“Gjërat” ku femrat ndryshojnë nga meshkujt

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
meshkujt-dhe-femrat-3.jpg

Psikologji – Seksi, emocionet, shijet, truri, aftësia…janë shumë të ndryshme mes dy gjinive njerëzore. Nga “Focus” ju sjellim disa karakteristika interesante, të cilat diferencojnë seksin femëror nga ai mashkullor, të provuara shkencërisht.

Kuptimi i të bukurës është shumë i ndryshëm mes meshkujve dhe femrave; është aq shumë i ndryshëm, saqë në të dy sekset lidhet me aktivitetet e trurit. Këtë e konfirmojnë studime të fundit të cilat lidhen me sjelljet mendore.

Shikimi i veprave të artit, i pasazheve të pëlqyeshme dhe në përgjithësi i gjërave të bukura aktivizon zona të ndryshme të trurit; ndërkohë që te femrat aktivizohen të dy pjesët ballore, te meshkujt vetëm ana e djathtë. Ky ndryshim mund të jetë si pasojë e evolucionit njerëzor.

– Meshkujt janë më bashkëpunues sesa femrat. Një studim i Universitetit të Harvardit i publikuar në “Current Biology” thotë se femrat dhe meshkujt janë po aq bashkëpunues me kolegët e të njëjtit seks, por kur futen në lojë faktorë hierarkikë, gjinia mashkullore është më bashkëpunuese.

– Shqisat nuk funksionojnë në të njëjtën mënyrë te meshkujt dhe femrat. Për shembull, aftësia për të kujtuar aromat është më e zhvilluar te femrat për shkak të zhvillimit të corpo calloso (strukturë nervore që lidh dy hemisferat cerebrale).

Po kështu, ato “fitojnë” edhe te kujtesa vizuale. Ndërkohë, për sa i përket dëgjimit, janë meshkujt ata të cilët përqendrohen më shumë, duke përjashtuar mendërisht çdo zhurmë rreth tyre.

– Aftësia për të falur u përket më shumë femrave. Meshkujt, në përgjithësi, kanë më shumë vështirësi për të falur këdo që u ka hyrë atyre në hak. Kjo ndoshta lidhet me kohën e fëmijërisë, ku në të shumtën e rasteve djemtë shihen si më superiorë.

– Femrat u kushtojnë më shumë vëmendje shikimeve dhe fytyrës së të panjohurve. Meshkujt nuk janë shumë të aftë në këtë drejtim.

– Sipas një studimi spanjoll, vetëm 48% e femrave kanë fantazi seksuale ndaj 71% të meshkujve. Sipas disa teorive, kjo diferencë shpjegohet me arsye evolutive: fantazitë i mbanin meshkujt më të gatshëm për të kapur që në ajër rastet për çiftëzim.

– Meshkujt dhe femrat reagojnë ndaj stresit në mënyra të ndryshme, ku të parët i mëshohen më lehtë shishes së alkoolit në situatat të cilat gjenerojnë ankth.

Sipas një studimi, glukoza e pranishme në gjak, furnizon energjitë e nevojshme për të përballuar detyrat stresante. Por kur i ezaurojnë këto “rezerva” natyrale, meshkujt nuk arrijnë të mbajnë vetëkontrollin dhe gjejnë shpëtim tek alkooli.

-Por përse meshkujt nuk pyesin kurrë për drejtimet e rrugëve, ndërsa femrat e bëjnë këtë gjë gjithmonë? Mbase kjo varet nga kujtesa e tyre “vertikale”. Kur arrijnë në një vend të ri (për shembull në një qytet), femrat kanë tendencë të përdorin më shumë pikat e referimit të ndeshura përgjatë ecjes. Meshkujt ndërkohë kujtojnë drejtimin në të cilin lëviz trupi i tyre dhe për sa kohë janë zhvendosur.

-Një studim nga Universiteti i Newcastle (në Britaninë e Madhe), ka treguar se përse femrat e duan ngjyrën rozë më shumë sesa meshkujt. Fenomeni duket se ka origjinë stërgjyshore: ekzistenca e të parëve tanë, bazohet te gjuetia, gjë e cila u besohej burrave, ndërsa mbledhja e bimëve dhe e frutave, u takonte grave.

Kjo gjë ka zhvilluar aftësinë e tyre më të madhe ndaj ngjyrës rozë dhe të kuqërremtë që karakterizonte frutat e pjekura. Ndërkohë që ngjyra blu pëlqehet më tepër nga meshkujt, sepse ata peshkonin në ujëra me këtë ngjyrë karakteristike dhe i drejtonin sytë nga qielli sa herë donin të gjuanin shpendë.
g.shqip
 
Titulli: “Gjërat” ku femrat ndryshojnë nga meshkujt

Femrat ne pergjithsi jane harraqe, nje pjese e tyre harron
te gatuaj, te hekurosi, harrojn qe kane burre kalamaj neper shpi
pastaj edhe ky fb i mori m'qaf!
 
hahahahaha o i prapet..:P
Ore ti,e ke vene keq me gjinin e bukur.
Mire bejne qe harrojne ,a po ky :P.

I'u drejtohet femrave si me qene sherbyese ato.
 
Titulli: “Gjërat” ku femrat ndryshojnë nga meshkujt

Femrat ne pergjithsi jane harraqe, nje pjese e tyre harron
te gatuaj, te hekurosi, harrojn qe kane burre kalamaj neper shpi
pastaj edhe ky fb i mori m'qaf!

ashtu them e une...nje pjese e tyre harrojne edhe deren e shpise me raste....
 
Titulli: “Gjërat” ku femrat ndryshojnë nga meshkujt

Per mendimin Tim nuk Kane asnje ndryshim te Thelle , pervecse gjinise.
 
Titulli: “Gjërat” ku femrat ndryshojnë nga meshkujt

ashtu them e une...nje pjese e tyre harrojne edhe deren e shpise me raste....

Prandaj jemi ne burrat, per ti ber rreshtore ç'do dite grave!
Ka burra ktu apo ska? kto lloj grash nuk kane burra
gruaja duhet mos ta hapi sqepin fare, te rrij lepe peqe si ne kohen e zamanit lol
mundesisht mos te kete as fb, as smatphone hiç hiç
drita e syve te saje te jete vetem burri!
a m'kupton oj ti? fareeee po them
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Gjërat” ku femrat ndryshojnë nga meshkujt

- Aftesia ne timon.

Kur e ka kriju zoti femren ka harru me ja instalu edhe kete aplikacion :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Gjërat” ku femrat ndryshojnë nga meshkujt

- Aftesia ne timon.

Kur e ka kriju zoti femren ka harru me ja instalu edhe kete aplikacion :p

Femrat jane me te kujdeseshme se meshkujt ne timon,keshtu qe aplikacionin e kane ne nivele te larta timoni :P
 
Titulli: “Gjërat” ku femrat ndryshojnë nga meshkujt

Femrat jane me te kujdeseshme se meshkujt ne timon,keshtu qe aplikacionin e kane ne nivele te larta timoni :P

Nuk do ta pranoni kurre dmth. Ok si te doni :P
 
Titulli: “Gjërat” ku femrat ndryshojnë nga meshkujt

Nuk do ta pranoni kurre dmth. Ok si te doni :P

une e pranoj,se sja kam iden ne bote cfare pjesesh ka i makine, pa le ta ngas ,ahahahahha
Por e kisha ne mbrojtje te gjinis femrore ne pergjethsi :P
 
Titulli: “Gjërat” ku femrat ndryshojnë nga meshkujt

une e pranoj,se sja kam iden ne bote cfare pjesesh ka i makine, pa le ta ngas ,ahahahahha
Por e kisha ne mbrojtje te gjinis femrore ne pergjethsi :P

Lol

Une e di qe iu grric i cik nervat ky fakt dhe ju ngacmoj me qellim.. si dhe filloj qe t'i numroj sekondat per sa do te vie reagimi. Ishe shume e shpejt Nev :P
 
Titulli: “Gjërat” ku femrat ndryshojnë nga meshkujt

Prandaj jemi ne burrat, per ti ber rreshtore ç'do dite grave!
Ka burra ktu apo ska? kto lloj grash nuk kane burra
gruaja duhet mos ta hapi sqepin fare, te rrij lepe peqe si ne kohen e zamanit lol
mundesisht mos te kete as fb, as smatphone hiç hiç
drita e syve te saje te jete vetem burri!
a m'kupton oj ti? fareeee po them

Po zotni burre...se burri puth o burre e co taven ne furre por se merr kurre....
Une kur te rritem do bohem burre si ty.....tashi me ler te shijoj ditet e mia ..

Hajt rrofsh
 
Titulli: “Gjërat” ku femrat ndryshojnë nga meshkujt

Po zotni burre...se burri puth o burre e co taven ne furre por se merr kurre....
Une kur te rritem do bohem burre si ty.....tashi me ler te shijoj ditet e mia ..

Hajt rrofsh

Te jap leje te shkosh lol
 
Titulli: “Gjërat” ku femrat ndryshojnë nga meshkujt

Free like a bird up in the sky.....lol
 
Titulli: “Gjërat” ku femrat ndryshojnë nga meshkujt

Paskan harruar te thone edhe qe,meshkujt jane me te zgjuar ;)
 
Back
Top