Gjërat e këqija i mbajmë mend më gjatë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kujtimet e dhimbshme, të cilat më me dëshirë do t’i harronim, më së vështiri harrohen, kanë treguar hulumtimet e bëra në Universitetin e Karolinës Veriore.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se truri është i përshtatur që qëllimisht, automatikisht, të fshijë ngjarje neutrale, siç janë blerjet e çdoditshme, numri telefonik që nuk shfrytëzohet më, etj. Ngjarjet e këndshme e të pakëndshme nuk i nënshtrohen harresës së qëllimshme.

Ngjarjet që kanë dozë madje shumë të vogël të ndjenjave, siç është nota e dobët ose komentet e pakëndshme, shumë më vështirë është të harrohen.

Rezultatet e studimeve sugjerojnë se edhe ngjarjet e ngjyrosura me emocione të lehta mund të ‘minojnë’ sistemin e harresës së qëllimtë. /Telegrafi/
 
Pe: Gjërat e këqija i mbajmë mend më gjatë

Si eshte ajo fjala,te miren qe i ben tjereve hidhe pas kraheve dhe harroje,te miren qe te bejne te tjeret mbaje mend gjate(dicka e tille se sme kujtohet tamam)...
Per gjerat e keqija,jane gjerat cik me ndrysh...Pasi vete njeriu ne nje moment te keq mendon se e ''keqja'' e tij eshte e madhe se sa e te tjereve...Zakonisht ne mbajme mend gjerat e keqija,sepse ato na kane dhemb me shume,ndoshta kane lene dhe gjurme...Ka raste qe sherohen nga gjerat e bukura,ka raste qe mbesin si plage te tilla gjithmone...Varet me shume tek gjerat e keqija qe jane,menyra e krijimit te tyre,gjurmet qe kane lene etj etj...Besoj se ndonjehere gjerat e keqija i marrim dhe si pike referimi,dmth i kujtojme gjate qe te mos bejme te njejtin gabim,me shume varet tek njeriu,sa e mban me mendje te kaluaren dhe sa e sheh ate si pjese te tij...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top