Gjërat që çiftet homoseksuale mund t’u mësojnë heteroseksualëve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“اiftet gej janë një model për martesë, sepse ata i zgjidhin problemet në një mënyrë që çiftet heteroseksuale nuk mund ta bëjnë dot.” Pohimi i një studiueseje amerikane hap debatin: A është e vërtetë se çiftet e të njëjtit seks janë më të lumtur, më të bashkuar, më të ekuilibruar me fëmijët?

Bashkëjetesa

timthumb.php


Më të lumtur, më të bashkuar dhe më të ekuilibruar me fëmijët. Statistikat përcaktojnë një profil pothuajse ideal, kur bëhet fjalë për çiftet e formuara nga personat e seksit të njëjtë. Tani, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ngritur dyshimi se nuk është rasti për të marrë shembull nga çiftet homo për të imagjinuar të tashmen dhe të ardhmen e lidhjeve tradicionale. Në fakt është Liza Mundy, anëtarja e New America Foundation, që ka shkruar një artikull për “The Altantic” mbi këtë argument dhe që thotë me germa të qarta: “اiftet gej janë një model për martesë, sepse i zgjidhin problemet në një mënyrë të tillë që çiftet hetero nuk do të mund ta bëjnë dot”.

A është kjo gjë e vërtetë?

“اiftet heteroseksuale kanë tendencë të ndjekin traditat, ndërsa ata gej duhet të shpikin vazhdimisht”, konfirmon David O., profesionistja e reklamave, me një lidhje mbi dhjetëvjeçare “mbi supe”. “Në fakt, askush nuk mund të të tregojë një model ose të thotë se si mund t’i bësh disa gjëra.
Në çdo situatë, pika kryesore është ajo se çka duam ne si çift dhe jo ajo çfarë presin të tjerët nga ne”. Pra këtu, në kryqëzimin mes traditës dhe të përditshmes, fillon ndryshimi i parë dhe ai kryesor i dy modeleve: “اiftet homoseksuale përfshihen në një ‘natyrë të qetë’ në marrjen e vendimeve të tyre. Kjo do të thotë se këto çifte janë edhe më të guximshmet në mbajtjen e barazisë mes partnerëve”, thotë Mundy. Marrja parasysh e parametrave të ndarjeve të roleve, është një hap që çiftet tradicionale duhet të përfshijnë në “ekuacion”. “Problemi i parë i çifteve heteroseksuale të ditëve të sotme është vështirësia për të ndarë të ashtuquajturën ‘fuqi martesore’”, shton Favlia Kofari, psikoterapistja dhe seksologia romane.
Në brendësinë e çiftit, roli vendimmarrës i burrave është vënë në pikëpyetje nga pavarësia profesionale e grave. “Gratë kanë më shumë fuqi ekonomike dhe vetëbesim, ndaj është e qartë se e ndiejnë më shumë nevojën për të marrë vendime familjare.
Ndërkaq, ato duan që ta shohin partnerin e tyre më të përfshirë në punët e shtëpisë dhe në kujdesin e fëmijëve”, vazhdon më tej psikologia. Pra, realiteti i çifteve heteroseksuale është krejt i ndryshëm nga ideali i barazisë moderne që kërkohet për t’u realizuar. Sepse është e vërtetë që burrat ndihmojnë më shumë në shtëpi, në krahasim me kohët më parë, por në familjet me prindërit e punësuar, çdo javë gratë kujdesen më shumë për menaxhimin e familjes (pazaret, kuzhinën, fëmijët), mesatarisht 32 orë, përkundër 21 orëve të burrave.
Të kushtëzuara për të luftuar me idenë se “gratë mund të bëjnë gjithçka”, për shumë gra raporti mes punës dhe familjes është një “pikë” e dhimbshme. Homoseksualët, në mënyrë shumë të thjeshtë veprojnë kështu: “اiftet me fëmijë, sidomos çiftet e formuara nga meshkujt, i ndajnë detyrat e tyre në mënyrë mjaft të qartë. Ai që rrit fëmijën dhe qëndron më shumë në shtëpi fiton më pak, dhe kjo nuk përbën problem për partnerin e tij”, thotë Mundy. Rreth 33% e partnerëve me fëmijë të çifteve homoseksuale nuk punon, krahasuar me 32% të atyre heteroseksuale. Nëse diferenca në përqindje nuk është statistikisht e rëndësishme, ka gjithsesi një mësim që duhet mësuar. “Në këtë epokë të supermamave, që duhet të realizojnë njëherësh profesionin dhe punët e shtëpisë, besoj se zgjidhja e barabartë e këtyre prindërve mund ta heqë pak ankthin e vendimeve të grave”, thekson Mundy. Geri Hell (Gary Hall), përfaqësuesi i Washington National Cathedral, një nga kishat ku është e mundur të celebrohen martesat mes personave të të njëjtit seks në SHBA, ka thënë:
“Tani, kur zhvilloj kurset paramartesore, u prezantoj të martuarve të ardhshëm një listë me dymbëdhjetë variable të jetës bashkëshortore, që mund të degjenerojnë në konflikte dhe unë në fakt kërkojë gjithmonë që të nxis një krahasim që shkon përtej rregullave patriarkale”.
g.shqip
 
Titulli: Gjërat që çiftet homoseksuale mund t’u mësojnë heteroseksualëve

Ouuu cfare perrralle e bukur :p
 
Titulli: Gjërat që çiftet homoseksuale mund t’u mësojnë heteroseksualëve

hahahahaha,Lover erdhe tek kjo tema..se isha e bindur qe do vije vrap ,mos me thuaj tani se ca gjera ne kete artikull S"kan baz..:p
Keta le qe do ken te drejta por e do na kshillojne,kjo me duket pak e tepruar dhe mua ne fakt hahahahah
Megjithese pika ku s"ka egoizem mes tyre, vertet duhet marre shembull nga ciftet HETORO..qe bejne tere jeten duke ndar rolet,dikush me fines dikush me forma me te renda..
 
Titulli: Gjërat që çiftet homoseksuale mund t’u mësojnë heteroseksualëve

Kete artikull mund edhe ta kete derguar Liza Mundy per botim, por mendja s`besoj se eshte e saje, eshte patjeter nje mendje qe perfshin te njejtat ide ne baze lidhje fizike dhe "llogjike"...

Per nje pozicion te caktuar nuk do kete asnjehere 2 veta qe do mbajne pergjegjesi te barabarta si ne vendime dhe praktike po themi, ka egzistuar/egziston dhe do egzistoj gjithmone nje i pare, i cili ne shenje rrespekti, dashurie, miresjellje etj, mund ti atribuoj te "njejtat" te drejta apo pergjegjesi atij/asaj qe vjen me poshte, por kurresesi me te njejtin "grade".


Po e mbyll me kaq sepse mund te citoj c`do rrjesht te ketij shkrimi me nga 10 rrjeshta te tjere nga poshte per te ju kundervene. Por sja vlen.
 
Titulli: Gjërat që çiftet homoseksuale mund t’u mësojnë heteroseksualëve

Ca ben lobi i ketyre, s'ben askushi. Jane ne gjendje me miliarda dollare te derdhin vetem e vetem qe te imponohet bindja e tyre dhe idete e tyre.
 
Titulli: Gjërat që çiftet homoseksuale mund t’u mësojnë heteroseksualëve

gjithmone bjen tema te mira veq nese kan mbet homot me mesu dikend njerezimi spaska edhe nje dekad jete qaq...
 
Titulli: Gjërat që çiftet homoseksuale mund t’u mësojnë heteroseksualëve

E c'do degjojme me.. nga kjo bote :)

Anormalja mund te ndihmoj normalen..lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top