Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Mu kujtuan kohet kur isha ne Shqiperi dhe festohej dita e mesuesve...Shume gje e veçante.
Ketu mund te urojme ndonje mesues qe kemi ne FV se mbase ka te tille dhe te gjithe mesuesit qe na kane dhene mesim.

GEZUAR!!!!!
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Urime 7 Marsi - Dita e Mësuesit

Sot eshte nje dite e shenuar, DITA E MESUESIT, dita e atyre qe na mbajne per dore ne hapat tone te pare ne labirinthin e diturise, dita e atyre qe na sollen driten ne erresiren qe na mbulonte, ata qe na mprehen trurin dhe na hapen horizonte te reja ne jete. Sot eshte dita qe shenon fillimin e punes se mesonjtores se pare ne Korce dhe emsuesin e pare z. Pandeli Sotiri...
Mesuesit - priderit tone te dyte, edukatoret tone, keshilletaret tone, u sakrifikuan me vite te tera dhe per fat te keq kurre nuk iu kompenzua mundi qe ata e bene per ne, kurre nuk u vleresuan sa vlenin dhe a vlejne, megjithate, sot dhe gjithenje ata meritojne respektin tone, meritojne te perkulemi para kembeve te tyre ne shenje falemnderimi per gjithecka qe ben per ne, per durimin qe kishin me ne dhe per tere diturine qe mbollen ne ne.

URIME DITA E MESUESIT TE GJITHE ATYRE QE PUNUAN DHE PUNOJME NE MESIMDHENIE
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Gezuar prinderve te dyte.

Do uroja qe me kalimin e viteve te rritet interesi dhe cilesia me mesuesine, te rriten pagat per ta, sepse mesuesit merren drejteperdrejte me te ardhmen e nje kombi.

Gezuar, ne gjithe ato dite thartimi trush, i meritoni disa dhurata te majme sot lol
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Gezuar te gjithe mesuesve, edukatoreve dhe profesoreve. Uroj qe vitet e ardheshme me kushte shume me te mira, me breza me te edukuar, me te rinje dhe te reja me te zhvilluar dhe kontribues per shoqerine tone.
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

GEZUAR 7 MARSIN:gezuar::gezuar:
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

GEZUAR 7 MARSIN!!!! Sa nostalgji kam per kete dite,me kujtohet gjimnazi ku festonim ne klase....,dhe leket qe harxhoja per dhuraten e mesuesi!!-eh,tani them ja ka vlejtur !!-tani kam nje diplome universiteti fale mesuesve te gjimnazit.
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Gezuar 7 Marsin te gjithe mesuesve !
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

gezuar te gjith mesuesve 7 marsin....shpresoj ta shtojne punen...se po e pakesojne nga viti ne vit..........:D
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

gezuar!!!!!!!
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Urime ti qe deri vone mbete per mua sinonim i aspirates sime per te vazhduar shkollimin :).
Pozita juaj sot ne te dy anet e kufirit le shume per te deshiruar, andaj me shprese te vijne dite sa me te mira per ju dhe te shtohet respekti per mesuesin ngaqe konsideroj se tek gjeneratat e reja mungon pak, edhe nje here, Urime.
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

I/E dashuri/a mesues/e, urime festa e mesuesit/es.:col: Suksese ne jete dhe beni cbeni notat mos i falni se pastaj behen kryeministra :-P:-P
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Gezuar 7 Marsin gjith mesuesve shqipetar kudo qe gjinden.....
 
Gëzuar 7 Marsi të dashur sivëllezër mësues

Të dashur sivëllezër mësues e dashamirës të kulturës, traditës, gjuhës e gjithçkaje shqiptare ndiej kënaqësi të veçantë që nëpërmjet faqeve elektronike të urojmë njëri - tjetrin Ditën e shënuar për shkollën shqipe.

Të flasësh për shkollën shqipe dhe për rrethanat si lindi ajo, duhet doemos të flasësh për epokën më të ndritshme të historisë shqiptare- Rilindjen Kombëtare Shqiptare, sepse ajo qe një lëvizje e gjerë dhe e fuqishme çlirimtare, që u zhvillua në të gjithë vendin dhe në kolonitë e ngulimet shqiptare e arbëreshe jashtë atdheut, që nga vitet 30 të shekullit të kaluar gjer më 1912 kur u shpall shteti i pavarur kombëtar.

Në krye të kësaj lëvizjeje u vunë udhëheqës të guximshëm e të vendosur, patriotë, iluministë demokarat që mbi interesa të atdheut nuk vinin tjetër. Ata ditën të orientohen me zgjuarsi në situatat e ndërlikuara të gjendjes ndërkombëtare. Për realizimin e programit të çlirimit kombëtar dhe të vënies së vendit në rrugën e përparimit e të demokracisë, rilindësit, mbështetën shpresën dhe besimin e tyre në forcat e brendshme, në radhë të parë në masat popullore të fshatit e të qytetit.

Rrallë mund të gjesh rilindës që të mos ketë qenë njeri i veprimit. Të gjithë janë përpjekur jo vetëm të shkruajnë e të këndojnë, por edhe të veprojnë, të luftojnë, të sakrifikojnë, të japin jetën edhe në fushën e betejave për lirinë e popullit dhe pavarësinë e atdheut, si dhe për dritën e diturisë. Rilindësit nuk ishin ideologë, politikanë e shkrimtarë kabinetesh: ata ishin njerëz të veprimit praktik, që nuk i përfillnin rreziqet për realizimin e idealeve të tyre. Naum Veqilharxhi e Jani Vreto, Koto Hoxhi e Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi e Papa Kristo Negovani, Mihal Grameno e Luigj Gurakuqi me kaq të tjerë nuk luftuan vetëm me penë. Disa prej tyre dhanë dhe jetën, të bindur se, siç thoshte Naimi ”drita e diturisë përpara do na shpjerë…”. Për keto qëllime të larta, ideologët e poetët e shuqar merreshin edhe me libra të thjeshta për shkollat e para shqipe, duke nisur nga Abetaret… Kur jemi te Abetaret ia vlen të përmendim ato të parat. Më 1884 Naum Veqilharxhi botoi të parën Abetare në gjuhën shqipe që njihet si ”Evëtar”, pastaj Kristoforidhi ”Abetare”(1872); Jani Vretoja, Pashko Vasa dhe Sami Frashëri botuan ”Alfabetare e gjuhësë shqip”(1879) etj. Gjithë këta libra u shkruan meqë rilindësit tanë bënë përpjekje që mësimi i shqipes të futej në shkollat turke e greke që ekzistonin aso kohe në Shqipëri. Mirëpo, meqë kjo nuk u lejua, rilindësit tanë vendosën të çelnin shkolla shqipe me vete. Kështu me ndihmën e rilindësve që vepronin jashtë dhe arsimdashësve korçarë hapet e para shkollë në gjuhën shqipe, e njohur si :


MثSONJثTORJA SHQIPE E KORاثS

Qe kjo një shkollë me fizionomi të theksuar kombëtare laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. U hap në kushtet e pushtimit osman kur shkollat shqipe dhe mësimi shqip ishin të ndaluar në Shqipëri. Shkolla filloi me punë, më 7.3.1887, në Korçë, me nismën e një grupi rilindësish dhe me përkrahjen e masave patriotike korçare dhe atyre të mërgimit. Ajo u kthye në një vatër të edukimit të vetëdijes kombëtare. Aty mësonin nxënës të të gjitha besimeve, sekseve dhe shtresave dhe mësimi jepej falas. Nga ana e përmbajtjes, e strukturës dhe e planit mësimor ishte një shkollë mjafte e përparuar. Jepeshin lëndët: shkrim, këndim, gjuhë shqipe, gramatikë shqipe, histori e Shqipërisë, gjegrafi, aritmetikë etj. E tërë veprimtaria përshkohej nga idetë patriotike, nga edukata e punës dhe dashuria për dije. Drejtuesit e saj qenë veprimtarë të shquar të arsimit kombëtar, si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi. Thoma Avrami etj.

*Pandeli Sotiri dha ndihmëse të shquar për mbarëvajtjen e mësonjëtores shqipe të Korçës, duke qenë drejtor i parë i saj dhe i pari mësues i shqipes në këte shkollë. Për veprimtarinë e tij u vra në Stamboll nga armiqtë e çështjes kombëtare shqiptare.

*Petro Nini luarasi u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit.
Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17.8.1911.

*Ky fat do t´i ndjekë më vonë edhe Papa Kristo Negovanin, Luigj Gurakuqin e shumë arsimdashës të tjerë deri në ditët e sotme.

Shkolla funksionoi 15 vjet, duke përballuar vështirësitë e pengesat e nxjerra nga pushtuesit dhe kleri antikombëtar. Në prag të shekullit XX u bë me 6 klasa. Shumica e atyre që mbaruan këtë shkollë ishin veprimtarë të shquar të lëvizjes për çlirim kombëtar e shoqëror. Në përkujtim të saj data 7 mars është shpallur » Dita e Mësuesit «.

Më duhet të shtoj edhe këtë: shikuar në vite vërtet nuk është shumë, sepse krahasuar me shtetet tjera që kanë akademi shkencash edhe me mbi dy – tre shekuj, shkolla shqipe është relativisht e re. Por, e them me modesti, ndonëse modestia thuhet se është tipar i atij që s´ka me se të mburret, se për këtë kohë kaq të shkrutër shkolla jonë ka nxjerrë personalitete të shquara nga lëmi i shkencës dhe kulturës. Sot gjen shumë personalitete shqiptare madje që ligjërojnë nëpër universitetet e botës nëpër lëndë deficitare.

Për fund po shtoj një të dhënë personale në kohën e tashme. Me të ardhur në Danimarkë, unë përfitova një përvojë të re. Unë medoj se sidomos në Kosovë shkollimi duhet të transformohet, duhet të përparohet në atë masë sa fëmijët të mos stërngarkohen se tepërmi me gjëra që ua ngarkojnë kokat pa nevojë, e që ndoshta nuk u duhen kurrë në jetë. Unë çmoj shumë sistemin e shkollimit danezë dhe besoj se janë të një mendje edhe mësuesit tjerë shqiptarë që kanë pasur rastin të japin mësim si mësues vullnetarë.

Në kremte të tilla, ku ka të bëjë me gjeneratën e re, fjalën time zakonisht e përmbyll duke iu referuar një fjalës së urtë: ”Mjer ai djalë që s’ia kalon babait, mjer ai çirak që s’ia kalon ustait” dhe në raste të tilla lutem:” Të gjithë fëmijët ua kalofshin prindërve dhe mësuesve të tyre”!

Ju faleminderit!
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

I/ e dashur bianca, të faleminderit për urimin dhe njëherësh kërkoj të falur që padashur sapo e hapa edhe unë këtë temë duke u uruar sivëllezërve ( kolegëve 9 të mi këtë Ditë të shënuar.
Sa më vjen keq!
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Shume postim me vlere Adem :) Flm !
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Shume postim me vlere Adem :) Flm !

I dashur Nostra_22, po e marr me mend që ju e sollët postimin tim në vendin e duhur. Shumë të faleminderit për këtë nder që më bëtë, se vërtet ndihesha keq!

Respekt për ju,
Adem Gashi, mësues
Danimarkë
 
Titulli: Gëzuar 7 Marsi të dashur sivëllezër mësues

Në kremte të tilla, ku ka të bëjë me gjeneratën e re, fjalën time zakonisht e përmbyll duke iu referuar një fjalës së urtë: ”Mjer ai djalë që s’ia kalon babait, mjer ai çirak që s’ia kalon ustait” dhe në raste të tilla lutem:” Të gjithë fëmijët ua kalofshin prindërve dhe mësuesve të tyre”!

Ju faleminderit!

Te faleminderit ty!

Gezuar 7 Marsin mesuesve te vjeter qe u perkujtohet emri edhe prej atyre qe nuk jane me nxenes!
Gezuar 7 Marsin mesuesve te rinj, qe sapo kane filluar kete aventure te lodhshme, po jashtezakonisht te bukur.
Gezuar 7 Marsin atyre qe nuk mendojne se te besh mesuesin eshte kohe e humbur.
Gezuar 7 Marsin mesuese Eli Dhima!
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Urime te gjithe Mesuesve ..
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

I/E dashuri/a mesues/e, urime festa e mesuesit/es.:col: Suksese ne jete dhe beni cbeni notat mos i falni se pastaj behen kryeministra :-P:-P

hahahahahahhahhaha..;)

urime urime urime...
edhe pse kur me kujtohet disa mesuese..bohhhhh :D
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Urime dhe suksese ne misionin tuaj fisnik !
Do doja te ndihmoja sadopak ne kete mision .
Ua paçim borxh!
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Gezuar kete feste te gjithe mesueseve , te cilet me punen e tyre , me durimin , me pasionin per te edukuar , mesuar , jane bere nje nene e dyte per te gjithe femijet .
Nuk do e harroj kurre mesuesen time te klases se pare , Liri Llazi ( nuk ia harroj kurre emrin) e cila ka qene ( sepse nuk do ndodhet me per fat te keq) nje mesuese , nje nene , nje femer qe rralle lindin ne kohet e sotme .
Nje respekt shume te madh per mesuesit/et shqipetar .
Urime :)
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

urime mesues festa 7 marsit
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Respekt dhe mirenjohje sot ne kete dite te shenjte per te gjitha ata mesues qe ne shekuj s'na e lane ne harrese gjuhen tone
Jemi i vetmi vend ne bote qe kemi nje dite te tille kaq te shenjte e qe ne quajme DITEN E MESUESIT
Respekt dhe mirenjohje per te gjithe mesuesit e mi nga klasa e pare deri ne universitet
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Urime 7 Marsi te gjithe mesuesve.
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Urime 7 marsin te gjith atyre qe festojne emrin e Shen Theodhorit (gezuar dhe mesuesve meqe ra fjala) :D :ok
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

ja kam uru 8 marsin po festen e msuses se festoj jam anti
 
Titulli: GEZUAR 7 Marsin!!!! :)

Mesues Urime edhe pse boll dajak prej teje kom marr LOL LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back