Futbollistja më e ashpër në botë/video

fshatari

Anetar
Shumë herë kemi pasur mundësi të shohim ndërhyrje të palejuara dhe ndërhyrje të ashpra në terrenin e gjelbër, në skuadrat ku bëjnë pjesë futbollist meshkuj. Mirëpo e njëjta, tani mund të thuhet edhe për botën e futbollit ku bëjnë pjesë edhe femrat. Një veprim të tillë e ka dëshmuar Elizabet Lambert, anëtare e skuadrës së kolegjit amerikan ‘Nju Meksiko Lobos’, e cila në ndeshjen kundër BJU Kugars në të cilën ndeshje, skuadra e saj pësoi disfatë minimale me rezultatin 0-1, në mënyrë brutale rrahu një pjesë të madhe të skuadrës kundërshtare. Pas publikimit të videos së saj në sajtin “you tube” në SHBA është lansuar një sajt tjetër, ku mijëra vizitor kërkojnë dënimin dhe largimin e saj nga bota e futbollit femëror. Pa dyshim, Elizabet Lambert meritoi epitetin “futbollistja më e ashpër në botën e futbollit femëror”. Në ndeshjen mes Kurgras dhe New Mexico Lobos, shikuesit që ishin prezent patën mundësinë të shohin gjithçka: grushta, ndërhyrje të ashpra, tërheqje flokësh, shpulla.........Sigurisht duke ndjekur këto pamje nuk do të kishit dëshiruar që të luani kundër saj...........

[youtube]gNmPybFK2_o&feature[/youtube]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top