Gjërat, që njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Gjërat, që njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta


Lumturia është një gjë tejet interesante. Ka shumë hulumtime të cilat na tregojnë si ta arrijmë atë, e shumë tjera të cilat tregojnë se çfarë na e largon lumturinë. Prandaj, me qëllim që t’ju mbrojmë nga konfuziteti – më poshtë i keni disa gjëra, të cilat njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta.


E zgjedhin kohën në vend të para-së
Njerëzit e lumtur preferojnë të kenë më shumë kohë sesa më shumë pare, sipas një hulumtimi të publikuar këtë vit në ‘Social Psychological and Personality Science’.


Por ata janë mirë financiarisht
Hulumtimet tregojnë se mirëqenia mendore rritet kur rriten të ardhurat, por kjo vlen vetëm derisa të arrihet një shumë mesatare e të ardhurave vjetore, pas së cilave nuk vazhdon më lidhja mes parave dhe lumturisë. Me fjalë tjera, njerëzit e lumtur mjaftohen me aq para sa të kënaqen me gjërat e pakta të jetës, dhe të qenit tejet i pasur nuk ju bën më të lumtur.


I shpenzojnë paratë në gjëra aventure
Paratë e shpenzuara në përvoja, e jo në objekte, ndikojnë që njerëzit të jenë më të lumtur, sipas një studimi nga viti 2014. Hulumtuesit kanë zbuluar se më të lumtur ju bën shpenzimi i parave në një udhëtim të ëndrrave sesa në blerjen e një gjëje materiale.




Social Psychological & Personality Science


 
Epo ,pikerisht keshtu e mendoj edhe une boshtin kordinativ .
 
Gjërat që njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta


Hulumtuesit anë e mbanë globit kanë filluar të prodhojnë raporte mbi çështjen e lumturisë dhe psikologjinë pozitive, e cila fokusohet në atë çfarë i bën individët dhe komunitetet të jenë shumë të lumtur. Duke marrë parasysh se janë kryer tërë këto hulumtime e studime, hulumtuesit besojnë se rreth 40% e lumturisë sonë varet nga vetë ne; pjesa tjetër përcaktohet nga gjenetika dhe faktorët e jashtëm. Pra, kjo nënkupton se ne mund të bëjmë më shumë se ç’kemi menduar për ta kontrolluar lumturinë tonë. Disa këshilla nga shkencëtarët se si mund ta ndihmoni veten sa i përket lumturisë.


Lidhjet janë esenciale. Një studim i përmasave të mëdha, i cili ka zgjatë për më shumë se 70 vite, ka zbuluar se personat më të lumtur dhe më të shëndetshëm janë ata që kultivojnë lidhje të forta me njerëz të cilëve iu besojnë.


Koha është më e çmueshme se paratë. Një numër studimesh kanë treguar se personat e lumtur preferojnë të kenë më shumë kohë në jetët e tyre sesa para.


Ia vlen të ndaleni për ta shijuar aromën e trëndafilave… Personat që ndalen për të reflektuar mbi gjërat e mira në jetën e tyre raportojnë se ndihen më të kënaqur sesa ata të cilët nuk e bëjnë të njëjtën gjë.


Veprimet e mira e rrisin disponimin. Shëtitni miqtë me veturë apo shpenzojeni një pasdite duke bërë punë vullnetare. Kjo sepse hulumtimet tregojnë që personat zemërgjerë të cilët kryejnë veprime të mira janë më të lumtur.


Ushtrimet sportive janë më shumë sesa veç djegie e kalorive. Shumë studime tanimë e kanë dëshmuar se nivelet e rritura të aktivitetit fizik janë të ndërlidhura me nivele të larta të lumturisë. Ushtrimet fizike ndihmojnë edhe në lehtësimin e simptomave të sëmundjeve mendore.


Argëtimi është më i vlefshëm sesa gjërat materiale. Njerëzit kanë tendenca të jenë më të lumtur nëse shpenzojnë para për përvoja të reja, në vend se të shpenzojnë para për gjëra të reja.



 
Askush nuk e njeh lumturine pa prekur anen e kundert te saj. :)
Ai njeri qe kerkon vetem njeren ane te medalijes eshte i manget.
 
Back
Top