LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Ndoshta ne vajzat nuk mund ta besojmë, por edhe meshkujt vuajnë nga disa frikëra që mund të na duken të çuditshme.
Ka disa gjëra për të cilat meshkujt e vrasin shumë mendjen, por pak prej tyre flasin.
Hidhini një sy listës së mëposhtme:
1-Paratë
Gjenetikisht ata merakosen për të ardhmen e tyre dhe të atyre që ndjejnë nën përgjegjësi. Ata i frikëson vazhdimisht ideja e të mos paturit para mjaftueshëm.
2-Gjendja fizike
Djemtë duan si ne të mbajnë trupin në formë, vetëm se ata nuk kanë dëshirë të flasin rreth kësaj sepse u duket sikur rrezatojnë mungesë maskiliteti. Duhet ta nxisni partnerin tuaj të flasë rreth dietës, edhe pse mund të ndihet në siklet. Por kujdes. Mos i nxisni vazhdimisht të mbajnë trupin në formë sepse do mendojnë që nuk ua pëlqen trupin.
3-Flokët
Një mashkull me shumë flokë apo me pak flokë? Si e doni realisht dhe a thoni të vërtetën rreth tullës së tij? Kjo pyetje i mundon meshkujt, pasi duan të dinë sesi i pëlqen meshkujt vajza me të cilën po del.
4-Gjatësia
Si një djalë i shkurtër mund të mos shqetësohet, kur meshkujt idealë të vajzave janë të gjatë?
5-Meshkujt e tjerë
Pavarësisht si sillen, prania e një mashkulli në jetën tuaj, qoftë edhe e një shoku, i lëndon ata. E shohin si një kërcënim, ndonëse shpesh nuk e thonë këtë.
6-Sa partnerë ke patur më parë
Ndajeni të dy që në fillim nëse doni të flisni për këtë pikë. Nëse ju doni ti mbani për vete, historitë tuaja, ndërsa ai është tipi që kërkon t’i di, nuk jeni për njëri tjetrin. Herët a vonë, do bëhet temë e papërballueshme.
o.p. / dita