Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjendet maska e parë e artë e një mbreti Trakas

Një maskë prej ari masiv me tipare të fytyrës njerëzore bën pjesë në një thesar në të cilin hasi para pak kohësh në një varr në Kazanlak të Bullgarisë qendrore arkeologu Georgi Kitov. Kjo është më e bujshme sesa maska greke e Agamemnon''''it, kundron vetë ai.
Pranë maskës u ndesh rastësisht në një unazë me një rremtar të skalitur në të.
Që të dyja sendet e gjetura janë trake dhe mund të hedhin më tepër dritë mbi atë popull që dikur mbizotëronte mbi të sotmet Rumani, Bullgari dhe Maqedoni si dhe mbi pjesë të së sotmeve Turqi dhe Greqi.

Trakasit jetonin ndanë riteve romake dhe greke dhe kishin goxha kontakte me këta; mitiku Orfeus mendohet të ketë prejadhje trake.
Por trakasit nuk kishin një gjuhë të shkruar, kështu që hulumtuesit kanë një detyrë që kërkon mendjemprehtësi kur u duhet të shkoklavisin fjalët në shqipe apo rumanishte që kanë prejadhje trake dhe kur u duhet të ndërtojnë një kronologji për ato rreth njëmijë vjetët kur trakët vetëudhëhiqeshin. Pak përpara erës sonë u zhdukën formacionet e tyre shtetërore.

Arkeologu Georgi Kitov me maskën e gjetur prej tij.
Maska përfaqëson një njeri me mjekër që mund të jetë një mbret trakas që quhej Teres, i ati i Sitakles''''it. Të parit i përket edhe varri. Ai ka jetuar në shekullin e katërt p.e.s..

Një nga sendet e lashta më me famë është maska e artë e Agamemnon''''it në muzeun arkeologjik të Athinës prej nga pak a shumë e njëjta kohë. Hulumtuesit janë në kërkim të pikërisht ndikimeve të ndërsjella midis grekëve dhe trakasve.

- Maska e Agamemnon''''it është e bërë nga ar sa një gjethe i hollë dhe peshon 60 gram , ndërsa maska e sapogjetur peshon 690 gram dhe është e bërë nga një ar masiv, thotë Kitov.

Unaza është e përbërë nga një rreth i artë që peshon 15 gram. Kitov mendon se rremtari i skalitur përfaqëson një pjesëmarrës të lojërave të lashta olimpike.

Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
# Burimet: Radiotelevizioni suedez, Thrakisk guldmask sensationellt fynd i Bulgarien
# Ansa, SCOPERTA PRIMA MASCHERA IN ORO DI UN RE TRACE
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back