Fyerjet, fjalët që na përjashtojnë

! - !

Once upon a time...
Përdorimi i fyerjes është një praktikë që një gjuhën e komunikimit të përditshëm shkon me një statistikë mbi mesataren e cilësdo popullsi. Italianët kryesojnë sipas sondazheve të ndryshme. Fyerjet apo fjalët e pista shihen si një lloj lehtësie që përkon me idenë se u shërben atyre që i përdorin si masë për të mbrojtur veten. Por, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Përkundrazi, le të shihemi në pasqyrë dhe të kuptojmë se fyerja na e përkeqëson jetën.


Në këto ditë kufizimesh, marrëdhëniet shoqërore janë veçanërisht të stresuara. Ata që ndajnë izolimin me familjen ose partnerin e tyre, por edhe me shokët e dhomës, shpesh rrezikojnë ‘të marrin flakë’ dhe të thonë gjëra për të cilat pendohen më vonë. Klasiket e argumenteve në përdorim e sipër janë fjalët e pista dhe fyerjet. Por, duke u ndalur një çast, a nuk jeni lodhur nga shpërthime të tilla dhe aspak të këndshme? A nuk provoni se në një përdorim kaq të shpeshtë, të përsëritur e automatik të fjalëve që lëndojnë të tjerët nuk do të thotë se po shfrenoni gjuhën dhe po humbisni arsyen? E për pasojë, jeni duke dëmtuar seriozisht një marrëdhënie?!

Përdorimi i fyerjes

Shkatërrojmë gjuhën, dhe ky është fakt. Çdo përdorim i tepruar i fjalëve të pista dhe ato me qëllim fyerjeje, nuk është gjë tjetër veçse dëmtim i leksikut tonë. Kemi promovuar fyerjen me anë të komunikimit: fyejmë për të mbrojtur veten, apo për t’u justifikuar. Në realitet nuk është gjithmonë kështu: shpesh fyerja e parë, ajo që hap pastaj sekuencën e pasueseve të tjera, fillon nga ne, nga goja jonë dhe nga mungesa totale e stilit tonë.


Brenda këtyre shpërthimeve të padobishme, duhen vendosur të gjitha rrethanat për ta lehtësuar situatën ku gjendemi, dhe jo të biem poshtë. Zemërimi, ndonjëherë i justifikuar, ndoshta nga një abuzim i pastër dhe i thjeshtë; indinjata, e cila është ende një ndjenjë që nuk duhet të nënvlerësohet; refuzimi i njerëzve që, le ta themi, një fyerje, “ik ore…” duhet thënë, siç thotë Beppe Grillo, sepse e meritojnë. Por, përveç rrethanave zbutëse, këto fjalë të shëmtuara mbeten, sipas gjuhëtarit më të madh italian, Profesor Tullio De Mauro, në një tekst me titull ‘Fjalë që plagosin’, përgatitur për “Komisionin e intolerancës, ksenofobisë, racizmi dhe fenoment e urrejtjes”.

Po, sepse nga fyerja te urrejtja hapi është shumë i shkurtër, çështje milimetrash. Si nga fyerja ndaj paaftësisë për të komunikuar (ku humbasin ndjenjat, të cilat në ato moment marrin për kot). Ose nga fyerja në fyerje shumëvjeçare. Për ta theksuar: Urrejtja verbale, le të përpiqemi ta ndalojmë atë me armën e parë që kemi, mendjen e shëndoshë.

Përhapja e fyerjes

De Mauro thotë: “Fjalët, përfshirë ato për të lënduar, nuk janë simbole abstrakte. Nuk na shërbejnë vetëm për të treguar gjëra dhe veprime, por gjithashtu tregojnë, ndoshta pa e kuptuar, kush jemi ne që i përdorim dhe si e vendosim veten drejt asaj për të cilën po flasim”. Këtu, pra, është një çelës për të dalë nga ky kurth apo ferr. Janë fjalët që flasim: prandaj do të duhej pak më shumë vetëdije për të kuptuar se fyerja na përjashton, na bën më keq, na vë në një dritë të keqe, mbi të gjitha me veten tonë. Dhe ndoshta as e nuk e lëndojnë fare marrësin e këtyre fjalëve të shëmtuara.

Revista Psikollogjia
 
Back
Top