Gënjeshtra - dëm i madh për shoqërinë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Gënjeshtra - dëm i madh për shoqërinë​

Gënjeshtra është veti e keqe dhe shëmtuar. Genjeshtra eshte mekat.
Gënjeshtër llogaritet çdo fjalë që nuk është e vërtetë, qoftë duke e thënë për shaka, apo për seriozitet, apo kur je i nevrikosur, apo për t'i bërë të tjerët që të qeshin.

Për fat të keq, në shoqëri është përhapur shumë kjo dukuri negative.

Vështirë është të shpëtojë nga ajo i vogëli apo i madhi, gruaja apo burri. Madje gënjeshtra gati se është bërë artikull i shitblerësave, argument i bashkëshortëve, arsyetim i fëmijëve... Gjithashtu ajo është bërë atraktive tek mediat dhe shkrimet gazetareske, tek artistët dhe humoristët.

Vërtetë gënjeshtra sjellë dëm tek individi dhe shoqëria. Ajo tregon shpirtligësinë e gënjeshtarit, qëllimet e dobëta të tija dhe devotshmërinë e pakët që posedon. Gënjeshtari vetëm veten e tij e poshtëron, ai e largon nga vetja e tij krenarinë dhe motivitetin.

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Keni kujdes nga gënjeshtra! Gënjeshtra të shpie në gjëra të këqija e ato të shpiejnë në Xhehennem. Robi vazhdon gjithnjë të jetë gënjeshtar gjërsa tek All-llahu shkruhet si gënjeshtar."

Sa gënjeshtra kanë shkaktuar urrejtje dhe armiqësi mes njerëzve?! Sa e sa gënjeshtarë kanë humbur besueshmërinë e tyre tek njerëzit për shkak të gënjeshtrave që bëjnë?!

-Gënjen për të mashtruar të tjerët. Gënjen për ta shitur mallin e tij të dobët, të prishur dhe me çmim që nuk e meriton. Gënjen për të blerë ashtu si i konvenon atij.

-Gënjen bashkëshortin e vet për t'ia mbuluar vetës gabimet apo tradhëtin. Gjithashtu gënjen bashkëshorten për arsye të dobëta.

-Gënjejnë për t'i bërë programet më interesante dhe për t'i tërhequr lexuesit.
S'ka dyshim se në Ditën e Gjykimit do të ketë llogari për të gjitha këto.

Gënjeshtra ndaj All-llahut
ثshtë prej gënjeshtrave më të rënda të shpifësh për All-llahun atë që nuk e di. Të thuash për një vepër të ndaluar se është e lejuar apo të thuash për një vepër të lejuar se është e ndaluar.

Thotë All-llahu i Madhërishëm:
"Mos thoni në lidhje me atë që jua thotë goja duke gënjyer: “Kjo është e ligjshme dhe kjo është e ndaluar”, që të shpifni gënjeshtër ndaj All-llahut, (pasi) me të vërtetë ata të cilët shpifin gënjeshtra ndaj All-llahut kurrë nuk do të fitojnë." [En-Nahl, 116]

"Dhe kush bën padrejtësi më të madhe se ai i cili trillon gënjeshtër ndaj All-llahut, apo mohon Ajetet e Tij (provat, shenjat, treguesit)? Vërtet që mizorët (mosbesimtarët, keqbërësit, të padrejtët) kurrë nuk do të jenë të fituar." [El-En'amë, 21]

Duhet pasur kujdes ata që japin fetva, të mos e thojnë diçka që All-llahu nuk e ka ligjësuar apo e ka lejuar. Apo t'i udhëzojnë njerëzit për në Xhennet në një rrugë që i devijon ata nga ai. Apo t'ia mveshin All-llahut diçka që Atij nuk i takon dhe nuk është i kënaqur me të.


Gënjeshtra ndaj Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]
Nuk lejohet që njeriu të tregojë hadithe që nuk janë të sakta, duke thënë se i ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Edhe nëse këtë e përdorë për t'i motivuar njerëzit për vepra të mira.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Gënjeshtra ndaj meje nuk është sikur një gënjeshtër ndaj dikuj tjetër. Kush gënjen ndaj meje qëllimisht, le ta përgadisë ulësen e tij prej zjarri." Andaj le të ketë kujdes ai që flet në emër të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]! Ose t'i mësojë hadithet e sakta të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ose le të heshtë, e mos të flasë atë që nuk e di!


Gënjeshtra për t'i bërë njerëzit për të qeshur
Humoristët që trillojnë tregime, që të qeshin njerëzit, janë nën një kërcënim nga ana e All-llahut Fuqiplotë. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Mjerë për atë që shpif për t'i bërë njerëzit që të qeshin, mjerë për të... mjerë për të."
Nëse dikush don që të bëjë shaka, le të flasë drejtë e mos të gënjejë!


Gënjimi i fëmijëve

Shumë prindër i gënjejnë fëmijët e tyre të vegjël që të "rehatohen" nga ata apo për t'i trembur, ashtuqë të ndalen nga lojërat e të rrijnë urtë. Apo u tregojnë atyre tregime të rrejshme. Këto sjellje e dëmtojnë moralin e fëmiut, sepse fëmiu më pas pason prindërit në këtë veti të keqe.


Gënjeshtra e datës 1 prill

ثshtë për të ardhur keq që kjo datë njihet edhe në mesim e muslimanëve si "Dita e Rrenës". Muslimanët janë të urdhëruar që të flasin gjithmon drejtë e mos të gënjejnë, larg asaj që rrenës t'ia veçojnë një ditë të veçantë, e të shkrehen në gënjeshtra duke mos patur rezervë. A nuk ia kanë frikën All-llahut?!
Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Një përson e thotë një fjalë që e hidhëron All-llahun e Madhëruar, e që ai nuk e mendon se me të ka shkaktuar dëm aq sa ka shkaktuar, e All-llahu t'a shkruaj hidhërimin e vet ndaj tij për këtë fjalë deri që ta takojë." Andaj, i këshillojmë të gjithë besimtarët që të mos marrin pjesë në këto gjeste të dobëta dhe veti të shëmtuara dhe të ruhen nga hidhërimi i All-llahut.

Lusim All-llahun që t'na bëjë nga të sinqertit dhe t'na ruaj nga gënjeshtra!



Teuhid
 
Titulli: Gënjeshtra - dëm i madh për shoqërinë


Gënjeshtra nje nga sëmundjet e rënda që i kaplon shoqëritë​

Abdullah ibën Amër ibën Asi r.a transmeton se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Katër cilësi kush i ka është hipokrit i pastër, e kush e ka vetëm një cilësi ai ka një cilësi të hipokrizisë derisa të braktisë atë: kur t’i lihet një gjë në besë e tradhëton, kur flet gënjen, kur premton mashtron dhe kur eshte ne konflikt, sillet jomoralisht.” (Buhariu dhe Muslimi)

All-llahu thotë: “ mos iu qas asaj për të cilën nuk ke dituri” (Isra – 36)

Dije se gënjeshtra është prej sëmundjeve më të rrënda që i kaplon shoqëritë, është ves me dëme të mëdha sepse nuk mund të paramendohet një shoqëri e mirfilltë ku bazë e mardhënieve ndërnjerzore është gënjeshtra.

Gënjeshtra është cilësi e hipokritëve siç u përmend në hadithin e lartëpërmendur, gënjeshtari gënjen për shkak moralit të tij të cekët për këtë ai është shumë larg nga morali islam. “është pyetur Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem : A mund që besimtari të jetë frikacak? Ka thënë: po. Pastaj është pyetur: e koprac? Përsëri ka thënë po. Më pas është pyetur: a mund të jetë besimtari gënjeshtar? Ka thënë: JO” (Muvetta i Imam Malikut)

Cilësia më e urrejtur për Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka qenë gënjeshtra. Aishja r.a ka thënë: “Nuk ka patur ndonjë sjellje më të urrejtur për Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem se gënjeshtra. Nëse ndonjë njeri gënjente në praninë e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem vazhdimisht mendonte për të derisa të pendohej ai njeri.” (Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen). Nëse njerëzit ikin prej gënjeshtrës për shkak të qenurit të saj ves i neveritur gjithashtu ikin edhe melekët prej këtij vesi “kur njeriu gënjen, largohet prej tij meleku një milje nga fëlliqësira që bën ky njeri” (Tirmidhiu i cili thotë: hadith hasen xhejjid garib)

Gënjeshtra është gënjeshtër qoftë ajo në tallje apo ne seriozitet, kur flet me fëmiun apo me të rriturin, madje edhe nëse “ i thotë fëmiut merre këtë pastaj nuk ia jep llogaritet gënjeshtër” (Imam Ahmedi në Musnedin e tij)

Gënjeshtra më e madhe është gënjeshtra mbi All-llahun: “E kush është më i padrejtë se ai që gënjen mbi All-llahun apo thotë: mua më shpallet (fjala e Zotit) e atij në realitet nuk i shpallet asgjë (En’am – 93), “E kush është më mizor se ai që trillon gënjeshtër për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: këta ishin që gënjyen ndaj zotit të tyre, pra mallkimi i Zotit qoftë kundër mizorëve.” (Hudë – 18)

Prej shpifjes llogaritet edhe gënjeshtra mbi Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem. i cili thotë: “Ai i cili gënjen mbi mua qëllimisht le të përgatit karrigen prej zjarri” (Muslimi)

Fudajl ibën Ijad ka thënë: Nuk ka pjesë të trupit më të dashur për All-llahun se gjuha nëse ajo e flet të drejtën dhe nuk ka pjesë të trupit më të urrejtur se gjuha nëse ajo gënjen.


Teuhid


 
Back
Top