Gati starti i Superiores, kampionati nis me Teuta-Partizani

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
teuta-kampione-e-shqiperise-superiore-1024x577.jpeg
Rikthehet Kategoria Superiore. Sezoni i ri i futbollit në vend pritet të dhurojë spektakël dhe rivalitet edhe më të madh se vitet e kaluara, kjo për faktin se nga Kategoria e Parë janë ngjitur Dinamo dhe Egnatia, dy skuadrave që kanë investuar ndoshta më shumë se një pjesë e mirë e klubeve elitare dhe nuk do të jenë në Superiore sa për të mbijetuar.

Edicioni i ri nis me emocione teksa kampionët në fuqi dhe fituesit e Superkupës, Teuta, presin në stadiumin e tyre Partizanin, një prej skuadrave më të përforcuara dhe emra të njohur gjatë ditëve të fundit të merkatos.

Ndërsa kujton bilancin e përballjeve direkte nga sezoni i kaluar, Ilir Daja, kërkon nga skuadra të shfrytëzojë maksimalisht mundësitë që do të krijohen edhe sepse skuadra nuk është ende e kolauduar më afrimet e reja.

Java e parë e Kategorisë Superiore vijon më pas me sfidën e Tiranës kundër Skënderbeut dhe Vllaznisë ndaj Laçit. Ditën e diel do të vijë dhe debutimi pas shumë kohësh i Dinamos që ndeshet me Kastriotin, ndërkohë që të ardhurit e tjerë, Egnatia sfidojnë Kukësin në stadiumin e tyre të rikontruktuar.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top