Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gafa në Premier League, “Dreqin, gabuam”, audio e VAR–it në Tottenham-Liverpool

TOTTENHAM-LIVERPOOL-AUDIO-VAR_frame_489-1280x720.jpg
“Oh dreqin, gabuam!”, këto ishin fjalët e Darren England, operatorit të sistemit VAR në ndeshjen Tottenham-Liverpool, që e kuptoi me vonesë gafën e bërë.

Edhe pse imazhet video tregonin se Luis Diaz ishte në pozicion të rregullt, vendimi i arbitrit për pozicion jashtë loje mbeti në fuqi dhe ndeshja vijoi. Një gabim i tmerrshëm në kampionatin më të fortë në botë, që vendosi teknologjinë në qendër të kritikave.

Përpos akuzave, në Angli kanë nisur të kërkojnë edhe heqjen e teknologjisë, që duhej të zgjidhte të gjithë rastet e dyshimta gjatë ndeshjeve, por në fakt po regjistron gabime trashanike, për episode të cilat kuptohen me sy të lirë.

Komiteti britanik i arbitrave publikoi bisedën ndërmjet arbitrave të sistemit VAR dhe operatorëve. Aty dallohet një mungesë e theksuar komunikimi dhe përqendrimi.

Kur ndeshja e fituar 2-1 nga Tottenhami ishte në barazim pa gola, Liverpool shënoi, por arbitri Simon Hooper akordoi pozicion jashtë loje pas sinjalizimit të asistentit.

Darren England në VAR njoftoi se kontrolli përfundoi, ashtu si ndodh pas çdo goli dhe loja vazhdoi. Megjithatë, imazhet ishin të qarta, goli i Diaz ishte i rregullt dhe kjo dukej lehtësisht nga përdorimi i vijave 2-dimensionale në fushë.

Këtu problematika mori përmasa edhe më të mëdha, sepse Dan Cook, operatori i përsëritjeve të pamjeve njoftoi England për gafën. “Prit, në fushë u akordua pozicion jashtë loje. A është në rregull? Gabuam”, ishin fjalët e tij.

Teksa loja vazhdoi, fakti që goli ishte i rregullt nuk iu komunikua as arbitrave dhe as gjyqtarit të katërt.

VAR dhe asistenti provuan të kuptonin nëse mund ta ndërprisnin ndeshjen, për të shlyer gabimin, por England tha: “Nuk mund të bëjmë më asgjë”. Një gafë e madhe, që vendosi Premier League në qendër të vëmendjes në të gjithë botën.

A2NEWS.COM
 
Aman , e kam bo kronikë 1 javë rresht këtë moment 🤭🫣
 
Te ishte per mu e kisha heq varin komplet . Veten Goal Line po qe esht efikas
Kishe heq sistemin var nga futbolli thua?
 
Po pervec goal line . Vecse ca vonon lojen dhe ja humbin sensin komplet
Një pjesë mendon se nuk duhet aplikuar, sepse prish bukurinë e sportit, ndërsa një pjesë tjetër kundërshton këtë mendim duke hedhur idenë se teknologjia është e nevojshme për të limituar gabimet e gjyqtarëve..
 
Një pjesë mendon se nuk duhet aplikuar, sepse prish bukurinë e sportit, ndërsa një pjesë tjetër kundërshton këtë mendim duke hedhur idenë se teknologjia është e nevojshme për të limituar gabimet e gjyqtarëve..
1 kryesor dhe 4 ansor . Nese kta te 5 nuk besojn ne veten e vet qe mund te drejtojn nje ndeshje ... ka tjer qe mund te bejn punen e tyne . Per mu pik lezeti ska ky sistem .
Prit t shkoj t shof tv se isha tu pa oren e se pash sa ndodhi 🤣
Ja kshu esht dhe Vari
 
1 kryesor dhe 4 ansor . Nese kta te 5 nuk besojn ne veten e vet qe mund te drejtojn nje ndeshje ... ka tjer qe mund te bejn punen e tyne . Per mu pik lezeti ska ky sistem .
Prit t shkoj t shof tv se isha tu pa oren e se pash sa ndodhi 🤣
Ja kshu esht dhe Vari
Vari mo varin
 
Si me Var si me arbiter, ndeshjet qe duan ti "rregullojne" kta i qajne ....
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back