Gadafi i gatshëm të largohet nga pushteti

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
12-gadafi_1207112024_1.jpg



Parisi zyrtar ka konfirmuar se lideri libian, Muamar Gadafi, është i gatshëm të largohet nga pushteti dhe ka konfirmuar se NATO po negocion për mënyrën e daljes nga kriza, katër muaj pas fillimit të ndërhyrjes ajrore në Libi, transmetojnë agjencitë.

“Delegatët kanë thënë se Gadafi është i gatshëm të largohet. Për këtë duhet të bisedojmë. Nuk është më çështja nëse Gadafi do të shkojë, por si”, ka thënë shefi i diplomacisë franceze, Alain Juppe, transmeton Reuters.

NATO deri tani ishte përqendruar në sulmet ajrore dhe ofrimin e ndihmës për kryengritësit. Por, pasi pesë muaj nga shpërthimi i krizës nuk ka kurrfarë shenje për fitoren ushtarake kundër regjimit të Gadafit, aleanca veriatlantike me më shumë vëmendje po kërkon zgjidhje politike.
 
Back
Top