Gazeta e Beogradit: Putin do ta njohë Kosovën, si një shërbim ndaj Trump-i

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Gazeta më e madhe në Beograd, e cila kontrollohet nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka raportuar sot se Rusia do ta njohë pavarësinë e Kosovës duke thënë se në këtë mënyrë Putin do t’ia bëjë një shërbim Presidentit Trump.

Blic paralajmëron se ky është një paralajmërim i një ndryshimi shokues në politikën ruse karshi Kosovës.

Artikulli bazohet në deklaratat e ekspertës britanike të Mary Dejevsky, e cila disa ditë më par ka theksuar se ekziston mundësia që Rusia të pranojë pavarësinë e Kosovës si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë në mes të Uashingtonit dhe Moskës.

“Putin do të njohë Kosovën, si një shërbim ndaj Trump”, në mënyrë që të nisë era e re e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gazeta po ashtu i referohet edhe një interviste të Putin ku përmend Kosovën.

Putin, në këtë intervistë tha se Perëndimi nuk po e njeh vullnetin e popullit në Krime, ku sipas tij 70% dëshirojnë bashkimin me Rusinë, e në anën tjetër në Kosovë e bën të kundërtën.[
p_1485171757-8125382.jpg
]http://www.gazetaexpress.com
 
Titulli: Gazeta e Beogradit: Putin do ta njohë Kosovën, si një shërbim ndaj Trump-i

Pse mos merzitet Putin per Kosoven a Beogradin a!! i mbron interesat e veta kaq.
 
Titulli: Gazeta e Beogradit: Putin do ta njohë Kosovën, si një shërbim ndaj Trump-i

Si është duke shkuar situata, droj që do të dërgojë ushtrinë
se sa për njohje ka kohë akoma për ëndërra sovjetike!
 
Titulli: Gazeta e Beogradit: Putin do ta njohë Kosovën, si një shërbim ndaj Trump-i

Putin, në këtë intervistë tha se Perëndimi nuk po e njeh vullnetin e popullit në Krime, ku sipas tij 70% dëshirojnë bashkimin me Rusinë, e në anën tjetër në Kosovë e bën të kundërtën. www.gazetaexpress.com


... dhe me cfare kuptimi kishte kete fjalë ne fjalin e fundit ?
 
Back
Top