Ghost
Anëtar i Nderuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 19, 2008
-
- Mesazhe
- 3,259
-
- Reagimet e mara
- 163
-
- Vendndodhja
- Kosovë
-
- Website i juaj
- www.flickr.com
Kutia e biskotave të cilën e ka blerë Debra Rogoff në dyqan të Kalifornisë ka përmbajtur, në vend të keksëve, zarfin me 10.000 dollarë amerikanë.“Menduam me vete. Këto janë paratë e dikujt. Kurrë nuk do të ndjeheshim mirë po që se do të fillonim t’i shpenzonim”, ka deklaruar ajo.
Familja e Debra Rogoff, në vend se të filloi t’i shpenzojë paratë e gjetura, ia ka dorëzuar zarfin policisë.
Disa ditë më vonë, policisë i janë lajmëruar shefat e dyqanit ku janë blerë biskotat të cilët kanë thënë se u është lajmëruar një plakë e shastisur e cila gabimisht e ka kthyer kutinë e keksëve së bashku me të gjitha kursimet e saj jetësore.
Ajo, gjoja, kishte humbur besimin në bankën e saj dhe kishte vlerësuar se kursimet e saja do të ishin më të sigurta në kutinë e keksëve./telegrafi