Gabimet më të zakonshme të prindërve.

Roli i prindërve nuk është aspak i qartë, as në bukuritë dhe lumturitë e tij e as për sa u takon vështirësive të mëdha dhe ndjenjave “negative”. اdokush e jeton të qenët mama ose baba në mënyra të ndryshme, madje duke krijuar marrëdhënie specifike me secilin fëmijë.

Por cilat janë gabimet më të zakonshme të prindërve për sa i takon raportit me fëmijët. Profesori italian Roberto Pani, specialist në psikologjinë klinike, ka evidentuar pesë. Ja se cilat janë …

Dhënia e premtimeve dhe mosmbajtja e tyre

Jini të sinqertë

Një situatë tipike është ajo e të premtuarit. Në mënyrë që fëmijët të sillen ashtu siç dëshirojnë prindërit, këta të fundit u premtojnë atyre shpërblime të vogla ose të mëdha. Premtimet, nga ana e tyre, mund të jepen edhe pa ndonjë shkak të caktuar. Deri këtu le të themi se gjithçka është në rregull, por situata ndryshon totalisht kur prindërit nuk e mbajnë premtimin. Një sjellje e tillë ndikon negativisht te besimi që fëmijët krijojnë për ju, ndaj ajo duhet të shmanget. Pra ju duhet t’u premtoni fëmijëve vetëm për ato gjëra për të cilat jeni të sigurt se do t’i mbani.

Transmetimi i modeleve të dhunës dhe të prepotencës

Theksoni rëndësinë e dialogut dhe përdoreni atë

“Një gabim tjetër që mund të bëjnë prindërit është transmetimi i një modeli që frymëzon dhunë dhe prepotencë”, shpjegon prof. Pani. Kjo mund të ndodhë si në marrëdhëniet e drejtpërdrejta me fëmijën, ashtu edhe me botën jashtë. Në fakt, diferencën e bën shembulli i të dy prindërve: nëse ata sillen mirë dhe kanë një komunikim të denjë, edhe fëmijët do të mësohen të tillë ose e kundërta. Ndaj, fëmijëve u duhet shpjeguar vlera e dialogut dhe e respektit për tjetrin.

Vendosja në konkurrencë e fëmijëve

Mos bëni krahasime, por rrisni bashkimin mes tyre

“Një gabim shumë i zakonshëm i prindërve është krahasimi që ata u bëjnë fëmijëve me njëri-tjetrin, si për anët e mira ashtu edhe për ato të këqija”, konfirmon prof. Roberto Pani. Një sjellje e këtij lloji është vërtet shumë e përdorur, sepse në përditshmërinë e menaxhimit të familjes, tentativa drejt gabimit është më e lehtë. Për të bërë një sjellje të tillë kundrejt njërit prej fëmijëve që është më i “vështirë” se tjetri, mjafton që prindi të jetë i nxehur dhe i lodhur prej një dite pune. Sjellja e duhur parashikon shmangien e krahasimeve përgjatë gjithë jetës familjare dhe ajo që duhet theksuar është rëndësia dhe bukuria e unitetit.

Dhënia e përgjegjësisë së madhe

Mos u hiqni të drejtën për të qenë fëmijë

Ndonjëherë, sidomos në situata të veçanta familjare, nëna dhe babai tentojnë t’u transmetojnë një ngarkesë përgjegjësie më të madhe fëmijëve. “Duhet që të mos u urdhëroni atyre përgjegjësi të ekzagjeruara, duke ditur se fëmijët nuk mund t’i përballojnë disa vështirësi”, shpjegon prof. Pani. Në mënyrë që fëmijët të rriten qetësisht është e nevojshme pra që të mos harroni asnjëherë moshën e fëmijëve dhe as të drejtën legjitime të përgjegjësisë.

Mosinkurajimi i autonomisë

Lërini që të veprojnë edhe vetë

“Mosmësimi i autonomisë është një gabim i zakonshëm i prindërve, sikurse edhe lënia e fëmijëve për t’u dorëzuar lehtësisht”, konfirmon prof. Roberto Pani. Fëmijët, në fakt, duhet të inkurajohen për autonominë e tyre, duke nisur nga veprimet e vogla të çdo dite. Lënia e fëmijëve të lirë, për të bërë edhe gabime, do të mund t’i bëjë ata që ta njohin realitetin më shpejt dhe sigurisht të bëhen më të fortë për daljen e tyre në jetë në të ardhmen.

(c)Gazeta Shqip
 
Titulli: Gabimet më të zakonshme të prindërve.

:)) Eh ka shume te drejt zoti psikolog,ska prind qe nuk gabon ngapak,por rendesi ka ne vija te pergjithshme te jemi dialogoues,ta trajtojme femijen me respekt dhe konsiderate,mos ta cenojme aspak ne personalitetin e tij.
keshilla shume me vend.
 
Titulli: Gabimet më të zakonshme të prindërve.

Une sjam prind ama me pelqen ti trajtoj femijet si te rritur :D
 
Gabimet më të zakonshme të prindërve.

as une sjam prind por disa gjera i di apo kam degjuar.femija duhet te kete dhomen e vete.nuk duhet bertitur por te kuptoi ty me sy.nuk duhet dhene ushqim orar pa orar.para tv nuk duhet lene se krijojne varesi.nuk duhen mesuar ne krahe se llastohen e pastaj duan gjithe diten ne krahe x cdo gje.femija sado i vogel ka personalitetin e vete.duhet lejuar te veproje dhe vete gjithmone duke e kqyrur .nje femije qysh i vogel kupton.shpesh i flasim me perkedheli duke transformuar fjalet duke menduar se jane me te bukura (lepulusi) por nuk duhet.cdo fjale duhet thene sic eshte e sakte dhe e plote.truri femijes eshte nje kuti mbledhje informacioni.ashtu si nje usb bosh qe ka vend x info e materiale tjera
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top