Gafa e meteorologut: Nesër, -99 gradë celsius

METi

-=EdoLorEli=-
Images.jpg


Meteorologu i transmetuesit të njohur BBC ka njoftuar britanikët se temperatura do të jetë -99 gradë celsius. Para disa javëve një meterologe në Londër ka paralajmëruar nxehtësi prej 232 shkallë celsius.

Dimri i sivjetmë në Britani të Madhe është më i ftohti në 20 vitet e fundit. Britanikët, të cilët nuk janë mësuar me të ftohtë të tillë dhe masën e madhe të borës, mezi po e presin kohën më të nxehtë.

Meteorologu i BBC-së Daniel Corbett i ka “përkeqësuar” gjërat edhe më shumë. Gabimisht i ka lajmëruar teleshikuesit se temperaturat në Kent do të ulen deri në minus 99 gradë.

Përndryshe, temperatura më e ftohtë e matur ndonjëherë, prej minus 89 gradësh, është matur në vendin për hulumtime në Vostok, në Antarktik. Atje temperatura është në mes minus 30 e minus 60 gradë për shkak të erërave të shpejta arktike.

Gafa e meteorologut të BBC-së vjen vetëm disa ditë pasi që banorët e Londrës në parashikimet e motit kanë kuptuar se po vjen një valë e nxehtësisë. Meteorologia Kirsty McCabe u ka thënë se koha do të nxehet dhe u ka treguar hartën ku shkruante 232 gradë celsius.


http://www.ikubinfo.com/
 
Titulli: Gafa e meteorologut: Nesër, -99 gradë celsius

spaska gabuar shume ky .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top