Fyerja

prizrenka

Shpalosni ndjenjat !
FYERJA

Secili njeri ka qenë ndonjëherë i fyer. Ndonjëherë fyerja është e qëllimshme, e herë tjetër e pamenduar. Për çfarëdo lloje fyerjesh të bëhet fjalë, për çfarëdo motivesh që e kanë nxitur atë, më e mira që mund të bëhet më pastaj është që fyerja të falet.

Ju tingëllon bukur dhe njerëzore, sigurisht, sepse është e lehtë t’i propozosh dikujt të falë, e më vështirë është ta bësh vetë këtë. Fyerja dhemb, djeg, veçmas nëse këtë ua bën personi që për ju është i dashur. Me fyerje ju nënçmojnë, injorojnë dhe kjo vërtet vështirë falet. Megjithatë, ia vlen të përpiqeni. Pse?

Për shkakun e thjeshtë sepse, përderisa nuk e keni falur fyerjen, ju ndiheni të fyer. Dhe çfarëdo që ndodh me personin që ju ka fyer, edhe nëse ju e keni “varrosur” me sarkazëm, nëse fyerjen nuk ia falni, kjo është sikur një plagë ta ngacmoni vazhdimisht duke mos e lënë të shërohet. Dhe “plaga” sërish gjakos dhe juve ju dhemb prapë.

E çfarë të bëni nëse dikush ju fyen? Hapi i parë është t’ia pranoni vetes se jeni të lënduar. Mos e mashtroni vetveten dhe të thoni se “kjo nuk është asgjë”, sepse është krejt normale që pas fyerjes të ndjeheni të lënduar, por kjo nuk ju bënë të dobët.

Një hap tjetër është që të ktheheni në të kaluarën, që t’i rikujtoni të gjitha momentet kur ju ka ndodhur fyerja – e kjo do t’ju ndihmojë ta kuptoni se pse kjo fyerje ju ka lënduar aq shumë.

Hapi i ardhshëm është që të mësoni t’u ikni reaksioneve të zakonshme karshi fyerjes (hidhërimi, sharja, britma, sarkazma, dhuna…). Përpiquni të mos i bëni asnjë nga këto gjëra. Përpiquni ta bëni atë më të vështirën, hapin e katërt – pra që ta falni fyerjen.

Përmbahuni me vetëdije nga dëshira për hakmarrje dhe personit i cili ju ka fyer, bëjani me dije se, vërtetë ju ka lënduar dhe ta kuptojë se ka gabuar, t’i vije keq për këtë dhe të mësojë të jetë më i kujdesshëm. Dhe çfarë arrini me këtë?

Arrini që ta ngrini veten mbi personin që ju ka fyer. Fyerja i kthehet atij që ju ka lënduar dhe ndërgjegjes së tij, dhe ju vazhdoni lirshëm me jetën tuaj, të pangarkuar.

Por, diçka duhet sqaruar në këtë mes: kjo këshillë nuk do të thotë se ju duhet të rrini përherë me personin që ju fyen, qoftë ky edhe një njeri, deri diku, i afërt për ju. Përderisa ky person përherë ju nënçmon dhe fyen, është krejt normale që ju të tërhiqeni nga ai, apo atë ta largoni nga mesi juaj.

E nëse edhe kjo nuk është e mundshme, atëherë përpiquni që për fyerjet e shkaktuara të mos hakmerreni, por t’i injoroni dhe të ngriheni mbi to – sepse në këtë mënyrë ju vetë do të ndjeheni shumë më mirë.
 
Zakonisht fyejm pa dashje mendoj.

Te them te drejten ndihem keq kur dikush ndihet i fyer nga une,e kete pjese dua ta sqaroj (gjithmone te ata persona qe vlejne,por kur zhgenjimi eshte me i fort se fyerja,preferoj ta le ashtu.

Duke e lene ashtu
e ngordh ngadale fyerjen e zhgenjimin.

Distancimet ne gjakftohtesi jan me te dhimbshme,se nga ato shperthimet vezuv-iane.
 
Dashje -padashje ne i fyejme te tjeret ashtu sic te fyejne.
Une nuk kam deshire te fyej asnje,por kur e meritojne e meritojne.
E as nuk pendohem aspak,nese tjetri/a e ka hak :):).
Me mire te ofendosh sesa te durosh ofendime.
 
Dashje -padashje ne i fyejme te tjeret ashtu sic te fyejne.
Une nuk kam deshire te fyej asnje,por kur e meritojne e meritojne.
E as nuk pendohem aspak,nese tjetri/a e ka hak :):).
Me mire te ofendosh sesa te durosh ofendime.
opo hicc mos u pendo. kush ta ben per borxh ktheja me tr njejten menyre
 
Une spara e nxjerr anen e keqe, por kur ma bejne borxh dhe me shtiren athere cfr fyerje qe mos ta dijne veten:p
 
Nuk fyej as nuk kam fyer kurrr, e kur me kane ber tkeqen me te madhe.. nuk kam gjuh te till madje as kur urrej dike ose me urre.
Fyerja te tregon e cfar zemer ke.
 
nuk e di per ca e ka tema se nuk e lexova, por kshu ne pergjithsi fyerje banale normalisht asnjehere. S'jam kshu tipi, ndersa fyerje inteligjence si nga larg, e me ndonje ironi s'ta pertoj po ma bene borxhit :D
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top