Gjenocidi, Franca injoron Turqinë, për 2 javë ligji në fuqi

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
50703.jpg

TIRANE-Turqia kritikoi një projektligj të miratuar nga Senati francez, duke e quajtur atë “diskriminues dhe racist”. Projektligji, cilëson si krim të mohosh se vrasjet masive të armenëve nga turqit thuajse 100 vjet më parë ishin gjenocid. Kryeministri turk Taip Erdogan e hodhi poshtë ligjin si të pavlefshëm dhe u zotua se Turqia do të ndërmarrë sanksione të paspecifikuara kundër aleates së saj në NATO, Francës. Ai tha se sanksionet do të zbatohen hap pas hapi.

Ndërkohë, Armenia e mirëpriti projektligjin. Ministri i Jashtëm i Armenisë Edward Nalbadian tha se kjo ditë do të shkruhet me ar në historinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Dhoma e ulët e parlamenit francez e miratoi projektligjin muajin e kaluar dhe Presidenti Nicholas Sarkozy mund ta nënshkruajë atë në ligj.

Sot behet e ditur se per 2 jave ligji do te hyje ne fuqi.

Sipas ligjit, kushdo që thotë se vrasja e armenëve nga turqit otomanë nuk është gjenocid, përballet me 60 mijë dollarë gjobë dhe deri në një vit burgim.

Ministria e Jashtme franceze i bëri thirrje Turqisë të mos e teprojë me reagimin e vet, duke shtuar se Franca e konsideron Turqinë “një aleate shumë të rëndësishme”. Ministri i Jashtëm francez Alain Juppe, theksoi lidhjet e fuqishme politike dhe ekonomike mes të dy vendeve dhe shprehu shpresën për kthim në marrëdhëniet konstruktive.

Tregtia mes Turqisë dhe Francës kapi vlerën e vlerë e 12 bilion eurove gjatë vitit 2010, ndërsa bëhet e ditur se qindra biznese franceze operojnë në Turqi.

Franca ka njohur zyrtarisht vrasjet e turqve otomanë si një gjenocid, por ligji i ri do të shkojnë më tej, duke ndëshkuar këdo që mohon gjenocidin me deri në një vit burg dhe një gjobë prej 45.000 € (57,000 $).

Armenët thonë se 1.5 milion e paraardhësve të tyre u vranë në vitet 1915 dhe 1916 nga forcat e ish-Perandorisë Osmane të Turqisë.

Turqia mohon se janë vrarë aq, por thekson se vdiqën 500 mijë armenë dhe ata nga uria për shkak të situatës së krijuar nga Lufta e Parë Botërore.

Shtypi turk të martën shprehu tërbimin kolektiv, duke akuzuar Francën për shkelje të drejtën e lirisë së shprehjes.

"Turp për ju, Francë" shkruan e përditshmja turke ‘Vatan’. "Franca, ku ideali i lirisë ka lindur, ka dhënë goditjen më të vështirë të lirisë së shprehjes," shkroi ajo.

(da.bo/BalkanWeb)
 
Back
Top