Lauri
Anunnak
اfarë lidhjesh mund të gërshetohen mes gjeometrisë dhe krijimit?
Fraza mitike si, “Në fillim ishte fjala”, ose aksioma të pazbërthyeshme si “Gjeometria është muzikë e ngrirë” (Goethe) ose akoma më mirë e edhe më përpara “Gjeometria është muzikë e ngurtësuar” (Pitagora), në dukje nuk mund të lidhen. Krahasimi mbetet thuajse një paradoks, duke patur parasysh ngjyrimet e ndryshme të këtyre mesazheve. Nëse mes gjithë krijimit njeriu rezulton të jetë produkti më i arrirë i bëmave Hyjnore (duke ditur se është krijuar si imazh a ngjashmëri), çfarë roli luan Gjeometria në krijim, apo mos ndoshta mund të jetë vetë njeriu hallka e lidhjes? ثshtë shumë tërheqëse të dihet se shumë prej njerëzve të mëdhenj të së shkuarës e kanë ndërmarrë këtë rrugë kah mendimi fillimor, pra kah Thelbi, nëpërmjet të cilit mund të lidhet gjithçka, ku gjithçka mund të bashkohet në një sinkretizëm idealist, diktuar nga i vetmi synim për të zbuluar të vërteta të mëdha që e mundojnë njeriun në kërkimin e dëshpëruar të realitetit të tij autentik. Qëllimi për të kuptuar të vërtetën, është diçka që mund të arrihet vetëm nëpërmjet sintezës.
Sepse sintezat janë në të vërtetë konstruksione të Shenjta të të gjitha kohërave e të çdo vendi ku vepron Krishterimi si Katedralet e mëdha apo kulturat dukshmërisht të ndryshme prej tonës, si ato parakolombiane, Hindu, Egjiptiane, Greke, etj…
Vëndet ishin të ndryshme, kohërat të ndryshme, por qëllimi, pra rezultati i Harmonisë, ka qenë gjithmonë i pandryshueshëm; sepse figura njerëzore, që në një farë periudhe të historisë është sintetizuar me urti nga Leonardo Da Vinci (i cili ndjek me përsosmëri të dhënat e Vitruvio-s), nuk shprehin tjetër veç se koceptin se, Njeriu është masa që duhet ndjekur për të shqyrtuar në trajtë të zvogëluar Krijimin Hyjnor, e për rrjedhojë edhe imazhin e Zotit.
Rezultati është Njeriu Vitruvian, i cili përfaqëson Mikrokozmosin që ndryshon simbas Makrokozmosit. Një konkluzion më i denjë na ofrohet nga Johan Kepler, i cili, në një nga traktatet e tij më të famshëm, “Harmonices Mundi”, shkruan:
“Gjeometria i paraprin krijimit të gjërave, të përjetshme si Shpirti i Zotit, madje, gjeometria është vetë Zoti, dhe na ka ofruar arketipët për krijimin e Botës.”
Cosimo Orlando
Përktheu: Shpëtim Kelmendi