George Soros e pohon: Jam Spekulant.

Odeon

Relax
Intervista e George Soros - Spekulantit me te madh te tregut by lajme - Dailymotion

Bëhet fjalë për një intervistë të tij të dhënë në vitin 1998, por që ishte zhdukur nga qarkullimi. Pjesët kryesore të kësaj interviste ishin përshtatur në një dokumentar të realizuar enkas për rolin e Soros. Në dokumentar shfaqet dhe zonja Hillary Clinton krah financierit Soros, në një vizitë të bërë në Afrikën e Jugut në vitin 1997.

Por çka është më e rëndësishmja, është fakti se pohimet që Soros ka bërë në këtë intervistë janë spektakolare dhe tepër të sinqerta. Ai pranon rolin e tij si spekulant dhe flet për sulmet që u ka bërë tregjeve apo dhe për detaje mbi fëmijërinë e tij.


Episodi 1

George Soros: Njerëzit kanë idenë sikur çdo gjë shkon shumë mirë. Por e vërteta është se sistemi është krisur. Dhe duhet riparuar.

Gazetari: Mos vallë ajo që duhet të bëjmë është që të forcojmë rregullat për ta mbrojtur botën nga njerëz si puna juaj?

George Soros: Epo…unë jam një lojtar. Unë mendoj se të gjithë lojtarët duhet t’i nënshtrohen një sistemi rregullash loje.

EPISODI 2- Kolapsi

Gazetari: Ju jeni akuzuar si personi përgjegjës për kolapsin financiar të disa shteteve në Azi. Si përshembull në Malajzi, Indonezi, Japoni dhe në Rusi madje.

George Soros: Për të gjitha këto u akuzokam unë, hë?

Gazetari: A jeni vërtet kaq i fuqishëm?

George Soros: Jo, unë mendoj se kemi të bëjmë me një keqkuptim të madh.

Gazetari: Kryeministri i Malajzisë përshembull..

George Soros: Po?

Gazetari: Ai është shprehur se rajonit i’u deshën 40 vite të mëkëmbte ekonominë, derisa vjen një hajvan si Soros, me pare pa fund dhe merr fund gjithçka. Ai ju ka quajtur një kriminel juve zoti Soros…

George Soros: Po ai e ka më të thjeshtë që të akuzojë një faktor të jashtëm, se sa të pranojë keqmenaxhimin që i ka bërë ekonomisë së vendit të tij dhe monedhës së vendit. Po edhe ministri i Financave në Francë ka deklaruar se spekulatorët e tregut duhen varur tek shtyllat e ndriçimit në rrugë.

EPISODI 3 – Suksesi

George Soros: Unë mendoj se nuk kanë lënë ndonjë gjë pa më akuzuar. Unë jam këtu për të bërë pare. Unë nuk mund dhe nuk shoh pasojat që shkakton kjo gjë në shoqëri.

Gazetari: Mua më duket sikur në disa raste ju keni dalë hapur dhe keni sulmuar monedhën e disa shteteve. Këto vende ju bëjnë përgjegjës…

George Soros: ثshtë një përgjegjësi e jashtëzakonshme në fakt. Ka qenë një përvojë poshtëruese për mua, sepse unë në fakt përpiqem të bëj gjënë e duhur, por ndonjëherë ajo që unë bëj, shkakton pasoja negative të cilat unë nuk i kam pasur si synim, siç ndodhi në Rusi përshembull.

EPISODI 4 – Kontradiktori


Gazetari: Duket sikur personi George Soros përfaqëson një kontradiktë tepër të madhe.

George Soros: ا’kontradiktë na qenka kjo?

Gazetari: Po nga njëra anë ju jeni ai kapitalisti që nuk do t’ia dijë për pasojat që shkakton në shoqëri, nga ana tjetër, ju jeni një filantropist që duket sikur i ka me shumë merak kauzat shoqërore. Si ja del që i bën të dyja?

George Soros:: Si një garues në treg, unë kam për qëllim që të fitoj. Por si qenie njerëzore, unë jam i shqetësuar për shoqërinë në të cilën jetoj dhe vetë.

Gazetari: Cilin Soros po intervistoj unë tani, Sorosin me moral apo Sorosin amoral?

George Soros: ثshtë i njëjti njeri. I njëjti njeri, që në një kohë të caktuar, angazhohet në aktivitete amorale, por pjesën tjetër të kohës bën përpjekje të ketë moral.

EPISODI 5 – Fëmijëria, nazizmi

Gazetari: Ju jeni një hebre i Hungarisë, që në Luftën e Dytë Botërore u maskuat sikur ishit i krishterë..

George Soros: ثhë…

Gazetari: Ju keni parë shumë njerëz që kanë përfunduar në kampet e vdekjes naziste…

George Soros: Unë isha 14 vjeç në atë kohë. Unë mendoj se pikërisht në atë kohë u brumos karakteri im.

Gazetari: Me çfarë brumi?

George Soros: Ti duhet të kuptosh, duhet të marrësh masa, t’i paraprish ngjarjeve dhe…ëëë…je nën kërcënim…ishte një kërcënim i tmerrshëm i djallit dora vetë. Dua të them që kjo ishte një përvojë e vërtetë personale me vetë djallin.

Gazetari: Protektorët tuaj ju adoptuan gjasme si fëmijën tuaj. Këta protektorë në fakt u implikuan në konfiskimin e pronave të hebrejve.

George Soros: Ekzakt…po.

Gazetari: Po kjo tingëllon si një nga ato përvojat që do t’i bënte shumë njerëz të shkonin në psiqiatri. A ka qenë e vështirë për ju?

George Soros: ث..ë…jo dhe aq në fakt. Jo dhe aq…mbase kur je fëmijë nuk i sheh ato lidhjet e padukshme, por këtë gjë nuk e kam pasur dhe aq problem.

Gazetari: Asnjë ndjenjë faji?

George Soros: Jo.

Gazetari: Për shembull, mendime të tipit, unë jam hebre dhe vetë, po shoh hebrenjtë e tjerë që i çojnë atje; edhe unë mund të isha atje…për këto lloj mendimesh e kam fjalën.

George Soros: Hmmm…ëëëë….patjetër që dhe unë mund të isha ‘në anën tjetër’, mund të më kishin marrë dhe mua, ëëë…por…ëëë…shiko, për ironi kjo punë është siç ndodh dhe në tregje. Edhe sikur të mos isha unë, dikush tjetër do ta bënte. Në një mënyrë ose një tjetër pronat do t’ua kishin zhvatur. Unë nuk kam asnjë rol në zhvatjen e atyre pronave. Prandaj nuk kam dhe ndonjë ndjenjë faji.

Gazetari: Jeni fetar?

George Soros: Jo.

Gazetari: Besoni në Zot?

George Soros: Jo.

EPISODI 6 – Spekulanti, kopuku

George Soros: Një herë Presidenti Mandela, më kërkoi se si mund ta mbronte veten Afrika e Jugut nga spekulantët si puna ime. Unë ia thashë atij, unë i shkrova një memo. U përpoqa që t’i ofroja atij këshillat më të mira që dija, se si mund të reduktohej sa më shumë ekspozimi i Afrikës së Jugut nga sulmet spekulative.

Gazetari: Pra po e instruktoje se si të mbrohej para se ta ‘vrisje’ sërish. Po i thoshe se çfarë duhet të bënte për të të ndalur ty apo jo?

George Soros: Shiko, unë apo dhe të tjerë bëjmë ato gjërat që ndodhin në tregje. Rezultati do të jetë i njëjtë. Unë nuk ndihem fajtor, sepse jam i angazhuar në një aktivitet amoral ku është e ndaluar të përjetosh ndjenja faji.

Gazetari: Pse qytetarëve amerikanë u ndalohet të investojnë në kompaninë tuaj “Quantum Found” e cila është e regjistruar në parajsa fiskale?

George Soros: Sepse fondi im (kompania), nuk është e regjistruar në Komisionin Shtetëror të Këmbimeve dhe Sigurisë. Pra…ëëë…ne nuk jemi të regjistruar aty.

Gazetari: Pra nuk keni licencë për të bërë biznes në SHBA sepse…

George Soros: Sepse (qesh)…ne nuk jemi të regjistruar në Komisionin Shtetëror të Këmbimeve dhe Sigurisë. Sepse për ne është më e leverdisshme të veprojmë në këtë mënyrë.

Gazetari: Pra në njëfarë mënyre e ke bërë për t’iu shmangur rregullave?

George Soros: Po, ekzakt.

Gazetari: Por ju jeni ulur këtu, përballë meje, dhe pretenduat më parë se kishte nevojë për të forcuar rregullat…

George Soros: Po…(qesh) dhe ato rregulla që do të na imponohen, ne do t’u bindemi. Ne ndërkohë jemi konform rregullave.

Gazetari: Një nga menaxherët e tu më tha se për të, ti ishe Zoti dora vetë.

George Soros: (Qesh) Nëse luan në tregje financiare dhe shkon me mendimin se je Zoti, është e sigurt që rezultati do të jetë dështimi dhe humbja. Fakti që unë nuk humb, tregon se mua nuk më gënjen mendja se jam Zoti.

Hashtag.al
 
Redaktimi i fundit:
image.jpeg

Në Suedi gjendet i vdekur gazetari që po zbulonte lidhjet e Soros me politikën e komunistëve!!! Shpërthen revolta në rrjetet sociale dhe në qytetet suedeze!

Gazetari Bechir Rabani u gjet i vdekur nga një "atak i papritur në zemër" në 17 Dhjetor.

Ai ndërroi jetë pikërisht në ditët kur do nxirrte investigimin e tij për lidhjet e George Soros me organizatat e ekstremit të majtë Expo të komunistit milioner Robert Aschberg (pasuria e të cilit erdhi nga financimi i Bashkimit Sovjetik për të gjyshin e tij në vitet '20)!
 
image.jpeg

George Soros dhe lidhja e tij me marihuanën!

Me sa duket, është përgatitur me vite të tëra, edhe pse nuk keni dëgjuar për te – marihuana nga Monsanto. Flitet se në plan është zbulimi i kanabisit të modifikuar gjenetikisht në Uruguaj, vendi i parë që legalizoi shitjen, prodhimin dhe posedimin e marihuanës në fillim të këtij viti, transmeton Shqipmedia.

Sipas “Washington Times”, “George Soros ka harxhuar më shumë se 80 milion dollarë për legalizim nga viti 1994 nëpërmjet rrjeteve të grupeve jo-fitimprurëse dhe e ka përdorur pasurinë e tij të fondacionit për ta transferuar në organizata të cilat hulumtojnë ligje pak më ndryshe për përdorimin e drogës”.

Soros u emërua edhe si një prej 50 përdoruesve më me ndikim të marihuanës. Megjithatë, për te dyshohet se është mbështetës i një grupi i cili krijon destablizim në botë si dhe nxit luftëra civile.

Ndryshe, qëllimi i këtij grupi është zëvendësimi i kanabisit natyral me zëvendësues farmaceutik të cilët janë gjenetikisht të modifikuara. Besoni ose jo, por Soros posedon një pjesë të madhe të Monsanto dhe ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në legalizimin e marihuanës në Uruguaj./Shqipmedia
 
George Soros, një investitor miliarder. Pasuria neto e tij është vlerësuar 25 miliard dollarë. Ai ka qenë një prej kritikëve më të fortë të Presidentit aktual të SHBA, Donald Trump.
Biografia e tij është e pabesueshme.
Soros ishte një refugjat hebre, i cili në adoleshencë, i shpëtoi për një fije persekutimeve naziste.
Sot është një filantrop që mbështet kauzën e refugjatëve dhe një rend botëror liberal.

Për ata që janë të interesuar kryesisht tek tregjet, Soros njihet më mirë për karrierën e tij të gjatë dhe të spikatur si investitor, i njohur edhe si “njeriu që shkatërroi Bankën e Anglisë”.
Më poshtë, do të gjeni disa fakte interesante mbi jetën e George Sorosit. Ajo janë mbledhur nga karriera e tij si investitor dhe angazhimet e tij filantropike:
Kur ishte adoleshent hebre në Hungari në vitet 1944-45, Soros dhe familja e tij i mbijetuan okupimit nazist duke përdorur dokumenta false identiteti, të përgatitura nga babai i tyre.
Më pas, ai iku nga Hungaria në Angli. Atje studioi filozofi në London Schoool of Economics, me Karl Popperin. Ndërkohë
që punonte si portier në stacion dhe kamarier në klubet e natës.
Pas diplomimit, Soros i shkroi çdo drejtori të përgjithshëm në çdo bankë tregtare në Londër duke kërkuar një intervistë, por mori vetëm një ose dy përgjigje.
Soros e përshkruan këtë periudhë si “pikën më të ulët” të jetës së tij, për mënyrën se si u poshtërua gjatë intervistave të punës.
Ai duhej të pranonte një punë si shitës, nga një grosist produktesh dekorative.
Më në fund u punësua nga “Singer & Friedlander”, një bankë tregtare në Londër, si punonjës. Soros thotë se Singer e punësoi, për shkak se drejtori i saj ishte hungarez.
Soros u transferua në Nju Jork në vitin 1950 për të punuar për F.M. Mayer. Vite më vonë, në vitin 1970, pasi kishte punuar si analist dhe tregtar në kompani të ndryshme, ai themeloi Soros Fund Management.
Soros raportoi se fitoi 1 miliardë dollarë në 24 orë më 16 shtator 1992, falë spekulimeve që detyruan Bankën e Anglisë të zhvleftësojë sterlinën.
Për 41 vjet, midis 1969 dhe 2009, Soros ka kapitalizuar investimet e tij me një normë prej 26,3% – një investim prej $ 10,000 do të shndërrohej në $ 143.7 milionë …
… Një kthim mbi investimin, më madh se ai i Warren Buffett, 21.4% gjatë të njëjtës periudhë – një investim prej 10.000 $ do të shndërrohej në 28.4 milionë dollarë.
Soros përdori formimin e tij akademik në filozofi për të zhvilluar “teorinë e refleksivitetit” të tij në tregje. Këtë ai e konsideron si arritja më e rëndësishme e jetës së tij.

Soros ka siguruar 50 milionë dollarë për Institutin e Mendimit të Ri Ekonomik. Ky institut ka për qëllim “të sjellë një mënyrë të re të menduari në ekonomi”, pas krizës financiare të vitit 2008.
Në vitet e fundit, Soros ka kthyer vëmendjen ndaj filantropisë në favor të refugjatëve. Gjithashtu dhe në promovimin e një “shoqërie të hapur” në mbarë botën.
George u kthye në ndërmjetësimin financiar në vitin 2016. Kjo për shkak se ritej që rritja e pasigurisë politike do të ofronte më shumë shanse fitimi në tregje.
Por gjërat nuk shkuan mirë duke qenë se humbi një miliardë dollarë, pas befasisë së zgjedhjeve amerikane.
Soros shkruajti se Shtetet e Bashkuara kanë “zgjedhur një artist të mashtrimit dhe një aspirant për diktator si president”.
Ai kishte paralajmëruar më parë miqtë e tij duke thënë “këto kohë nuk janë si zakonisht”.
Burimi: Bota.al
 
Ndikimi i tij eshte i frikshem.

Me duket,apo e vertet qe ky esht pro rruges per sheshimit te tradites,kultures,gjuheve ?
 
Ky eshte ai qe na ka bler neve? Sa shtetet tjera ka ne pronesi ky? (Se spekulantet thone qe Edi eshte Puppetsi kti botit, meqr po flisnim per spekulacione)
 
mjafton ti hedhesh nje sy zgjedhjeve te fundit ne eu... e verehet nga po anon peshorja..
 
George Soros, një investitor miliarder. Pasuria neto e tij është vlerësuar 25 miliard dollarë. Ai ka qenë një prej kritikëve më të fortë të Presidentit aktual të SHBA, Donald Trump.
Biografia e tij është e pabesueshme.
Soros ishte një refugjat hebre, i cili në adoleshencë, i shpëtoi për një fije persekutimeve naziste.
Sot është një filantrop që mbështet kauzën e refugjatëve dhe një rend botëror liberal.

Për ata që janë të interesuar kryesisht tek tregjet, Soros njihet më mirë për karrierën e tij të gjatë dhe të spikatur si investitor, i njohur edhe si “njeriu që shkatërroi Bankën e Anglisë”.
Më poshtë, do të gjeni disa fakte interesante mbi jetën e George Sorosit. Ajo janë mbledhur nga karriera e tij si investitor dhe angazhimet e tij filantropike:
Kur ishte adoleshent hebre në Hungari në vitet 1944-45, Soros dhe familja e tij i mbijetuan okupimit nazist duke përdorur dokumenta false identiteti, të përgatitura nga babai i tyre.
Më pas, ai iku nga Hungaria në Angli. Atje studioi filozofi në London Schoool of Economics, me Karl Popperin. Ndërkohë
që punonte si portier në stacion dhe kamarier në klubet e natës.
Pas diplomimit, Soros i shkroi çdo drejtori të përgjithshëm në çdo bankë tregtare në Londër duke kërkuar një intervistë, por mori vetëm një ose dy përgjigje.
Soros e përshkruan këtë periudhë si “pikën më të ulët” të jetës së tij, për mënyrën se si u poshtërua gjatë intervistave të punës.
Ai duhej të pranonte një punë si shitës, nga një grosist produktesh dekorative.
Më në fund u punësua nga “Singer & Friedlander”, një bankë tregtare në Londër, si punonjës. Soros thotë se Singer e punësoi, për shkak se drejtori i saj ishte hungarez.
Soros u transferua në Nju Jork në vitin 1950 për të punuar për F.M. Mayer. Vite më vonë, në vitin 1970, pasi kishte punuar si analist dhe tregtar në kompani të ndryshme, ai themeloi Soros Fund Management.
Soros raportoi se fitoi 1 miliardë dollarë në 24 orë më 16 shtator 1992, falë spekulimeve që detyruan Bankën e Anglisë të zhvleftësojë sterlinën.
Për 41 vjet, midis 1969 dhe 2009, Soros ka kapitalizuar investimet e tij me një normë prej 26,3% – një investim prej $ 10,000 do të shndërrohej në $ 143.7 milionë …
… Një kthim mbi investimin, më madh se ai i Warren Buffett, 21.4% gjatë të njëjtës periudhë – një investim prej 10.000 $ do të shndërrohej në 28.4 milionë dollarë.
Soros përdori formimin e tij akademik në filozofi për të zhvilluar “teorinë e refleksivitetit” të tij në tregje. Këtë ai e konsideron si arritja më e rëndësishme e jetës së tij.

Soros ka siguruar 50 milionë dollarë për Institutin e Mendimit të Ri Ekonomik. Ky institut ka për qëllim “të sjellë një mënyrë të re të menduari në ekonomi”, pas krizës financiare të vitit 2008.
Në vitet e fundit, Soros ka kthyer vëmendjen ndaj filantropisë në favor të refugjatëve. Gjithashtu dhe në promovimin e një “shoqërie të hapur” në mbarë botën.
George u kthye në ndërmjetësimin financiar në vitin 2016. Kjo për shkak se ritej që rritja e pasigurisë politike do të ofronte më shumë shanse fitimi në tregje.
Por gjërat nuk shkuan mirë duke qenë se humbi një miliardë dollarë, pas befasisë së zgjedhjeve amerikane.
Soros shkruajti se Shtetet e Bashkuara kanë “zgjedhur një artist të mashtrimit dhe një aspirant për diktator si president”.
Ai kishte paralajmëruar më parë miqtë e tij duke thënë “këto kohë nuk janë si zakonisht”.
Burimi: Bota.al

gjynah qe bota al nuk paska folur fare per shoqaten "sos" ne maqedoni dhe qendrimin e soros ne 2005 per ks...
une e pershkruaj me pak fjali
beri bingo me bankat e londres
humbi ca per bushin
fitoj ca per obamen
e serish humbi me zj hillary.
filozofi e holle prej hebreu te zgjuar ku ne bebe te syrit i xixellon $
 
Rrjeti i Sorosit ne Shqiperi qe keqperdor prej afro 20 vitesh fondet e USAID-it, pushon se ekzistuari nese nuk subvencionohet me. Sigurisht qe ky fondacion okult, ka patur edhe njerez idealiste te cilet jane shkeputur kur kane kuptuar lojen e piset qe behet aty mbrenda. Sikunder i gjithe spektri politik ne Shqiperi eshte fajtor per tolerancen pa kufi qe i ka lejuar njerzve te Sorosit ne Shqiperi!

Por per te dal njehere e pergjithmone nga teorite e koonspiracionit, Soros Foundation, ka patur me ardhjen e Rames dore te lire ne te gjitha cepat e shtetit shqiptar. Ne asnje shtet te europes, por qofte edhe te botes, nuk do te gjejme aktualisht reforma te financuara kryekeput nga Soros Foundation.

Eshte totalisht e pakuptueshme se per çfare arsyeje nje fondacion bamires, por qe kapitalin e tij e mban neper off-shoret e karaibeve, nenshkruan marreveshje per planin ekonomik shqiptar apo per reformen ne drejtesi?
Dhe eshte gjithashtu e pakuptueshme perse e gjithe kjo behet ne menyre okulte dhe pa asnje lloj transparence financiare???
Perse ky fondacion i dha liri totale Rames per mbjelljen cep me cep te hashashit, nepermjet 2-3 ambasadoreve apo disa figurave ne DSH Amerikan???
Dhe perse pikerisht ketij njeriu te inkriminuar kerkoi me ngulm t'ia beje dhurate reformen ne drejtesi???

Megjithate qe mos krijojme shume iluzione, deme Shqiperise, me teper sesa Sorosi, i kane bere vete politikanet shqiptare. Edhe ky eshte fakt i patjetersueshem!

Darius
 
image.jpgShyqyr zotit qe ka bere vdekjen se ndryshe mendje te liga si ky individ do benin gjemen.

George Soros ka shpenzuar 160 milionë dollarë në kompanitë e karburanteve fosile vetëm në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Kjo e bën atë një gënjeshtar të madh ose një hipokrit masiv ose një cinik të egër - ose, me gjasë, të treja - sepse pothuajse askush në botë nuk ka shpenzuar më shumë në fushata kundër "ndryshimit të klimës" sesa Soros.

Në tremujorin e fundit të vitit 2017, Soros Fund Management njoftoi investime në njëmbëdhjetë korporata të reja të karburanteve fosile që kapin rreth 160 milionë dollarë, sipas kompanisë së tij më 31 dhjetor 2017, përpara Komisionit të Letrave me Vlerë.

Investimet e tij në lëndët djegëse fosile dëmtojnë zotimin e tij publik për të përdorur paratë e tij për të eliminuar industritë e naftës, gazit dhe qymyrit, duke pretenduar se ato kërcënojnë planetin duke përshpejtuar ndryshimin e klimës.

Përpjekjet më të fundit të miliarderit për të paralajmëruar për ndryshimin e klimës ishin nënshkrimi i tij i organizatave pas 29 prillit 2017, "Marsi i Klimës së Popullit", që shënonte ditën e 100-të të administratës së Presidentit Donald Trump. Soros dhuroi 36 milionë dollarë për 18 nga 55 organizatat e komitetit drejtues të marshit ndërmjet viteve 2000 dhe 2014, sipas Qendrës për Hulumtime të Medias.

Ashtu si shokun i tij Tom Steyer - një aktivist tjetër miliarder mjedisor i cili ka bërë një pjesë të pasurisë së tij nga lëndët djegëse fosile - duket sikur është një rast i "bëj si them unë, mos bëj si unë".

Rrjedhimisht, "Keep It In The Ground", kampanja e kampionizuar nga Greenpeace dhe Guardian. Në vazhdën e një studimi për shkencën e papërmbajtur që ‘Nature‘ publikoi në vitin 2015, ata janë të prirur për të promovuar idenë qesharake që 80 % e burimeve të karburanteve fosile në botë duhet të mbeten të papërdorura nëse nuk do të përjetojmë katastrofa klimatike.

Lou Allstadt, një ish-ekzekutiv i lartë në Mobil Oil, thotë: "Divestimi po shpejton orën në kontabilitetin përfundimtar që do të tregojë se lëndët djegëse fosile janë jashtë dhe energjia e pastër është brenda".

Pra, qartë George Soros di diçka që nuk e dinë. Ndoshta energjia e pastër nuk është e ardhmja, në fund të fundit.

Soros jo vetëm që ka investuar në kompanitë e naftës dhe gazit natyror, por edhe në qymyr. Soros u përpoq të poziciononte veten si armik i qymyrit, duke theksuar në takimin e vitit 2009 në Kopenhagën. "Nuk ka plumb magjik për ndryshimin e klimës, por ka një plumb vdekjeprurës që është qymyri", ishte shprehur ai.

Në tremujorin e fundit, megjithatë, ai investoi 4.7 milionë dollarë në Peabody Energy Corporation, kompania më e madhe qymyrit në Shtetet e Bashkuara, sipas faqes së internetit të kompanisë, Peabody shiti 188 milionë tonë qymyr për shërbimet elektrike në vitin 2016. Kompania operon 23 miniera sipërfaqësore dhe nëntokësore në Shtetet e Bashkuara dhe në Australi.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top