Gara Ndërkombëtare Rally në Maqedoni,fiton përfaqësuesi shqiptar Florian Voko

cent

...Lontano
Sapo përfundoi edicioni i 33të i garave me makina International Rally & Rally Cross Delçevo 2012, në Shkup të Maqedonisë.
m7w6q1.jpg
Organizatoret e garës Amc Jeep Rally Sport (Shkup), Amd Bregalnica (Brevo) dhe Komuna e Delçevos mirëpritën 21 garues të ardhur nga shtete si Serbia, Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Greqia, Rumania, etj.
Ndryshe nga herët e tjera, në këtë garë pilotët u ndeshën me një terren dinamik. Kushtet e cirkuitit u modifikua vazhdimisht gjatë garës me anë të hedhjes së disa mijërave litra ujë nga ana e zjarrëfikësve të Delçevos.
Në edicionin e 33-të të garës spikati performanca e skuadrës shqiptare të JapanServis Rally Team me pilotin Florian Voko dhe prototipin unik të makines Suzuki Vitara me dy motorrë Yamaha R1. Pati një betejë të ngushtë sekondash mbi 1000 metrat e cikuitit të përgatitur nga organizatorët e këtij edicioni.
Pas kohëve të shpejta gjatë provave të lira piloti Florian Voko realizoi xhiron rekord në cirkuit, e cila i dhuroi atij çmimin e parë në kategorinë përkatësë dhe fitoren në rrezultatin e përgjithshëm të këtij edicioni.


2qs6lxx.jpg
 
Titulli: Gara Ndërkombëtare Rally në Maqedoni,fiton përfaqësuesi shqiptar Florian Vok

i pa pare!
 
Titulli: Gara Ndërkombëtare Rally në Maqedoni,fiton përfaqësuesi shqiptar Florian Vok

Shi paska fitu vllai bores hahahah kto qe kan japan servis :) bravo .
 
Titulli: Gara Ndërkombëtare Rally në Maqedoni,fiton përfaqësuesi shqiptar Florian Vok

Urime per fitoren:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top