'Gabimi'' i Perëndisë - ose si njeriu shkatërroi gjithçka!

Arfenilla

Themelues i Forumit
Pas Tokës Perëndia krijoi Ujin, i cili lindi Ajrin dhe në vijim Perëndia krijoi Florën dhe Faunën. Për shumë miliona vite Perëndia admironte Krijimin e tij. Toka ishte krenaria e tij në të gjithë Universin.
Në një moment relaksimi vendosi që nga Uji të krijonte Ajrin dhe njerëzit dhe fillimisht e vetmja gjë që u dha njerëzve ishte zemra. Me këtë zemër njerëzit njohën një ndenjë unike, Dashurinë: Dashurinë për Perëndinë, për Natyrën, për Njerëzit.

Kaluan disa miliona vite. Gjithçka funksiononte për mrekulli mbi Tokë, por në një moment tjetër Perëndia vendosi tu jepte njerëzve pak Mendje, domethënë atë element që zotëronte vetëm ai në të gjithë Krijimin e tij.

U nevojitën vetëm pak mijra vite dhe njeriu duke kërkuar pushtet, pasuri dhe luks me një lakmi të frikshme filloi të eliminonte Florën dhe të shkatërronte Faunën, të infektonte Ujin dhe Ajrin dhe me atë pak mendje që kishte, filloi të dyshonte akoma dhe vetë Krijuesin e tij.

Tani, i Gjithëpushtetshmi në gjendje paniku po mendon se çfarë të bëjë? T'i japë njeriut më tepër mendje apo t'i marrë mbrapsht edhe atë që i ka dhënë?B expres
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top