Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjashtë mënyrat se si muzika mund të reduktojë stresin tek njerëzit

Gjashtë mënyrat se si muzika mund të reduktojë stresin tek njerëzit​

1669404596118.png
Nga Shahram Heshmat

Dëgjimi i muzikës është një ndërhyrje alternative tërheqëse kundër stresit dhe ankthit, pasi është e arritshme, e lirë dhe e lehtë për t’u përdorur si një terapi në jetën e përditshme. Dëgjimi i muzikës lidhet me një gamë të gjerë të rezultatesh shëndetësore pozitive, pasi mund të ulë nivelet e kortizolit, të rrisë nivelet e serotoninës dhe të aktivizojë zonat e trurit që përfshihen tek shpërblimi. Për shembull, është raportuar dëgjimi i muzikës relaksuese para, gjatë dhe pas procedurave mjekësore, lidhet me nivele më të ulëta të kortizolit. Ja cilat janë 6 mënyrat se si muzika e redukton ankthin dhe stresin.

1. Efekti relaksues i ritmit

Ritmit i muzikës mund të konsiderohet si një nga faktorët më të rëndësishëm. Studimet kanë treguar se dëgjimi i muzikës me ritëm të ngadaltë dhe me zë të ulët, mund t’i qetësojë njerëzit gjatë situatave stresuese. Për shembull, muzika me një ritëm të ngadaltë, si muzika meditative apo xhazi i butë, lidhet shpesh me relaksimin. Muzika me një ritëm të ngadaltë dhe të qëndrueshëm siguron reduktim të stresit duke ndryshuar ritmet e trupit, si për shembullrrahjet e zemrës.

2. Muzika pa tekst

Zakonisht muzika pa tekst funksionon më mirë. Përdorimi i muzikës instrumentale, në vend të muzikës me tekst, sjell shpesh efekte më të mëdha të ndërhyrjes së muzikës në reduktimin e stresit. Muzika që përmban tekst, mund të jetë më shpërqendruese në vend se të jetë qetësuese.

3. Muzika si një strategji shpërqendrimi

Dëgjimi i muzikës mund të sigurojë një “shpërqendrim” nga mendimet ose ndjenjat që rrisin stresin. Muzika si një mjet shpërqendrues, mund të largojë vëmendjen nga një ngjarje stresuese në diçka më të këndshme, e cila redukton nivelet e stresit. Pra, dëgjimi i muzikës që ndryshon humorin nëpërmjet ndryshimit të modeleve të mendimit, mund të ketë një efekt afatgjatë.

4. Muzika shkakton kënaqësi

Muzika ka një lidhje të fortë me ndjenjat e kënaqësisë. Angazhimi me muzikën mund të shkaktojë të njëjtat reagime biologjike dhe psikologjike të lidhura me shpërblime të tjera shumë themelore, si ushqimi, seksi dhe paratë. Muzika e përjetuar si e këndshme, e forconemocionin pozitiv, i cili e redukton stresin.

5. Lidhja sociale

Dëgjimi i muzikës në prani të të tjerëve, mund të forcojë efektin reduktues të stresit. Muzika lehtëson lidhjet shoqërore. Krijimi i muzikës në grup apo këndimi së bashku mund të sjellëforcimin e lidhjeve sociale, gjë qëemund të shpjegohet me çlirimin e neurotransmetuesve siendorfina dhe oksitocina.

6. Preferenca ka rëndësinë e saj

Studimet tregojnë se pasja e mundësisë së zgjedhjes për atë që do të dëgjoni, ka efekte më të dobishme sesa muzika e zgjedhur nga dikush tjetër. Kur për ndonjë arsye, muzika e zgjedhur nuk është e përshtatshme për situatën, kjo mund të çojë në ndryshime të padëshiruara të humorit apo përkeqësim të humorit negativ. / Psychology Today – Bota.al
 
Zgjidh kengen e duhur...sepse c'do tingull dhe fjale leshon nje vibracion te caktuar...
nga aty varet gjithe ndjesia juaj...emocionet tuaja...
ndaj zgjidhni kenge qe ju ngrene larte energjine...motivimin...
 
Jane disa frekuenca vibrimi te cilat kane veti jo vec relaxuese por dhe sheruese ne shume aspekte. Te tilla frekuenca perdoreshin ne te ashtequajturat "Kisha" dikur* nepermjet pianos, kembanave.
Frekuencat 432, 423/422 Hz kishin disa veti te tilla, por egzistojne frekuenca qe nuk jane publike dhe jane shume te fuqishme, si ne pozitivitet dhe ne negativitet. Egzistojne projekte te Cia e Kgb qe ne vitet 50 per kontrollin mendor ne kte forme. Mbase ne kte teme kam nevoje per ndihmen e @Lauri e @vajza e detit besoj, si njohes te lendes ne fjale.
 
Sa herët më fut në punë o tartar 😁
Goca detit 💃 edhe vibrimet e lavatriçes kryjnë të njëjtin efekt 😁

 
Jane disa frekuenca vibrimi te cilat kane veti jo vec relaxuese por dhe sheruese ne shume aspekte. Te tilla frekuenca perdoreshin ne te ashtequajturat "Kisha" dikur* nepermjet pianos, kembanave.
Frekuencat 432, 423/422 Hz kishin disa veti te tilla, por egzistojne frekuenca qe nuk jane publike dhe jane shume te fuqishme, si ne pozitivitet dhe ne negativitet. Egzistojne projekte te Cia e Kgb qe ne vitet 50 per kontrollin mendor ne kte forme. Mbase ne kte teme kam nevoje per ndihmen e @Lauri e @vajza e detit besoj, si njohes te lendes ne fjale.
Po eshte e vertet...jane disa frekuenca qe kane dhe ndikojne ne vibrime shume te larta...percojne energji...prandaj une jam pro zgjedhjes se muzikes dhe frekuences se duhur...dhe intuita eshte e pa gabushme ne kete...sepse perhere zgjedh ate qe i duhet...
pershembull kjo frekuenze eshte fantastike..sepse i bashkohen edhe nr 33333
pra c'do gje eshte e lidhur....


 
Po eshte e vertet...jane disa frekuenca qe kane dhe ndikojne ne vibrime shume te larta...percojne energji...prandaj une jam pro zgjedhjes se muzikes dhe frekuences se duhur...dhe intuita eshte e pa gabushme ne kete...sepse perhere zgjedh ate qe i duhet...
pershembull kjo frekuenze eshte fantastike..sepse i bashkohen edhe nr 33333
pra c'do gje eshte e lidhur....



E dija qe ti e Lauri sdo me linit ne "balte" te kjo teme :)
 
Mua më le në baltë ajo💃😁 🙈
Nuk do t'më përcjell asnjë tingull as viberacion💕 😁
Ja ta percolla vibracionin e ke me video me larte....degjoje te qartesohesh pakezzz loolloollool
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back