LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Gëzuar Ditën e Jetës së Egër!
3 Marsi është Dita Botërore e Jetës së Egër dhe si e tillë synon të festojë larmishmërinë e formave mahnitëse të jetës së egër të faunës dhe florës si dhe për t’u vetëdijësuar për të mirat e shumta që ne, njerëzit marrim nga ruajtja dhe mbrojta e tyre.
Jeta e egër ka vlera thelbësore dhe jep kontributin e saj në aspektin ekologjik, gjenetik, social, ekonomik, shkencor, mësimor, kulturor dhe estetik të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies njerëzore.
Por a mund të festohet kjo ditë në Shqipëri nëse gjuetia pa kriter dhe e paligjshme vazhdon në mënyrë të pandalshme, sipërfaqet pyjore shkatërrohen dita-ditës nga prerjet e paligjshme dhe zjarret e qëllimshme, lumenjtë copëzohen dhe ‘helmohen’, kafshët dhe shpendët e egra mbahen në kafaze dhe trafikohen në mes të ditës?!
Kjo ditë na kujton nevojën për të vazhduar ndërgjegjësimin dhe angazhimin kundër krimit mjedisor, i cili ka impakte të mëdha në ekonomi, mjedis dhe shoqëri. Tema e këtij viti është “Dëgjoni zërat e të rinjve”, pasi të rinjtë janë e ardhmja dhe jeta e egër do të ketë zërin e tyre për t’u shprehur.
Dëgjoni zërat e të rinjve, sepse ruajtja dhe menaxhimi i jetës së egër në një mënyrë të qëndrueshme nuk është më një opsion për gjeneratën tonë por është kthyer në një detyrim dhe në një nevojë për t'i lënë brezave të ardhshëm një jetesë më të mirë./PPNEA

Redaktimi i fundit: