Gjashte te vrare dhe mbi 30 të plagosur në sulmin terrorist në Londër

Status
E mbyllur për postime të tjera.

LeVoyageur

Once upon a time...
Policia britanike tha se dy incidente terroriste goditën të shtunën mbrëma në Urën e Londrës dhe në një zonë aty pranë, kur sipas dëshmitarëve një furgon goditi turmën e këmbësorëve dhe disa persona u therën me thika.

Autoritetet thanë se gjashtë persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën pasi sulmuesit me një furgon shkelën këmbësorët në Urën e Londrës dhe më pas therën me thikë klientët në restorantet pranë.
Tre sulmuesit meshkuj u qëlluan për vdekje nga policia në afërsi tregut Borough, pak minuta pas incidentit, në rreth orës 22 sipas kohës lokale, mbërmjen e 3 qershorit, thanë autoritetet.

Policia tha se po i trajton incidentet si veprime terroriste, ndërsa më herët kryeministrja britanike Theresa May, tha se “incidentet e tmerrshme” po trajtohen “si akte të mundshme terroriste”.
Britania e Madhe është në shkallë të lartë të alarmit pas incidenteve të fundit dhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit.
Vetëm pak ditë më parë, një sulmues vetëvrasës vrau 22 persona gjatë një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande në Mançester.

Telegrafi.com
 
Sulmi në Londër dënohet nga e gjithë bota
1496563748_96338303_mediaitem96338300.jpg



Udhëheqësit botërorë kanë dënuar sulmin terrorist të së shtunës në Londër, ku mbetën 6 viktima dhe u plagosën mbi 30 të tjerë.

Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca vihet në krah të Britanisë më shumë sesa kurrë, teksa dy prej viktimave ishin pikërisht shtetas francezë.

Edhe kryeministri australian, Malcolm Turnbull tha se “lutjet dhe solidariteti i vendosur” ishin me popullin britanik. Një australian është shtruar në spital, ndërsa i prekur ka mbetur edhe një tjetër, njoftoi Turnbull.

Presidenti amerikan, Donald Trump shkroi menjëherë në “Twitter”.

“اfarëdo që të kemi mundësi për të ndihmuar Londrën dhe Britaninë e Madhe, do ta bëjmë padiskutim. Ne jemi me ju! Zoti ju bekoftë!”.

Trump bëri gjithashtu thirrje për urdhrin e tij ekzekutiv për ndalimin e udhëtimeve drejt SHBA-ve nga 6 vendet me shumicë myslimane, urdhër që është sfiduar nga disa gjykata amerikane.

Macron ishte ndër të parët që reagoi për ngjarjen e orëve të vona të darkës së djeshme. “Përballë kësaj tragjedie të re, Franca është më shumë se kurrë në krah të Britanisë. Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe të dashurit e tyre”.

Përmes një deklarate të zyrës së tij u njoftua për plagosjen e dy francezëve, njëri prej të cilëve në gjendje kritike. Edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel reagoi përmes një deklarate.

“Sot ne jemi të bashkuar përtej kufijve, përballë terrorit dhe duke vajtuar, por gjithashtu tejet të vendosur. Për Gjermaninë, e ritheksoj se lufta kundër të gjitha formave të terrorizmit është jetike, ndaj ne qëndrojmë me vendosmëri në krah të Britanisë”.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker njoftoi se i ndiqte i tmerruar incidentet e fundit. “Mendimet dhe lutjet janë për viktimat dhe familjarët e tyre. Ju lutem ruani qetësinë”.

Reagime pati edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, si dhe ai i Zelandës së Re, Bill English.

/ Top Channel
 
Edhe ketu ne forum e denojne terrorizmin.
Me kujtohen ca denime qe i kane bere atentatit te Charlie Hebdo dhe atij ne Paris.
Hajde denime hajde, te fusnin dritherimat sapo i lexoje.
Ja pra te dashur forumiste.
Antaret tane gjithmone e kane denuar terrorizmin dhe Isis.
Mjafton te shikoni postimet ne tema te ndryshme dhe e kuptoni shume shpejt qe ketu te ne ne forum terrorizmi nuk ka pasur kuuuuuuuurrrrrreeeeeeeeee vend!!!!!!!!
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Back
Top