Gjëja më e rëndë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Gjëja më e rëndë

Shkruan: M. S.​


Gjëja më e rëndë për shpirtin është ajo që nuk pajtohet me ëndjet e tij.


Gjëja më e rëndë për pasionin është ajo që e mposhtë kokëfortësinë e tij.


Gjëja më e rëndë për mendjen është ajo që nuk pajtohet me vendimet e saj.


Gjëja më e rëndë për gruan është lënia e zbukurimeve të saj.


Gjëja më e rëndë për dijetarin është ajo kur ai e sheh injorantin si sundimtar.


Gjëja më e rëndë për besimtarin është ajo kur e vëren ateistin si njeri me autoritet.


Gjëja më e rëndë për reformistin është ajo kur e sheh çrregullimin si rregull në shtet.


Gjëja më e rëndë për njeriun e urtë dhe të dijshëm është ajo kur i sheh njerëzit e marrë si pushtetmbajtës.


Gjëja më e rëndë për njeriun bujar është ajo kur atij i ndalohet që të japë.


Gjëja më e rëndë për njeriun e vendosur është kur ai pengohet për të kryer vepra të mira.


Gjëja më e rëndë për njeriun elegant dhe fisnik është kur ai detyrohet të qëndrojë në shoqërim me njeriun e vështirë.


Gjëja më e rëndë për njeriun inteligjent dhe të edukuar është kur ai burgoset me një njeri injorant dhe të marrë.


Gjëja më e rëndë për njeriun e vlefshëm dhe aktiv është ajo kur ai udhëton me një të ngadalshëm dhe ftohtë.


Gjëja më e rëndë për ata që e kryejnë namazin në këtë kohë është të dëgjuarit e hutbes (ligjërimit) të ditës së xhuma (premte) nëpër xhami.


Shkruan: M.S

 
Back
Top