike në realitete shpesh virtuale e fantazmagorike, në fjalë të fundit, ai mundi t’u kumtojë shqiptarëve ide të rëndësishme për kohën kur jetoi, duke u bërë sa bartës i traditave më të vyera të tyre, aq edhe mëtues i qytetarisë perëndimore. Vepra e tij dramatike cekte argumente e çështje të mprehta, nëpërmjet paraleleve e motërzimeve të kapshme nga realiteti bashkëkohës, të cilat ishin, nga ana tjetër, vetë rrënja dhe frymëzimi politik e artistik i autorit si dramaturg, klerik dhe politikan. Po ashtu, veprat dramatike të Gj. Fishtës, duke shfrytëzuar gjerësisht lëndën mitologjike, biblike dhe begatinë e figurave të vjelura nga folklori shqiptar, ruajnë në vetvete aftësinë e sintezave dhe të riciklimit të ideve në çdo kohë, duke mbetur universale dhe të artikulueshme lehtësisht. Nga pikëpamja e përshtatshmërisë skenike ato kanë mangësi të ndjeshme, pasi janë më shumë të konceptuara si poema dramatike dhe më pak si pjesë të mirëfillta skenike teatrore. Dialogu vuan nga tepria fjalësore, strukturat janë të llojit poetik dhe epik; dendur ato ngjasojnë me rrëfimet dhe përshkrimet që veç sa organizohen në trajtë dialogu, por pak trupëzohen si veprime në rrjedhë (suksesive) apo si përplasje të forta karakteresh, në tubime të shfaqshme interesash, ndjesish, idesh, qëndrimesh. Këto e rëndojnë trupin e veprave me elemente parazitarë të natyrës “filologjike” a shfrime lirike. Megjithatë, vepra të tilla, si: Juda Makabe, Barinjtë e Btlehemit, Odiseja, Sh’Françesku i Asizit, sidomos Gomari i Babatasit kanë gjasa reale për t’u inskenuar, përputhur redaktimeve gjegjëse. Fishta mbetet në dramën shqipe si “antropologu” i parë i ravijëzimit të shpirtit të popullit.
Gj. Fishta dëshmoi se ishte shkrimtar, qytetar dhe fetar me ndjenja të larta atdhetare, shkrimtar i begatë dhe i frymëzuar, stilist i përkryer, estet dhe studiues, arkeolog, një nga mendjet më të ndritura të kombit, me frymë dhe orientim prore perëndimor, mjeshtër i vargut, njohës i thellë i trashëgimisë kulturore popullore, nga pasuruesit e mëdhenj të leksikut dhe gjuhës shqipe, i mbështetur fort në traditat dhe folklorin shqiptar, në legjendat, mitet dhe arealin e krijimtarisë popullore.
 
Titulli: Gjergj Fishta

Atdheut

N'ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N'ty mendoj kur soset dita,
...Terri boten kur e mblon.

Vec se ty te shoh un n'anderr,
Vec se ty, cuet, t'kam n'mendim;
Nder t'vështira ti m'je qanderr,
Per ty i lehtë m'vjen cdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Une kam pa, larg tue ba shtek,
E pergjova tjera valle,
N'tjera lule syu m'u rrek;

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s'rri,
Ma i kulluet nji lum s'dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N'ty ma i bukur lulzon Prielli,
Jane ma t'kandshme stine e mot;
N'ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambel t'Madhit Zot.

Pa ty lules s'm'i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m'bjen:
Mue pa ty nuk m'del prendvera,
Pa ty dielli nuk m'shkelxen.

Dersa t'mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s'kam me t'harrue,
Edhe n'vorr me t'permende kam.

Marre nga ''Mrizi i Zanavet'' botuar me 1941
 
Pe: Gjergj Fishta

Ju rrugaca sallahana

vagabonda shakllabana

rricna t'ndyet, mikrobe të kqi

puth të mjerës moj Shqipni



kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhuc



der kur ju, tu tallë npër ne,

do t'na qelbi fis e atdhe?

Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,

se tash ma jemi tue u njoftë,



se kush jini e shka jini

se kah shkoni e se kah vini

plang e shpi se kah i kini

e sa pare u ban gjaku:

se për ju, po, duhet laku,



për me u vjerrë o kund m'do i shpat!

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,

me 'i gjysmë setre t'pa astar,

lshuemum krahve kalavar



e me 'i komçë t'njtitme nën grykë:

pantallonat me "gjyslykë"

kto edhe lidhun me nji spagë:

shtatit rreshke e ba saragë,
 
Pe: Gjergj Fishta

Kataklizmi i rruzullit...

At ditë disi tu’ u matë u çueka dielli;

E as dritë ai nuk po bate. Njato rreze,

T’cillat motit t’shkelxyeshme e t’xeta ngrohshin

Gjit e plleshem t’natyrës, e gjallë mbi shekull

Mbajshin flakën e jetës, ato të zbeta

E t’marrta dheut po i bijshin: thue se gurra

E dritës isht’shterrë. Por pesha e rruzullimit

Ajo ’dhe atë ditë e ngathët e disi rryetas

Asaj ravës s’hershme (nëpër eter t’cillen

Gishti ia çili Perëndis’ s’Amshuem),

Po i bite, e, shtekut, n’kavaljete t’shkueme

Rrahun me hap t’sigurtë, zattette prore:

Si ajo mokna, puth, veglash grisë prej kohe,

Ngurrueshëm lshon e ngelë pa da nder dhambza

E as n’punë ajo, ma s’hin. T’thjermët e Empirit

-Ata t’bredhun të dritës s’lumnis s’Parrizit-

Krejt isht’irnue. N’mjedis t’terthores s’qiellit

Hana pergjakun ndryshe ajo nuk date,

Veç si varra n’krahnuer t’nji djali t’vetëm

Kmishën e dekës ka’atij ia veshë e ama.

Hyjt’ dhe ata, vjetrue e shterrun dritet,

M’qiellë xhixhllojshin si flaka e nji kandili,

puth m’tryezë skamnore vjen t’u shue n’vedvedi,

Ke voj nuk ka m’u ushqye, e n’terr n’gjysë t’bukës,

T’vorfnin e ngratë e len; aq sa njat lode,

puth prej sysh i kjason mbi koje t’mykuna

Ma as bulku i voters s’mund t’ia shohë... Mbarsë ajri

Me miazma morijet, mbi gja t’gjalla

E m’njerz randote porsi plumb, e t’liga

T’pranshme e t’vshtira përftote; e u shuete nieri

E u shuete gjaja e gjallë, si shuhet bari

Për nen kosë t’bulkut. S’t’shihte syni tjetër,

Veç se vorre e stervina. Pse edh’ as toka

Ushqim ajo ma s’epte, e m’shekull uja

Bate kerdi. Jo n’popuj ma, jo n’fise

Mbledhë gjindja u shihshin tok, por kokrra kokrra:

Si njata shpendt shtektarë, puth atje kah vjeshta

T’dam çetet t’shokvet, duken tue flutrue

Aty-ktu n’për pullaze, mjesa dimni

Jetën mos t’ua shkurtojë. - Me gjithçka mnija

E zemra e keqe prap sundonte m’shekull;

E mbërthye m’shoqishojn, prap njerzt u grijshin

E u coptojshin ndër lufta e ndër degame,

Si kjen coptue gjithmonë, q’prej se pik’ s’parit

Zemrën e nierit kuprracija e flligji.

Kur qe, si atë ditë (sado puth zhargas) dielli

U kap, mje m’cak, për gjysë ku dahet dita

E buka n’arë prej shpijet i shkon bulkut,

Ati i Pushtetshëm nalt prej fronit t’qiellvet,

Neveritun mbi t’fyeme t’randa t’shekullit,

Porsi dy t’rrebta e t’zjarrta rrfe mizore

Ngerthen Ai vetllat m’rruzullim t’shemtuem,

Edhe vranët e kundron. Per nen shkreptima

T’asaj mëni s’hyjnueshme; puth prej syve

Idhtë i vetote, hana, hyjt e dielli

E toka u pin, e ngelen n’vend pa luejtun,

Pezull fatin e mbramë tue pritun. Toka,

Pingul të cillën rrezja e syut t’hyjnueshëm

Flakë e zhgjetote, u dridh e fill prej angrash

Ma s’permbrendshme bulroi me ’i gjamë t’trishtueshme

E u trand shimje m’themel. N’atë gjamë ushtueme

Gollet e rruzullimit Himalaja,

Si gur gëlqerje n’ujë, krejt u turshi;

E u shem Italja, kthelltë e cilla n’gjire

T’tallazevet t’perpishme t’detit humbi;

N’det edhe ’Albjona u shue; e u derdh Stambolla

N’Bosfor. Pellas ma n’shekull s’mbet, flligshtija

Ku t’mujte ajo me u picakue e pandershme

E shpirt e trup prap me ia kalbun nierit

Veç po, syni i t’Amshuemit m’atë gjamë t’botës

Ai nuk vetoi, as nuk u zbut; por tjera

Sharte ma t’randa m’rruzullim skjyrtote,

Kah, ndezun zhari prej zemrimit t’mnershëm,

I shkrepshin shkndijat si n’për grykë t’Vulkanit;

Aq sa friget u kput vallja e Parrizit,

E shkrehën valle e shuejtën lyra t’ambla,

E vetë banorët e qiellvet nëpër lugje

E n’për lulishta gjith herë t’njoma u strukën,

E qiella u hesht.

Po; m’krena t’Kerubijvet.

Rregji i madhnis’ felgruese ndejë peshtetun

E ftyret vra, si nji thellim i kobshëm:

Mbasi atë cak sheklli kapërcei me t’fyeme,

T’cillin Mishira ia pat vu e pamatne

Kurr mos me e kcye, e n’Dije t’vet i Lumi

Dau me rroposë rruzllimin: Ai kah dielli

U prir e n’rribë t’tufanit t’mnis s’hyjnueshme

Prej fronit t’vet i fryni. E flaka e diellit

U fik. E kobshme nji terrinë atë hera

Mbi rruzullim u shtri: e njerzt mbi shekull

N’për terr ravgojshin, porsi mijt ndër vorre,

Kah mnis’ shemtuese e’Perëndis t’idhnuem

Dojshin me i hikë. Por nuk i hiket Zotit!

Njatë dorë t’pushtetshme mbasandej, me t’cillen

Për sa e sa qinda kavaljetesh mbajti

Peshën e rruzullit, Perëndija e struku

E natyrën e lshoi pa zot. Trishtueshëm

Krisen thithat e shekllit: e rrmores

S’humnerës s’rrmbyeshme t’t’kthellët avisit

Kulihum shtielli i rruzullimit brishti

E u shem, termagshëm tue rapllue nper kaos.

Nji gjamë, nji krisme, atë botë, e nji rropamë

Elementash u ndie, kah vlojshin, ziejshin,

E nder gomna shunglluese t’njanitjetrit

U shkapërdredhshin me duhi thellimit,

Tue bumbullue n’për shekull. Hyjt e qiellit

Ata, edhe, dalun jashta rrethit t’hershëm,

Me zhumhur t’tmerrshëm n’pakthellim u rrposshin

Ka u ndeshin, ka’ u përpiqshin, e u turrshijshin

E flauri kah nëpër kaos u derdhshin.

N’per tym, mandej, n’per pluhën e re t’murrta,

puth shekllin kand e kand kishin mberthye

Shkrepte pa da rrufeja, porsi shkrepin

Shkndijat n’per tym t’dullijavet. Prej duhmet

E prej tërmetit, tue bulritë frigueshëm,

Toka edhe trandej, e, si gogel dushkut

M’ujë shkundullitej n’rrymë t’atij thellimi.

Kur qe, ’i kometë n’mes t’kataklizmit t’mnershëm,

Shkrepun prej seprit, kulihum n’teposhte

Me zhaurrimë t’perfrigueshme goromiset

E m’Oqean Atlantik pingul plandoset.

Trandet toka m’atë t’ndeshun: ujët e detit

Jashtë lugut s’hershëm del, e dynden sklafat

E kernalles n’përpjetë si bjeshkë, si male,

Të cillt mandejna, me furi përpise

Shkul kah Europa e n’Amerikë dikohen

E shkapërderdhen përmbi Afrikë t’zharritne:

Merr dhen’ boena. Felgrueshëm tue gurgullue

Tallazi male kapërcen e kodra,

E m’rrymë t’gjirevet t’veta rrmben qytete,

Mbretni përpin, e shkim gja t’gjallë e nieri,

E gjithshka dora kavatoi njerzore.

Por, po; t’gjith ujët e Oqeanit s’mujt me i shlye

Njollet e gjakut t’njerit, t’cillat vritshin

Ene kah qiella e gjyq prej s’Drejtës s’hyjnueshme

Lypshin me za t’mjeruem. Prandaj i Amshuemi,

Syni i të cillit nuk mund t’shohë pegame

E gja s’i rrshket Atij per pa u ndëshkue,

Premtoi puth flakë m’atë hyll nji zjarm t’u kallte

-M’atë hyll, puth tokën nën peshë t’vet e ndrydhte-

E mbarë dhen’ ta përlante e ta shkrumote.

E qe, xen hylli rebtë m’u shkundullitun.

Xen rebtë m’u trandë, e, tue shpërthye me krisme

Nji det zjarmit flakron mbi tokë t’shëmtueme.

Por edhe zhari, n’gji puth ngrohte bota,

Nen t’rrebtën frymë t’s’hyjnueshmes mni s’t’Amshuemit

Ndezet ai flakë e ma ’i furi trishtuese

Shpërthen n’për zgorka t’dheut nën valë t’Oqeanit.

Ujët e zjarmi m’atëbotë u kapërthyene.

E, anmiq tue kenun, me uturim u ndeshen

E u përlan’. Ulurote deti e dyndte

Mje m’re tallazet. Flaka tue krepatue

E tue fishkllue, mbi det pa da ngërthehej

E me vapa të veta e frushkullote.

N’zhaurrimë t’mnertë t’asaj lufte titanike

Kobshëm gjimojshin viset e rruzullimit

E shungullote kupa e naltë e Empirit.

N’e mbramët m’u lodhë xu deti, e, para zjarmit

N’avull t’u çue, krejt shterri. Zjarmi atëhera,

Lshue pa zangall, iu vesh tërthores s’shekullit,

Edhe krejt e zharriti. Shkrini malet

E kodrat, e kunorat; e dogj fronet

Me shpata e me gjithshka, puth dikur m’shekull

Krenin’ e mbajti m’kambë; e kur s’pat tjeter

Shka me shkrumue, n’hi t’vet u shkim prej vedit,

E toka mbet veç hi e kthhiell: si votra

N’nji shpi të dalne faret, mbasi zjarmi

T’i shuhet e me ferrë dera t’i mbyllet

E kshtu u rrpos sheklli e sosi puna e nierit.
 
Titulli: Gjergj Fishta

Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb

Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruar se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulen për të filluar konferencën, Fishta ndenji në këmbë.

- Zotëri, a nuk keni karrige? - e pyeti drejtuesi i seancës.
- Karrigen e kam, por nuk ka vrimë ku të fus bishtin, - u përgjigj Fishta.
- Cilin bisht? - e pyeti i çuditur drejtuesi i seancës.
- Bishtin që kemi ne shqiptarët, për të cilin ka shkruar ky shkrimtari serb, - tha Gjergji duke shënjuar serbin.
- Ju lutem zoteri, mos bëni shaka! - foli përsëri drejtuesi.
- Nuk po bëj aspak shaka, - u përgjigj Fishta, - sepse serbi, o do t’u gjëjë bishtin shqiptarëve për të cilin ka shkruar, o të dalë përjashta i turpëruar.

Shkrimtari serb nuk e zgjati, por me kokën ulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top