Shkup, 5 maj – Një numër i madh i organizatave joqeveritare kanë paralajmëruar se sot në oar 18.00 para qeverisë së Maqedonisë do të organizojnë një protestë të madhe gjithëpopullore duke kërkuar të vërtetën për vrasjen e të riut, 21 vjeçarin Martin Neshkovski, informon Zhurnal.mk
Para pak çastesh në konferencën për mediat lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev publikoi audio-materialin ku dëgjohet qartë se kryeministri Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë fshehur vrasjen e Neshkovskit.
Motoja e protestës së sotme do të jetë “Stop brutalitetit policor”. Aktivisti Kiril Efremovski në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se bomba e sotme e Zaevit e tregoi të vërtetën për vrasjen e Neshkovskit.
“Pas bombës së sotme dhe audio-regjistrimeve patjetër prokurori publik të ngre procedurë kundër ministres jankullovska, Martin Protugerit, Ivo Kotevskit, Dejan Mitrovski-Urko, Sasho Mijallkov. Të gjithë këta duhet penalisht të ndiqen dhe të përgjigjen para drejtësisë për veprën penale –vrasje sipas Kodit penal të Maqedonisë. Pikërisht këta persona kanë bërë keqpërdorimin e autorizimeve zyrtare, flasifikimin e process-verbaleve në buletinin e ngjarjeve të MPB-së”, shkruan mes tjerash Efremovski.
Edhe në rrjetet sociale po organizohen qytetarët nga Maqedonia që në orën 18.00 të shprehin revoltën e tyre ndaj vrasjes makabre ku sipas Zaevit gisht ka kryeministri Gruevski.
Zhurnal.mk