Fyerjet e presidentit rumun, dyshohen hakersat serb

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
trajan-300x225.jpg




Fyerjet e presidentit rumun, Trajan Basesku për shqiptarët, të cilat u botuan në faqen e sajtit italian “JulieNews”, me shumë mundësi nuk mund të jenë të vërteta.
Burime nga Ministria e Jashtme shqiptare thanë se kjo është vepër e hakersave serbë, të cilët kanë dashur që të shkaktojnë një skandal diplomatik mes Shqipërisë dhe Rumanisë.
Burime pranë kësaj ministrie thanë se kanë kontaktuar me autoritetet rumune dhe këta të fundit u kanë konfurmuar se faqja italiane është sulmuar nga hakersa serbë.
Në faqen e “JulieNeës” u publikua një lajm, w cili citonte presidentin rumun të thoshte se “shqiptarët janë plehra m… dhe arixhinj”.
Kjo shkaktoi reagime të shumta, madje edhe të kryeministrit kosovar, që tha nuk besonte se ky lajm është i vërtetë.


"Tema."
 
Pe: Fyerjet e presidentit rumun, dyshohen hakersat serb

Epo TIK i ka keto gjera
 
Pe: Fyerjet e presidentit rumun, dyshohen hakersat serb

Trajan Basesku shoku e di vete ti ska nevoje me i perserit. :D
 
Titulli: Fyerjet e presidentit rumun, dyshohen hakersat serb

Presidenti rumun, Trajan Basesku ka folur për shqiptarët, Kosovën dhe arsyen pse vendi i tij nuk e njeh "pavarësinë e njëanshme të Kosovës".
Basesku i ka quajtur shqiptarët "magjup" dhe plehra të m…. dhe ka shtuar se kjo është arsyeja që vendi i tij nuk do ta njeh kurrë pavarësinë e Kosovës.
“Pavarësia është ilegale. Rumania nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Shqiptarët janë plehra dhe m…, si "magjuptë" është përgjigjur Basesku pas pyetjeve nëse Rumania do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Deklarata është trajtuar në mediat rumune por ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë. /indeksonline/
 
Pe: Fyerjet e presidentit rumun, dyshohen hakersat serb

Ua sa mire qe ketu po vihet cdo lloj lajmi :D
Keshtu jemi te informuar per cdo gjeeeee.
 
Titulli: Fyerjet e presidentit rumun, dyshohen hakersat serb

Po pertoje ta shfletoj ate fjalorin e fyrjeve shqip-shqip qe kemi ne se do ja kisha tregu qejfin ketij :p
 
Pe: Fyerjet e presidentit rumun, dyshohen hakersat serb

Na morte te keqen neve ky se popullsi me te felliqur se e atyre ska gjekundi
 
Pe: Fyerjet e presidentit rumun, dyshohen hakersat serb

Ato jan jevgj jau .... :p
 
Rumania i quan të pavërtetë artikujt për Baseskun

13ruman_1307111351_1.jpg



Ministria e jashtme e Rumanisë ka shprehur mospajtimin e saj me veprimin e pazakonshëm të ministrisë së punëve të jashtme të Shqipërisë, e cila e ka pyetur ambasadorin rumun në Tiranë, më 12 korrik, për t’i qartësuar disa akuza për Kosovën, të cilat i ishin atribuuar presidentit Basesku, nga shtypi shqiptar, pas një artikulli të publikuar në Internet, thotë në kumtesën e saj ministria e jashtme e Rumanisë.

Më tutje në kumtesë, theksohet se artikujt që i atribuoheshin presidentit Basesku, ishin kualifikime të pavërteta, për gjoja deklaratat që ai i kishte dhënë për shqiptarët, përfshirë edhe ata në Kosovë.

Ambasadori rumun në Tiranë, e ka hedhur poshtë fuqishëm autenticitetin e këtyre akuzave dhe tha se ne jemi viktima të dezinformatës, që për qëllim ka dëmtimin e raporteve tradicionale të miqësisë ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë.

Më tutje në kumtesë të ministrisë së jashtme të Rumanisë, theksohet se ambasadori rumun në Tiranë, e ka riafirmuar pozicionin parimor të Rumanisë për Kosovën, duke theksuar se ky qëndrim është mirë i njohur për të gjithë aleatët dhe partnerët evropianë dhe euro-atlantikë të Rumanisë.

Pozicioni i Rumanisë është i bazuar në parimet fondamentale të së drejtës ndërkombëtare, thuhet në kumtesë.

Rumunia dhe ministria e jashtme më 12 korrik i thanë ambasadorit të Shqipërisë në Bukuresht se është totalisht e papranueshme, që ambasadori rumun ishte vënë në pozitë të shpjegoj informatat e paverifikuara nga burime të panjohura.

Kjo lloj qasjeje nuk është në harmoni me nivelin e marrëdhënieve dypalëshe dhe as me mbështetjen e vazhdueshme që Rumania u jep aspiratave evropiane të Shqipërisë.

Në kumtesë theksohet se ministria e jashtme e Rumanisë nuk pajtohet me përpjekjet për zvogëlimin e rëndësisë së dialogut diplomatik dhe me ekzagjerimet e informatave të paverifikuara.


Burimi: KOHA.
 
Back
Top